Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pėrparim Hysi: Unė jam nga Zharrėza

Cikėl me poezi

"O shtėpi! Moj shtėpi!
Tė kem njė varr si ti!"

Popullore


Unė jam nga ZHARRĖZA dhe nga fshatrat pė rreth
Dhe me tė gjithė ata qė u prishėn shtėpitė
Pėrgjegjėsinė mbaje ti, o shtet!
As mė bėhet vonė, nė ndryshojnė qeveritė.

Kontratat me tė huajėt i lidh qeveria
(As qė dua tė di: e djathtė a e majtė?)
Mua, si qytetar, mos mė prishet shtėpia
Asnjė qeveri mos tentoi qė t'i shpėtojė fajit.

Nuk duhen braktisur qytetarėt si jetimė
Tė mbyllur, tė fyer si tė "dorės sė dytė"
Nė protestėn e tyre: tė gjithė legjitimė!
Qeveria mbyllur qė tė dy sytė!

Pėrse do nisej ajo "Ecje Biblike?"
Mbi njėqind e ca kilometra(tėgjitha nė kėmbė?!!!)
Dhe provokohen insinuata aq dramatike
Sikur ja:-Qeveria,sapo u krijua... mbrėmė?!!!

Unė jam nga ZHARRĖZA dhe dėgjo, qeveri!
Asnjė fitim nuk ke me njerėz tė pakėnaqur!
U ke "vrarė" gjumin; i ke lėnė pa shtėpi!
Mjerė qeveria qė pėrbuzė "SOKRATĖ TĖ VUAJTUR" *

*nė thonjėza-shprehje MIGJENIANE!

Tiranė, 25 shkurt 2017



E nesėrmja

Pas tė sotmes, vjen e nesėrmja
E sotmja? E trishtė apo e zezė
Mė e bukur do jetė e nesėrmja
Dhe nuk e shtroj si hipotezė.

Qė tė jetė e nesėrmja e bukur
Nuk duhet tė kemi veē shpresė
Por mos qėndrojmė duarkryq e tė humbur
Dhe mos pushtohemi debulesė.

Mos vrapojmė pas"idhujve tė rremė"
Apo pas tė"ashtuquajtur liderė"
Secili prej tyre veēse rren
Dhe nuk shkruaj a flas nė erė

Jam shumė i saktė dhe i kthjellėt
(Mos u bėni qorra me sytė hapur!)
Kėta "paloliderė" mė sjell tė vjellėt
Mbeti SHQIPĖRIA si vdekur e pakallur!

Dhe hiqen sikur po treten pėr hallet tona
(Pėr vete: janė pasuruar duke mashtruar e vjedhur)
Po kur pretendojnė se"pa ta? Vjen zezona!!!)"
Bash ata qė halleve tona u kanė pshurrur dhe pjerdhur,

Heshtjen e turpshme ta flakim tej
Si njė rrobė tė vjetėr qė mė nuk vlen
Dhe mos besoni nė kėta "korifej"
Veē kėshtu e nesėrmja e bukur vjen.

20 shkurt 2017


ABSTRAKTJA

Abstrakten nuk e dua ( a nuk ėshtė e vėshtirė?!)
Dua realen, se ėshtė e prekshme.
Abstraktja mė lodh (djersit pa pirė)
Kurse e vėrteta mė pėlqen, qoftė dhe e "potershme".

E vėrteta ėshtė si dita... e mbushur plot dritė
Abstraktja si nata ( po kush e do natėn?)
Tė vėrtetėn nė shkrime dhe nė poezitė
Mė lodhin shkrimet qė tarjtojnė abstrakten.

Abstraktja nė shkrime e poezi nuk mė pėlqen
Jeta ėshtė e bukur dhe tė jetė e prekshme
Kur vete ma bėn poezinė si teoremė
Si lexues e di se si ndihem? Si zogu ndėr leqe...

18 shkurt 2017

Nga Pėrparim Hysi




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]