Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Janis Ricos

Pėrktheu Pilo Zyba

Akuarele


Ditėt e fundit me diell tė vjeshtės - varka peshkimi
  Tė trishta qė kthehen nė mbrėmje,
Anės detit kinkaleritė mbyllur, pėrpara derės sė xhamtė
  tė kafenesė

tė ngadalta gjestet e erės,
oktapodin nė sofat godet njė peshkatar,
pulbardhat nė shkėlqimin e ujit
varen si maska tė vogla prej gipsi.
 
Ah, ajo vajzė fqinje me rrobat e ngushta,
Me duart e ashpra tė punės, me barin e njomė nė flokė,
Me aromėn e sapunit mėngjesor nė hapin e saj,
Me dy jargavanė tė hershėm tė lulėzuar nė durimin e saj,
Ka njė push nėne nė prekje, thua se e morėn retė prapa maleve,
Larg – larg, tė ndreqė dhomat e tyre,
Tė lajė ndėrresat e tė pikėlluarve? Mirmbrėma ylli im i mbrėmjes, tha,
Ėshtė e vetmuar shtėpia jonė.Nuk erdhi ende.
Porta ka mbetur si libėr i mbyllur.
Koha veshrėndė, molėn tėrheq duke pirė llullėn vet,
As britma, as heshtje, as kėnga nuk e kthen pas.
Nė grinė e dritares njė degė ku vareshin katėr yje,
Tė ishin ato tonat tė paktėn, kish thėnė. Nuk janė.
 
Jashtė nė lagje zėra fėmijėsh.Njė aromė gėshtėnjash tė pjekura.
Zbatharake vjeshta me xhepat mbushur me fara luledielli tė kripura.
Hija e observatorit fisarmonika e njė tė verbri dhe njė kitarė,
Dy fėmijė tė heshtur qė shėtisin nė stacion zėnė dorė pėr dore.
Dhe vrenjtet. Nė qoshen e rrugės shurron furrėtari.
Nuk mbeti asgjė,
Vetėm varkat nė gjėmimin e furtunės
Do kėrcasin tani dėrrasat e tyre, do tė njomen.
Nuk do durojnė deri vitin tjetėr.
 

PO BIE MBRĖMJA
 
U shua perėndimi nė pasqyrėn e dhomės sė gjumit.
Prej kohėsh gjimnazistėt janė kthyer nė shtėpi.
I thellė qielli, i trishtuar, i heshtur
Dhe nėpėr xhama hija e tij qumėshti.
 
Tė hidhura shtėpitė e peshkatarėve,
Si athere kur ishim tė vegjėl dhe krejt vetėm iku nėna,
Dhe gjėmon fishkėllima e anijes mes kabinave
Aty nė vėndet bosh ku ishin valixhet ngjyrė kafe.
 
Shėrbėtori ndez llambėn e dhomės sė ngrėnies
Dhe dalin nga hija fytyrat e largėta,
Ashtu , si gjahtari zbraz ēantėn nė mbulesėn blu
Dhe bien zogj tė verdhė me krahė tė mbyllur.
 

I NJĖJTI YLL
 
Strehėt e lagura shkėlqejnė nėn dritėn e henės.
Nė boēen e tyre mbyllen gratė. Tė fshihen nė shtėpi nxitojnė
Edhe pak po tė qėndrojnė nė prag, hėna do t’i shikojė tek qajnė.
Ai dyshon mes ēdo pasqyre
Njė tjetėr grua, tė tejdukshme, tė pėrjashtuar
Mes lakuriqėsisė saj,
Sado qė tė duash ta zgjosh, nuk zgjohet.
Ra nė gjumė duke nuhatur njė yll.
Dhe ai nuhat po tė njėjtin yll duke qėndruar pa gjumė.
 

VERĖ
 
Tė katėrta dritaret nė dhomė varin
Katėrvargėsha tė rimuar nga diell dhe det.
Njė lulėkuqe e vetmuar ėshtė njė sahat i vogėl
Nė dorėn e verės, qė tė tregojė
Ora ėshtė dymbėdhjetė, mesdotė.
Dhe kėshtu ndjen mes gishtave tė diellit
Flokėt e kapur mes dritės e ajrit tė tė mbajnė tė lirė.
 

THJESHTĖSI
 
Fshihem pas gjėrave tė thjeshta, qė tė mė gjeni;
Po tė mos mė gjeni, do gjeni gjėrat,
Do prekni ato qė ka prekur dora ime,
Do takoni gjurmėt e duarve tona.
 
Hėna e gushtit shkėlqen nė kuzhinė
Si tenxhere e kallaisur ( pėr ēka u them kėshtu ndodh)
Ndriēon shtėpinė e zbrazėt dhe heshtjen e gjunjėzuar
  tė shtėpisė,
heshtja e gjunjėzuar mbetet gjithmonė.
 
Ēdo fjalė ėshtė njė portė daljeje
Pėr njė pėrpjekje shpesh herė pa qėllim
Dhe atherė ėshtė njė fjalė e vėrtetė,
Tek ngulmon pėr takim.
 

KALIMI PRANVEROR I NJĖ GRUAJE
 
Kaloi nė rrugicėn e bardhė pėrballė,
E hijshme, mes sigurisė sė pa faj tė bukurisė sė saj.
Dita ishte e artė dhe e dėndur. Trupi i gruas
Nė ēdo lėvizje, linte njė zbrazėti nė ajėr,
Pikėrisht nė formėn e trupit. Kėshtu prapa
Mbesnin njė sėrė statujash tė tejdukshme, gjer tutje,
Deri nė kthesėn e rugės ku humbi. At’herė
Menjėherė u zbraz dita.U ulėn grilat nė dyqanin e luleve,
Ndėrsa statujat e tejdukshme, tė zhveshura, mermeroheshin
Deri nė skaj tė horizontit si njė varg pemėsh
Dhe njė shi i hollė fillojė tė bjerė mbi supet e tyre tė mermerta.


NGA BRĖNDA APO NGA JASHTĖ
 
Ėshtė njė ngjyrė e kuqe e furishme, si e qeshura,
Nė atė strehė, ndėrmjet pemėve,
Ėshtė dhe ngjyra e shkurtėt e hijes sė njė dege sipėr ujit.
Njė grua bėri njė gjest ajror sikur do mbėrthente fustanin
Me zėrin e njė zogu. Dhe ndjeva i habitur
Qė hyja aq thjeshtė mes zėrit tim.
Mė lart
Vetėm njė gjethe krejt e gjelbėr sundon nė peizazh
Dhe zėmra vendoset kaq mirė te bota
Si ēelsi t der e shtėpisė sime. Do ta hap...
 

DRITĖ
 
Njė degėz bajame
Pėrpara dritares
Njė degėz vetėm
Tė fsheh gjysmėn e fshatit.
 
Dashuria me pėllėmbė
Tė fsheh botėn tė tėrė.
 
Mbetet vetėm drita.
 

FALĖNDERIM
 
Ti nuk do tė mė thuash faleminderit,
Si nuk u thua faleminderit rrahjeve tė zėmrės tėnde
Qė gdhėndin fytyrėn e jetės sime.
 
Por unė do tė tė them faleminderit
Se e di borxhin qė tė kam.
 
Ky falėnderim ėshtė kėnga ime.
 

PO TĖ MOS E DIJE
 
Po tė mos dije se Ai tė shikon,
Po tė mos ishe i sigurtė pėr frymėmarrjen e yjeve
Prapa reve tė mėdha,
Po tė mos dėgjoje buzėqeshjen e Tij pritėse
Pas telave tė shiut,
Si do tė ngrohje netėt e tua
Si do tė ecje pėr aq kohė
Jashtė mureve ku mbijnė
Gjėmba dhe hithra,
Rreth njė kulle pafund tė lartė
Qė s’ka dritare,
Qė s’ka as portė as shkallė?




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it