Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pėrparim Hysi: Po s'e putha buzėn tėnde

Cikėl me lirika

Kishe ndryshuar "luk"


Kishe ndryshuar "luk", sot ishe si lule
Syri m'u kėput, kur sytė ti m'i ngule
Kur sytė ti m'i ngule (unė s'e hėngra thatė)
Se m'u duk, moj lule, sikur mė zunė djajtė.

E humba pusullėn, m'u liruan burgjitė
Desh kafshova gjuhėn, kur pashė bukuritė
Shtatin si fidan, bėrė me porosi
U bėra duman, sado pleqėri.

Po ē'vajti mė tutje, moj "lukendryshuar"
U ngjallėn ca "huqe" qė nga moteshkuar...


Po s'e putha buzėn tėnde?

E quaj veten si pa fat, po nuk putha buzėn tėnde
Thosha:-Vallė, mos bėj"mėkat" (se mė dukeshe si njė "shėnjte?!)
Buza ime zu t'mė hajė, sytė e mendja veē nga ty
Mos pandeh se qe kollaj dhe tani, nė pleqėri.

Duro ditė e duro javė (epo mė s'mban ujė pilafi)
"Dhija mish e cjapi tavė" dhe puth buzėn... mos qe mjalti?
Mjaltė qe pa vėnė nė zjarr, buza jote, o moj "shenjte!"
Djalloplak, dreqi tė marrė! O moj"shenjte!", sa mė "enjte"


Njė dėshirė

Njė dėshirė si pak tė fshehur, sa dhe vetes s'ia pohoj
Malli fshehur, malli mbledhur, u bė lumė e zu vėrshoi
Zu vėrshoi se s'e mban shtrati, aq i madh ishte vėrshimi
Hėngri veten nga "inati", ndaj e "zbrazi", Pėrparimi.

Se tė kapa e tė putha (dashuritė flasin pa folur)
(Hė, mor qyq, tė doli turpja,- foli mikja ime e njohur)
Befasia qe e madhe, se mė erdhi krejt papritur
Unė kaq kohė si nė"alarme" veē nga syri i saj i ndritur.

E kujtoj kohėn e bukur dhe u kthehem viteve para
Mikja qė mė bėri turbull, tash si unė: me flokė tė bardha.
Flokė tė bardha porsi unė (qė tė dy; disa herė gjysh)
Mosha e tretė duhet mė shumė (kėshtu ėshtė: pa si a qysh?!)

Nga cikli "Kohė pleqėrie"

Tiranė, 2 mars 2017


Nga Pėrparim Hysi




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it