Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pilo Zyba: Nuk mėsohet droga pas tė 50-tave?

Tregim


Nuk di pse  e shkruajta mbi varrin e gjyshes time te ndjere kete shkrim. Nuk di, ėshtė njė rrėfim pėrpara saj, si pėrpara perėndisė ngaqe e doja aq shumė, apo njė kundėrshtim qė doja ti shprehja tė kundėrtėn e fjaleve tė saj tė mėnēura, dhe, qė shumė prej tyre mė kanė mbetur nė kujtese,e i perdor si proverba, por i kam dhe si fanar nė rrugėn e gjatė tė jetės? Sa ishte gjallė nuk e vlerėsoja shumė, as tė ndjerėn, por as veten.Sa herė qė ndodhesha ngushtė, merrja autobuzėt, trenat, sepse aeroplanė dhe makina nė atė kohė nuk kishte fare, ose ishin vetėm pėr njerzit e privilegjuar. Mendoj se edhe une  isha i privilegjuar nė atė kohė.Nuk kisha makinė, as mjete tė tjera tė lėvizshme,dhe as pasuri tė pa tundshme, por prape isha pronar i njė pasurie shumė tė madhe, isha pronar i proverbave tė gjyshes sime,por dhe nip i saj.Unė nga pėrkujdesja e saj e tepėrt mbeta pak mė i vogėl nga shokėt, dhe i ankohesha shpesh, por ajo me shakatė e saj si kripa mbi gjėllėn e fjalėve, vinte buzėn nė gaz me qesėndi dhe me thoshte:
20170215-pilo.jpg
Pilo Zyba
“Nipi im, o i miri i gjyshes, njeriut nuk i duhen as kilet dhe as hilet pėr tu bėrė njeri mė mėnd.Guri mund tė jetė i vogėl, por i  skalitur me kujdes zė qoshen e shtėpisė, ndėrsa shumė gurė tė tjerė mbeten rrugėve dhe rrėpirave, i rreh era dhe shiu, i gėrryen dhe i kthen nė rėrė  dhe bien tatėpjetė  nė rrjedhėn e Vjosės,( e kishte fjalėn pėr lumin)”. Ajo edhe pse i kishte fjalet si lumė, vinin tė pastra nė ēdo mėndje e buzė, qė donte tė pinte dhe tė freskohej, ose tė ngjitej mė lart nė shkallėt e pallatit tonė me katėr kate, por dhe me lart, sepse gjyshja ime, ngrinte me gojėn e saj tė ėmbėl zemrat peshė tė tė gjithė atyre qė e njihnin.
Unė e pyesja shpesh gjyshen kur isha i vogėl, sepse tani nuk kam ku ta pyes, sepse ajo ka ikur atje ku duhej mė shumė. Aq sa lart kishte mendimet, bukurinė,fjalėn,aq lart ėshtė ngjitur.Sepse edhe atje ku jetojnė ėngjėjt, njerzit janė me kategori dhe vlerėsohen sipas menēurisė, jo si nė tokė qė budallai drejton tė mėnēurin.Pėr shėmbull si Saliu qė mbyti nė gjak Shqipėrinė, apo Edi qė fut nė burg njerzit pėr dritat elektrike.Hė, se harrova, gjyshja ime thoshte shpesh se, “nese nuk tė bėn dritė mendimi dhe fjala, shko bėju ēoban me gala”. Galat, thoshte ajo, jane ca shpendė tė mėdhaja,qė hanė kėrma, dhe nga kėrma e fjalės, tė keqen gjyshja, tė rrish larg.Dhe unė si pėr inat tė gjyshes time, i dashuruar nga fjalėt e shkruara,u bėra shkrimtar dhe poet.Kur u ktheva nga Universiteti dhe i tregova gjyshes Diplomėn, ajo mė pa nė sy dhe u pėrgjegj:
“Mos u kreno me kėtė, tė keqen gjyshja, kjo ėshtė njė letėr,e letrat njeriu i pėrdor sipas nevojave, dhe vuri dorėn nė mendere.Mua mė erdhi keq, por ajo vazhdoi.Unė si kjo diploma kam me dhjetra, dhe lėshojė njė…tė mos e them, o zot  se pastaj kam frikė qė nuk mė lexoni mė poshtė. Ēfar ta bėj kėtė pėrpara lopes, mė tha, lopa  tė mbush tenxeren me qumėsht, kurse ti mbarove pėr tė mbushur tenxheren me fjalė. Mirė more tė keqen gjyshja jote, kur tė mos kesh bukė, tė jep bukė kjo? Unė mundohesha ti mbushja mėndjen se, kjo copė letėr tė jep bukė dhe gjėllė, sepse qeveria ua jep njerzve tė mėnēur, dhe pastaj mbi bazėn e kėsaj i fut nė punė.Por gjyshja ime, punėt e punės si duket i dinte mė mire, se, e mbaj mėnd dhe sot fjalėn e saj.Pilush, mė tha, sepse kėshtu mė pėrkėdhelte, kėto diplomat prej letre njė qeveri i jep dhe njė tjeter i mėrr.Por unė ia ktheva i mėrzitur:
- Gjyshe, njė qeveri kemi kėtu!
- Dhe kjo ėshtė e keqja, sepse kur ėshtė njė bėn si tė dojė.
Babai im qė ishte komunist vinte vėrdall nėpėr shtėpi, se nuk i pėlqenin fjalėt e saj, dhe i kthehej:
- Ti do na marrėsh mė qafe jo vetem me kėto qė thua, por dhe femijeve po u ngren mėndjen!

Ajo qeshte dhe niste kėngėn:

“O Thanas tė lumtė goja,
Unė kėtė doja tė thoja.
Se me mire njė mėndje lart,
Kur njeriu nė kokė mbart…
Se njė letėr  me deftere,
Qė nuk vlen as pėr mendere…

Babai ndizte njė cigare, dhe ulej pėr tė punuar nė tryezėn e punės. E linte bisedėn se, e dinte qė sa mė shumė ta zgjaste aq me shumė do dėgjonte.
Mua mė vinte inat qė mė shante diplomėn, por kur e kujtoj tani pas kaq vitesh, qė me dy Diploma punoj bari i sallės sė kompjuterave nė Universitetin e Grenwichit nė Londėr, them me vete, sa shumė paska ditur gjyshja ime.Ajo nuk mėrrej me Universitetet e kohės sė Partisė. Ajo partinė e quante njė kope tė zgjedhur nga lukunia e uqėrve tė etur pėr pushtet, qė fillojnė dhe hanė me oreks kombin e tyre.Por mė pas shtonte, por Kombi, Komb nė grykė do tu mbetet ndonjė ditė. Por nė fakt unė nuk po shikoj tė dali fjala e gjyshes, se kombi nė gryke po u behet shendet.
Do mė falni se u zgjata shumė, por fajin e ka gjyshja, qė e bėnte fjalėn tėrkuzė, dhe tė lidhte kokė e kėmbė e nuk tė lėshonte, po tė ishte gjalle tani, ajo do ta lidhte dhe Salėn dhe Edin,dhe, do ti ēonte nė stallėn e gomereve te saj, sepse kishte njė stallė tė mirė pėr tė marrėt.
Nė fakt kot i rashė mė qafė gjyshes kaq gjatė, por tė gjitha kėto ndodhėn sepse mė doli nga fjala, ose mė mire tė them, fjala e saj nuk mė doli profetike ashtu si mė kishte thėnė.E mbaj mėnd shumė mire atė tė dielė tė pranverės, kur para ballkonit bėnin shėtitje njerzit pas pune,e atė mbremje qė me tha fjalėn.Pėrpara ballkonit po kalonin njė tufė me vajza tė bukura qė mbanin mbi buzė gėzimin, dhe mbi trup bukurinė e moshės.Unė kisha ngulur sytė dhe i shikoja me radhė, gjyshja mė shpoi me shtizėn qė bėnte ēorapet dhe mė pėrmėndi.
“Kėtu mėmdjen, mė tha, kėtu, lėri ato, mos i zėntė moti, shiko punėn tėnde, dhe leri ato, se me to nuk bėn prokopi”.
Unė qesha.
“Mos qesh lanet, se punet e keqia  mesohen nė femijeri dhe nė tė ri”!
- Pse, gjushe, nuk mėsohen nė moshė tė rritur?
“Jo, tė keqen gjyshja, se njeriu kur rritet dhe vaditet nė jetė shtati i bėn pėrpjete, ėshte vėshtirė tė ketė mėndjen e letė”.
- Sa e mėnēur je ti gjyshe,ku i ke mėsuar tė gjitha kėto, nė cilin Universitet?
Gjyshja nxirrte 5-6 shtizat nga futa qė kishte  pėr tė bėrė triko dhe mė thoshte:
“Unė kam disa Universitete, ja, shiko…nxirrte njė shtizė dhe mė shponte nė bythė.Mua mė dhimbte dhe hidhesha pėrpjetė.Pastaj nxirrte tjetrėn dhe mė shponte nė bark, unė bėrtisja. E kėshtu me radhė dhe pastaj shtonte: “Kėto shtiza shpojnė, por fjala shpon mė keq, ose shėron. Prandaj tė zgjedhesh fjalėn e ėmbėl, ta ngjyesh gjuhėn nė kosheren e trurit, dhe ta lėshosh jo si shtizat e mia qė shpojnė, por si shtizat e mia kur ndėrtojnė, dhe tregonte triklot. Ta pėrdorėsh mė ėmbėlsi, si fjalėt e urta qė tė them shpesh.
- Gjyshe, cilat punė tė kėqia mėsohen nė fėmijėri, dhe nė rini, qė tė mos i mėsoj unė?
“Pėrshembull duhani.Ai mėsohet kur je i ri, dhe nėse e mėsove, tė bėn tym mėndjen dhe shtėpinė.
- Unė nuk e pi kurrė duhanin, dhe nuk do ta pi asnjėherė.
Ajo mė pėrkėdhelte nė kokė dhe shtonte:
“Pėrshėmbull, hashashi dhe droga, se po i mėsove, do jesh gjithė jetėn i pėrgjumur, dhe nuk kupton asgjė nga jeta”
- Nė shqipėri nuk ka hashash, i thoshja.
“Ka …ka..thoshte ajo…por ti nuk e njeh, tė gjitha kėto fjalime qė bėhen, janė hashash,pėr tė dehur njerzit, dhe pėr ti bėrė qė tė vrapojnė pas karvanit tė qeverisė.Unė shikoja babanė me bisht tė syrit, gjyshja vinte buzėn nė gaz dhe mė thoshte:Lėre tė tatė, se dhe ai mbi libra hashash pi gjithė ditėn, prandaj ka frikė nga fjalėt e mia.
Unė e kapja pėr fute, dhe i thoshja, tjetėr…tjetėr!
“Ka plot, mė thoshte ajo, ja dhe kėto qė shikojnė rrugės, dhe qė tė prishin mėndjen ty, hashash janė”!
Unė shikoja vajzat nė bulevard dhe qeshja:
- Jo, gjyshe, kėto janė pranvera e Partisė!
“Kėto janė kolera, por tu rrish larg”!
- Gjyshe, po  tu rri larg tani, nuk kam frike se u rri afėr kur tė rritem?
“Jo, sepse pas tė pesėdhjetave, kjo semundje vdes, mė tha, nuk mėsohet hashashi pas tė 50-tave.
Tė mė falni pėr gjithė kėto qė u shkruaj, kėtu dua tė filloj tė vėrtetėn time, dhe gėnjeshtrėn e gjyshes time tė ndjere, e cila, gabojė me fjalėt qė mė tha, dhe “mė mori nė qafė”!
Ditėn qė mbusha tė pesėdhjetat, nė pranverė, se nė kėtė stinė kam lindur, u xhvesha nga rrobat e rėnda, ashtu si xhvishet dhelpra nga gėzofi, dhe dola lakuriq ndėr miq dhe shokė. Kur them lakuriq, nuk kam para sysh tangat e sotme, por thjesht me njė bluzė tė lehtė dhe me pantallona, me sandale qe te isha i lehtė nė ecje, por dhe me kokėn lart, i sigurtė sipas fjalės sė gjyshes se, nuk mė zinte mė gripi, nuk mė vriste drita e diellit, nuk kisha mė frikė se mėsoja as duhanin as hashashin.Duke  shetitur vėnd e pa vėnd, sepse u thashė, nuk kisha mė frikė, futesha kopėsht mė kopėsht dhe rrugė mė rrugė, e rrugė pa rrugė. Dhe nuk thonė kot tė parėt se, duke bredhur shumė, do dėgjosh shumė, dhe do mėsosh shumė.

Njė mbasdite mė ra nė sy njė pemė e vogėl, me shtat tė derdhur, dhe me krahė tė varur dhe tė bukur.Mė pėlqyen shumė gjethet e saj, si flokė tė dėndur, dhe me njė kaēup lart nė formėn e njė koke. Frynte flladi i mbrėmjes dhe e lėkundte tė tėrėn, dhe nėn rrezet e diellit nė peredim, me mbetėn sytė nė tė…
Ika nė shtėpi,por mėndjen e kisha pranė pemėzės, tė nesėmen e kėrkova dhe e gjeta pėrsėri…dhe pėrseri dhe pėrsėri, sa herė qė e shikoja aq mė e bukur mė dukej. Ēdo ditė e mė shumė kisha dėshirė ta shikoja edhe mė shumė, por nė fakt edhe kur ikja prej saj dhe shkoja nė shtėpi, edhe atje mė qėndronte pėrpara me tė gjithė bukurinė e saj.Qėllonte shpesh qė kur largohesha nga pemėza, qofte ditė apo mbrėmje, mė hipte njė merzi dhe melankoli. Atėhere pėr tė qetėsuar veten kisha dėshirė tė qėndroja vetem, tė mbyllja sytė, dhe tė rrija me pemėzėn qė  rrezet nė perėndim apo nė lindje bashkė me flladin e pėrkundnin pėrpara syve te mi nė endėrra tė bukura. Fillova tė mos jem mė vetvetja, herė i gėzuar dhe here i trazuar, kjo me dukej se  ishte  nga pemėza e hashashit qė shikoja ēdo ditė. Herė i afrohesha me shumė e herė me larg, por efekti ishte i njėjtė, ndihesha se rritesha, ndihesha se pėrpara kesaj pemėze isha vetvetja, dhe me dukej vetja dhe i bukur dhe trim. Kur ikja, dukesha i pa fuqishem, i vetmuar dhe fukara.
Njė mbasdite nxora nga sirtari fotografinė e gjyshes ashtu si nxjerrim ikonėn e Shenjt Marise, dhe bėra me tė njė bisedė tė gjatė, por nė fakt  tashmė flisja vetėm unė, zėrin e gjyshes nuk e dėgjoja me, as kshillat e saj.Perėndi e madhe, thashė me vete, po kjo punė, dhe unė i kam kaluar tani tė 50 – dhjetat, dhe nuk duhet tė kem asnjė rrezik, se gjushja me ka thene se,  veset e kėqia mėsohen nė vogėli dhe nė rini. Si do bėjmė gjyshe, i thashė, mė ėshtė prishur gjumi, mė ka ikur oreksi, ti mė ke thėnė se, pas tė 50 –dhjetave do flė i qete dhe pa shqetėsime? Por aq sa flisnit Ju qė mė lexoni, aq fliste dhe gjyshja ime. O Zot, o Krisht, mė bėj derman.Tė mallkoja gjyshen, nuk mė bėnte zemra, tė mallkoja veten po ashtu, atėhere ēdo gjė ja lashė kohės, dhe koha mė bėri qė tė vete te varri i gjyshes me ato qė mė ndodhėn.
Bija dhe ngrihesha me  pemėn e hashashit nė buzė, pėr shije kisha aromėn e saj, dhe pėr dritė vėshtrimin e syve tė saj tė bukur. Sa herė qė e shikoja nga afėr, mė vinte qė tė pija kupat e verės qė mbante nė kraharor, por dhe  burimin e embėl tė buzėve. Njė ditė e pashė nė breg tė detit tė xhveshur nga gjethet, dhe atėhere mbeta i mahnitur fare, doja qė tė masja tė gjithė trupin e saj me buzė, dhe ta pėrkėdhelja me duar deri sa lėkura  e butė dhe e mėndafshtė e trupit tė mė mbetej nė duar. Tė dy supet e harkuara po i haja me sy, ndėrsa luginės sė kraharorit po zbrisja me vėshtrimin ujvarė, e me sytė mbeta i varur nė dy qershiza tė vogla qė kishin rrėnjė tė thella nė gjinjtė e saj.U nisa drejt saj, pa pyetur mė pėr fjalėt e gjyshes. Ēfar tė jetė pėr tu bėrė le tė bėhet, thashė, si pesėdhjetė, si tridhjetė njėlloj qėnka.E pėrshėndeta me zėrin qė mė dridhej, dhe i tregova tė vėrtetėn qė mė kishte thėnė gjyshja.i thashė se, pas tė 50 dhjetave njeriu nuk duhet tė ketė frikė nga veset, por ajo qeshi, me buzėn nė gaz dhe shkėlqente e tėra sikur kishte pirė detin, qiellin dhe diellin, dhe mu pėrgjigj:
“Kėto kupa me verė, mė tha, dhe mė tregoi gjoksin, janė dy gota tė mėdha, qė nuk duan as tė dinė, dhe as nuk e njohin moshėn, ato dehin ēdo pietar tė saj, por dhe ēdo qėnie tė brishtė ndaj bukurisė, brishtėsisė dhe elegancės”.
-Po unė kam kaluar tė pesedhjetat! Dhe gjyshja ime….
“Nuk e di sa je, por unė shikoj se etjen e paske me te madhe, se ata qė kanė moshen e re, dhe kėtu  gjyshja juaj e nderuar ka lajthitur nė proverbat dhe kshillat e saj.
Kėtė nuk doja ta besoja, gjyshen time pėr fjalet e urta dhe shakatė e thėrrisnin nė dasma dhe ne vdekje, vinin dhe e merrnin me kaloshinė, se makina nuk kishte, ate qe kishte babai im, nuk ja jepte, se e kishte per punet e Partisė.Por si duket, kur vdes njeriu vetė, ndoshta vdesin dhe proverbat.
“Lėri proverbat, shtojė ajo, dhe zbėrtheu kraharorin”!
- Ēfar bėn! Pashė se mu morėn mėntė nga njė lojė e ėmbėl vėshtrimesh, dhe goja mu mbush me nje sasi tė lėngėt dhe tė sheqertė.Mė tej nuk po zgjatem, sepse nuk duhet, por pasi piva dy burimet dhe u lava nė detin e puthjeve, ndjeva se pa kėto burime njeriu nuk mund tė jetojė, por dhe nuk mund tė vetėpėrmbahet qofte i vjeter apo i ri. Natyra pemezat i ka ndėrtuar tė tilla qė, nė ēdo moshė tė flladitin dhe tė bėjnė pėr vetė, por dhe tė mbushin me dėshira dhe me ėndrra tė bukura.Kėtė e them me bindje, qė nga dita qė njoha kėtė pemė tė vogėl hashashi me fletė e flokė si drita e hėnės, por dhe me shtatin e bukurisė sė diellit nė mėngjes. Qė nga ajo ditė ndihem mė i plotė, edhe pse, siē thoshte gjyshja, pas 50 dhjetave do flija i qete…por unė pa pemėzėn time nuk mund tė flija i qetė.Pasi e fitova aromen e saj, brishtėsinė dhe frytet, pavarsisht nga mosha, mund tė them se ndihem i plotė.Njė ditė, pėr tė pėrgėnjeshtruar tė vetmen kshillė tė gjyshes mora pemėn time dehėse tė dashurisė, dhe shkova te varri i gjyshes, dhe atje e shkruajta tė vėrtetėn e gėnjeshtrės sė saj…

Nga Pilo Zyba




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]