Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Vaso Papaj: Nėn qiellin e Durrėsit

Cikėl me poezi

Nėn qiellin e Durrėsit


Nėn qiellin e Durrėsit
Vezullojnė dritat e fundvitit,
Atje, nė sheshin e ri, rreth Babagjyshit.
Por mė tutje, nė rruginat
Tremben foshnjet nė gjumė.
Hungėrijnė qentė mbi kazanė plehrash.
Janė shtuar nga festa hedhurinat…
Hum - hum - hum…

Nėn qiellin e Durrėsit
Vazhdojnė tė kthehen azilantėt,
Me xhinsa, me xhupa tė zinj.
Nė grupe gjuajnė gjimnazeve.
Dikush kėrkon njė adresė, njė rrobaqepsi:
Shpreson zemrėn ta ndaj nė dy.
Tė lindė njė simpati, qoftė me mblesėri.
Njė sy ta ngrohė nė njė tjetėr sy.

Nėn qiellin e Durrėsit
Tingujt e njė rok-u, lehtė - lehtė,
Dalin me drojė nga “Amsterdami”*,
Por Tina** s’tundet.
Ngulur mbi bar, reflekse akull ēon te xhami.
Turren celularėt tė kapin njė ēast magjik
E blicėt kryqėzohen:
Klik - klik - klik…

Po aty, njė tufė vajzash
Pėrqafojnė e puthin bronzin Bob Dylan**.
Duket sikur duan ta hedhin tuē,
Por jo, dėgjohen vetėm ca ofshama:
Puē - puē - puē…
Lumturinė kėshtu e kanė ndėrtuar,
Nė njė ajėr ngopur me kripė.
Po frytin e saj e ėndėrrojnė larg,
Nė Amerikė.

Nėn qiellin e Durrėsit,
Nėn urėn e Dajlanit,
Nė mesnatė ngrin njė fėmijė.
Njė shpresė e mekur, mėngjes i vdekur
E askush s’pret dėnimin.
Errėsirė e plotė. U fik njė qiri.
Era - prostitutė, qė lėpin pa turp nėnkalimin,
Kėndon fi - fi - fi…

Po nėn qiellin e Durrėsit,
Grupe maturantėsh,
Sikur zbresin nga qielli, lart.
Rėnkon nga pesha ashensori i Galaktikut*,
Sikur flet pėrēart…
Po s’e mbulon dot
Harenė -mysafire nė ndarjen e rinisė
Kėtė natė.

Nėn qiellin e Durrėsit,
Dy dallgė puthen te bregu, pa andrrallė
Edhe pse tė trishta
Nga ujrat e zeza vėrdallė.
Ėshtė ēliruar puthja, tashmė,
S’del mė huq. Asnjė faqe nuk skuq.
Lamtumirė ndrojtje!...
Plluq - plluq - plluq…

Nėn qiellin e Durrėsit,
Nga xhaketa tė tėrheqin lypsat.
Ndonjė trans trotuareve sesi tė ngul sytė.
Ndėrsa ēiftet andej nga bregu,
Tė spėrkatur nga dallgėt me shkumė,
I merr errėsira nė krahė
E si zogj tė Perėndisė s’duan gjumė,
Duan: Ah - ah - ah…

Befas qielli nis e zbrazet:
Lumenj gjithandej
Dhe jo vetėm nga rrugėt e ish Kėnetės.
Lumenj dhe nė sytė e saj.
“Golfin” e dashurisė
Njė gojė e shqyer trageti pritet ta pėrlaj.
E mbi pellgjet, malli i ndarjes
Pėrhapet si vaj.

Por qielli i Durrėsit
S’mbetet gjatė kėshtu, mizor.
Njė mrekulli atje lart ka dalė.
Nga Rodoni niset i pėrkorė
E gjer prapa Dajtit ndal.
Qielli ka lėshuar ylberin si tellall
E tė duket sikur qytetit tonė
Edhe ndonjė faj don t’ia fal.

* “Amsterdam” – Bar nė dalje tė Portit.
* “Galaktiku” - Qendėr tregtare nė hyrje tė qytetit.
**Tina Turner e Bob Dylan - kėngėtarė amerkanė nė bronz.



Surprizė

Fytyra mė ndėrron
Sa herė qė njė shkėndijė vėshtrimi hedh mbi ty.
Vėshtrim qė tė pėrkėdhel e na bėn tė qeshim qė tė dy.
Tė davaritet ėmbėl frika ndėrsa nė krahė unė tė vėrtis.
Nė deje tė vėrshon aromė e natės, ajo dhe terrin na e gris.
Dhe vjen mėngjesi prapė e ti prapė mbetesh njė surprizė.

E mos ndėrro zakon.
Mbushmi fjalėt e tua me ngjyra e tinguj mirėsie.
Ndryshomė kėtė botė njė ēast, ta shoh me sy vėrtet rinie.
Mė davaritet ėmbėl frika, kur mė pėrkėdhel, mė nanuris.
Nė deje mė gjallon aromė e kurmit tėnd, ajo dhe terrin gris.
Dhe vjen mėngjesi prapė e ti prapė mbetesh njė surprizė.

E mbaje hapur atė dritare tė zemrės si gjithnjė.
Aty tė strukem, tė belbėzoj: Dhe mė, dhe mė, dhe mė…
Dhe pėr njė ēast, vetėm njė ēast, botėn tė rrėmbej e tė ta fal.
Me oksigjen tė ta mbush zemrėn, si dikur, kur isha djalė.
E s’mė mjafton tė puth te flokėt, ngadalė, ngadalė, ngadalė.


Kabul

Nuk mė del nga shpirti lufta, rrotullohet historia.
Shi prej rėre, tel me gjėmba, copėtuar dhe mirėsia.
Nė ekrane nxirė nga tymi, veē fytyra zhul mbi zhul.
Sa trishtim qenka tė shohėsh sy afganėsh nė Kabul!

Iku vera, erdhi dimri, me shi gjylesh ia ka shtruar.
Kuturu shtigjeve shkelur dhe sa herė, prapė janė gabuar.
E trishtimi kilometra, ēmenduria plumba ngul.
Njė vend tjetėr sypatrembur, nuk kam parė si ky Kabul.

Gjithēka mbyllur, se fantazmat i ka kapur shtegtimi.
Vjen armiku nė mes tyre dhe njė ēast ja behė shpėrthimi.
Copa kėmbėsh, kokė pa trupa, s’kushton jeta asnjė nul.
Ndaj ēdo qoshe e kėsaj botė ka nevojė pėr pak Kabul.

Dhe s’e di a e thotė kush: ėshtė dikush qė i qesh dielli?
Netėt ishin kaq magjike, pse ia ka errėsuar qielli?!...
Sypatrembur shkon nė luftė, por vetveten ka armik.
Ndaj dhe lufta s’ka tė sosur, kėshtu as Zoti s’tė bėn mik.

E me vargje e ngre zėrin, porse veshėt janė shurdhuar.
Nga fytyrat e fėmijėve dhe buzėqeshja ėshtė larguar.
Qenkan shpuar tėrė balonat, s’ka balona ngri e ul.
Ndaj ēdo qoshe e kėsaj botė ka nevojė pėr pak Kabul.

Nga Vaso Papaj




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it