Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Kurrė - Cikėl me poezi nga Pėrparim Hysi

Kurrė


Kurrė nuk i rashė pragut, qė tė dėgjojė dera
Nė vargjet qė shkruaj, jam transparent si xham!
Nėse nė kėto vargje vėreni pandehma,
Unė mendoj se shumė faj nuk kam.

Kam aq guxim sa tė flas ashiqare
Prapa shpinės kurrė nuk kam folur
Nė zemėrohet dikush, as nuk pyes fare
Zėre se me"dikushin", fare nuk jam njohur.

Unė e di se, kur shkruaj, fillimisht janė gjembat
Dhe jam i ndėrgjegjshėm qė disi do mė shpojnė
Po unė kurrė, kurrė nuk kam lėnduar zemrat
Ėshtė punė e lexuesėve se si do mė ēmojnė.


Pa i kėrkuar...

Pa i kėrkuar, ia ngrahėn mendimet
Janė gjithfarllojesh tė vėna nė korsi
Ca presin nga unė gjykimet
Ca dhe mė "kanosen" si pėr vetgjyqėsi?

Jap e marrė qė prej tyre tė shmangem
Dua unė tė shmangem, por nuk ėshtė aq lehtė
Zė me ca syresh, grindem e hahem
Ē'ėshtė e drejta, shpesh vihem nė siklet.

Vihem nė siklet se u"hanė brirėt pėr sherr"
Unė po pėr"sherr" nuk jam mė i zoti.
Mė thotė "njė mendim":- Ore vargjedhjerė,
A nuk e kupton qė je poetkoti?

Sa mė shan, "ky mendimi", mė hipėn inati
Dua qė"kėtė grindavec" ta bėj zap
Se deri kėtu, nuk mban mė ujė pilafi
Mandej, mė del e"pira" dhe qeshem me tė, pak.

Qeshem, s'do mend, se nuk do zė tė qaj
Jo gjithkush e pėlqen timin varg
Jam i ndėrgjegjshėm qė dikush dhe do mė shajė
Po dhe, nė mė shan, duket e kam hak.


Maj

I hapa kanatat e dritareve
Qė tė hyjė lirshėm dielli i mėngjesit
Por zė e trishtohem prej lajmeve
Dhe nuk i shpėtoj dot stresit.

Diku vriten mu nė mes tė ditės
Diku nė mes ditės vidhet njė dyqan
Mė tutje: dy tė tjerė s'i shpėtuan pritės
Dhe bėhem nga mendja duman.

Me hormone pemėt e perimet
Bulmetrat tė gjitha me "vajpalme"
Nė ēengel mė vėnė mendimet
Dhe tėrė kohės si nė alarme.

Partitė kanė dalė e shesin "shosha"
Si cigankat: - Nuk ka si shosha ime!
Liderėt? Qė tė gjithė: kodosha!
Kurrė mos e presin votėn time.

Me popullin lozin "arushė"
Betejėn politike e zhdrrojnė nė lodėr
Kjo lojė pėrverse me inat mė mbush
Popull!- Mos e pėrtyp atė "kokėrr..."

Mos e pėrtyp mė atė "kokėrr ulliri"
Qė gjasme ta servirin me"shpirt"
Secili prej tyre, ėshtė faqenxiri
Secili: made in hipokrit!

Kufirin ua vini tek thana
Ta kuptojnė qė nuk luhet me njė popull.
Ta kuptojnė qė janė veē zabėrhana
Dhe, kėshtu, mendja do t'u vijė rrotull.

Tiranė, 26 maj 2017

Nga Pėrparim Hysi




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it