Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Levani plak - Elegji nė prozė nga Resmi Osmani


E quanin Levan.
E ēfarė nuk kanė thėnė pėr tė. Tė mbėshtjella me mjegullėn e kohės dhe pėrfytyrimi i ndezur, ato kanė ardhur si njė jehonė gjer nė ditėt tona. Ai ishte si burrat e qėmoēėm: azgan, shpatullgjerė, kėmbėt si rrema lisi, gjoksin si shkėmb, mustaqet njė pash, syrin filxhan, zėrin bubullimė. I bukur si yll! Kur i printe ēetės sė gjuetarėve dhe sokėllinte, dridheshin luginat, kodrat e malet dhe egėrsirat fshiheshin strofullave. Kur ulej nė sofėr, hante njė dash tė pjekur dhe zbrazte njė shakull me raki. Kali tėrhuzej kur i shalonte dhe troku i patkonjve qė lėshonin xixa
Resmi Osmani
dėgjohej gjer larg. Hekurin e hante me dhėmbė! Mundej me ariun dhe e rrėzonte pėrtokė. Brezin pėr sherr e mbante lėshuar, por askush s’bėhej burrė t’i kruante brirėt me tė. Pallėn e kishte tė rėndė dhe me fuqinė e krahut e ēante njeriun mė dysh nga supi gjer nė bel.Kokat e armiqve i rrokulliste me njė tė rėnė. Kur luftonte tok me Tafil Buzin, u bė tmerri i armiqve. E syrgjynosėn nė Tarabulluz1, pėr t’a thyer e mposhtur, por u kthye edhe mė i fortė, mė kryeneē e kryengritės.
E ē’e pyet, tė tillė burra njė herė i lind nėna!
Pati kater gra, por vetėm me hanėm Esmanė u trashėgua. Bijė nga oxhak i fisėm: e do tė bukur, tė menēur, trime e kapedane, qė qėlloj barkmbarė dhe i mbushi kullėn me djem e vajza.Jetuan e u plakėn tok. Ai burrė me emėr dhe ajo zonjė e madhe. Vitet fluturuan dhe erdhi pleqėria mizore,qe edhe kreshnikėt i zgėrlaq dhe i shndėrron nė dordolec!. Burrit tė dikurshėm i mbeti veē emri dhe hija e atij qė ishte. Po bėnte dy vjet, qė zoti e mori pėr vete nė qiell hanko Esmanė dhe atė e la fillikat nė pleqėri. Qė kur e pėrcolli pėr nė atė botė, zemra iu kthye nė varrezė. Vėrtet me njė tufė djem e nuse, nipėr e mbesa, por boshllėkun e gruas, askush se mbushte,vendin e saj asnjė s’e zinte. E mbyste vetmia, e mėrziste dhe i kaplonte mėndjen, i moliste shpirtin dhe zemra e lėnduar i pikonte hidhėrim, nuk i shlyhej nga mendja e ndjera grua.Hija e saj endej nėpėr shtėpi, e padukshme, e pazė por ishte kudo nė gjithė ē’kishte serėnditur e lėnė pas me dorėn e saj prej nikoqireje. Tashti qė ajo s’rronte mė, mori vesh sa e kishte dashur, por qė si burrė i rėndė, kėtė s’ja pati thėnė kurrė.

Mjerė ai qė nė pleqėri mbetet pa grua!

Kulla e tij ngrihej mbi kojkėn e njė kodre tė butė dhe shihej qė larg. E rrihte dielli gjithė ditėn. E madhe, e gurtė, me dy shkallė e shumė konakė, mbuluar me rrasa tė hirta. Priste e pėrcillte miq vėllazėri e kumbari. Nga dritaret e vogla, frėngji tė gurta, po ta donte hera, mund tė luftohej me njė tabor! E kishte hijen tė rėndė dhe pesha e saj, rėndonte mbi kasollet e bujqėrve, strukur rrėzė kodrės, posht nė luginė ku niste fusha. Avllia e gurtė dy bojė njeriu, thurte yrtin e madh selitur me pemė e pjergulla hardhie tė lloj-llojshme, trėndafila ermirė dhe nė mes tyre njė krua ujėshumė. Begati? Gjithė tė mirat e dheut: qumėsht dallėndysheje dhe mjaltė zoge!

Thoshin qė nė kullėn e tij kėndonte bilbili!

Lermė o zot tė rroj!

Po a mund tė rrrohet fillikat? Hele nata ishte e padurueshme. I thoshin qė s’ishte vetėm. Vėrtet, por nata i ndan gjėrat. Djemtė mbylleshin nė konakėt e tyre, jatakėt ua ngrohnin nuset e reja, qėllonte qė i dėgjonte tek argaliseshin. S’kishin faj, ishin tė rinj. Rrotullohej nė shtresat e s’gjente prehje, dyshekėt me dy pėllėmbė lesh i dukej se i vrisnin brinjėt. Gjumi i arratisur humbėtirave mėnonte tė vinte e ti puliste kapakėt e syve, teksa mendje kulloste nė limerėt e tėrė jetės sė shkuar. Ėndėrra tė rrėmujshme, qė shpesh nuk arrinte ti kthjellonte e sillte ndėr mend, veē atyre kur i shfaqej e shoqja nė tė ritė e saj. Ēudi, gjithmon e re dhe e nurshme, e mbėshtjellė me njė brereore drite. Zgjohej me njė pėrjetim fluturak lumturie qė tretej sakaq dhe sėrish gremisej nė dėshpėrimin e errėsirės sė natės. Gjumi siē vinte vonė ikte shpejt. Pak gjumė i duhet plakut, se pak jetė i ka mbetur, gjumi ėshtė si vdekja.Kemi fitim atė qė jetojmė. Zgjohej dhe lėshonte njė kollė. Kopilja, Hajrie arapka, qė edhe ajo ishte plakur, sapo e dėgjonte hynte dhe i uronte ditėn e re, i sillte kafenė shqeto dhe kupėn e rakisė. Dhe kėshtu pėrditė. Medet, kėshtu pėrditė! Pa erdhi pleqėria. Eh,vdekje tė kishte e pleqėri tė mos kishte! Hija e saj e zezė hiqej rrėshkitazi, tinėz, si bushtėr, s’i ndahej, kėmba- kėmbės. Cėrma i lėpinte kyēet e eshtrave, i ndukte zemrėn, i dėrrmonte kokallat, i mpinte dhe plogėshtonte trupin.

Po jetė ishte kjo pėr njė burrė si ai? Sido qoftė mbahej, se njė burrė i fortė nuk e le veten tė zgėrlaqet, ligėshtohet e jargavitet si njė humbameno. Sa kishte jetė, kishte dritė, kishte shprersė! Vitet iknin, stinėt hidhnin vallen e tyre rrethore, lėmshi mblidhej.

Mirė se erdhe pranverė, moj e bukura! Ngrehu o Levan dhe dil e shih se kush ka ardhur! Bashkė me dritėn e kulluar tė qiellit, me lulet e pemėve, puhizėn e lehtė qė frynte, seē kishte zbritur njė gėzim, njė hare, njė ngazėllim i brendshėm qė trazonte shpirtin. U ndje ēuditėrisht i lehtėsuar si s’kishte qėnė prej kohėsh. Thirri Shahin qehajain qė tė shalonte Doriun.Ngjeshi koburen nė brez, hodhi ēiften nė krah, thirri luzmėn e zagarėve, i grahu kalit dhe u nis pėr gjueti. Kaluar mbi njė pelė tė vogėl ēile, pas i shkonte Shahini. Me zhurmė, berihaj e bujė zbritėn ēaireve, u ngjitėn korieve, pėrshkuan lirishtet.Gjahu ishte I bollshėm: vranė thėllėza e shkurtėza, lepura dhe njė skile. Shahini mbushi hejbetė, i hodhi mbi shalė dhe e mori pelėn pėr dore, si gjithnjė, pas tė zot.

Nė kthim, hasėn nė njė lėndinė. Tek-tuk nė tė ishin tė shpėrndara gorrica e dardha tė egra qė kishin hapur flamurin e bardhė tė luleve. Lulkuqet i kishin dhėnė flakė lėndinės. Bletėt e dalldisura zhuzhinin. Nga qielli derdhej brerima e dritės, frynte puhiza e lehtė qė vinte pėrpara pluhurizėn e kaptinėzva tė barėrave dhe qielli ishte aq i kaltėr e i kulluar. Hodhi sytė larg: kodrat, si ca dallgė tė ngrira ndiqnin njerjatėrėn deri sa pėrfundonin nė ēukėn e Tomorrit mbuluar me borė. Atij ju duk vetja i vogėl para gjithė asaj madhėshtie, por s’ishte kjo qė e bėri tė mendohej. Ishte ajo dalldija gjallėria dhe harlisja e gjallesave, ai ngazėllim i natyrės, dihatja e gjoksit tė tokės, ca zėra tė mistershėm si zėra femėrorė, tė thellė e tė pėrmallshėm qė vinin nga zemėra e dheut me ngashėrim, si gugatje pėllumbeshash dhe pėrhapeshin nė erė si njė grishje pėr tė gėzuar jetėn: lulet tėrhiqnin bletėt dhe fluturat, mollėt lidhnin kokrrat, zogjtė bashkoheshin dhe ngrinin ēerdhet…. Natyra e azdisur kishte marrė turravrapin pėr tė shtuar krijesat e saj. Pranvera- mendoi Levani- ishte femėr, ishte grua! Aroma e saj kishte amzėn e qumshtit, fryma e saj mbante era mollė, sytė e saj kishin dritėn e diellit, shpirti i saj fanepsej gjer nė njė lajthitje trallisėse. E gjitha ishte si njė magji, si njė ngasje, qė ai e shihte, e ndjente dhe e bėri tė ndjehej ligsht. Ē’po ndodhte me tė?! Ē’ishte ajo limonti, qė atij burri tė sertė i zbuti shpirtin dhe bėri qė sė thelli, t’i buiste ai mall i harruar dhe i munguar prej kohėsh pėr hiret e trupit dhe bukurinė femėrore? Thoshin mirė: trupi plaket, shpirti s’plaket! Ajo puhiza e vakėt dhe erėndėshme qė frynte, sikur i shkundi nga supet barrėn e viteve. U ndje mė i ri. Vėrtet, s’ishte mė djalė, por vapa s’kishte ikur ende me gushtin.Jo.Ai nuk ishte njė plak i zgėrlaqur!Levani doli nga pėrhumbja dhe pa mėdyshje, mori njė vendim.

Qehajai priste i heshtur tė zotin.Pyetja e tij e zuri gafil:

-Ē’bėhet kėshtu more Shahin?

Shahini e mbodhisi pėrgjigjen, nuk e silloisi dot ku i rrihte agait.

-Epo ja, kanė teptisur lulet Levan aga, na erdhi behari.

Levani buzėqeshi me qesėndi: i gjori Shahin, kishte sy po nuk shihte, kishte mėndje por nuk kuptonte. Ē’ti bėsh, aq i arrinte!

U grahėn kuajve dhe tė ndjekur nga zogoria e langonjve, me poh e bujė morėn udhėn pėr nė kullė.

Mbrėmanet, Levani kerkoi t’i vinin nė odė tė katėr djemtė. U tha tė uleshin. Nuk i la tė prisnin, por ua tha tė fundit nė krye:

-Sot i dhashė karar tė martohem. Dėgjomėni mirė: dua nuse, e dua tė re, tė bukur dhe ashtu siē e ka bėrė e ėma!

Djemtė mbetėn gojėhapur nga kjo rrufe nė tė kthiellėt.

-Por, baba…

-S’ka fjalė, vendimet i marr unė. Po qe se jeni djemtė e mi, nesėr shaloni kuajt dhe dilni e reshperoni nė miqėsi, ilaka e shoqėri nė gjithė nahijen dhe gjeni e mė sillni atė qė u kėrkova.
Fjala e tij ishte vula e vullnetit qė nuk mund tė kundėrshtohej. Dolėn tė habitur. Po kjo kokėshkrepje ē’ishte: Dua nuse, e dua tė bukur, tė re, si e ka bėrė e ėma, e dua nesėr!

Tė nesėrmen, tė katėr djemtė u nisėn: i madhi nga veriu, i dyti nga jugu, i treti nga lindja dhe i vogli nga perėndimi. Pyet kėtu e pyet atje, kėrko e kėrko, trokit nė miq, gjiri, miq e kumbari, vetė u bėnė telef dhe kuajve u doli shkuma. Lajmi mori dhenė: Levan agai kishte dhėnė karar tė delte nga vejanija e murgjėria. Lisi i vjetėr kishte ēelur lastarė tė rinj!

Nusen e gjeti djali I vogėl, nė njė fshat tė largėt, andej nga pernėdon dielli. Ishin tri motra, tė tria nė moshė pėr nė kalė, jetime tė gjora, tė fisme por tė rėna nga vakti, pa pajė, fukaresha, pa mall e gjė, qė i kishte rritur njė xhaxha pėr sevap e qė s’i ushqente dot as me bukė thatė dhe ankohej qė i kishin zėnė derėn. I tha tė zgjidhte njerėn. Pėlqeu tė voglėn, atė mė tė bukurėn, shtathedhurėn, gushėbardhėn, faqekuqen, meskėputurėn. E quanin Bajame. Atė s’e pyeti kush. Xhaxhesha i tha se i kishte dalė fati nė njė oxhak tė parė. E kėrkonte pėr nuse Levan agai. Ishte mė mirė sesa tė mbetej lėneshė, por nuk i tha qė fati ishte njė shtatėdhjetė vjeēar.

Dasmė nuk pati. Njė tė enjte tė fundmajit, nusen, hipur nė kalė tė bardhė, kur pati thyer dita, e prunė pak krushq. Si e donte adeti, vajzėn qė dilte nuse, tė sajtė e kishin nisur e stolisur. Nuse-vjehrrėn e pritėn te shkallėt tė rejat e djemve bashkė me berihain e fėmijėve tė tyre qė thėrrisnin me sa zė kishin: ”Erdhi nusja, erdhi nusja!”, por s’mundėn t’a shihnin se ishte mbuluar me duvak tė kuq. I hodhėn breshėrin e orizit dhe sheqerit, ia ngjyen gishtat me mjaltė dhe ėmbėlsuan derėn e kullės, dhe tok me tė urimin ”Nuse ku kalle kėmbėt, tė rėnēin dhėmbėt!” Nuse pa pajė. Kishte vetėm njė boēe me ndrresa. Tė rejat e thjeshtrave, qė ishin nga sojė e oxhak, pėrdrodhėn buzėt.

Rruga kishte qėnė e gjatė dhe nusja ishte dėrrmuar nga lodhja e mezi mbahej mė kėmbė. Hajrie arapka e mori pėr krahu dhe e ngjiti nė odat e katit tė dytė. Vuri ujė pėr t’u ngrohur dhe e futi nė hamam. E xhveshi cullak. E lau si t’a kishte fėmijė. Nėn gishta ndjente sesi i dridhej dhe pulsonte trupi, e ledhatoi butėsisht nė shpatulla dhe i tha tė qetėsohej. Ajo pa qė nusja ishte e bukur, flokė ēelur, hundėdrejtė, buzburbuqe shtatlastar, barksheshtė, e kolme, me gjokse si shegė, tė vegjėl e thimtha tė trėndafiltė. Hapi boēallėkun dhe i gjeti ndrresat. I veshi njė kėmishė tė gjatė tė qėndisur me hoja dhe dantella. Flokėt ja pleksi gėrsheta. Nusja ermironte era ujė e sapun myshku. E bėri gati tė priste dhėndėrrin.

Levanin e pėrcollėn tė katėr djemtė pėr nė gjerdek. Te dera ata e uruan: ”E gėzofsh baba, nusen e re!”. Levanit nuk i shpėtoi pa vėnė re qė ata nuk i thanė: tė trashėgohesh.

Kur Levani hyri nė gjerdek, nusja qė ishte ulur nė divan, u ngrit nė kėmbė, kokėunjur dhe symbėrdhe. Hajrie arapka, nė njė tabaka argjendi kishte ulur bakllava, llokume dhe revani, qė ata tė ėmbėlsoheshin. E pa tė zotin nė sy, sikur desh diē ti thoshte me njė nojmė, por nuk bzajti dhe duke u tėrhequr prapa, doli me njė urim tė heshtur dhe i la vetėm.

Levani, me dy gishta i ngriti nuses mjekrėn dhe e pa nė sy. Ajo, e hajthme dhe e pakėt, ngriu dhe sikur u fundos nėn hijen e atij lisi, nuk e pėrballi dot shikimin e tij dhe e ktheu kokėn mėnjanė. Levani i mori dorėn. E ftohtė akull, i dridhej, edhe nga balli i buruan djersė tė ftohta. U ul nė cep tė dyshekut me tė nė prehėr. I preku me mollzat e gishtave faqen: e butė, e lėmuar, me njė push tė trėndafiltė si tė pjeshkės. E bukur nusja. E mirė nusja, si njė lule e egėr fushe, ende njė ēupėlinė. Sa ajo ai kishte tė mbesat. Pėr njė ēast i erdhi ligsht, por ashtu ishte e thėnė: ajo ishte fati i tij. I shpleksi gėrshetat dhe ia la flokėt ti binin supeve, ia lėmoi butė, lehtė. Nga kurmi i saj virgjėror buronte si njė avull i padukshėm, dehės, ermirimi femėror. Levani e nuhati nė gushė, e puthi nė faqe dhe sepse ju kujtua kėnga ”E putha nusen nė faqe, binte era manushaqe”. Ajo fėrgėlloj dhe zemra iu drodh si e zogthit kur bie nga foleja. Njė klithmė e heshtur, si makth, i vinte sė thelli shpirtit.

-Mos kij frikė, mos u tremb, nuk tė lėndoj- e qetėsoi dhe e siguroi ai.

Ajo nuk u ndje, por si e ndodhur nė boshėsi tė panjohur, mbylli sytė dhe e la veten nė dorė tė tij, n’daē tė rrokullisej, n’daē tė gremisej nė honin e natės sė parė. Ky ishte zot’ i saj. Le tė bėhej ashtu si ishte e thėnė, i tillė ishte fati i saj, kishte lindur femėr, pėr tė qėnė derė e botės! Levani i shkoi krahun e majtė nėn krye e tėrhoqi butėsisht nga vetja dhe ia vuri kryet mbi gjoksin leshtor dhe me tė djathtėn i ledhatoi flokėt e butė si mėndafsh. Drita e zbetė e llambės, ia vinte mė nė dukje rrathėt mavi nėn sy vizatuar nga lodhja e udhės sė gjatė. Ja ku e kishte atė qė deshi: drenusha kishte hyrė nė strofullėn e luanit plak! E puthi lehtė nė faqe, e puthura ishte pa ashk ”E puthur plaku”, mendoi ai. Ēuditėrisht, nuk pati atė trazimin qė priste, i mungoi dėshira, zjarrmia, ajo pėrndezja e gjakut mashkullor pėr t’a bėrė tė tijėn. Vetja nuk iu pėrgjegj, se ē’pati njė si topitje e mpirje. ”Si thua plak-o, mos vallė nga qė ajo ėshtė aq e hajthme, aq e brishtė dhe e pambrojtur, apo, mos o zot…?“

Bajamen e lodhur nga udha e largėt e zuri gjumi. Levani s’mbylli sy. Ndjente ngrohtėsinė e kurmit tė saj dhe atė ermirimin e veēantė qė i hynte nė qėnien e tij. Rrinte dhe e sodiste: sesi frymėmerrte, me atė pamje pafajsie ėngjėllore, sesi njė re hijesh qė buiste nga thellėsitė e gjumit i lodronte nė fytyrė. Qė trembesh e dridhesh nė gjumė rėnkonte dhe mėrmėriste pa vetėdije. Ja hoqi me kujdes krahun nga nėnkoka, qė tė mos e zgjonte, dhe thirri gjumin qė bashkė me mėndjen, kishte marrė arratinė nė tė tjera vise dhe tė tjera kohė, e s’po i vinte e s’po i vinte.

Kishte rėnė drita, kur Hajrie arapka dėgjoi atė kollėn e njohur qė e thėrriste. Gatiti kafen, tė fortė e shqeto, siē e donte ai , mbushi njė kupė me rakinė e rrushit ballė kazani dhe me tabaka nė dorė hyri nė odėn e gjumit.Nusja ishte ngritur dhe veshur. Hajria, u uroi ditėn e re dhe nisi tė ormiste shtėpinė: ngriti jatakėt dhe i vuri varricė mbi sepete. Vuri re qė ēarēafėt ishin tė pastėr! I palosi dhe i vuri nė sergjen. Dyshuese i hodhi nuses njė vėshtrim pyetės, por s’pati pėrgjijge.

Levan agai doli. Porositi Shahinin t’i shalonte doriun se dita ishte e bukur, do tė shkonin nga ēiligjet tė takonin bujqit se po afronin tė korrat.

Sapo doli i vjehrri, ēatisėn tė katra nuset, duke u zgėrdhirė djallėzisht, tė blenin gjėsendi nga nata e gjerdekut, por Hajria, arapka, qė i ishte tė zotit besnike si njė qen dhe qė e donte atė me njė dashuri fetare, s’i la as tė afroheshin. I njihte ajo, ato nepėrkat gjuhėhelme.

Tė nesėrmen mbrėma, pasi darkuan, Levan agai u ngjit nė odėn e gjumit. I kishte dhėnė karar t’i gėzonte hiret e nuses sė re, paēka qė nė gjoks ndjente njė shtrėngesė qė s’ e dinte nga I vinte dhe s’i pat ngjarė tjetėr herė.

Deshi ti thoshte ca fjalė, ta ngrohte shpirtėrisht, ti jepte zemėr qė ajo tė mos ndjehej si e huaj, por ai s’ishte i zoti pėr fjalė, mė mire i flisnin duart. E tėrhoqi pranė vetes dhe nisi t’i zbėrthente jelekun kadife ngjyrė alle, pastaj i hoqi kėmishėn byrynxhyk. E mbetur e xhveshur, lėkura e saj nėn dritėn e llambės kishte reflekse tė qelibarta. Ajo lėshoi njė “Oh” dhe me njėrėn dorė mbuloi gjokset, me tjetrėn nėnbarkun dhe rrėshqiti vrikthi nėn ēarēaf. Levani mbeti vetėm nė tė linjta dhe e rrėmbeu si skifteri zogun, shpejt e me vrull si tė kishte frikė mos i ikte nga duart. Ajo nė pritje tė asaj tė fshehte pėrvėluese, krejt e hutuar e nė mėnyrė tė pavullnetshme, e la veten nė dorė tė tij. Ndjeu njė therje mes kofshėve, pastaj depėrtimin brenda vetes tė njė mase tė fortė, tė ngrohtė e veshtulloze dhe dorėn e djathtė tė Levanit qė e shtrėngonte pas vetes dhe te majtėn qė i ledhatonte gjokset e vegjėl. Ai dihaste, merrte frymė thellė, me gulē, rėnkonte, me njė psherėtimė qė i vinte sė brendshmi, pastaj e zuri njė lemzė me ngėqe qė u pasua nga njė rėnkim i thellė e i zgjatur. Tė rrahurat e zemrės iu ngadalėsuan ca nga ca, iu bėnė mė tė pandijshme, mė tė lehta, uji i jetės po shterronte. Ajo, mė pas ndjeu sesi trupi i tij, qė e kish zėnė nėn vete, u rėndua dhe u shkreh sit ė ish fikur. Qė tė ēlirohej, u brinjas anash, trupi i tij shkau ngadalė, por nuk lėvizi. Bajamja e tromaksur e ktheu nė shpinė. Nga cepi i buzės i kishte rrjedhur njė tizgė shkume, sytė i kishte tė hapur. I vuri dorėn nė ballė: ishte ende i ngrohtė. Nė fytyrė i ishte ndehur njė buzėqeshje e mezidukshme, e njė ēasti tė mbram kėnaqėsie e lumturie, qė ai e kish pritur kushedi qyshkur. Nė ēastin e fundit pėr tė ishin hapur qiejt.

I foli, e tundi dhe e shkundi, por ai as lėvizi as u pėrmend. I vuri veshin mbi zemėr.Kishte pushuar sė rrahuri. Ajo klithi me llahtari.

Kishte vdekur.

Para se tė vinte kujen, nga kjo vdekje e papritur, pati aq ment sa tė vishte atė dhe veten.

* * *

Kur i ndjeri, bėri tė dyzetat qė iku nga kjo botė, siē e donte zakoni, erdhėn njerėzit qė nusen ta merrnin nė derė tė saj. I priti e veshur e tėra nė tė zeza. U tha prerė se nuk do tė shkonte me ‘ta.

-E pse?

-Ishte shtatzėnė!

- Mos gabohej?

-Jo. Ishte e saktė. Ishin tėrė isharetet.

Nė krye tė nėntė muajve, Bajamja lindi njė djalė tė shėndetshėm. Djalin e quajtėn Levan si i ati. Ajo e lidhi jetėn me tė, e rriti, e martoi dhe trashėgoi pjesėn e pasurisė qė i takonte.

Qė atėhere nė kujtim tė Levan agait, fshahtin e tyre e quajtėn Levani Plak, ashtu vijon tė quhet edhe sot e kėsaj dite.

1. Tripoli, nė Libi

Maj-qershor 2017


Nga Resmi Osmani




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it