Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Nebi Dragoti: Poezi me tematikė nga zgjedhjet

Jo, jo, jo


Jo pseudopolitikė,
politikė virtuale jo!
Mjaft mė me mashtrim
e manipulim kanceroz historik!
Mjaft mė me virtualitet
pėr suksese qiellore
e rritje ekonomike.

Bota zjen;
Popullit iu ēanė
timpanėt e veshit,
Populli do realitet.


GODITJE ELEKTORALE

Lidership,
a liderkėz bisht,
apo liderliliput (…)
dėrdėllit nė tribunė,
dėrdėllit nė qytet,
dėdėllit nė katund…

Elektorati i pėrqesh,
i pėrqesh me tė madhe
elektorati i papunė
i urren kėto dėrdėllitje,
kėto pėrēartje,
kėta derdimenė.

Me qilim fluturues,
qilim thurur
me mashtrim ėndrrash,
fluturojnė(…):
lidership
a liderkėz bisht,
apo liderliliput.

Elektorati me duart grusht,
i pėrqesh elektorati i papunė.
Duhen nxjerrė shpejt
larg politikės
tė ngrohet nė diell
politika pa efektivitet:
lidership,
a liderkėz bisht,
apo liderliliput…


HAIQE PĖR GJELAT POLITIKĖ

***
Gjelat me ngjyra tė ndryshme,
ama, tė gjithė lafshkuq…
Nė fushatė zgjedhjesh kacafyten…
***
Gjelat politikė ki-ki-rik,
tjetėr gjė s’prodhojnė
veē monotonen muzikė…
***
Nuk ka tjetėr koncert
gjelat shajnė gjelat,
gati tė sqepohen nė surrat.
***
Gjelat si dhelprat me bisht,
si dhelprat u bėnė gjelat:
mashtrojnė e kafshojnė ekonominė.
***
Drejtim i keq shtetėror:
bėhen punė krejt tė kota,
harxhohen fonde kot…


ALTERNATIVĖ PĖR RELIKE

Alternativė e ndryshkur,
alternativė me skorje,
e vjetėr, krejt mykur,
kalbur, dalė boje…

Alternativė pėr ēorap
kjo alternativė lesh
bėn vetėm pėr skrap,
s’ di ē’bėn as vetė.

Alternativė partiake,
kėmbė dhish nė vėrri,
pėrdridhet si luvgate
pėr tė bėrė djallėzi…

Alternativė meite
parti nuk ėshtė mė,
nė ēengel pėr relike
ta varim pėr gjithėnjė.


RUBAI
1-
Njeriu punon gjithė njė jetė,
tė mira bėn pėr vete e tė tjerėt,
lodhet fort, fiton me djersė
e asgje me vete s’merr kur vdes…
2-
Kur duhet qeshur, nuk qesh,
qesh, kur s’duhet qeshur…
Nga kjo pozė ē’kuptim del,
hajde , i menēur, merre vesh…
3-
Pa dashje veten dėmton keq!
Mendja .or mik ,fajin ta ka:
Mendja sa njė kokėrr elb
duhet mbajtur nė vend…
4-
I qeshur, i dashur, i mirė
me tė tjerėt tė jesh, njeri,
se tė jesh i keq, harbut, i ligė
e merr vulėn si i tillė.

Nga Nebi Dragoti




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it