Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

E diela e dy motrave - Tregim nga Hamit Taka


Nata me ankthet e saj, dita me telashet e veta.
Edhe dita e diel, ndryshe nga ē’e prisnim dhe shpresonim, filloi si zakonisht. Domethėnė jo mirė.
Ē’ėshtė e vėrteta, gjumi mė kishte dalė pa rėnė zilja e orės. Dhe mund tė thuash se deri atėherė, punėt nuk qenė dhe aq keq, por ndodhesha akoma nė atė intervalin kohor, qė e quajmė tokė e askujt, mes natės dhe ditės. Njė hapėsirė e mugėt e njė gjėndjeje, qė s’ėshtė as ėndėrr e as zhgjėndėr.
Pėrherė, gjatė maktheve, e shikoj veten tek endem nėpėr ca kthina tė errėta, tė ftohta e tė humbura dhe tek dridhem e tėra para ca dyerve tė stėrmėdha, tė mbyllura e tė drynosura mirė. Herė-herė mė bėhet sikur kapėrcej njė humnerė tė zezė e pa fund, sikur rrėzohem, qė bie, bie e bie gjersa ndeshem nė atė goditjen sėlluese tė gjumit.
Mandej, shpesh, pėrsėri harrohem nė gjumė dhe terri ndėrkaq sa vjen e rrallohet dhe kėmbėt e plumbta, si pėrherė gjatė ėndėrrave maktheplota, mė bėhen gjithnjė e mė tė lehta dhe ja, mė nė fund, njė hapėsirė e kaltėr, e rimtė, zė e vezullon rreth e qark dhe mė bėhet sikur vozis dalėngadalė mbi krahėt e njė ere tė ngrohtė, qė ngjan si njė muzikė e largėt… Por nė ato ēaste zilja e orės mekanike ia plas me tė madhe.
Eshtė njė tringėllimė ngulmuese dhe veshējerrėse, harbute dhe e ashpėr si vetė realiteti dhe e pathyeshme, si vetė dita qė vetėm pėrparon e s’di tė ndalet.
Bėrr! Ia bėra dhe shkunda tėrė trupin. Ndieja ftohtė, por mė bėhej sikur gjėndesha nė njė vend tė errėt e tė humbur, prej nga mė kot orvatesha tė dilja. Tek vėshtroja rreth e qark, mėtova nėpėr errėsirė pėrvijimet e rregullta tė njė dere tė madhe. Deri sa, pak mė parė, nuk vegoja asnjė shenjė e send tjetėr, qė tė mė rrėfente rrugėn, m’u kujtua turbull, se mė pati rastisur tė kisha qėnė edhe mė parė buzė pragut tė saj.
Ashtu ndenja nė tė ftohtė dhe nė errėsirė me trikon e vjetėr hedhur krahėve. Trupi mė dridhej para asaj dere tė madhe e tė pamėshirshme, gjersa nė trurin e pėrgjumur mė feksi mendimi se batanija mė kishte rėnė nė dysheme dhe akoma nuk isha zgjuar plotėsisht. Pritja para derės ishte jehona e ankthit, kurse dera ishte vetė humnera.
Trupi im u mėnjanua pak nė krahun tjetėr dhe kėtė herė u zgjova tamam nė kohėn e duhur, pa arritur gjer te humnera. Por, si me kast, pėr njė ēast mė kaploi sėrish gjumi dhe m’u bė sikur harboja nė njė lėndinė plot gjelbėrim e luleēelura dhe, me njė vrap tė shkurtėr nėpėr kaēube tė bleruara, u gjenda pranė njė liqeni, i cili kaltėronte si njė njollė vezulluese dhe, prapė, mė bėhej sikur vozisja nė krahėt e njė juge tė ngrohtė, qė mė ngjante si njė muzikė e largėt, derisa tringėllima therėse e ziles sė orės mė vėrtiti nė realitetin e mundimshėm tė ditės qė po zbardhėllonte. Me gjithė pasionin qė kam pėr tonet e ēelura, nė ato ēaste parapėlqeja errėsirėn.
Mbylla sytė dhe, sikur nė hapėsirėn e njė ėndėrre reale, fillova tė kujtoja programin e sė dielės, tė cilin e kishim hartuar tė shtunėn bashkė me motrėn, duke parė njė film serial. “Ja, do tė shkojmė nė pastiēeri pėr tortėn “super”, do tė shkojmė nėpėr markete e supermarkete, nėpėr tregjet fshatare me prodhime tė freskėta, nėpėr dyqanet e mishit e bulmetit, pėr tė blerė zahiretė, detergjentet, artikuj pėr tualetin tonė e ēikėrrima tė tjera tė domosdoshme pėr njė javė. Ama, kemi pėr t’u lodhur, pasi do tė lėvizim shumė pėr tė gjetur vendet ku kemi parė nėpėr reklama ulje ēmimesh apo nė magazinat e shitjes me shumicė. Pastaj kemi pėr tė pėrgatitur njė tryezė ultra pėr drekė, se, bashkė me ne, do tė ulet edhe Beni, miku mė i mirė i Dhuratės dhe njeriu mė i afėrt pėr ne, qė prej dy vitesh, qė jemi vendosur nė Tiranė…
Derisa dushi kishte ujė tė ngrohtė, pėr mua do tė thoshte se Dhurata, ende s’qe ngritur. Por drita e mėngjesit kishte pėrshkuar tylin ngjyrė lejlaje, matanė murit dėgjohej zhurma e dushit dhe oshėtima e tubacioneve tė ujit. Ndėrkohė:
-Moj, Bela, ende shtrirė je ti? Ēohu, de, dhe ēap lahu, -mė tha motra me njė qortim tė lehtė, e mbėshtjellė me njė kėmishė tė madhe me dantella, e falur nga njė kushėrira jonė emigrante. Ajo ēau pa zhurmė mugėtirėn lejla tė dhomės, sikur rrėshqiste ashtu thellėsive tė njė liqeni nė agimin e njė dite pranverore, duke pėrhapur rretheqark aromėn e kurmit tė posalarė me sapun tualeti. Flaka tej jorganin dhe shkova nė banjė mekanikisht, sikur tė isha njė qėnie e kurdisur. Kthina qė shėrben si banjė nuk ėshtė mė e madhe se njė kabinė telefonike dhe ndonjė vizitore e rrallė habitet se si ajo mund t’i nxėj edhe dushin, edhe musllukun, edhe lavamanin edhe takėmet e tualetit.
Vetėkuptohet se nė muslluk nuk gjeta mė ujė tė ngrohtė dhe u lava me ujin e cingėrimtė tė ēezmės. U fshiva shpejt e shpejt me peshqir dhe, e mbledhur kruspull nga tė ftohtėt, renda nė dhomė, pėr t’u veshur. Ndėrresat e pastra rrezatonin freski, ama ishin aq tė akullta sa ngjanin si tė lagura. Madje edhe pulovri jeshil nuk mė solli nė vete, dukej sikur edhe ajo priste qė ta ngrohja unė me kurmin tim.
-A kemi kafe? - pyeti Dhurata, duke vėnė xhezven me ujė nė petrogazin e vogėl.
-Dje bleva.
-E paske blerė nė dyqanin tonė…-hungėroi Dhurata.
Si mbaroi tualetin ajo pėrkuli kokėn mbi petrogazin, qė ishte nė kamare.
- Po. Kuptohet pa shumė mund: tė gjitha aromat i ka, edhe tė sapunit edhte tė vajit, edhte tė piperit, vetėm tė kafes – jo.
- Ta pi apo jo kėtė lėtyrė, -tha prapė, duke hequr xhezven nga petrogazi. –Po e pi, mbase mė ngroh.
Sigurisht qė e rrufėm kafenė. Dhe, me qė e surbėm sa pėr tė na nxehur, ra fjala edhe pėr sobėn elektrike, tė cilėn Dhurata para dy javėsh e kishte ēuar ta meremetonte dhe tani shkonte pėr ditė e pyeste, por ata ende nuk e kishin zėnė me dorė.
-Dje mė thanė se u dashka kėmbyer spiralja, kur spirale tani pėr tani nuk paskan, -shpjegoi Dhurata.
Dhe, meqėnėse unė heshtja, ajo shtoi:
-Pse s’flet? Edhe ti duhet tė interesohesh pėr kėto gjėra…
Por motra ime ėshtė mėsuar prej kohėsh me heshtjen time. Sot, nė vend qė tė ishte e gėzuar, sepse qe ngritur me nerva dhe sikur kėrkonte shkak pėr t’u grindur, nė vend qė tė bėnte tė kundėrtėn. Por unė e kuptoj, e ka nga meraku, pėr t’i rregulluar punėt e gjėrat sa mė mirė. Ndėrsa mua mė pėlqen tė mbyllem e tė llafosem me veten dhe, nė kėto e sipėr, mos t’u pėrgjigjem tė tjerėve. Jo se rri gojėkyēur, si memece, por zakonisht kufizohem me ca pėrgjigje tė shkurtėra, si “po” ose “jo”, “ndofta” ose “si tė duash”…
-Mė mirė tė kishim blerė njė tė re, -i thashė mė nė fund.
- Nė asnjė mėnyrė, sikur tėrė dimrin tė presim gozhdė, -kundėrshtoi Dhurata. – Mė mirė na leverdis tė paguajmė pėr tri spirale, se sa tė blejmė njė tė re, qė kushton, mė e thjeshta, treqind mijė lekė. “Treqind mijė… por Beni me ty prishni ku e ku mė shumė”, -mendova me vete. Por ia futa kot, se motra nuk prish as qindarkėn pa mėnd e pa vėnd.
Ndėrsa Dhurata priste pėrgjigjen time, ra zilja e derės. Shpėrndarėsi i faturave tė energjisė elektrike, na solli zarfin e OSHEE-sė. Dhurata e hapi, ndėrsa faturisti rrinte e na shikonte si i shushatur. Domosdo, dy vajza tė sajdisura, pėr tė dalė, e kemi hutuar.
-Njėqindmijė dhe njė bisht prapa?!.. Kaq shumė!–shprehu habinė motra.
-Mė pyesni mua pėr diēka qė duhet ta dini vetė, - ia ktheu faturisti i energjisė elektrike, njė shprehje mekanike, tė cilėn kusedi pėr tė satėn herė e kishte pėrsėritur, pasi e kishte dėgjuar nga ndonjė epror i tij.
-Po keni brėnda dhe kamatėvonesėn e muajit tė kaluar, -u pėrgjigj faturisti, qė edhe numrin e sahatėve e lexonte me vėshtirėsi dhe, me siguri, te zbritja nuk e merrte nė konsideratė dhjetėshen qė kishte marrė nga shifra para njėsheve, apo qindėshen qė kishte huajtur te shifra para dhjetsheve .
Mė erdhi keq pėr tė ziun faturist, kur Dhurata e acaruar, ia mbylli derėn nė fytyrė, pa e lėnė as tė na pėrshėndeste.
-Nė se nuk paguani nė kohė edhe kėtė muaj, do t’ju presim dritėn, -u dėgjua pas derės zėri i tij.
-Ē’na u bė ferr dhe ky dreq faturisti. S’kemi punė tjetėr veēse tė presim faturistin e energjisė elektrike edhe tė dielėn e hareshme, -i thashė motrės sė acaruar nga nervat. Ajo mė buzėqeshi me fytyrėn e saj aq tė ėmbėl. Pastaj pa orėn dhe mė tha:
-Bėhu gati tė nisemi. Kemi kohė sa tė shkojme te butiku “Mjelma e bardhė”.
-Sikur ta rregullonim pak dhomėn, motėr?
-Mė janė prerė krahėt. Mė vonė. Tani mė pihet njė kafe, veē nga ajo mė e mira, ama.
U ngrita e bindur. Zhvara nga kremastari pallton time blu tė errėt, njė pallto e vjetėr, falur qėkur emigrantėt u binin shumė dhurata tė afėrmėve tė tyre. Se tani mė…
Te kafe “Laura Bush”, njė kafe e re, pranė njė hoteli shumėkatėsh, gjetėm edhe dy motrat vejusha, tė cilat banojnė nė pallatin pėrballė neve. Pėr shkak tė tyre motra, veē tylit, nė dritare edhe perde tė trasha tė blerta. “S’dua tė na shikojnė ato laraskat”, mė tha. Mė e madhja quhet Elsa, qė sot duket e mėrzitur me filxhanin e kafes tė boshatisur pėrpara.
-Ēupat i paska zėnė gjumi pėrsėri, - vėrejti ajo, kur u ulėm nė karriget pėrballė saj.
Nė vend qė t’i pėrgjigjej, Dhurata ngriti dorėn me dy gishtat e tendosur, shenjė fitoreje kjo, por qė nė rastin tonė mishėronte njė porosi tepėr prozaike-“dy kafe”.
Kur jemi tė lira, pirja e kafesh na shkon minimalisht gjysėm ore. Por mund tė rrimė edhe dy orė. Kur kemi ndonjė bisedė tė bukur, mund tė marrim edhe dy kafe. Punė motrash. Por sot Dhurata e rrufisi pėr njėzetė minuta. Sikur diēka iu kujtua befas, nxorri listėn e sendeve qė do tė pshonisnim dhe ma vuri pėrpara. Hidhi njė sy edhe njė herė, mė tha, se unė do tė hidhem deri te butiku “Mjelma e bardhė”, pėr tė marrė diēka qė e kam harruar qė pardje. Me siguri do tė jetė ndonjė dhuratė pėr Benin, mendova.
“Mjelma e bardhė”, qė ndodhet fare afėr me kafen “Laura Bush”, ėshtė njė butik me takėme nusesh, qė nga vellot e deri te vėthėt e florinjtė, unazat, bizhuteritė e gjithēka qė u pėlqen nuseve tė sotme, pronė e Benit. Furnizimin e bėn vetė Beni. Me dy ēanta supi shkon me autobus deri nė Stamboll, pastaj merr aeroplanin pėr Dubaj, ku furnizohet me gjithēka qė nevojitet nė njė butik nusesh. Sigurisht i merr lirė dhe kėtu i shet dhjetėfishin. Dhurata ėshtė shumė e shkathėt dhe ngjitėse e madhe pėr shitjen e mallrave, kėshtu qė butiku del me fitime tė mėdha. Natyrisht motrėn e ndihmon dhe profesioni i financieres. Punon gjashtė ditė tė javės, tė dielėn e bėn pushim. Eh, si janė kėto punė: Beni me shkollė tė mesme ka punėsuar motrėn time me shkollė tė lartė! Sidoqoftė jam e lumtur se shkojnė shumė me njėri-tjetrin. Beni ėshtė djalė i shkathėt, motra ėshtė serioze dhe inteligjente – heroina ime, idhulli im.
Prit e prit, sa u mėrzita, po motra s'dukej tė vinte. “Po kjo pse vonoi kaq shumė?”, thashė me vete. Pagova kafet dhe mora rrugėn drejt “Mjelmės sė bardhė”. Pak hapa bėra dhe pashė Dhuratėn me njė ēehre, qė s’e kisha parė ndonjė herė tjetėr. E zbardhur nė fytyrė(motra ime, kur nervozohet, nuk skuqet), sygremisur, nervoze, bėnte ecejake para butikut. “Po kjo?! Ē’do tė thotė kjo?... Ishte aq mirė e me humor qė nė mengjes. Ē’e zuri tani?”, thashė me zė dhe vėshtrova rrotull mos mė dėgjoi njeri. E arrita, e vura re me vėmėndje dhe e kapa nga krahu. E ndjeva se diēka i kishte ndodhur.
-Eja tė vazhdojmė punėt tona, - mė tha dhe eci para me hap tė sertė, sikur kishte marrė njė vendim tė rėndėsishėm dhe shkonim ta ekzekutonim.
-Ē’punė do tė vazhdojmė? – e pyeta e shqetėsuar.
-Ato qė kemi nisur, punėt e tregut.
-Nuk do tė shkojmė sė pari tė porosisim tortėn?
-S’kemi nevojė pėr tortė tė porositur. Pėr vete, blejmė njė tė zakonshme.
-Domethėnė Beni s’do tė vijė?
-Jo, kurrė mė.
Nė ato ēaste vetėm e ndiqja prapa. Ishte e pamundur tė flitej me tė. Eshtė zakon i mirė ky imi, qė nuk kam qejf tė flas shumė, i bėra qejfin vetes. Pastaj mėndja mė tha: mirė qė motra anulloi ftesėn pėr babin dhe njėrkėn. Mjaftohemi me seriozitetin e bisedės sot, herė tjetėr ndėrrimin e unazave, mė kishte bindur ajo.
Duke bredhur tregjeve, harruam gjithēka dhe dukej sikur asgjė s’kishte ndodhur.
Sa hymė nė shtėpinė tonė me qera, nuk gjeja fjalė si ta pyesja apo ta ngushėlloja dhe iu hodha nė qafė. Edhe ajo mė shtrėngoi fort. Riga lotėsh rridhnin faqeve tona e diku rrėshqisnin nė gjokset e njėra-tjetrės. Eh si ėshtė motra! Motra sa bota!
U ndamė, fshimė lotėt dhe s’dinim nga t’ia fillonim. Mė dha shėnjė me dorė tė ulesha.
Ashtu bėra. Edhe ajo u ul bri meje nė kanape.
-Tė shpjegohemi, mos tė tė lė nė ankth e tė vazhdojmė tė pėrgatisim drekėn,-mė tha.
Ngela shtangur, ē’do t’mė shpjegonte motra, qė s’e dija unė! Prisja me padurim tė fillonte.
-Butikun “Mjelma e bardhė” e gjeta mbyllur, siē duhej tė ishte pėr ditėn e diel. Beni nuk hyn kurrė nė butik pa qėnė unė.
-Normale, ashtu duhet, pėrgjegjėsinė e mallit e ke ti, -s’m’u durua pa folur. Tė shprehurit ta imponon situata jo tipi.
-Por sot ishte brenda. Dhe dera qe e mbyllur me ēelės po nga brenda. Falė Zotit qė dėgjova zėra, se do tė kisha njoftuar policinė.
-Ē’do tė thotė kjo, motėr?
-Se ishte me njė femėr.Duke qėndruar nė kėmbė e habitur, dėgjova zėrin e saj, ankues e lutės: “ Joo, mos, tigėr. Tė lutem, mos. Tė lutem, mos, tigėr.”
Mbeta shtangur. M’u bllokua fryma, mė dridhej trupi. Beni t’i bėnte gjėra tė tilla motrės sime!
-Ē’femėr qe ajo? – s’m’u durua. - Shkojmė tė presim, kur tė dalin, t’i shikojmė drejt nė sy. Ēfarė do tė bėj ai Beni i dashuruar me ty, ė?
-Jo, Bela. S’kemi mė punė me ta. Ne nuk jemi si ata.
- Jam kureshtare ta shikoj dhe ta njoh, kush ėshtė ajo femra.
-S’ka nevojė ta dimė, le tė jetė kush tė dojė. Ne s’kemi mė punė me ta.
-Tė lutem, motėr, tė ulemi diku. Jam shumė kureshtare ta shikoj kuēkėn dhe ta krahasoj me ty, qė je pėllumbeshė, e menēur…
- Mė mirė tė jesh njė prostitutė e bukur nė kėtė vend, se tė jeshė njė vajzė e pastėr, serioze, e pa djallėzuar, -i thashė motrės pas heshtjes sė saj dhe pėrthitha hundėt, ku m’u mblodhėn lotėt ēurg.
-Nuk ėshtė ashtu, Bela. Mbase ajo ėshtė vajzė e pastėr, por naive ose e dshuruar marrėzisht pas tij. Nuk ka faj ajo, gjithēka lidhet me Benin.
-Nga e di ti?
-E di shumė mirė kush ėshtė ajo. Eshtė njė vajzė me tė cilėn Beni kishte lidhje, para se tė njihej me mua. E kuptova nga emri, qė i thėrriste, kur i pėrgjėrohej, “tigėr”. Ashtu i fliste ajo,kur ishin tė dashuruar, ma ka treguar vetė Beni. Mė vonė ma ka treguar edhe si person, sigurisht nga larg.
-Eshtė e bukur? –s’m’u durua pa e pyetur.
-Nuk ėshtė kushedi, por kanė qėnė shokė klase dhe ishin lidhur qė nė maturė. Vetė mė ka thėnė se janė ndarė nė mėnyrė idioteske.
- Po pastaj, si ndodhi qė janė lidhur prapė, se ndryshe ajo s’mund tė shkonte nė butik vetėm me tė?
-Si janė lidhur? Siē lidhen sot, pėr para, pėr interesa, pėr ombrellė pushteti… Babai i saj tani ėshtė bėrė deputet dhe Beni, me sa duket, i duhet njė mbėshtetje pėr biznesin apo punė tė tjera, pėr tė cilat sakrifikon ndjenjat dhe tė ardhmen e tij…
-Maskarai! –s’durova dot. - S’ia vlen motėr tė mendosh mė pėr tė, -e mbylla bisedėn dhe iu hodha nė qafė.
-Mos u shqetėso ti, Bela. Do tė gjej punė dhe do tė punoj si luaneshė, qė ty mos tė tė mungojė asgjė sa tė mbarosh universitetin. Kur tė mbarosh do tė mendojmė sė bashku. Edhe dy vjet ke akoma.
E shtrėngova mė fort motrėn nė gjoksin tim.
-Mė e keqja ėshtė kur ti me mėndje e kupton se s’mund tė dashurohesh dot me njė njeri. Por kėtu gjithēka ėshtė mė e komplikuar se kaq, Bela ime, zemra ime!
Pas kėtyre fjalėve fillova vėrtetė tė dyshoja dhe u ndjeva shumė keq. Mė keq se ēdo herė tjetėr. Mė keq se aq s’kishte ku tė shkonte mė…

Nga Hamit Taka




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it