Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Dragoi im - Nga Suzana Kuqi


(Njė Pėrrallė e gjatė e publikuar si e-Libėr.)

Ku gjenden pėrrallat?
ka njė nė ēdo send
nė dru, nė tavolinė
nė gotė, nė trėndafil
Pėrralla rri aty brenda
prej kohėsh
e nuk flet
ėshtė si njė bukuroshe e fjetur
e duhet ta zgjosh
Por nėse njė princ
apo njė poet
nuk vjen ta puthė...
fėmija pėrrallėn
mė kot e pret..


Xhani Rodari


Pylli i zi dhe kalorėsi ynė



Njė kalorės me pelerinė tė errėt e kapele tė rrasur mbi koke qė mbulon fytyrėn e tij por nuk fsheh dot flokėt e gjatė e tė zez, del si hije nga pylli akoma i pėrgjumur qė pėrkėdhelet nga drita e parė e agimit. Nė kėtė ēast magjik tė zgjimit tė gjithėsisė duket si njė figurė fantastike e mbushur plot me mister e trishtim dhe bjen nė kontrast tė plotė me horizontin qė ka filluar tė ndizet e ngjyen me ar sipėrfaqen e lumit qė rrjedh aq qetė sa duket sikur fle. Kali nė ngjyrė kafe pėrfiton nga ky ēast e fillon tė shuajė etjen. Heshtje. Kalorėsi duket sikur ka ngrirė mbi shpinė tė kalit, as edhe ajri nuk lėviz e duket sikur respekton trishtimin e dhimbjen e tij. Lotė tė nxehtė rrokullisen mbi faqet e tij burrėrore. Kush ka thėnė se burrat nuk qajnė... Papritmas njė trok i zhurmshėm kuajsh vjen nga pylli dhe kalorėsi ynė duket sikur shkundet. Kali i shqetėsuar lėvizi e me flegrat qė fėrgėllonin tek ndjente rrezikun, u ngrit kas, hingėlliu e u bė gati pėr t’u lėshuar me vrap. I zoti shtėrngoi frerėt duke e detyruar tė ulej dhe njė ēast u duk i pavendosur se ē'tė bėnte. Kur zhurma erdhi e u bė mė e fortė, nguli thembrat nė barkun e kalit e rendi drejt lumit. Njė pyll akoma mė i errėt e priste nė bregun tjetėr...

- & -


Sapo ai u zhduk nė tė, pesė kalorės tė tjerė ja behėn e qėndruan po nė atė vend ku kish qėndruar kalorėsi ynė pak mė parė. Kuajt ishin tė nxehur e tė djersitur. Ju afruan bregut tė lumit dhe kuajt filluan tė shuajnė etjen. Kalorėsit ishin tė zemėruar, bėrtisnin njėri tjetrit duke treguar shenjat qė kish lėnė kaloresi i parė nė tokė e pastaj ndoqėn me sy bregun tjetėr, ku dukeshin ende tė freskėta gjurmėt e kalit tė tij. U ndez njė diskutim, tre donin ta ndiqnin pas, por dy tė tjerėt ngulnin kėmbė tė ndalonin aty dhe tė ktheheshin prapa. Papritmas njė kalorės tjetėr me kalė tė zi e flokė tė bardhė u shkėput nga pylli dhe u afrua. Dėgjoi tė gjithė me rradhė dhe nė fund tha:

- "Kthehemi.Atė qė kemi filluar ne do ta mbarojė pylli i zi."


- & -


I Zi quhej pylli, por kur dielli ngrihej lart rrezet e tij bėnin tė shkėlqenin gjethet e lisave tė mėdhenj e tė fuqishėm me njė ngjyrė te gjelbėr paksa tė errėt por shumė tė bukur. Ato zgjatnin degėt e tyre, i gėzoheshin rrezeve tė para tė mėngjesit dhe dukej sikur pėrshėndesnin dhe falenderonin ditėn e re. Gjethet e pemėve ishin gjithmonė tė gjelbėrta, dukej sikur gjelbėrimi buronte nė kėtė vend dhe kjo binte me shumė nė sy nė dimėr kur pylli pėrkarshi ishte i zhveshur dhe pemėt e tij dukeshin si dordolecė qesharakė qė dridheshin nga era e tė ftohtėt e dėborės sė bardhė.Toka, ajo pak qė mund tė shihej nga bregu tjetėr, ishte e errėt dhe ndjehej nga larg kundėrmimi i mirė i dheut tė lagėsht e tė freskėt edhe nė muajt mė tė nxehtė tė verės. Ishte i bukur si njė pyll ėndrrash apo pėrrallash por askujt nuk ja mbante tė vinte kėmbė nė tė. Pėr sa kohė mbahej mėnd nė fshatrat pėrreth, kush kish kaluar lumin e kish hyrė nė tė, ose ish gjetur mė pas i vdekur poshtė fshatit nė breg tė lumit i sjellė nga rryma ose ... por mė mirė i vdekur se sa i katandisuar si ata tė paktė qė kishin dalė gjallė. Vetėm pak, shumė pak vetė kishin hyrė, dhe kėta numėroheshin me gishtat e njė dore. Kush nuk ishte kthyer, mendohej i vdekur. Pra nė kėtė pyll kish hyrė edhe kalorėsi ynė dhe tashmė konsiderohej dhe ky si i tillė...

- & -


Pasi u fut brenda nė pyll aq sa mendoi se nuk e shihnin mė nga ana tjetėr, Gjini sepse kėshtu quhet kalorėsi ynė, zbriti nga kali dhe filloi tė ecte mė kėmbė derisa lodhja i kėputi gjunjėt e u shemb pėrdhe. Dhimbja e pushtoi tė tėrin tek pa duart e lyera me gjak. Ishte gjaku i Marikės sė bukur. E kish lėnė atje nėn hijen e atij lisi tė madh ku takoheshin pėrherė. Pėrse ajo shpatė kish goditur Marikėn dhe jo atė? Pėrse ja kish mbathur dhe e kish lėnė atje? Do tė ish mė mirė tė kish vdekur me tė . Por ajo kish thene:-" Ik Gjin! Ik e jeto edhe pėr mua!" Po ē'e donte jetėn pa tė? Ai i la rrugė tė lirė dhėmbjes dhe u shkreh nė vaj. Ngashėrimet e tij ngriheshin lart e shuheshin nė degėt e dendura tė pemėve. Pėrreth kish vetėm qetėsi, as zogjtė nuk cicėrinin, dėgjonin nė heshtje dhėmbjen e madhe tė kėsaj qėnjeje tė ēuditėshme qė kish hyrė ashtu papritur nė teritorin e tyre. Diku dhėmbja dhe lodhja e raskapitėn dhe Gjinin e zuri gjumi duke pėshpėritur emrin e tė dashurės mes dėnesave qė po shuheshin...



Nga Suzana Kuqi




Komentet


31/01/2009, 21:15:49 Kritika shkruan:

Suzana, urime per kete pjese te bukur. Ngjarja eshte e kendshme dhe fiton shume jete nen stilin tend mese te stabilizuar. Ju keni ndertuar me fantazi nje bote te tere, e cila fale pershkrimit tuaj ekselent, shembellen si e vertete.

Po e shfrytezoj kete koment, per t'ju bere te ditur edhe autoreve te tjere (vetem bashkepunetoreve te kesaj faqeje), se kush deshiron te publikoj botime e tyre, sic jane e-Librat e vendosur ne menune ne te majte (nen Biblioteken), mund te komunikoje me adresat e emalit te Gazete Kritika. -

01/02/2009, 13:33:20 Suzana shkruan:

E dashur Kritika, ju falenderoj se pari per publikimim e shkrimit tim, e se dyti per komentin e bukur e te ngrohte.A mund te thihet per nje koment"i ngrohte"... nuk e di, poe keto dite te ftohta e plot me probleme per mua, vertet qe me ngroh. Vertet per te qeshur i urojme vetes e shpresojme se viti i ri mund te na sjelle pak fat, ndoshta me vone, por per mua deri tani ka qene: Vit i ri, probleme te reja...
Me respekt Suzana -

02/02/2009, 15:14:27 Gent shkruan:

Gjuha shqipe, njihet shkencerisht si nje nga shtate gjuhet origjinale te botes.
Vec kesaj karakteristike e vecante e kesaj gjuhe eshte forca e madhe shprehese e saj, natyrisht nqse ke aftesine per ta perdorur.
Dhe nuk duhet te jesh vetem shkrimtar i vertete, per ta zbuluar kete thesar, por dhe popull i thjeshte por i qut.
Dhe ja si na vijne vargje brilante nga folklori i veriut, kur gjenia anonime, pershkruan bukurine e Tanushes me nje detaj qe te godet :
Dhembet e bardhe, si gurzet e lumit,
Fill, mbas shiut kur po shndrit dielli
Dhe kjo force shprehese nuk gjendet vetem tek fjalia, apo tek fjala, por dhe tek germa.Dhe jo vetem ne permbajtje, por dhe ne forme.
Dhe ja ku Suzi jone, vetem me nje germe, nga (i) ne (e): (e) dashur Kritika, i ndryshon seksin Kritikes.Ku dhe forma e germes (i) dhe (e) ne perdorimin shqip te japin ndiesine e dy sekseve te kunderta.
Nuk e di, si ka per ta zgjidhe Kritika kete koritje,por une vete kishja per ta zgjidhe me Kanun. -

02/02/2009, 16:07:16 Suzana shkruan:

I respektuari Genti, nuk them e respektuara, sepse nga emri percaktova dhe gjinine, te pakten te emrit. Kritika, si emer qe perdoret me duket femeror, eshte thjesht nje titull, edhe sikur personi qe e perdor te jete i gjinise mashkullore, une perdor titullin Kritika. E me duket me e drejte keshtu, nuk mund te them i dashur Kritika, personin ne fjale nuk e njoh, po ti dija emrin, do ti drejtohesha sipas emrit. Sa per gjuhen shqipe, eshte gjuha ime... pastaj nese jam e afte ta shpreh sakte eshte tjeter pune, e di qe lajthis ca, ne te shkruar me pak, ne te folur... bej aq gafa, sa kam arritur te mos e konceptoj dot te foluren time pa to, por nuk me ben dem, madje qesh dhe une me gafat e mia.Pastaj ku e gjete ate fjale "koritje", jemi mes miqsh, ose une te pakten i konsideroj miq te gjithe antaret e blogut e me ben nder qe me quan Suzi jone, pastaj Kanuni... lere te shkretin ne pune te vet, bejme edhe pa te.
Gjithsesi Genti te faleminderit per komentin, dhe ai shembulli i folklorit eshte shume i bukur.Te uroj gjithe te mirat.
Me respekt Suzana -

02/02/2009, 16:12:52 Kritika shkruan:

Kritika eshte shkurtimi i Gazetes Kritika, dhe nuk kuptoj cfare ka per tu habitur kaq shume ketu rolleyes (sa na pelqen ne shqipove te merremi me procedure biggrin ). Kritika nuk eshte individ-i-e, por eshte domain, institucion, host. Suzana ka te drejte ne adresimin e saj.
Nuk ka rendesi kush shkruan dhe sa shkruajne nen "Kritiken", rendesi ka qe "Kritika" eshte "Gazeta Kritika". Dhe "Gazetes Kritika" do i adresohesh me "e", jo me "i".

P.S. Gent, me Kanun koritesh edhe kur behesh pushk e mbushme e dikuj tjeter... -

02/02/2009, 16:30:35 Suzana shkruan:

Komenti i Gentit mu duk miqesor e per me teper, nuk mendoj se e ka me te keq, por thjesht ka dashur te beje pak humor, ashtu siē mund te behet mes miqsh. Fundja hyjme ketu ne blog per tu ēlodhur ne menyre te kulturuar e per te perfituar diēka nga ana intelektuale e nga ana tjeter per te hequr mallin per ate pjese qe na mungon ne dhe te huaj. Kam plot miq ketu, plot shoqe italiane, por nuk me mbushin ate boshllek qe me krijon emigracioni.
Me respekt Suzana -

02/02/2009, 16:56:28 Kritika shkruan:

Suzana, ideja eshte ketu, para ca ditesh, pothuajse me te njejten natyre komenti, pa pike lidhje me nje shkrim te Kozetes tek Doreshkrimi, komentoi nje "internet hacker" (r.m.) twisted . Kot, pa asnje lidhje, thjesht per te devijuar linjen e diskutimit, dhe per te ofenduar autoren e shkrimit. Prandaj uroj qe Gent te mos kete rene nen influencen e "internet hackers" twisted , te diskretituar gjeresisht tashme ne boten e webit. -

02/02/2009, 22:16:24 Vaid hyzoti shkruan:

E lagu, s'e lagu, me bisht apo pa bisht...-thelbi i diskutimit te mesiperm. E rendesishme eshte te paraqesim sa me shume krijime cilesore dhe, po te jete e mundur, me nje gjuhe sa me komunikative e te figurshme, ne plotesimin e misionit te letersise. -

02/02/2009, 23:54:34 Raimonda shkruan:

Pershendetje dhe Urime Suzanes per kete krijim kaq te bukur. Pershendes ,Kritiken (a.c.), Susanen, mikun tim Vaidin, Gentin,Dajtin, Linden, Kezen, nga Korca e bukur me serenata.
Deshiroj Linden ta takoj ne Tirane, ne rast se deshiron dhe kush nga mundesi ne Korce e Tirane e ftoj ne promovimin e 4 librave te mi, ne Biblioteken Thimi Mitko te Korces, me 26 shkurt 2009. -

03/02/2009, 14:18:39 Gent shkruan:

Suzane! Me erdhi mire qe nuk me zhgenjeve ne perceptimin tim per ju: Nje feminitet subtil, shoqeruar me inteligjence.
E kuptove thjesht dhe bukur dashamiresine dhe humorin.
E quaj nje fatkeqesi te vertete, per ata , te cilet nuk kuptojne humorin, qofte ky dhe trivial(i dukshem). Dhe kjo mund te ndodh dhe me dike qe nuk e pret.
Nje profesor francez(me vjen keq qe nuk ja kujtoj dot emrin), kishte zakon qe kur zhvillonte leksionin, te zgjidhte nder fytyrat e auditorit, ate qe ai mendonte se ish me pak inteligjente.Dhe nqse se ajo fytyre, pesonte tranformime, gje qe tregonte se truri i saj e kishte kuptuar leksionin, ahere profesori ish i sigurte qe i a kishte arritur qellimit ne gjithe auditorin.
Dikur profesori po referonte para nje auditori me nivel te larte shkencor. Kur mbaroi leksioni u degjua zeri i kryetarit te akademise franceze te thoshte:
Nuk e kuptoj, perse profesori, gjate gjithe kohes qe shpjegonte nuk i shqiti per asnje momente syte nga mua. -

03/02/2009, 15:58:45 Kritika shkruan:

Gent, ishte thjesht nje hamendje, mos e trajto kaq seriozisht.
Nejse, rendesi ka qe me 26 shkurt paskemi promovimin e 4 librave. Kater libra yawnin -

04/02/2009, 02:51:59 Linda shkruan:

Monda

Do te takohemi patjeter. -

04/02/2009, 04:24:57 Suzana shkruan:

Monda, mikja ime e dashur, urime per librat e tua, e gezoji ato dite ne Korēen e serenatave.
Linda, nuk e dija se je ne Shqiperi, di kaq pak per ty, vetem te lexoj dhe shkrimi i fundit ishte shume interesant e me pelqeu shume. Me vjen keq se isha ne Tirane ne fund te dhjetorit e do te te kisha takuar me kenaqesi.
Me dashuri e respekt Suzana -

05/02/2009, 13:20:25 Gent shkruan:

Perjetim me te vertete i vecante Rajmonda, qe do te pagezosh krijesen tende ne qytetin e lindjes.
Por si shume libra moj Monda? Pasi ka mundesi qe gjithe keto libra te perpjestojne vemendjen ne raport me numrin e tyre. Dhe kur ke perpara nje degjues apo lexues shqiptar ne pergjithesi, te stresuar apo angazhuar forte me perplasjet e dites.
Megjithate zaret u hodhen! Dhe te uroj te arrish ate qe deshiron.Mendoj se per kete, cilesise letrare i duhet bashkuar dhe nje aktrim i mire.
Promovimi,mendoj qe quhet i arrire kur autori nepermjet interpretimit te mendimit dhe ndjenjave te veta, arrin te provokoje nje lloj orgazme te NJEKOHESHME me shumicen e auditorit,qe cili arrin te perjetoje njesoj si ai, boten e brendeshme dhe te ndjere te librit. -

05/02/2009, 16:54:24 Dajti shkruan:

@Monda,

te uroj gjithe te mirat ne perurimin e librave te tuaj

Dajti -

24/05/2009, 05:51:22 Byli shkruan:

Te uroj per librin tuaj shume te bukur. Kemi nevoje te lexojme libra te tille... -

24/05/2009, 10:23:29 Suzana shkruan:

Ju falenderoj qe e keni lexuar dhe per fjalet e mira.
Me respekt Suzana -


This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it