Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Koha kur tė ketė kohė - Libėr me poezi

Nga Jeton Kelmendi


“Tė besosh domethėnė tė jetosh (...) Besimi ėshtė e vetmja gjė qė qenėsisht ėshtė e jona.” - Nena Tereze

PĖRTEJ VETVETES JETONTE
Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjėjt
(Nėnės Terezė)


Sa vjet kaluan
Nga njė shkuarje e madhe
Pėrtej vetes jetonte njė mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njėrin pėr zotin tjetrin pėr njerėzimin

Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutė
Mė shumė Albanika e mė shumė dritė
Njerėzimit
Lutej dhe bėhej vetė
Lutja

Ilirika
Nėna jonė Terezė
Me 1978 paqja tė ra nė emėr
At vjet nėno
Unė erdha nė ketė botė
Tash
Kur mė duhet krenaria
Shkoj nė Krujė te Kastriotėt
E i thėrras Gjergjit
Kur mė duhet njė yll
Universi
Dal nė Kodėr tė Diellit
I bėj zė Rugovės
Nėna jonė Terezė
Me lutjen tėnde kam rėnė e jam
Zgjuar
Dardan
Engjėjt qė jetojnė nė qiell
Buzėqeshėn dhe pritėn
Shkuarjen tėnde
Tė madhe
Sa vjet u bėnė
Dhe atdheu po bėhet gati
Pėr njė ditė tjetėr
Albanika
Vazhdo lutu pėr njerėzimin
Jetimėt tu
Pėr tokėn e shtrenjtė
Qė i thonė
ILIRI

Kaluan sa mote
Qė shkove
Kėndej po vijnė do tjerė
Gonxhe
“E di njė fjalė prej guri”
E mėsova n’Shkrel
Edhe njė pallat ėndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmėt e Prekazit
E tė Gllogjanit
Ato zhgjėndrra i pamė me sy
Ati ynė nė qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe njė fjalė
Shqip
Zoti e bekoftė Arbėrinė
Ndize njė kandil
Ndriēoje atdheun
Ilirikase
Kjo ėshtė e para
Ēdokush e din
Nėnė ti je vetė drita

Shkuarja nuk ėshtė e lakmueshme
Pėr kurrkėnd
Veē kur shkohet si ti nėnė
Ėshtė shkuarje e mrekullueshme

Edhe Jezusi dinte pėr albanėt
Po moti i keq na pat marrė
E ēka t’i bėsh fatit t’zi
Fqinjėt na qėlluan tė tillė

Pėrtej vetes ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton nė vetveten
Pėrjetėsi
Bashkė me engjėjt

Tė ardhmen tonė tė nesėrme
Sillna sot

Lutu bre Nėnė edhe njė herė
Se dhjetori m’ka frikėsuar
E nuk di ēka po mė shohin sytė

Mė bėhet se tė ftohtit tė Dardanisė
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katėr pjesė
T’ndara
Nėnė, ti je emri ynė qė shndrit nė qiell
E tokė

Fillimdhjetor 2007, Bruksel



Nga Jeton Kelmendi




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]