Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Fituesi nuk merr asgjė - Nga George Peagu

Libėr me poezi

Lule e shumėfishtė
(Floare multiplć)


Syri yt ėshtė njė lule
Goja jote ėshtė njė lule
Veshi ėshtė njė lule – dhe nyelli
I kėmbės dhe bėrryli
Dhe fyti dhe flokėt – gjithēka...
Dhe duke i marrė tė gjitha
Prej teje bėjnė njė lule
Mijėra petale
Mbi sipėrfaqen tėnde rrezatojnė
Pėrmes mijėra pasqyrash.


PLAGĖ
(Rćni)


Kush mė kafshon nga ajri, duke bėrė
Tė mė bie flatra nė shprazėtirė?
Kush mė kafshon nga hapėsira
Kush mė kafshon nga koha dhe nga dielli
Nga boshti i Karrocės sė Madhe
Tė mė bie rrota nė rrugė
Dhe mbeturinat e yjeve nė humnerė?
Kush mė kafshon nga bjeshka, nga deti
Nga Ylli Polar, nga vargu
I ėndrrave tė mia tė hidhura?


DREJT DHEUT
(Spre pćmānt)


Rrallė ėshtė parė ndonjė hyjni
Duke ardhur nė drejtim tė dheut...
Lotėt e tij shumė mė rrallė
Dhe ėshtė njė mrekulli nė dy mijėvjeēarė
Vetėm njė mik e ka patur
Rastin tė shohė se si fermentohet
Turpi dhe pėrmbysja duke ardhur
Nga thellėsia. Por sa janė ata qė e kanė
Fatin tė shohin kometa?
Dedalus Krijuesin e ka
Menduar tė ngjashėm me Mefistonė
Dhe vetėm pėrmes bukurisė e ka
Mundur. Engjėjt e tėrheqin
Pėr kėmbėsh dhe ia tregojnė
Rrugėn e vetme pėr nė Hades.


ANTIKITETE
(Vestigii)


Dryri dhe buqica nuk po
Duken nė anėn e hyrjes
Hi e pluhur janė bėrė.
Vetėm piramidat qėndrojnė
Njė kohė dhe stuhia kafshon
Papushuar, pa mėshirė
Dhe vjen koha e tė njėjtit pluhur
Qė endet nė drejtim tė yjeve.
Asgjė nuk ėshtė mė e qėndrueshme
Dhe mė e sigurtė se vdekja.
Gurė edhe unė kam qenė
Dikurė dhe ende do tė bėhem
Edhe njė herė...
Nė paskajshmėri jemi tė implikuar
Ēdonjėri prej nesh
Ngase asgjė nuk shpėton nga vdekja.



Postoi Baki Ymeri




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it