Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pesha e kohės - Roman nga Istref Haxhillari

Qasje


Istref Haxhillari qė me librin e parė “Pėrthyerje„ tėrhoqi vėmendjen e lexuesve pėr freskinė e temave dhe tingėllimin poetik tė fjalės. Autori “ i natyrshėm dhe inteligjent, ka ditur se ēfarė subjekti dhe personazhi t’i japė lexuesit. Sili dhe fraza janė tė bukura...“ Pėrthyerje „ ėshtė vepėr dinjitoze me vlera kombėtare „ ( H.B. “ Gazeta 55 „ 10 shkurt 2008)

Nė romanin “ Pesha e kohės „ autori ka marrė pėrsipėr barrėn e rėndė tė pasqyrimit artistik tė vendlindjes, tė asaj pjese tė atdheut qė e njeh mė mirė, prej nga pėrfton afeksionet gjithėkohore. Gjatė kėtij proēesi i ėshtė shmangur nė tė shumtėn e herės grackave qė ngre kjo temė, nė vetvete tėrheqėse, por aq shumė e lėvruar nė tė gjitha kohėrat. Autori ecėn i sigurt nė njė hulli qė duket se e rreh me pasion, por sidomos me origjinalitet.

Nga lartėsia gjeografike reale e Dunicės sė Mokrės, ku zhvillohen ngjarjet, autori “sheh ” gjithė fshatrat e krahinės, qė nga Bėrzeshta nė Rrodokalet, nga Debrova nė Slabinjė e deri tutje nė Gorė. Ai tėrheq prej tyre ku njė histori e ku njė personazh, ku njė legjendė e ku njė shaka dhe tė sapodala nga mjegullat e kohės, ato pėrcjellin njė atmosferė tejet tė veēantė, njė polifoni ndjenjash e emocionesh.

Autori me shpirt e sy pėrpirės, qė nga fėmijėria e rinia ka qėmtuar dhimbjen e gėzimin dhe i pėrēon te lexuesi me dhembshuri, ndjenjė qė buron nga lidhjet e veēanta qė krijon me atė qė tregon e me ata pėr tė cilėt tregon. Pozicioni i rrėfimtarit ėshtė konceptuar jashtė rrjedhės sė ngjarjeve, por brenda pėrjetimit tė tyre.

Ngjarjet zhvillohen nė prerjen kohore “ nė tė kėmbyer tė shekujve qė shkuan ”dhe njė mjedis real e tė pėrcaktuar. Njerėzit ndėrtojnė jetėn e tyre nė shpatullat e maleve e ajo si pėr ēudi shfaqet e pėrthyer te shpatulla e bagėtisė. Kalimi nga realja te e magjishmja bėhet natyrshėm, sepse buron nga mentaliteti “ natyral ” i personazheve, ashtu si ata pėrditė kalojnė mjegullat e hijet e mjedisit ku jetojnė. Elementėt natyrorė shpesh bėhen pėrcjellės tė situatave e raporteve njerėzore.....



Nga Istref Haxhillari




Komentet


23/03/2013, 13:09:42 rina shkruan:

Shume mire..... -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]