Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Ėndrrat kryqėzojnė kohėn - Nga Istref Haxhillari

Novelė nė dy gjuhė, shqip-anglisht


Dalėngadalė errėsira pushton qytetin, bregun e detit, pemėt, krejt dukjen tokėsore. Ze fill shtegtimi i ėndrrės sė ditės nėpėr natė, bie ora zvarranike e kapėrcimit fshehtarak tė rrugėve, ku nata e zezė i buzėqesh simotrės me sy tė bardhė nė ikje. Tisi i mbrėmjes mbllaēit dhe kapėrdin me nxit copėrat e fundit tė ditės. Pėrtueshėm, me oshėtimė tė ngadalshme, uji shushurin pa pushim, stėrpik dhe lėpin me etje rėrėn e pėrvėluar nga rrezet e ditės. Largohet fuqiprerė, merr hov vjen sėrish, nuk arrin gjer ku duhet, ndaj kthehet mbrapsht. Pėrngjet me fėmijėn qė kėrkon tė kapėrcejė ledhin. Sa vjen te buza e tij ndėrron mendje i pavendosur, pastaj pėrsėdyt provėn e radhės. Kujtimet e tymta sillen pa pushuar si rrjedha mjegulle mbi syprinėn e rrudhur tė ujit. Mbėshtetur rrėzė pishės stėrmadhe, fare pranė bregut, ngula sytė nė hapėsirėn levarashe me iskra drite nėpėr muzg nga do tė vijė ajo.

Anida del nga shtėpia me hap tė lehtė, kalon rrugėn duke shikuar e pėrngritur me bisht tė syrit nga tė gjitha anėt, pastaj nxitimthi vrapon e ngazėllyer drejt pishės sonė. Nė tė vėrtetė tre pisha tė pyllnajės pėrgjatė detit nė formė trekėndėshi tė gjelbėruar, gardhojnė njė zonė tė vogėl disi fshehur nga rruga, vjedhur syve tė botės.



Nga Istref Haxhillari




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]