Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Terra nullius - Roman nga Bajram Sefaj


Pas natės bishtgjatė dhe tė pagjumė, rreth mėngjesit tė pėrzioshėm, midis territ nė tė sosur dhe ditės qė mezi pret lindjen, e zuri gjumi. Gjumė i thėnēin. Kjo ėshtė fjala e duhur. E pėrdorur nė kohė dhe nė vend tė duhur. Jo pėr modė. As pėr kallėp tradicional, siē pėrdoret sa herė qė i bie rasti.
GK
Abazhuri (fjalė e madhe, sa tė frikohesh prej saj), mė mirė tė thuhej njė grimė llambė, me fuqi prej disa qirinjsh, drita e sė cilės ngjan me atė tė fitilaēeve tė dikurshme vajgurore, kishte bėrė njė gropė nė natė, si grusht. Forca e saj, (sigurisht qė ekziston ndonjė fjalė tjetėr, mė e mirė, mė efikase, mė poetike!), nuk ishte e zonja qė rrezet e dritės t’i shpinte as deri te raftet e bibliotekės, qė, ndonėse modeste, kishte stivuar nė to tituj librash, kryesisht nė gjuhėn shqipe, ndonjė edhe nė gjuhėt e huaja. Nė gjuhėn frėnge, qė, tashmė ia hante mendja se e kuptonte, deri diku. Ndonjė syresh e lexonte me kėnaqėsi e pėrjetim. Ndoshta lajthitej nė pėrshtypjen qė kishte. Por, fjala nuk ėshtė aty. Ėshtė te fuqia e pamjaftueshme e dritės sė llambės pėr t’u ngjitur sipėr rafteve tė bibliotekės, qė t’ia bėnte tė mundshme tė dallonte titullin e ndonjėrit prej librave qė kishte merak t’i lexonte. Shpeshherė qeshej me vete, kur pėrsėriste, si me humor tė hidhur: “do t’ia marr jetės, qoftė edhe hua, me kredi do t’ia marr, disa ditė e nuk do tė vdes pa e lexuar aksh librin, e aksh autori!”.



Nga Bajram Sefaj




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]