Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Murmashėt - Roman nga Thani Naqo

(Demonėt bėjnė sikur flenė)


1
Letrėn e kishte lexuar disa herė dhe sot nė mėngjes Artan Bareli pati ndjesinė se ē’shkruhej nė tė i dinte tė gjitha pėrmendėsh. Ardhja e Anita Traboninit nė Amerikė i zgjoi kujtesėn e njė ēerek shekulli tė shkuar dhe ai kishte rėnė nė kurthin e ankthit qė sjell pritja.
GK
Ndezi cigaren dhe hodhi shikimin mbi kurorat gjigante tė pemėve tropikale. Tufa e shpendėve murmashė oqeanorė vinte rrotull mbi to dhe kjo i kujtoi se shiu do tė befte sė shpejti. Thėthiu etshėm cigaren dhe pa dashje i doli psherėtima qė u pasua me rrathė tymi mbi kokėn e tij.
-Eh, Anita Trabonini - tha gati me zė.
Termometri amerikan tregonte 90 gradė nėn hije, zagushi e mbetur pezull, por e nxehta e tropikut Artan Barelin nuk e bezdiste aspak. Nėse qėndronte nė sallonin e pritjes, atij i duhej tė pėrballej me ankimet e pėrditshme tė nėnės pėr dhimbjen e kockave nga reumatizma, ndėrsa pompa, qė pėrdorte i ati me astmė, lėshonte kėrcitje dhe atij i linin pėrshtypjen se dikush ecte pėrmbi lajthi.
Pasioni i dikurshėm pėr gdhendje nė dru iu rizgjua tre muaj tė shkuara kur ai u ndje i ngeshėm nga papunėsia pėr shkak tė krizės ekonomike. Rastėsisht i pati zėnė syri nė njė garash-shitje gleta, thika dhe ēekiēė; i zoti i tyre kishte ndėrruar jetė dhe, mikesha e tij, trupmadhe e tejet e shėndoshė, i kėrkoi dhjetė dollarė pėr to.
-Mjaftojnė pėr qirinjtė e pėrshpirtjes - kishte thėnė ajo, ndėrsa ai u pati hedhur njė sy relieveve nė dru. Talenti i gdhendėsit tė vdekur tregonte haptazi maninė e tepruar ndaj frutave dhe perimeve.
-Ishte vegjetarian. Sa kam unė njėrėn kėmbė - kishte bėrė shaka e zonja e shtėpisė - aq peshonte trupi i Xhonit. Ama, i tha lamtumirė kėsaj bote, i ngopur me tė gjitha - dhe ai mezi kishte mbajtur tė qeshurėn kur pėrfytyroi skenėn romantike tė seksit tė tyre.



Nga Thani Naqo




Komentet


26/06/2011, 12:46:04 Amant Dregjoni shkruan:

E lexova me nje fryme, per te mos thene se e "perpiva"
Thani Naqo ne kete roman eshte vertete nje mjeshter i fjales dhe konstruktit te frazes. Ngjan si nje roman epope dhe qe fillimin e ka ne nje tjeter veper, por edhe qe nuk perfundon ketu ku e mbaron autori. I kisha lexuar disa cikle me lirika te cilat me kishin terhequr vemendjen , por edhe ne proze, ky Thani duket po aq poet ne poezine e deklamuar.
Do desha qe te dij vertete fundin e subjektin qe duhet ti ndjeke keta personazhe qe jane vizatuar mire e me bote. Urime shkrimtareve te tille tek Gazeta Kritika
Amanti -

27/06/2011, 20:46:16 thani naqo shkruan:

I nderuar Admant Dregjoni.
Tungjatjeta!
Ju uroj nga zemra e krijuesit qė shprehni sinqerisht mendimin tuaj estetike nga leximi i romanit MURMASHĖT (nėn titull: demonėt bėjnė sikur flenė).
Ju keni tė drejtė kur pohoni se ky roman ju ka lėnė pėrshtypjen e njė vepre epope. Para gjashtė viteve kam publikuar nė Shqipėri romanin Pėrgjumje Iluzionesh. MURMASHĖT ėshtė "degėzim" i atij tė parit, qė mė mirė po e quaj " filiz i shartuar" duke pėrcjellė disa personazhe qė i solla qėllimisht tek romani Murmashėt, pėr tė kryer vazhdimėsinė e tyre edhe pėrtej oqenave, nė emigrim. Njėri nga ta ėshtė edhe Lenini i Vogėl, i cili ka rėnė nė gjumin e komės. Por ai zgjohet nė romanin tjetėr...Kėshtu dhe fati i disa personazheve nga Murmashėt...
Kėto to do t'i lexoni sė shpejti nė dy veprat e tjera ende tė pa publikuara. Nuk ėshtė sekret tė pohoj enkas pėr lexuesit e mi, njėkohėsisht edhe pėr ju, se Anita Trabonini nga romani Muramashėt shfaqet pas pesė vitesh nė romanin tjetėr, tė cilin mendoj ta pagėzoj me titullin,HJYJNITĖ NUK KANĖ EMĖR.
Kėtė sqarim po e bėj pėr Ju, pėrderisa e kėrkoni me kaq sinqeritet e dashamirėsi, por njėkohėsisht edhe pėr lexuesit e mi, kudo qė ata ndodhen nėpėr botė. Me kėtė rast dua tė falenderoj edhe stafin drejtues tė Gazetės Kritika e cila kontribuon nė pėrcjelljen e artit tė tė shkruarit dhe aq mė mirė pėr ne krijuesit, qė shfaqemi nė kėto kohėra tė ēorroditura tė letėrsisė shqiptare.
Me kėtė koment unė shpreh konsideratėn e respektin tim pėr Ju, pasi dallova shijen tuaj estetike.

Me respekt,
Thani Naqo -

29/02/2012, 11:53:12 Vasil shkruan:

Thani Naqo ka shkrur nje sage te shqiptareve postkomuniste te nderthurur mjeshterisht me realitetin shiptar para vitit 90. Libri eshte emocionial, te mban te mberthyer pas reshtave te tij dhe nuk te hiqen nga mendja personazhed dhe fatet e tyre. -

25/03/2012, 15:34:57 thani naqo shkruan:

Pėrshėndetje z.Vasil!
Ju falenderoj pėr komentin tuaj pėr romanin Murmashėt.
Mė bėhet qejfi, sigurisht, (pėrse ta fsheh!)kur lexoj komente nga lexues me shije tė hollė dhe diapazon letrar.

Respekt pėr Ju.
Thani -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]