Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Ha njė supė - Tregim nga Alberto Moravia

Pėrktheu Faslli Haliti


Tė qenit tapicier ėshtė njė zanat i vėshtirė. Nuk flas se duhet tė kesh sy tė mprehtė pėr tė mbėrthyer dhe shtrirė pa zhubra e pa defekte stofrat mbi mobilie; as pėr durimin pėr tė qepur me dorė, ta zėmė, katėr apo pesė copa pėlhure; as pėr pastėrtinė duke i trajtuar si rroba delikate. Flas pėr hapėsirėn. Ta zėmė se tapicieri ka pėr tė mbuluar njė palė divanė dhe pesė ose gjashtė karrige, midis kolltukėve, njė punė normale kjo dhe, ja i gjithė vendi zihet, nuk mjafton, pra, edhe po tė kesh njė dyqan mjaft tė madh. Pikėrisht, pėr kėtė, dyqanet e tapicerive gjenden me shumė vėshtirėsi dhe unė, megjithėse jam tapicier i vjetėr, prej mė shumė se dyzetė vite (kam filluar tė punoj qė gjashtėmbėdhjetė vjeē me babanė qė dhe ai, tapicier, ishte), unė them se kam punuar pėrherė nė shtėpi. Banoj nė Lungara, jo larg nga Rexhina Koeli, nė njė dhomė tė madhe tė gjatė, tė gjerė dhe tė lartė, katėr dritaret e sė cilės shohin nga lumi Tevere. Nė kėtė dhomė tė madhe, gjersa qe gjallė gruaja ime e parė, jo vetėm qė kam punuar, por edhe kam fjetur kėtu me gjithė familjen; nė njė qoshe ishte njė shtrat i vogėl pėr djalin tim Ferdinandin; nė qoshen tjetėr pėrkundrejt, pas njė erėpritės, njė krevat i madh pėr gruan time dhe pėr mua. Sistemim i detyruar, duke parė qė, pėrtej dhomės sė madhe, nė hyrje, nuk ishin veēse dy skuta, njė pėr kuzhinėn dhe njė pėr nevojtoren. Pastaj, gruaja ime vdiq, kur ishte vetėm pesėdhjetė vjeēe dhe unė qė isha, gati gjashtėdhjetė vjeē, pasi e provova tė rri pa grua, e kuptova se s'ia dilja dot dhe u martova pėrsėri dhe, gjithēka ndryshoi. Xhudita, gruaja ime e dytė, ishte njėzet vjeēe mė e vogėl se unė dhe, mund tė thuhej edhe e bukur, megjithėse shumė njerėz pohonin se kishte nė tė diēka qė tė sprapste: e zbehtė si njė e vdekur, me sy tė zezė tė dalė si ata tė qengjave tė therur qė shohin kasapėt, flokėt e zinj, mishrat e bardhė dhe tė fortė, por tė ftohtė. Para se tė martohej, Xhudita kishte qenė njė punėtore e varfėr, pas martesės ajo donte tė hiqej si zonjė. Para se tė martohej kishte qenė njė engjėll, pas martese u bė njė djall. Para se tė martohej, iu duka i mirė unė, shtėpia dhe gjithēka; pas martesės asaj s'i pėlqente mė asgjė: as unė, as shtėpia, asgjė tjetėr. Eh, po, janė tė papriturat e martesės kėto. Filloi tė thoshte se nuk mund tė rrinte e tė flinim nė tė njėjtėn dhomė me Ferdinandin dhe mė bėri tė ngrija me tulla njė mur ndarės, me qėllim qė tė formohej njė tjetėr dhomėz pėr tė vėnė aty shtratin. Pastaj deshi qė tė vinim nė kuzhinė njė sobė tė re. Pastaj tė vinim dhe vaskėn nė nevojtore. Mė nė fund, gjeti mėnyrėn dhe u zu me fqinjėt, te tė cilėt unė, njėzet vite, kisha shkuar tė merrja e tė mė merrnin nė telefon. U detyrova tė vija kėshtu edhe telefonin nė shtėpi.
Erdhėn tė mė vinin telefonin, tė themi, tė hėnėn; pasditen e sė mėrkurės, ndėrsa po mbėrtheja satenin mbi njė kolltuk tė vogėl tė stilit perandorak dhe po psherėtija me veten time duke menduar pėr hallet e mia, ra telefoni. Shkova, ngrita receptorin dhe thashė:
- Flet Perikoli.
Atėherė nė anėn tjetėr tė telefonit, njė zė tė ējerrė, harbut, tamam romanesk, pyeti:
- Tapicieri Perikoli?
Si urdhėron zotėri, me se mund t'ju shėrbej, iu pėrgjigja duke menduar se ishte ndonjė klient.
- Epo mirė, bėri zėri i paturpshėm, a mundet ta di, pse je martuar, Perikoli...? A nuk e dije ti se nė moshėn tėnde nuk merret grua? Pastaj ē'kujton ti? Kujton se gruaja jote tė do shumė? Budalla i shkretė...!
Mė hipi, menjėherė, gjaku nė kokė edhe pse ai zė i ējerrė, edhe nė atė mėnyrėn e tij vulgare, shprehte dyshimin i cili nė atė ēast mė torturonte. Iu pėrgjigja me forcė:
- Po ti, kush je?
Dhe ai, me ton tė zvarritur:
- Kush jam unė, as qė e merr dot me mend edhe sikur tė rilindėsh... dėgjomė mua mė mirė, dua tė tė jap njė kėshillė...
- Po ēfarė do, kush je ti?
- Njė kėshillė, tamam si mik: ha njė supė!
Kėtė telefonatė e quajta shaka tė ndonjė tė pacipi qė na njihte. Por mė helmoi njėlloj, sepse, siē e kam thėnė, kisha ca kohė qė nisa tė mendoja qė martesa ime kishte qenė njė gabim. Natyrisht, nuk i thashė asgjė Xhuditės e cila, ta themi nė thonjėza, qė prej disa ditėsh ishte bėrė tamam e pamundur dhe mė trajtonte si tė isha njė ndyrėsirė. Kaloi, mbase, njė javė dhe pastaj, afėrsisht nė tė njėjtėn orė si herėn e parė, ra telefoni dhe zėri i ējerrė mė pyeti:
- Mirėdita, Perikoli, ē'po bėn?
- Iu pėrgjigja: Atė qė mė pėlqen.
- Ta them unė se ē'po bėn: ti po mbėrthen me thumba karriget e vogla qė tė kanė sjellė djembrėma... tė lumtė, puno... por mund tė tė them dhe atė qė po bėn jot shoqe.
- Po kush je ti, a mund ta di se kush je?
- Gruaja jote po ta dredh me baristin e Porta Setimianit... ja kėtė po bėn ajo.
- E kush ta tha, ty?
- Ta them unė... veē kėsaj, shko atje dhe do tė shohėsh... dėgjomė mua Perikoli; je plakush, gratė gonxhe, nuk duan tė rrinė kėtu.
- Po kush je ti, mor horr??
- Mos u nxeh, po dėgjomė mua: ha njė supė.?
Kėtė herė nuk dita tė pėrmbahem mė dhe sa u kthye Xhudita nė shtėpi, me njė nga ato pėrgjigjet e saja tė ndyra, tė zakonshme prej shitėseje peshku, ia thashė:
- Unė punoj, kurse ti, ndėrkaq, ma dredh me baristin e Porta Setimianit! Po mė mirė tė mos ia kisha thėnė kurrė: mė parė mė mbuloi me fjalė tė kėqija, pastaj deshi tė dinte se kush ma kishte thėnė kėtė; dhe si ia thashė, filloi pėrsėri tė mė shante:
- Ah, ti, dėgjon cilindo maskara qė tė telefonon... beson mė shumė atė se sa mua... por a e di ti se kush je? Njė plak matuf je... ti e meriton vėrtet qė unė tė tė vė brirė... dhe madje kaq tė mėdhenj sa tė mos i zinte dot dera.
E tė tjera, e tė tjera. Si pėrfundim mė bėri tė qaja dhe tė zvarritesha gjunjazi para kėmbėve tė saj e t'i kėrkoja falje edhe pse me thinja dhe bark. Dhe pėr ta qetėsuar, m'u desh t'i jepja lekė qė tė blinte ēorape mėndafshi; dhe njė Zot e di, nėse kisha apo s'kisha lekė, tashmė, pas atyre shpenzime qė kishte kėrkuar ajo tė bėja. Por, pastaj, e ndjeva veten tė trishtuar dhe tė mėrzitur: mė vinte turp dhe nė tė njėjtėn kohė, isha i sigurt tashmė qė ajo nuk mė donte. Kaluan edhe disa ditė dhe pastaj ja, ra pėrsėri telefoni dhe zėri i zakonshėm, i ējerrė pyeti:
- Perikoli, si je?
Iu pėrgjigja me njė vetėbesim tė shtirur:
- Unė, mirė jam, po ti?
- Mirė... por ajo qė s'ėshtė mirė, ėshtė gruaja jote.
- Pse?
- Sepse, ti je plak Perikoli dhe nuk ia del dot.
- Shikoni si ishte puna. Kisha bėrė be qė do ta mbaja veten, do tė tregohesha i qetė. Por me tė dėgjuar tė flitej pėr pleqėrinė, kėrceva pėrpjetė.
-Shiko, ti horr, tani e tutje, sapo tė tė dėgjoj, do ta lėshoj poshtė telefonin.
- Uh sa fanatik qė je... mos u prek Perikoli... gruaja jote shpejt do tė jetė mirė.
- Qepe, bajgė.
- Perikoli, pse na shėmton kaq... bėj si tė them unė, pėrkundrazi: ha njė supė.
Kėtė radhė s'i thashė asgjė Xhuditės. Por po brehesha dhe akoma mė shumė u brejta gjatė ditėve nė vazhdim, sepse telefonatat vazhduan. Zėri i ējerrė, pėrsėriste pėrherė po ato gjėra: qė Xhudita ishte e re dhe unė isha plak, qė ajo mė tradhtonte me kėtė apo me tė tjerė, gjė qė e dinin tė gjithė dhe kėshtu me radhė. Ose mė thoshte pa shumė komplimente:
- Perikoli, gruaja jote... dhe mė pas lėshoi ca fjalė tė ndyra tamam si ato tė njė karrocieri. Pra ishte dikush qė mė njihte mirė, deri aty, sa dhe mė kėshillonte qė tė rruhesha ēdo ditė me qėllim qė Xhudita tė mos mė shihte me mjekėr tė thinjur. Pastaj ishte dhe ēėshtja e supės. Ē'donte tė thoshte ai me atė shprehje? E kuptoja qė ishte njė aluzion i ligė, aluzion qė bėhej pėr konvaleshentėt apo pėr pleqtė: ha njė supė. Po pėrse pėrherė e njėjta shprehje? Mė kujtohej diēka, diku e kisha dėgjur atė shprehje, por nuk arrija ta kujtoja se ku e kur e kisha dėgjuar. Ndėrkaq, punėt me Xhuditėn po shkonin keq e mė keq. Mund tė them se tashmė, ajo nuk mė fliste mė, veēse me njė ton tė ashpėr, zemėrak, tamam si shtrigė. Unė pėr hir tė qetėsisė, gėlltisja; por duke u pėrpjekur t'i gėlltisja gjėrat, helmoja veten dhe e kuptoja pėrherė e mė mirė se jeta ime, nuk ishte mė jetė. Por, nė njė nga ato mbrėmjet tona, befas, Xhudita u tregua e sjellshme me mua, pėr herė tė parė, pas shumė kohėsh; dhe madje mė propozoi qė tė tre sė bashku, tė shkonim e tė hanim drekė nė njė farė taverne tė Trasteveres. Ishte taverna ku kishim ngrėnė drekėn e dasmės dhe, si arritėm, papritmas m'u kujtua diēka nga ajo drekė: qoftė nga emocioni, qoftė nga vera qė kisha pirė mė parė, atė mbrėmje, kisha ndjerė njė siklet nė stomak. Atėherė, ndėrsa tė gjithė kėrkonin spageti, Xhudita duke parė qė unė po hezitoja, nguli kėmbė, tamam si njė grua qė e donte shumė burrin:
- Merr njė supė... dėgjomė mua, Meo... ha njė supė. Kuptova kėshtu qė kėtu e kishte burimin ajo shprehja qė ma pėrsėriste ai zėri nė telefon; por nuk mund ta merrja dot me mend se i kujt ishte ai zė, pasi atė mbrėmje, natyrisht, pėrveē kamerierėve dhe klientėve tė tjerė, nė tavolinė duhet tė kemi qenė nja njėzet vetė. Shumė mirė, nuk thashė asgjė pėr kėtė zbulim timin dhe gjithēka kaloi me mjaft gjallėri. Madje, Xhudita, nė fund, deshi tė pinte pėr shėndetin tim dhe mė dha edhe njė tė puthur. Piva shumė atė mbrėmje, mbase, sepse ndihesha i lumtur dhe pastaj u ktheva nė shtėpi me Xhuditėn dhe Ferdinandin plot shpresė. Fjeta top; kur u zgjova, Xhudita kishte dalė qė tė bėnte pazarin. U ēova dhe gjithmonė me atė pėrshtypjen se Xhudita mė nė fund kishte vendosur tė mė donte, fillova tė punoj. Ishte njė ditė e bukur, nga dritaret hynte dielli, kanarina nė kafaz kėndonte me sa fuqi qė kishte dhe unė isha kaq i lumtur saqė kėndoja dhe unė si kanarina duke punuar, ndonėse me zė tė ulėt. Kur, ja papritur, bie telefoni. Shkoj e ngre dhe zėri mė thotė:
- Perikoli, ėshtė hera e fundit qė tė telefonoj.
Iu pėrgjigja me gjallėri:
- Jo keq... E kuptove mė nė fund se gjithēka ishte e kotė, pa dobi... Atėherė, mirupafshim dhe qofsh mirė.
- Prit, Perikoli, e di pse ėshtė hera e fundit qė po tė telefonoj?
- Sepse gruaja jote tė ka braktisur... Ka ikur sot qė nė mėngjes herėt me Xhixhin, me atė qė jep makinat me qira... Ai kaloi kėtej dhe e mori qė nė orėn shtatė me mileēenton e blertė.
Kėshtu qė, vėrtet zėri mė telefonoi pėr herė tė fundit. Pėr Xhuditėn nuk dua tė them mė asgjė: e di unė se ē'vuajta nė fillim, para se ajo tė qėndronte indiferente ndaj meje; dhe po t'i flisja pėr kėtė, frikėsohesha se mos vuaja pėrsėri. Mė mirė, mė mbetej vetėm kėrshėria qė tė mėsoja se kush ishte ai zė, kaq i mirinformuar, i cili dhe mė kishte lajmėruar pėr gabimin tim qė ditėn e parė. Kėrshėri ėshtė pak nė tė vėrtetė tė thuash: nuk bėja tjetėr, pėrveēse mendoja pėr kėtė zė qė mė nė fund m'u bė njė makth i vėrtetė. E zbulova rastėsisht dhe, akoma tani, sa mė shumė e mendoj aq mė pak ma merr mendja. Ferdinandi ishte tashmė gati pesėmbėdhjetė vjeē dhe prej kohėsh unė nuk shkoja mė ta merrja nė shkollė. Por njė mėngjes mė lindi mendimi qė tė shkoja nė institutin teknik, pėr t'u kthyer pastaj nė shtėpi sė bashku me tė. E gjeta, sapo kishte dalė nga shkolla dhe po luante me top me shokėt nė sheshin pėrpara shkollės. Ishte njė ditė me diell dhe pėr njė ēast qėndrova t'i shihja ndėrsa luanin. Nuk e di pse e ballafaqova, atėherė, djalin tim me tė tjerėt dhe thashė me vete se edhe nė kėtė rast, nuk isha me fat. Mbase, sepse, ai kishte lindur nga prindėr qė kishin qenė qė tė dy tė moshuar, Ferdinandi nuk ishte i bukur: ai ishte pakėt, me kėmbė dhe duar shumė tė mėdha, i verdhė nė fytyrė, me njė hundė tė madhe qė i zbriste gjer te goja dhe kishte dy sy me njė defekt tė dukshėm: vėngėroshė. Vura re se ishte i fuqishėm, e hidhte topin pėrpjetė me ca goditje qė shungullonin, por edhe kjo fuqi e tij nuk ishte normale, ishte e tepėrt, pak si ajo e xhuxhėve dhe gungaēėve. Ndėrsa vėrtisja nėpėr mend kėto mendime, mbėshtetur pas njė muri nė diell, e dėgjova tė bėrtiste i nxehur:
- Nuk quhet... e preke topin me dorė.
Dhe atėherė, vetėtimthi, njoha zėrin. Ishte po ai zė qė mė telefononte, mė nė fund, zėri i djalit qė po bėhej burrė, i sfilitur, trashanik, i ēakorduar si mosha. Pastaj duke ngritur kėmbėn drejt topit, ai shtoi:
- Merre.
Dhe unė njoha dhe fjalėn qė thoshte zėri nė telefon. Aty pėr aty mendova ta thėrrisja, ta kapja pėr krahu dhe ta detyroja qė ta bėnte rrugėn gjer nė shtėpi duke ia veshur me pėllėmba syve. T'i thotė: plak budalla dhe burbuqe babait dhe gjithė ata emra qė unė nuk i them as pėr njerkėn: mbase ishte e vėrtetė, por njė djalė qė ėshtė djalė pėr tė qenė, duhet tė tregojė respekt pėr prindėrit. Pastaj ai mė pa, lėshoi topin dhe duke gulēuar erdhi pėrballė meje duke thirrur, gjithmonė po me atė zėrin e tij tė ējerrė:
- Ah, ba'... Ē'bėn kėtu?... Nuk tė pashė?
Dhe unė befas e ndjeva veten tė ēarmatosur. Dukej kaq i shėmtuar me atė kapotėn e tij tepėr tė gjatė dhe me atė hundėn e madhe dhe me sytė e vėngėrt; dhe nė tė njėjtėn kohė kuptohej qė ishte shumė i kėnaqur qė po mė shihte. Mėrmėrita:
- Ferdinand, po deshe ta vazhdosh lojėn, vazhdoje... Unė po iki nė shtėpi. Por ai mė tha: - Unė mbarova, ba'... Shkojmė. Dhe krejt i kėnaqur, mė futi krahun eci me mua drejt gjatė bregteverit. Ecėm ngadalė, nė diell, tė heshtur. Tani mendoja se, nė fund tė fundit, qoftė edhe nėpėrmjet telefonit, djali mė kishte thėnė tė vėrtetėn dhe mė kishte paralajmėruar pėr gabimin tim. Dhe nėse njė djalė nuk i thotė babait tė vėrtetėn, kush tjetėr mund t'ia thotė atij?

Postoi Faslli Haliti




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]