Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Virgjėreshat - Cikėl me poezi nga Qazim Shehu

Virgjėreshat


Virgjėreshat thirrėn jetėn
Jeta u kursye.
Xixata: llavėn u derdhėn
Llava nuk u ngjye.
Atėhere hijen e burrave morėn
Jetėn mos e linin,
Kėshtu gjithė jetėn torėn
Dėshirė pas dėshire.

Pėr furrėn qė s`poq bukė
Pėr bukėn e munguar,
Me njė shtėllungė ėndrrash nė furkė
Pa duar….
Ah, virgjėreshat sa i dhanė jetės
E jeta kurrė s`i desh,
Kėto ngrėnėse tė vetvetes
Me femrėn - diell sipėr resh….


ĒAST

Mali u hepua e ra
Nė klithmėn e njė shpezi,
Vėrshėlleu gjarpri nė shulla
Kujtoi se preja erdhi.
Nga rrėnjė tingujsh, thellė
Erdh njė shpėtim,
Gjarpri cfurkun e zjerė
E nguli nė ajrim…
Mali kryet mban
Nė qiell i patundur
Dhe nga supet i ranė
Tinguj tė shkundur…
I ēau qetėsia
E shkyer diku,
Dhe gjarpri sytė mbylli
I untė gjithashtu….


LULE THANE

Uturon bora, mos thuaj se po shkrin
Bora po ndjell borėn tjetėr,
Sa budallaqe kjo bimė
Thane, qė nxori sytė e verbėr,
Dhe lulėzoi papritur
Gėnjeyer nga njė kurm i fshehtė
I njė pranvere tė vjetėr
Qė ia hodh imazhin nė rrėnjė…
Dhe ē`bukuri, pranė borės lulėzon
Nėn flogjet e saj ndez bardhėsinė.
E gėnjer pėr shpėrthimin
Deri nė vjeshtė thana nuk e heq thartėsinė….


NĖ CEPIN E RRUGĖS

Ky gur nė cep tė rrugės
Ku u ulėn qindra udhėtarė,
Nga fjalėt e tyre ėshtė rrudhur
Dhe s`mundi tė na thotė asnjė fjalė…
Ai i mban ato ndrydhur
Me durim prej guri,
Dhe ky gjelbėrim i dehur
Dot s`ia shkėputi.
Dhe stuhia qė i fryu
E rrahu pa mbarim
Sekretin s`ia shkėputi,
As edhe era me ledhatim.
Shirat me inat
Iu kthyen t`ia shplajnė
Dhe erėrat ne vrap iu turrėn
Tramundanė…
Ē`stoik i patundur
Ē`bestar kokėgdhė,
Dhe njeriu nė pasjetė
Tek koka e vė
Pėr kėtė….


IK E IK E S`TĖ RRIHET

Ik e ik e s`tė rrihet
Nė njė vend kurrė,
Kjo botė nuk nginjet
As nga ikjet
As nga ardhjet me bujė.
Kjo botė me ikjet
Zbukurohet shpesh
Lehtėsohet e ngrihet
Mė e madhe para nesh.
Po shpesh njė re
E vė mbi ballė,
Tė heqė zjarrminė
E ikjeve dallgė dallgė…


VERBĖRI

Thellė e mė thellė
Ku thellėsia harron
Se ėshtė thellėsi
Ecėn verbėria, botėn bėn,
I jep bukuri.
Mister dhe njė gjumė harrese
Ndaj vulgaritetit triumfus.


ARI I FJALĖS

Si besimtari qė kėrkon profetin
Shkretėtirės sė pasosur
I kėrkoj arin fjalės nė letėr
Nėn hijen e saj tė lodhur…
Ku fshihet gjurmė e tij
Drejt vetpėrsosjes ikanike
Po gjej vetėm hi
Tė ndritur.
Nė kėtė start u vunė
Si unė sa poetė,
Dhe thesaret i shpunė
Tė depozituara nė njė bankė resh.
Qė man aty lodhjet
Trishtimet dhe kėrkimet,
Ari i fjalės nuk soset
Bashkė me tė, dėshtimet….


BREGU I ĖNDRRĖS

Njė breg sekret ėndrra ka
Gjithnjė drejt tij ēon
Dallgė tė mėdha
Qė vidhisen nė hon.
Nga ky breg nis e fillon magjia,
Gjer tek ai ngjiten lart
Kujtesa dhe hutia.
Ankorohen aty
Batalione me dėshira,
Dhe dallga bregun shty
Tėrhequr ngga largėsia…
Dhe ik e ik ky breg
Nė njė oqean tė pafund,
Si njė kaike gjithė mllef
Harresėn na pėrkund…


I VESHUR

I veshur me rroba ditėsh ec
Si nė njė sallon aristokrat
S`jam symbolist i veshur dandy
Po njė fshatar delikat…
Nė rafte kujtese plot trill
I stivos kėto rroba,
Po m`i ha e i shpėrfill
E trishtimit mola…


MĖRI E FLAKTĖ

Mėri e flaktė e agimit
Ia hoqi prangat zgjimit.
Era, pėlhurat e natės
I zhduku, ajo e di ku,
Dhe prangat e bardha
Ranė breshėr i thėrmuar pa zhurmė.
Agimi nė njė mėri qė shkrihet
Nė shndritjen e vesės pėrdėllimtare,
Tani e kanė radhėn pasqyrat
Tė grishin pamjet mėkatare…


LULE UJI

Je lule uji nė liqen tė Lurės
Uji rrjedh drejt bridgjesh tė hutuara,
Je lule qė s`mbillesh nė tokė
Kėrkon notarė pėr tu afruar….


UNĖ E TI..

Unė e ti njė retiēencė
Si tri akuza pėr pretencė.
Si tre gurė mbajtur nė gji
Si tri yje plot dalldi.
Kėrkojmė njė cektirė ku tė kalojmė
Pikat e retiēencės si gur vau i vemė,
Me njė pikėēuditėse si shkop,
Mbahemi me tė, se nė thellėsi
S`hyjmė pėr not….


KUR…

Kur vjen I ftohtė nga bosht i tokės,
Siē thotė i madhi Kadare,
Mė mirė sipėr botės tė shkosh
Hipur mbi njė re.

Tė shohėsh si projektohet ferri
Jo nėn tokė, po sipėr saj,
Nė male, fusha, dalin tepėr
Fshatra, qytete tė mėdha.

Tė shohėsh akullnaja, shkrirė,
Pyje mbėshtjellė nė flakė,
Me renė anije, mė mirė
Nė njė planet tjetėr tė shkoje pėr pak…


KODET E THINJURA TĖ MORALIT

Njė mike do vijė s`do vijė
Dikush atė e tremb,
Kodet e moralit tė thinjura
Nga shtėrngatė e kohės-shkėmb.
Vallė si do e gjejė
Shtegun pa u diktuar,
Dhe veten si do gėnjejė
Nga syri i pėrgjuar.
I gėnjyer jam, s`do e gjejė kurrė
Kėtė shteg, kėtė mundėsi,
Koka mė shungullon furrė
O dashuri pa dashuri….
Njė mike vjen e s`vjen
Fėrfėllon dhe kodet ndesh
Edhe Don Zhuani me talent,
Nga loja do mposhtej si sylesh…


SHĖNIM

Nuk shėnoj histori njerėzish tė mėdhenj,
Njė ditė ndoshta bėhem,
Gjer tani s`mėsova tė gėnjej
Mėsova tė tradhtohem.

Tradhtuar nga njė fije bari
Kur s`ia ndjeva dhimbjen,
Tradhtuar dhe nga zjarri
Qė ma ftohu shpirtin.

Historia ime mund tė qe ndryshe,
Veē njė kod i lashtė s`mė lė,
Dhe njė ndershmėri fidanishte
Qė e mbjell pėr vete e tjetėrkė.

Historia ime i pėrket ēastit
I bėrė, i pėrpirė, i zhdukur,
Prej tij lindin fjalėt
Zogj, gėnjyer nga muzgu….

Nga Qazim Shehu




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]