Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pėrparim Hysi: Kulaku qė i ''hipte'' Frontit?!!!

Tregim


Hasan Veliu nga fshati MBROSTAR-URA tė rrethit tė Fierit, ishte kulak. Pra, nuk gėzonte si tė gjithė tė tjerėt nga 18 -vjeē e lartė qė kishte triskėn e Frontit dhe, rrjedhimisht, nuk mund tė ishte pjesėmarrės nė mbledhje tė Frontit dhe nuk paguante kuoatizacionin prej njėzet e katėr lekė tė vjetėr nė vit, detyrim pėr ēdo anėtar. Por nė kėtė mes, kishte diēka qė nuk shkonte: kulaku nuk paguante, por, ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė familjes, duke filluar nga bashkėshortja e fėmijėt 18-vjeē e lart, paguanin se e gėzonin tė drejttėn si anėtar. Paradoksale? Veē pėr ata qė nuk e kanė jetuar atė kohė se jo mė kot theksohej,se " lufta e kllasės zhvillohet dhe nė gjirin e familjes!!!".

* * *

Hasan Veliu cilėsimin si kulak, sikur e kish marrė me"tapi" nga i ati, Suli. Vetėm nga i ati, se, po ta shikoje qėndrimin e Hasanit qoftė gjatė luftės dhe, ca mė shumė pas saj, ai nuk meritonte qė tė luftohej si kulak. Pėrkundrazi.

Aha,- thoshte gjysėm me tė qeshur e gjysėm me tė ngjeshur,- por jo vetėm una s'duhet tė isha kulak, por as Pepja ( babai),- rahmet pastė! Se ēfarė i bėri kėtij pushteti, Sul Veliu? Dhe vazhdonte:- E bėn kulak Pepen tim, se kish fshehur nė mullarin e kashtės ( mullar tip "kavaletė"), njė maqinė shirėse. E kish fshehur, or babam, se i kish dhėnė fjalėn mikut.

Ia kish dhėnė miku pėr ta fshehur dhe mė mirė vdiste se sa tė priste nė besė mikun. Punėt vajtėn ca shumė si sėprapthi: ata, tė mikut, nuk u prekėn nga reformat, ne na: mėdysh! Makinėn po dhe, ē'kishim vėnė me djersė tė ballit, na i morėn. Ja pyet kėtu, nė MBrostar-Ura dhe pėr rreth:-Kė ka shrytėzuar Sul Veliu dhe kujt i bėri keq? Aha, pėr mikun, linte kokėn dhe e mori "njollėn" mbi vete. Mirėpo kjo "laēo njollė" qenka nga ajo boja e zezė qė tė bie mbi ballė e mezalla s'e del. Nuk del e shkoi e vate. Nja njėzet vjet e ca Pepja qė nė xhehnet i vajtėt shpyrti dhe dyzet e ca, ka qy, bribollani, qė po tė ften tyja.

E, sa pėr vefte, ti mė njef dhe nuk mė njef. Mė shef kėshtuna me kėtė lopatėn apo belin mbi kurriz dhe, si i ardhur rishtaz kėtu nė fshatin tonė, kur merr vessh qė jam kulak, tė zė hastallėku qė zė pulat. Se mė kot nuk bėrtet ti, tek hap atė mbledhjen e Frontit:- Tani, kush ėshtė kulak, tė largohet nga mbledhja. Dhe iki unė, Isufi,Abazi im dhe ndonjė tjatėr.

Epo as ti nuk ke faj, si kryetar Fronti, por dhe ne qė ikim sikur kemi bėrė turp! Kėshtu ėshtė ligji dhe nga ligjet kam frykė una. Ore,- vazhdoi,- jermėnit mund t'i fshihesh apo t'i ikėsh "likthi" me vrap, por ligjit,aha?! Nuk ngjac shumė. Njė ditė. Njė javė... ja, ta zėmė, njė vit, por tak tė vė nė biligaēe dhe tė matė pėr mish tė kėputur. E, tė thashė, pėr atė "likthit". Nuk flas toptan una, por me prova.

E sheh kėtė birēen tija qė tani ėshtė kulak? Epo qė ta marrėsh vesh mirė. Digjoma tashti llafin. Kur erdhi jermėni nė Fier, bėri dhe njė bastisje kėtu, nė fshatin tonė. Fshat i vogėl qe qy, fshati ynė, por berihaj pėr jermėnin mbrriti para. Njerėzit, sidomos gratė, i ēuan nėpėr miq. Burrat edhe ata sikur i kishin bėrė rrėke bythės dhe, pėr fat tė keq, kėtu mbetėn ca ēunėri pa dirsur musteqja. Mbeēė una dhe vėrsniku im,Saliu. Sali Zyka,se e njef tina. Mbetėm dobare me mendimin se ē'punė ka jermėni me ne? Nuk e dinim se ai i mblidhte "me dushk e lėpushkė bashkė". Epo ē'ta njacė? Erdhi (kurrė mos i ardhtė kėmba se dhe tani qė po tė ftej tyja, mė dridhet trupi) dhe njė tė na zėnė dhe muana dhe Salinė e na muarrėn me vete nė drejtim pėr Lushnje.

Bobo,- i them Saliut,- po ē'na u deshti ara me tre qe, kur ne nuk e lėronim dot as me dy. Kokat nė qefin, o Sali Efendi!- shpova unė me bodecin tim. Saliu ( ti e njef), pak i zeshkėt nga fytyra dhe ca nga halli qė na kish zėnė, mos qe bėrė sterrė si ajo nata qė ta bėn xėc nė sy me gjisht dhe ti nuk e shef... Ēfarė thashė? Halli? Jo, or jo, fryka. Dėngla nuk dua una,sado kulak. Gavnjeshtra ėshtė edhe mė e keqe se qy, kulakllėku im.

Jermėni,- qė thuaj tina,- na mori si syrgjynė. Na mori dhe siē qenė me makinė drejt dhe, pa hyrė nė Lushnje, tek mali i Gurit (atje i kishin ēadrat). Na zbritėn dhe mbeēė unė me Salinė, aty brenda vendqėndrimit tė tyre.

Ore, Sali,- i fola una. Sado qė ti je bėrė shafran (se dhe una shafran qeshė), njė gjė po tė them:-Kėta do na vrasin. Nuk tė fal jermėni,Sali! Kėshtu si ne bėnė dhe me PETRO BAZEN nga Petova kėta. E morėn tė shkretin Petro tek ruante dhėntė dhe e vranė. Sali ke llafin e fundit nga una:- Tė vdekur qė tė vdekur dhe "likthi", Sali! Dhe ia dhamė vrapit qė thuaj, tina, qė,sado qė hapėn zjarr, plumbat e tyre nuk na zunė. Jermėnėt kujtonin se do na gjenin prapė nė fshat, po e hėngrėm njėherė atė koqe ulliri ne dhe nė fshat, aha, hane birė nga koha e arratisjes. Mik pas miku nėpėr fshatra tė tjera. Jermėnėt, kur sosėn nė fshat, nga burrat kishin gjetur baban e Saliut, Isufin,dhe e morėn syrgjyn. Kurrė nuk u mor vesh se ēfarė i bėnė tė shkretit Isuf.

Kur pa qė po e ndiqja me vėmendje, qeshi paksa si me dinakėri dhe vazhdoi:- E di pse t'i them tė gjitha,se mė duket se heq njė barrė mbi kurriz. Se ti,edhe sikur tė duaē, kulakllėkun nuk ma heq dot. E kam me"tapi" nga imatė, por nuk ėshtė vetėm kaq, qo historia qė tė tregova. Po,tani qė dola nė pension una, doli dhe Saliu. Saliu qė tė dy"likthi" i ikėm jermėnit. Erdhėn andej nga ata veteranėt e Fierit dhe i japin njė ,librezė veterani Saliut se" u ike jermėnėve" dhe, pėr kėtė, thanė: mbi pensionin dhe njėmijė leka mė shumė.

Ja, kėtu, nuk mė ndėnji festja mirė muana dhe ua paēė syve atyre:

-Ore Sali,- thashė una,- tok u shpėtuam jermėnėve ne?

-Tok,- tha Saliu.

Po, mirė,- iu dretjuaēė atyre,- po mua nuk mė takon qy njėmijėlekshi

-Jo,- ma priti njėri prej tyre,- tyja nuk tė takon se je kulak!!!

Una (po gjithmonė brirėt mė kanė ngrėnė pėr sherr) vazhdova:- Po ja ta zėmė se do mė kish vrarė jermėni sė bashku me Salinė, ēfarė do kish ndodhur?

-Pa na lėr rehat,se nuk kemi dalė ne tė shpėrblejmė kulakėt,- tha tėrė inat njė nga ata.

Po ja tė pyes tyja (epo vetėm jemi e nuk ka njeri tė na shoh) a ėshtė i drejtė njė qėndrim i tillė?

-E drejta me ty ėshtė,- i thashė. Po pėr kulakėt ka njė "metro" tjetėr. Aha,- tha duke qeshur,- jo metro, po kut! Pra pėr Salinė metro, pėr Hasan Kulakun, kut... domethėnė pėr Hasanin njė mut!!!

* * *

Unė detyrėn e kreva mbi 10 vjet dhe, njė herė nė vit, shkoja dhe tek shtėpia e kulakėve, pėr tė vjelė kutotat. Kisha mbi 40-vjet nė fshat dhe i njihja dhe mė njihnin reciprokisht si parja e kuqe. Hasan "Kulaku" qe burrė i zgjuar dhe kish dy cilėsi qė zor se i gjeje tek tjetėr: nuk gėnjente dhe nuk vidhte. Nga goja qe brisk. Nga ata qė i priste goja hekur. Por qe pak farmak: se gjithmonė thoshte tė drejtėn. Natyrisht, luftohej me tė gjitha mėnyrat, por nuk nėnėshtrohej. E ēonin tė punonte "tokat mė tė forta", por nuk jepej. Gojėn nuk e mbyllte, por nuk shkelte nė "dėrras tė kalbur",se e dinte mirė qė ligji godiste dyfish. Megjithatė, sado qė nuk shkelte ligjin, e ēuan para gjyqit. Qe njė gjyq fare qesharak:- Akuzohej se kish vėnė dorė mbi pasurinė socialiste! Nėse nuk vinte dorė, jo se e donte atė pronė, por e njihte"frykėn nga ligji" dhe, mė vjen mirė tash qė shkruaj pėr tė, qė, sado qė isha kryetar i frontit, u bėra me tė drejtė "avokati mbrojtės i tij", duke ia hequr baltėn qė donin t'i hidhnin mbi fyttyrė. Ishte krejt i pafajshėm dhe nuk ėshtė se bėra ndonjė trimėri.

Njė ditė prej ditėsh, kur shkova tė merrja kuotat pėr tė shoqen, Nazen, ai, pasi mė dha njėzet e katėr lekėt e saj, mė tha me tė qeshur:

-Po pėr mua?

-Po ti e di,- ia ktheva me tė qeshur, qė je kulak. Apo tė vete tė marrė sazet qė ta marrėsh vesh.

Ai, opo sazet duhet t'i marrė una... ore,- shtoi duke qeshur,- ore kulak, kulak, po aty, pas darke,sa ikėn zotrote, unė,kulaku, njė t'i kėrcyer mbi frontin( e kish fjalėn pėr tė shoqen) dhe qejf , o qerrata!!!

Hė,- mė shpoi shpotitės,- kush duhet t'i marrė sazet?!!!

Tiranė, 3 mars 2017

Nga Pėrparim Hysi




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]