Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Mario - Tregim nga Alberto Moravia

Pėrktheu Faslli Haliti


Ndodhi kėshtu. U ngrita herėt, ndėrsa Filomena flinte ende, mora ēantėn e veglave, dola tinėzisht nga shtėpia dhe shkova nė Monte Parioli, nė rrugėn Gramshi, ku ndodhej njė skaldabanjė qė rridhte. Sa kohė do mė duhej ta rregulloja? Sigurisht pėr disa orė, sepse mė duhej ta zbėrtheja dhe tė mbėrtheja tubin. Me tė mbaruar punėn, me autobus e me tram u ktheva nė rrugėn e Koronarėve, ku kam shtėpinė dhe dyqanin. Llogaritni kohėn: dy orė nė Monte Parioli, gjysmė ore pėr tė shkuar atje, gjysmė ore pėr t-u kthyer: tri
orė gjithsej. E ē’janė tri orė? shumė dhe pak, them unė, sipas rasteve. Unė kisha harxhuar atje tri orė pėr tė instaluar njė tub plumbi; njė tjetėr pėrkundrazi...

Ta marrim me radhė. Nė hyrje tė rrugės sė Koronarėve, ndėrsa ecja me nxitim gjatė mureve, dėgjova tė mė thėrrisnin nė emėr. U ktheva: ishte Fedja, plaka qė jep shtėpi me qira dhe rri me shtėpi pėrballė nesh. Kjo e shkreta Fede, ka dy kėmbė kaq tė trasha pėr shkak tė cermės sa qė as edhe njė elefant s’i ka aq.

Mė tha gjithė gulēim: “Ēfarė shiroke sot... do tė shkosh gjė mė sipėr? do tė mė japėsh njė dorė pėr shportėn?”

Ju pėrgjigja se kėtė do ta bėja me kėnaqėsi. E kalova ēantėn e veglave nė supin tjetėr dhe kapa shportėn. Ajo filloi tė ecė pėrkrah meje duke zvarritur ato dy kolona kėmbėsh nėn tallagan. Pas pak pyeti: “Po Filomena ku ėshtė? “

Ju pėrgjigja : “Ku tė jetė tjetėr ? Nė shtėpi.

“Po, nė shtėpi”, tha ajo kokulur, “ kuptohet.”

Pyeta, krejt sa pėr tė folur: “ Po pse kuptohet?”

Dhe ajo: “Kuptohet... eh, i mjeri ti, biri im.”

Nisa tė dyshoj, e lashė tė kalonte pak kohė dhe pastaj ngula kėmbė:

“E pse i mjeri ti, biri im? “

“Sepse mė dhimbsesh.” tha ajo plakė e shėmtuar, pa m’i hedhur sytė.

“Pra?”

“Pra s’janė mė kohėt e dikurshme..., gratė e sotme nuk janė mė si nė kohėn time.”

“E pse ? “

“Nė kohėn time, mund ta linte i qetė tjetri nusen nė shtėpi…, siē e linte, ashtu e gjente pėrsėri..., sot pėrkundrazi...”

“Pėrkundrazi?“

“Sot nuk ėshtė mė kėshtu... nėma shportėn: faleminderit shumė.”

Tani gjithė gėzimi i atij mėngjesi tė bukur m’u bė helm. Thashė, duke e tėrhequr shportėn prapa: “ Nuk jua jap, nė se nuk shpjegoheni... se ē’hyn nė gjithė kėtė mes Filomena.”

“Unė s’di asgjė,” tha ajo, “ por njeriu i lajmėruar, gjysmė i shpėtuar.”

“Shkur, pra, thirra, “ e ē’paska bėrė Filomena?”

“Pėr kėtė, pyet Adalxhizėn, “ tha ajo; dhe kėtė herė rrėmbeu shportėn dhe u largua me njė shpejtėsi tė cilėn s’ia kisha vėnė re, ajo gati vraponte me atė xhyben e saj tė gjatė.

Mendova se s’ishte mė rasti tė shkoja nė dyqan dhe bėra prapa –kthehu qė tė kėrkoja Adalxhidėn. Pėr fat edhe ajo banonte nė rrugėn e Koronarėve. Adalxhiza dhe unė kishim qenė tė fejuar para se tė takoja Filomenėn. Ajo kishte mbetur xitelė dhe unė dyshoja se atė historinė pėr Filomenėn e kishte trilluar pikėrisht ajo. Ngjita katėr kate, trokita fort me grusht, pėr pak sa s’e godita nė fytyrė, pasi ajo e hapi derėn nė ēast. Kishte pėrveshur mėngėt, nė dorė mbante njė fshesė. Tha nė mėnyrė tė thatė; “ Xhino, ēfarė do?”

Adalxhiza ėshtė njė vajzė jo shumė e madhe, tėrheqėse, por me kokė pak tė madhe dhe me mjekrėn e dalė. Pėr shkak tė mjekrės i thonė mjekėrēekiēja. Por qė kjo, s’i duhet thėnė. Unė, i tėrbuar nga inati, pėrkundrazi ia thashė’: “ Ti ke qenė, moj mjekėrēekiēe qė ke dėrdėllitur lart e poshtė se Filomena, ndėrsa unė ndodhem nė dyqan, ajo se ēoē bėn nė shtėpi? “

Ajo mė pa me dy sy tė tėrbuar: “ E deshe Filomenėn..., mbaje tashti.”

Hyra dhe e kapa nga njėri krah. Por ia lėshova nė ēast sepse ajo mė pa, gati, me shpresė. Thashė : “ Pra ke qenė ti? “

“Nuk kam qenė unė..., siē ma thanė, ashtu e kam thėnė.”

“Po kush ta ka thėnė ? “

“Xhanina.”

Nuk thashė asgjė dhe, nisa tė dal. Por ajo mė mbajti dhe shtoi duke mė parė nė mėnyrė provokuese: “ Dhe mos mė thirr mė mjekėrēekiēe.”

“Pse s’e ke si ēekiē ? “, iu pėrgjigja duke u liruar nga ajo dhe duke zbritur shkallėt turravrap.

“Mė mirė mjekėrēekiēe se me brirė,” tha ajo duke u zgjatur mbi gardh.

Tani fillova tė ndihesha keq. Nuk e merrja dot me mend qė Filomena tė mė tradhtonte, duke parė se gjatė tre viteve qė jemi martuar, ajo s’kishte bėrė tjetėr veēse mė kishte mbuluar me pėrkėdheli. Por ja se ē’ėshtė xhelozia. Pikėrisht, ato pėrkėdheli, nė dritėn e bisedave tė Fedes dhe tė Adalxhizės, mė dukeshin tani njė provė tradhtie. Mjafton, Xhanina ishte arkėtare nė njė bar aty pranė, po nė rrugėn e Koronarėve. Xhanina ėshtė njė bionde limfatike, me flokė tė shtrirė dhe me sy porcelani tė kaltėr. E qetė, e lehtė, por me mend nė kokė. Shkova nė arkė dhe i mėrmėrita : “ Mė thuaj pak, je ti ajo qė ke trilluar se Filomena,pa qenė unė, pret njerėz nė shtėpi? “

Ajo po i shėrbente njė klienti. Shtypi me gishta tastet e makinės llogaritėse, grisi biletėn, porositi pa ngritur zėrin : “ Dy ekspres...; “ pastaj mė pyeti e qetė: “ Ē’po thua Xhino ?”

Pėrsėrita pyetjen. Ajo i ktheu reston klientit dhe pastaj u pėrgjigj: “ Pėr kokėn tėnde Xhino, ti beson vėrtetė qė unė trilloj njė gjėra tė tilla pėr Filomenėn..., shoqen time mė tė mirė ?”

“Atėherė Adalxhiza paska parė ėndėrr.”

“Jo “, korrigjoi ajo, “ jo..., nuk ka parė ėndėrr..., por unė nuk e kam trilluar..., vetėm se e kam pėrsėritur.”

“Ē’mikeshė e mirė qė qenke “, nuk munda ta pėrmbaj veten.

“Por ama, kam thėnė edhe se nuk e besoja kėtė..., po kėtė, Adalxhiza s’ta ka thėnė, sigurisht.”

“Po ty, kush ta tregoi ? “

“Viēencina…, erdhi nergut nga dyqani i hekurosjes qė tė ma thoshte.

Dola pa e pėrshėndetur dhe shkova drejt e nė dyqanin e hekurosjes. Nga rruga munda tė shoh nė ēast Vinēencinėn qė qėndronte drejt e nė kėmbė pranė tavolinės sė hekurosjes. Ajo peshonte me tė dyja duart mbi hekur dhe hekuroste. Viēencina ėshtė njė vajzė imcake, me njė fytyrė tė shtypur si tė njė maceje, shumė e zeshkėt, e shkathėt. E dija qė kishte dobėsi pėr mua dhe, nė fakt, me njė shenjė qė i bėra me gisht, ajo e la menjėherė hekurin dhe doli jashtė. Tha me shpresė: “ Xhino, lum ajo qė tė sheh ty.”

Iu pėrgjigja: “ Shtrigė, a ėshtė e vėrtetė qė ti flet poshtė e lart qė Filomena, ndėrsa unė punoj nė dyqan, ajo pret njerėz nė shtėpi?”
Dhe ajo, pak e zhgėnjyer, duke lėvizur duart nė xhepat e pėrparėses: “ A do tė tė vinte keq ?”

“Pėrgjigju”, kėmbėngula unė : je apo s’je ti ajo qė e ke trilluar kėtė poshtėrsi ?”

“Uh, sa xheloz qė je “, tha ajo duke ngritur supet, “ ēka ndodhur kėshtu? “, njė grua s’mund tė bėka dot tani dy llafe me njė mik…”

“Ti paske qenė, pra atėherė. “

“Dėgjo, ti po mė dhimbsesh “, tha befas nepėrka; e di qė s’dua t’ia di fare pėr gruan tėnde…, unė s’kam trilluar asgjė…, Anjėzja, ma tha kėtė…si edhe emrin e tij.”

“E si quhet ? “

“Kėrkoja asaj ta thotė.”

Tani isha i sigurt qė Filomena mė tradhtonte. Dihej edhe emri. Mendova nė mėnyrė tė pavullnetshme: “ Pėr fat nė ēantė nuk kam asnjė hekur tė rėndė, ndryshe, mund edhe tė mė hipte gjaku nė kokė e ta vrisja.” S’arrija ta bindja veten: Filomena, ime shoqe, tė vente me njė tjetėr. Hyra nė duhantore, ku Anjėzja shiste cigare pėr llogari tė babait tė saj. Hodha lekėt mbi banak dhe i thashė: “Dy nacionalė.”

Anjėzja ėshtė njė vajzė shtatėmbėdhjetė vjeēe, me njė pyll flokėsh kaēurrela e tė thatė, tė ngritur pėrpjetė mbi kokė. Fytyrėn e ka tė fryrė, tė lyer me pudėr rozė, tė zbehtė, pa ngjyrė, ka dy sy tė zinj si dy kokrra dafine. E njihja si gjithė tė tjerėt nė rrugėn e Koronarėve. Dhe siē e dinin tė gjithė, ashtu edhe unė e dija se ajo e lakmonte shumė lekun dhe se ishte nė gjendje qė pėr tė shiste edhe shpirtin. Ndėrsa mė jepte cigaret, u pėrkula dhe e pyeta: “ Mė thoni pak si quhet? “

“Po kush? “ u pėrgjigj ajo e habitur.

“Miku i gruas sime.”

Ajo mė pa e hutuar : si dukej duhej tė isha prishur nė fytyrė. Tha nė ēast:

“Unė s’di gjė.”

U orvata tė buzėqesh : “ Hajt, ma thuaj tani..., e dinė tė gjithė tashmė, vetėm unė s’e di. “

Mė pa me ngulm dhe tundi kokėn: atėherė unė shtova: “ Shiko, po ma the do tė tė jap kėtė.”Dhe nxora nga xhepi njė kartėmonedhė njėmijėshe qė e fitova atė mėngjes nga riparimi i tubit.

Me tė parė lekėt, ajo u turbullua, si t’i kisha folur pėr dashuri. Buza iu drodh, pa rrotull dhe pastaj vuri dorėn mbi njėmijėshen dhe tha ngadalė : “ Mario.”

“Po ti nda e more vesh?”

“Nga portierja jote.”

Pra ishte krejtėsisht e vėrtetė. Si nė atė lojėn ngriva – shkriva. Tani ishim nė pallatin tim. Shpejt do tė arrinim nė hyrjen time. Dola nga duhantorja dhe vrapova pėr nė shtėpinė time disa shkallė mė sipėr. Ndėrkaq pėrsėrisja: “ Mario”dhe me kėtė emėr mė kalonin para sysh si nė sfilatė tė gjithė Mariot qė njihja: Mario qumėshtshitėsi, Mario mobilieri, Mario i biri i shitėsit tė mishit tė derrit, Mario, Mario... Nė Romė Mariot duhet tė ishin njė milion, kurse nė rrugėn e Koronarėve duhet tė ishin nja njėqind. Hyra nė derėn e jashtme tė shtėpisė sime, shkova drejt bartinės sė portieres. Ajo plakė dhe me mustaqe si Fedeja, rrinte me kėmbė tė hapura, me njė mangall midis kėmbėve dhe njė grumbull ēikoresh nė prehėr. Pyeta, duke u zgjatur para: “ Mė thoni pak, ju e keni trilluar atė se Filomena, kur nuk jam unė nė shtėpi, pret njė far Mario ? “

A jo u pėrgjigj menjėherė e nxehur: “ Se mos e trillova unė?, po mua gruaja jote ma tha.”

“Filomena ? “

“Po... mė tha: mund tė vijė njė djalosh qė ėshtė kėshtu e ashtu dhe qė quhet Mario..., nėse Xhino ėshtė nė shtėpi, i thuaj qė tė mos ngjitet lart ..., por nėse Xhino s’ėshtė, lere tė ngjitet..., tani ai ndodhet lart.”

“Ndodhet lart?”

“Po si... ka gati njė orė qė ėshtė ngjitur.”
Pra, jo vetėm qė Morio ekzistonte, por ai kishte njė orė qė rrinte nė shtėpi me Filomenėn. U turra nėpėr shkallė, ngjita me vrap tri kate, trokita. Erdhi vetė Filomena tė ma hapte derėn: dhe nė ēast vura re qė ajo, qė gjithnjė aq e qetė dhe e heshtur, dukej e tmerruar. Thashė : “ Tė lumtė..., kur nuk jam unė nė shtėpi, ti pret Marion.”

“Po kur vallė? …”filloi ajo.

“I di tė gjitha,”bėrtita; dhe bėra tė hyj. Atėherė ajo mė preu rrugėn dhe mė tha: “ Lėre mos ia vėr veshin... ē’tė duhet ?. Kthehu mė vonė.”

Kėtė herė nuk e pashė mė. Ia hoqa me njė shpullė syve dhe thirra:

“Ah kėshtu qenka puna, s’mė intereska?’; “ dhe pastaj, me njė tė shtyrė, e largova anash dhe vrapova pėr nė kuzhinė.

Dreqi t’i hajė llafet e grave dhe pika u rėntė atyre. Po, Mario ishte, ulur nė tavolinė qė sapo kishte nisur tė pinte kafenė me qumėsht, por ky nuk ishte ai Mario mobilieri, as Mario frutashitėsi, as Mario, djali i shitėsit tė mishit tė derrit dhe as ndonjė prej gjithė atyre Mariove qė kisha menduar gjatė rrugės. Ishte vetėm Mario, vėllai i Filomenės i cili kishte bėrė dy vjet burg pėr vjedhje me thyerje. Unė duke e ditur se ai do tė dilte i kisha thėnė gruas: “ Hap sytė se nuk dua ta shoh kėtu nė shtėpinė time…, nuk dua as edhe tė flitet kėtu pėr tė.”Por e shkreta grua qė vėllanė e donte shumė, edhe pse ai ishte hajdut, kishte dashur ta shihte pikėrisht kur unė s’ndodhesha nė shtėpi. Mario duke mė parė si tė tėrbuar, u ēua nė kėmbė. Thashė gulēues: “ Adio Mario.”

“Po iki”, tha ai, si vrarė. “ Mos kij frikė…, po shkoj…, eh ē’u bė?... sikur unė tė isha i molepsur. “

Dėgjoja Filomenėn nė korridor qė ngashėrente dhe tani mė vinte turp pėr atė qė kisha bėrė. Thashė i shqetėsuar: “ Jo, qėndro..., qėndrokėtu sot..., qėndro pėr drekė..., apo jo Filomena”, shtova duke iu drejtuar asaj qė u duk nė prag duke fshirė lotėt: “Mario mund tė rri pėr drekė apo jo?”

Mjaft, u rregullova si jo mė mirė dhe pastaj shkova nė dhomėn e gjumit, thirra Filomenėn, i dhashė njė tė puthur dhe bėmė paqe. Por mbetej ēėshtja e llafeve. Hezitova, po pastaj i thashė Marios: “ Shkojmė, Mario ..., eja nė dyqan: padroni mund tė bėjė diēka pėr ty.”Ai mė ndoqi pas; kur ishim nėpėr shkallė shtova: “ Askush s’tė njeh kėtu ty..., ti, kėta dy vite, ke qenė me punė nė Milano..., mė kuptove?”

“Tė kuptova.”

Zbritėm shkallėn. Si u ndodhėm para bartinės sė portieres, e mora Marion pėr krahu dhe e prezantova me tė: “ Ky ėshtė Maroi, i thashė..., kunati im..., ka ardhur nga Milano..., tani do tė rri kėtu me ne.”

“Kėnaqem, kėnaqem, kėnaqem.”

“Kėnaqėsia ėshtė imja,”mendova duke dalė nė rrugė. Me llafet e grave isha larė, kisha falur njėmijė lira; dhe pėr mė tepėr, kisha dhe hajdutin nė shtėpi.

Postoi Faslli Haliti




Komentet


12/03/2017, 18:51:35 amanda.sh shkruan:

ju lumte eshte nje nder veprat me te pelqyera te mijat up up cool wink -


 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]