Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Xhevahir Cirongu

Devolli heshti!?...
Por... Dritėroi jep dritė, sepse ai na la fjalėn e shkruar tė bukur shqipe!
(Dritėro Agollit)


E ndali rrjedhėn Devolli plak
Nė plisin e dheut derdhi lot,
Thinjave tė flokėve u dha hak
Te vargu ylldritė tė poetit
Me dhimbje ato i puthėn atė ēast.

Devolli heshti, heshti , heshti!
GK
Xhevahir Cirongu

Dhe vala s’tha dot njė fjalė,
Lirikut tė fjalės iu drodh dora
E ndjehu edhe pena dhimbjen
Nga ky ēast ajo zuri tė qajė!

Devolli heshti, s’kishte mė valė
Gjithė lulet e shkurtit atė ēast qanė,
Ikonės sė fjalės tė bukur shqipe
Dritėro Agollit lamtumirė i thanė!

Durrės, e premte, 3 shkurt 2017


Koha shtrigė

Ecim ngadalė mbi shinat e kohės
Dhe vrapin lokomotiva diku qėndron,
Ashtu si bisqet e luleve tė vjeshtės
Nga lodhja gjymtyrėt e trupit rėnkojnė.

Koha e dielltė ne seē na ngrohu
Ajo na fal dritė, frymarrje e tingull,
Por koha shtrigė stacion ndryshon
Si gjethet e varura tė thata tė palmės
Gjymtyrėt tanė na i lėshon.

Nė udhėn e gjatė tė kohės jetė
Ajo tė errta re diku i ndalon,
Si njė kal i zi pa fre pas nesh vrapon
Hirin e kockave njė ditė ajo hedh
Nė shtratin e lumit bie e fle.

As vet si besoj kohės kryeneē
Nė heshtje vajtimi si dy binjak,
E shqyej trishtimin, gėzimin pėrqafoj
Gjymtyrėt e hirtė tė kohės
I hedh nė det,
Me ato zė nis e lundroj.

Ne ecim me tingullin e kohės
Pa dashur as vet s’e dimė, ka edhe stuhi!
Tek ai gur i bardhė nė kodėr varri
Natė e ditė ashtu nė heshtje
Tė vdekurit i nderon ajo selvi.

Ah, kėshtu qėnka e thėnė
Nė kėtė botė shtrigė,
Koha - shtrigė kackat pabesisht
I thyen e hi na i bėn pėrsėri.

Durrės, 3 mars 2017


Ēapitet xhelozia

Ashtu si moēali me ujė tė ndotur
Ēapitet i gjori xheloz ēorape grisur,
Mendimet pa bosht i lėshon nė ajėr
Dhe fjalėt si gunga nė mur i rrinė varur.

Mė kot mundohet tė fajsojė tė tjerėt
Tek sytė i lexohet qartė xhelozia,
I lodhur ēapitet nė kopshtin me gjemba
Nė kullėn e shpirtit i ėshtė fikur drita.

Nga dehja i janė mbyllur shtigjet e gjitha
As vet se kishte menduar ē’po ndodhte,
Sa edhe parmakėt e drunjta tė shkallėve
Nga xhelozia kockat e trupit i qenė thyerė.

Veē dimėr i ēapitet nėpėr syt e tij
Dhe lulet e shpirtit nė vazo tharė,
Xhelozėt dinė tė thonė vetėm njė fjalė
Edhe tė mirėt iu duken si tė marrė.

Si algat nė pellgje me ujė tė ndotur
Kopjaci e xhelozi me to aty noton,
Dhe shpifjet e fjalėve i zgjat pa fund
Si hunda e kėrmillit kur ecėn nė bar.

Kėshtu qėnka e thėnė nė kėtė botė
Gjithė xhelozėt ēapiten humnerės
Edhe mburrjen e quajnė fat!

Durrės, 16 mars 2017

Nga Xhevahir Cirongu




Komentet



 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit



:

:

BBCode:[b] [i] [u] [s] [color=] [size=] [quote] [code] [email] [img] [youtube]