Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Pėrparim Hysi: ''Blerim'' nė moshė tė tretė

Tregim


Ai e shihte vazhdimisht. Ajo vinte tek i njėjti klub dhe,reciprokisht, shkėmbenin buzėqeshje. Tek e kundronte nga larg, me flokėt pis tė zinj qė, kur frynte era, mbi kokė sikur shkaktohej kaos: sikur nuk ishte mė ajo e para, por njė Meduzė qė ngrefoset dhe nisej diku pėr tė marrė hak. Trupin e kishte si njė bredh alpin, sa qė dhe pleqtė (ai pranonte qė kish hyrė nė moshė tė pleqėrisė), kur e shihnin, harronin jo vetėm moshėn, por dhe flaknin tej nga trupi tė gjitha sėmundjet pėr shkak moshe apo dhe tė mbartura nga gene tė trashėguara.
Ajo qe e ndėrgjegjshme pėr bukurinė e saj dhe, sado qė kish kohė qė ishte pėrcjell me rininė e saj tė plotė, ende e ruante dhe freskinė, por dhe sharmin e saj femėror. Veē kėtyre tipareve gati gjenetike , tė trashėguara nga prindėrit, ajo tregonte njė kujdes tė tepruar pėr veshjen e saj. Vishej thjesht, por me gusto.
Ai, tek e kundronte nga larg, zinte e lėpinte gjuhėn dhe aq e kish humbur pusullėn pas saj, sa, kur dilte ajo nga klubi, i dukej se, tanimė, edhe ai duhej tė ngrihej. Jo vetėm ngrihej, por vihej dhe nė pėrgjim (veprim prej tuhafi, pa dyshim) dhe, kur nga ajo nuk kishte mbetur asnjė gjurmė, vihej, pėrsėri, nė hamendėsime krejt tė kota.

* * *

Po ku kishte shkuar, vallė, me kėtė shpejtėsi prej ere? Se ai, nė pamundėsi qė tė dilte njėherėsh me tė, dilte dhe ndiqte, paksa nga larg, tė njėjtėn rrugė qė bėnte ajo. Siē mendonte, duhet tė ishte ende nė punė. Po,edhe nė se ishte, kurrė nuk nxitonte si sot. Ku vinte dhe ē'e ndillte nė atė nxitim aq me galop? Kėtyre pyetjeve asnjėherė nuk u jepte pėrgjigje tė saktė, por as qė i bėhej vonė,se sos se ishte para njė testimi nga njė "panelė" qė gjykojnė pėrgjigjet. Vet pyeste e vet pėrgjigjej. Largohej pėr njė ēast nga pyetjet dhe u fut nė"ēahire" tė tjera pėr "kullotė". I dukej krejt e pamundur qė tė pushtonte qoftė dhe pėr pak ēaste atė krijesė qė, me sa kish vėnė re, ngjasonte me njė ylle qė,sa kėputet nga qielli, humbet nė pafundėsi. Humbiste, vėrtet, nė pafundėsi, por ai priste me durim. Hapat, pėr t'u afruar drejt saj, i hidhte ngadalė- ngadalė. Qe pėrcjell me ngutjet dhe, nga pėrvoja qė kishte, e dinte mirė: kush ecėn ngadalė, mbrrin mė shpejt. Tek i bėnte qefin vetes, risillte nė kujtesė atė fabulėn e breshkės me lepurin. Sado qė"breshka" s'kishte ndonjė kontonacion tė pėlqyeshėm, por nė analogjinė qė i lipsej, pranonte tė vishte ēfarėdo lėkurė dhe ēfarėdo paronom, vetėm e vetėm qė tė arrinte aty ku duhej.
Kushdo tjetėr, sidomos nė moshėn e tij, do qe lodhur me kėtė "gjueti tė ndaluar", por, kokėmushkė siē ishte, ai jo vetėm nuk "lodhej", por i dukej vetja sikur ishte po ai i disa vjeteve mė parė, kur, siē pohonte, nuk kishte humbur ndonjėherė. E matte veten me hijen e mėngjesit dhe kujtonte se kjo "lloj hijeje" do zgjaste dhe nė"moshėn gri" tė tij.

* * *

Sot e kishte ballė pėr ballė. I kishin shkėmbyer pėrshėndetjet dhe u bė entuziast. Ajo erdhi pas tij dhe, para se tė ulej, pa ia bėrė syri tėrr nga banakieri e kamerieri dhe, veē tyre,edhe nga dy klientė tė tjerė, pa u ulur, i tha:
- Tė kam parė nė ėndėrr dhe dua tė pėrqafoj.
Ai, mend pati atė gazin e Arkimedit qė bėrtiti:"Eureka", u ngrit dhe, kur ajo i vuri duarėt kular mbi qafėn e tij, donte qė ky ēast tė zgjaste pambarim. E pėrqafoi dhe, tek zuri vend atje pėrballė, pa qė ai sikur po "mbytej" mbi filxhanin e kafesė. Por ē'donte mė shumė se sa kaq?
Donte ta pyeste se si e kish parė nė ėndėrr dhe pse, pikėrisht, atė. Por kish frikė se prishte njė tabu qė, gjithsesi, fliste veē pėr mirė. Tek e shpinte mendjen atje ku i rrihte ēekani, iu ravijėzua njė sentencė arabe qė i shkonte si"rrobė prerė me porosi" kėsaj ėndrre dhe kėtij pėrqafimi kaq tė papritur. Arabėt thonė:- Mos e kėrko aventurėn, por mos iu shmang asaj, nė tė daltė nė rrugė. Tanimė ėndrra qe bėrė zgjėndėrr. I kalmendur si njė fėmijė qė ka gjetur atė lodėr qė i pėlqen, tek e shpinte ujtė nė mullirin e tij, zuri tė merrte veten me tė mirė:- Unė,- thoshte,- jam ende nė gjendje qė ta bėjė atė qė tė ndihet mirė; se gjalloj ende. Unė e adhuroj atė dhe, siē shoh, ajo ėshtė nė tė njėjtėn "gjatėsi vale" me mua. Adhurimi ėshtė dhurata mė e bukur qė i bėhet njė femre. NJė femre, siodomos, nė moshė tė saj. Nuk ėshtė as e re, por as edhe e vjetėr. Donte tė qe i saktė nė ēmimin qė i vinte dhe tek e quajti"stuhi mėngjesi", tak dhe u ngrefos; stuhi mėngjesi, por unė di se si qetėsohet njė"stuhi" e tillė. Tek unė,- thoshte ai,- ēdo femėr gjen "stacionin e relaksimit".

* * *

Ndodhi ashtu siē thotė ajo thėnia: me inat i fola, me inat iu pėrgjigja. Jo vetėm ai ia nguli sytė, por, si shkėmbim reciprok, ajo sikur e ndolli qė ta ndiqte. Ai qe i ndėrgjegjshėm qė njė thirrje apo njė apel i tillė ėshtė sa i frikshėm, por, nė tė njjėtėn kohė, i mbushur me mistere. Por cili vallė ruan gjakftohtėsinė dhe kthjellėsinė e mendimit kur mbi zemrėn e tij fryn fuqishėm njė erė apo murlan? Dhe i ra pas: mes frikės e misterit. Sado qė ēapitej pak tinėzisht (kujtonte se kushdo qe vėnė pas tij), i erdhėn nė mend dy vargje tė njė poezie tė Lermotovit qė thotė:"... dhe ,ajo e mara,sikur kėrkon stuhinė?!!! Ndoshta,Lermotovi nuk ka thėnė pikėprisht kėshtu, por,sidoqoftė, vargu qe si aperativ pėr t'i freskuar gurmazin qė gati po i thahej. I shmangėn rrugėt kryesore dhe, kur hynė nė njė nga rrugicat, prapė i erdhi njė imazh nga njė film sosrealist: "Rrugicat qė kėrkonin diell". Saj kėtyre asocasionesh, sikur mbushej me emocione pozitive. Nė fund tė fundit,- arsyentonte ai,- e mira apo e paarritshmja, arrihet pėrmjet mundimeve dhe privacioneve. Por ka ndodhur (nė moshėn e tij ėshtė pothuaj prezente), qė nisesh pėr lesh dhe kthehesh kokėqethur. Dibranėt qė shpotitė i kanė si nė majė tė gojės pėr kėto raste, thonė:- Vajti shyta pėr brina dhe la edhe veshėt nė ta.
Ndėrkaq, pa qė ngjiti shkallėt e njė pallati tri-katėsh dhe e ndoqi, pothuaj, qorraz drejt kiametit. Hyri pas saj dhe, i pushtuar nga emocione gjithfarėsh, hoqi kėpucėt nė korridor dhe zuri vend mbi divan. Ajo, pasi e mbylli me ēelės derėn, rendi si me vrap drejt tij. Zgjati qafėn drejt tij dhe krejt hapėsira e gjirit iu rrėfye si i plotė para tij. Ai e rroku me tė dy duarėt,e shtrėngoi fort,sikur do ta shtrydhte dhe, ndėrsa buzėt ishin mbėrthyer mbi njėra-tjetrėn, ndėrkaq vendosėn tė zhvisheshin kollopan. Ajo e mori prej dore siē merr njė fėmijė qė ke frikė mos rrėzohet dhe, tek e tėrhoqi pas vetes, bashkė me tė u rrokullisėn nė krevat. Aty, mbi krevat, ai nuk kish mė nevojė pėr udhėheqje. E dinte mirė se si kryhej ajo lloj "detyre": ia vuri duarėt mbi shpatulla dhe, tek e tėrhoqi nga vetja, nisi atė rit qė ishte i vjetėr sa vet njeriu.

* * *

Pas kėsaj "beteje" qė ai e mbaroi me sukses, tek relaksoheshin, ai i tha:
- Ti mė do,- sigurisht.
-Njė fshat qė duket, nuk do kallaus.
Dhe, ndėrsa i dha pėrgjigje, me buzėt e tendosura e puthi gjatė dhe nxhetėsisht. Hė,- i tha,- ende nuk je i bindur?
-Jo vetėm jam i bindur, por dhe i kėndelllur. Mė duket vetja si fėmijė i pėrkėdhelur qė do tė arrijė gjithēka. Dhe tani, moj mikja ime e bukur dhe e dashur, unė po kthehem nė shtėpi.
-Kaq shpejt?
-Pėr ty ėshtė shpejt, po pėr mua ėshtė vonė,- tha ai.
-Jo.Jo,- ngulmoi ajo. Nuk tė lė.
-Por jo, moj mike e dashur, ėshtė e kotė qė tė qėndroj mė gjatė.
Pastaj, pa i lėnė kohė asaj, i dha dhe njė puthje tė gjatė dhe, pasi doli tek dhoma tjetėr, u vesh nxitimthi.
-Do mė falėsh,- i tha ai duke qeshur se jam nė atė pozitėn shpotitėse tė NAPOLEONIT qė u thoshte, ndonjėherė shėrbyesėve:" Mė vishni me ngadalė, se kam njė punė me nxitim".
E puthi pėrsėri dhe, nxitimthi, zbriti shkallėt e u nis pėr nė shtėpi.

Tiranė, 25 mars 2017

Nga Pėrparim Hysi




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it