Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

I dehuri - Tregim nga Burhanedin Xhemaili


Njė ditė prej ditėsh, Fitim Rrota, duke ecur nė gjendje tė rraskapitur nėpėr qendėr tė qytetit, i shikonte me tėrbim njerėzit shpėrfillės qė nuk e shikonin me kureshtje tė kėndshme si mė parė njeriun mė tė njohur tė kohės sė sėmurė, qė veēohej pėr shkak tė bėmave absurde, dhe dalldisė sė tepruar nė kėrkim tė famės dhe pasurisė..!! Por, ai, nuk e dinte kėtė gjė, meqė kurrkush nuk ia turbullonte ujin pėr shkak tė frikės nga lemeria pėrmbytėse, qė mund tė kurdisej me mjeshtri dinake nga “regjisori” i famshėm i skenareve tė sajuara nė kohėn e mbrapshtive fatkeqe... Madje, Fitim Rrota, jo vetėm qė nuk pendohej pėr bėmat e tij tė turpshme, nė kohėn kur njerėzit e heshtur nuk guxonin tė shprehnin hapur dėshpėrimin, por ai mburrej me veprimet djallėzore, qė i ndjente nė thellėsi tė zemrės, sikur tė ishin veprime engjėllore..!! Dhe, mė nė fund, kur i perėndoi dielli i kėnaqėsisė dhe leverdisė personale, e kuptoi se kurrkush mė nuk po ia varte veshin nė qendėr tė qytetit zulmėmadh, prandaj duke e ulur kokėn e duke e mbuluar fytyrėn me shuplakė tė dorės, sikur tė ishte ujk i vetmuar brenda malit tė dendur me lisa tė gjatė, ecte me nxitim tė sikletshėm e tė frikshėm, dhe pėr njė ēast papritmas u gjend pėrballė nevojtores publike..?!
“Befasia ku s’tė nxjerr kryet e trashė...”, tha me belbėzim tė thatė, dhe me hidhėrim histerik... Pastaj, nė gjendje tė hutuar, duke kėrkuar ndonjė zgjidhje momentale, pėrnjėherė e goditi nė kokė njė shpėrthim drite qė ia pėrfytyronte imazhet e shumta dhe grafitet e shkruara nė mėnyrė ilegale, qė i bėnte me zotėsi tė shfrenuar pa zbardhur drita, meqė nė atė kohė nuk lėvizte asnjė njeri i gjallė pėrveē qenve endacakė dhe ndonjė pijaneci tė shtrirė nė ndonjė qoshe tė trotuarit, duke gėrhitur sikur krrokamė korbi...
Kur u gjend nė kėtė vend tė padėshiruar, kujtesa i ktheu fotografinė e asaj kohe..?! Atėherė, sapo kishte dalur nga nevojtorja publike, pasi kishte shkruar grafitet e nxehta, pėr njė qime floku kishte shpėtuar nga policėt e qytetetit falė pijanecit tė dėshpėruar me shishen e rakisė nė duart e pėrgjakta..?!
-Ma jep rakinė... Ma jep... Hajdut... Nanėn ta... -I tha me ndrojtje pijaneci i mbėshtetur pėr muri...
-Mbylle atė gojė tė qelbur, pshurran... Mbylle, sa s’ta mbylla... -Ia ktheu me mėrmėrimė Fitim Rrota i zbehur...
-Ma jep rakinė...
-Mbylle, se tė vras... -I tha me tėrbim pijanecit, dhe e ngriti me hov shishen e rakisė pėr tė pirė, e pėr tė aktruar si pijanec i dehur, sapo arritėn policėt nė vendin e ngjarjes...
Kėshtu shpėtoi nga policėt, qė nė vend tė tij e arrestuan tė dehurin e vėrtetė qė nė atė ēast dramatik e shante hajnin e vonuar, pse ia mori me forcė shishen e rakisė dhe, pse ia kurdisi grackėn..!!
Policėt, nuk ia varnin veshin arsyetimit tė tij, edhe pse ai nuk kishte shkruar nė muret e nevojtores, sepse ishte i pafuqishėm pėr kėtė punė..!! Nė atė ēast, pijaneci i shkretė, nuk deshti tė dorėzohet, por ata e mbėrthyen pėr krahėsh dhe e shtynė zvarrė kah dera e grafiteve me pėrmbajtje ideologjike...
Grafitet e shkruara me syēeltėsi dhe dinakėri tė paimagjinuar, ishin sprovat e para rinore nė kohėn e ndaluar..!! Ato i llogariste, sikur tė ishin vepra me vlera tė rralla ideologjike dhe atdhetare, qė mandej nė kohėn e lirisė sė avancuar tė profilizohet me shkarravinat patetike tė lartėsuara nga vet ai si “profetike”..!!
Por, kungulli mbi ujė nuk i shkoi aq larg, edhe pse me dinakėri tė sforcuar ua lėshonte ujin e nxehtė nėn kėmbė njerėzve qė e qortonin pėr veprimet banale, dhe pėr grackat dashakeqe...
Njė ditė prej ditėsh, sigurisht nga mosha e shtyer, apo nga truri i topitur, nuk dijti tė gjindet mirė nė procesin e mallverzimeve tė turpshme me transferimin e parave nga vendi i huaj pėr qėllime “humanitare”, kėshtu qė si pasojė e kėtij akti devijues doli nė shesh “krimi i organizuar”, qė e zhveshi para opinionit tė gjėrė, njėsoj, sikur ta kishin kthyer bythėprapė gjarpėrin helmues, pėr t’ia nxjerrė nė shesh kėmbėt..!!

Mars, 2017


Nga Burhanedin Xhemaili




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it