Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Tė shpėrfytyruarit - Tregim nga Thani Naqo


U darkuan me peshk, sallatė e djathė kaēkavall. Me shpresė se alkoli do pėrndizte kujtimet rinore, Gjergj Kodra piu nxitimthi njė dopio raki, po aq dhe Eliza. Ndėrsa tymosnin cigare, heshtja e psherėtimat lanė pėrshtypjen se nata e parė do ish pėrshpirtje pėr tė vdekurit e jo shmallje me dashurinė. Mirėpo, Eliza, sa piu gotėn e dytė me raki, u dha befas flokėve mbrapa, me tė dyja pėllėmbėt, sikur donte tė shkundėte dėborėn e njėzet e pesė dimrave. Gjergj Kodra u hutua kur ajo pėrveshi fustanin dhe iu shalua mbi gjunjė. Ajo ia mbėrrtheu kokėn me tė dyja pėllėmbėt dhe i ngjiti aq rrėmbimthi buzėt e saj me tė tijat, sa atij i lėvizėn protezat dhe iu lėnduan mishrat e dhėmbėve. Eliza i llokovitet mbi gjunjė syperėnduar, Gjergj Kodra u bind se mallimi dhe epshi e mbajnė gjallė dashurinė femėrore. Pėrfytyron Elizėn e dikurshme, gjimnazisten, dhe instinktivisht i mbyll sytė qė tė mos shikojė gryerjet e shpėlarjet qė shkakton koha e largėsia. Pėrhumbi nė retrospektivėn e largėt, ēerek shekulli u tret si firomė e kur hapi sytė e u kthye nė realitet. Aroma e athėt e pudrės, nė gropėzėn e fishkur e tė rrudhur midis gjinjėve, i ndėrmendi resat e shelgjeve lotues tė Parkut Rinia. Tė dyve u pėlqente tė thurrnin kurora me resat dhe t’ia varnin njėri-tjetrit nė qafė.

Ledhaton me dhimbje e mall kofshėt e pulpat e Elizės; mollėzat e gishtave iu shpuan nga majat e qimeve tė rrojtura njė a dy ditė mė parė e atėherė Gjergj Kodra u kujtua se atij nuk i vinte mirė qė moshatarėt e fusnin Elizėn nė listėn e gjimnazisteve leshatore. Porse, edhe nė vitet e liberalizmit 1) vajzat nuk e bėnė modė tė shkulnin e rruanin qimet e kėmbėve e as tė pastronin pushin e fytyrės qė mbinte kur ftohej moti; pushi dilte zakonisht pas brymės sė parė.

Eliza vazhdon llokovitjen, ende symbyllur. Buzėt e saj tė holla e me cipėza nga plasaritjet, qė pak mė parė ishin tė thata e tė vyshkura, si oshafe kumbulle gjatore, befas u lėngėzuan. Gjergj Kodrės iu fanit koreania Cheng.

“Buzėt, janė si lulet, - thoshte Cheng. - Puthjet i shpėtojnė nga tharja e vyshkja.”

Pas dhjetė viteve ndarje, Chengin e kishte takuar rastėsisht nė Molin 2) e San Franēiskos, ku ai kishte shkur tė blinte dhurata pėr Elizėn dhe rroba pėr vete.

“Kjo ėshtė Ēhengi,” - kishte thėnė me vete e ishte tronditur kur e njohu prej sė largu nga kurrora e flokėve e stili i shpejtė e hapshkurtėr. Shumica e koeraneve ngjisnin si binjake, kishin edhe shije tė njėjtė pėr veshjen; ndryshe nga kinezet, ato pėlqenin fustanet me lule, ose bluza e minifunde me kombinime shumėngjyrėshe. Ai e kishte ndjekur nga pas, i bindur se, silueta qė ecte para tij ishte e Chengit, gropėzat e pasme tė gjunjėve ishin mė magjiket nė kurmin e saj.

“Ti e unė jemi dy plagė qė mėkojnė njėra-tjetrėn.”

Kėtė shprehje ajo ia rikujtoi edhe ditėn kur ai prenotoi biletėn ajrore San Francisko-Frankfurt-Tiranė. Pas ēerek shekull heshtje, pėrhumbje, e dyzimi, kishte telefonuar dhe centralistja shqiptare e qytetit tė tij tė lindjes, tha:

“Elizėn e njoh. Do t’i jap lajmin se Gjergj Kodra ėshtė gjallė.”

Pas dy orėsh ai kishte telefonuar sėrish e ajo ish pėrgjigjur me zė tej ngazėllyes e tė kthjellėt:

“Eliza qau nga gėzimi, hoqi fustanin e zi dhe veshi njė me lule.”

Paralelizmi i dashurive tė braktisura Gjergj Kodrėn e kishte terrorizuar tėrė jetėn nė mėrgim e qe ndjerė vėrtet fajtor kur Chengi e ftoi tė bashkėjetonte sėrish me tė.

“Qė kur ti u arratise prej meje, - i tha Chengi, - nuk jam pėrlyer me mashkull tjetėr,” - por ai besoi edhe Elizėn kur ajo pohoi tė njėjtėn shprehje, sa u takuan nė aeroportin e Tiranės.

Kujton kėto dhe i vjen t’ia shkrepė tė qarit, por s’ka se si; Eliza ndėrpreu llokovitjen mbi gjunjėt e tij, i hapi sytė, ia mbėrrtheu tavanit e pėshpėriti sikur qe kthyer nga njė udhėtim i largėt, mistik:

-Mė duket sikur jam nė ėndėrr, Gjergj.

“Mė duket sikur jam nė ėndėrr, Xhorxh,” - kishte thėnė edhe koreania Cheng pas dhjetė viteve.

-Ikja, pėrmes plumbave, ėshtė herroizėm, - tha Eliza dhe e pa drejt nė sy.

“Arratisja ėshtė heroizėm,- kishte thėnė edhe Ēheng pėr veten e saj.

-Ti erdhe nė njė kohė qė lufta civile mund tė fillojė nga ēasti nė ēast, - tha Eliza.

“Lajmet thonė se nė vendin tėnd do shpėrrthejė lufta civile, - i kishte thėnė Cheng. - Po qe se ti do mungosh pėr sė dyti, unė do bėj harikiri.”

-Jam nga ata qė nuk mė ze plumbi, - u pėrgjigj Gjergj Kodra dhe Eliza qeshi.

E qeshura ia tezari asaj lėkurėn e fytyrės dhe rrudhat pėrqark syve iu zhdukėn.

Tė njėjtėn pėrgjigje i kishte dhėnė njė javė mė parė edhe koreanes Cheng, por Chengu, ndryshe nga Eliza, nuk qeshi. Pasi kishin bėrė seks, ai kishte kėqyrur me mall fytyrėn simpatike, pa rrudha. Ndėrkohė qė pati menduar se koreanet dhe tailandezet janė nga soji i atyre qė nuk plaken, Chengu befas ishte kthyer pėrmbys nė shtrat dhe u ngashėrye duke rėnkuar sikur po jepte shpirt.

Atij i qe dashur ta ngushėllonte se edhe ai, njėlloj si ajo, ishte viktimė e egoizmit rinor, egoizėm qė nė diktaturat komuniste shkakton viktima nė tė afėrmit. Pastaj, pėr ta qetuar, e sqaroi Chengun se ai do shkonte pėrkohėsisht nė atdheun e tij pėr t’u ndezur nga njė qiri prindėrve e motrės, por nuk i tregoi pėr kompesimet financiare tė internimit tė tyre e as se do shiste shtėpinė e disa prona.

“Do kthehem shpejt, - i tha Chengut. - Vitet qė na kanė mbetur, - i premtoi ai, - do t’i kalojmė sė bashku.”

Mirėpo, pėrveshja e buzėve, kur Eliza qeshi, ia zbuloi krejt sistemin dhėmbor dhe atėherė Gjergj Kodra dalloi se goja e saj ishte mė e madhe se e Chengut, por qė tė dyjave, nė anėn e djathtė, u mungonin dy dhėmballa.

-Jam i lodhur nga rruga e mė vjen pėr gjumė, - tha ai dhe bėri pėrpjetė shkallėve duke mbajtur ekuilibrin pas parmakėve. Njėherė ktheu kokėn e pa Elizėn qė shtrinte fustanin, me tė dyja pėllėmbėt, pėr tė mbuluar vithet e kofshėt. U ndje sėrish fajtor pėr fatin e saj tė zi, por ndjeu keqardhje edhe pėr trupin e saj tė shpėrfytyruar nga punėt e rėnda nė kampin e internimit. I buzėqeshi e dėshiroi t’i thoshte me humor se bryma e njėzet e pesė vjeshtave nė mėrgim, e kishte pėrzhitur edhe atė. Zverku i kishte marė formėn e kanistrės dhe kėmbėt e krahėt i qenė holluar, si tė rakitikėve, por edhe kėtė nuk pati guxim t’ia thoshte.

“Akulli i dashurisė mė mirė tė shkrijė pak e nga pak, se sa qė natėn e parė,” - i kishte thėnė koreanes Cheng.

Kėtė shprehje dėshiroi t’ia thoshte edhe Elizės, porse nuk guxoi; e dinte se Eliza, ndryshe nga Chengu, ishte e ashpėr e tejshpotitėse, njėlloj si i ati. Edhe pas njėzet e pesė viteve, ajo me siguri do pėrgjigjej:

“Je i turpshėm e qullash.”

Edhe se kishte ende nė mendje Chengun, pėrgjoi lėvizjet e Elizės, por edhe zhurmat e zėrat e pasmesnatės qė vinin nga sheshi i qytetit. Pėrfytyroi Elizėn duke mbledhur pjatat e gotat, edhe kur hyri nė banjė e pastaj, trokitjen e sapllakes qė u pėrplas pas kovės prej llamarine, ku mbahej uji rezervė. E pėrfytyroi Elizėn duke larė pubisin, fytyrėn e llėrėt. Dėgjoi kėrcitjen e shulit tė derės sė tremės dhe numėroi dymbėdhjetė hapa; aq ishin shkallinat qė tė ēonin nė katin sipėr.

Buzėqeshja e pafajme e Elizės iu fiksua nė ēastin kur ajo fiku llambėn e dhomės, mirėpo, drita e kaltėryer e neonit tė shtyllės sė rrugės thėrmohej nė rrjetat e kortinave dhe larushiti siluetėn e saj. Penisi iu gjallėrua kur Eliza hoqi nxitimthi fustanin, sytjenat e mbathjet. Nė ēast u pendua qė nuk bleu viagra, edhe se e dinte qė epshi i tij natyral nuk mbante mė shumė se dhjetė minuta. Edhe ai nxitoi tė hiqte mbathjet, mirėpo, kur llastika i preku gjunjėt, i qe fanitur e motra, kthyer pėrmbys, e mavijosur dhe e buhavitur, duke pluskuar nė ujin e turbullt tė njė kanali.

-Tė lutem, jo sonte, - tha ai me zė tė tjetėrsuar.

-E mjera unė, - ofshau Eliza.

E pa kur ajo u pėrkul e mblodhi shuk fustanin, mbathjet e sytjenat. I ngjeshi nėn sqetull dhe, ashtu, lakuriq, ende e pikėluar nga mijėra dritėza tė kaltėryera, doli nga dhoma e gjumit duke pėrplasur derėn fort.

-Ti e unė jemi tė vdekur tė pa mbuluar, - gjėmoi klithma e saj egėrshane.

Ajo klithmė u pasua nga kėrcitjet e shkallinave tė drunjta e me tė shkrehurat e largėta tė armėve.

Prill, 2017

Nga Thani Naqo




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it