Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Cikėl me poezi nga Adem Zaplluzha

Kurse e nesėrmja askund nė horizont


Gjithmonė imazhet e njėjta
Mes pemėve
Njė mur i rrėnuar
Dhe disa fotografi surrealiste
Zgėrdheshen nėpėr skutat e braktisura
Lehja e njė qeni s’paska tė ndalur
Mė duket se po i imiton
Imazhet e lashtėsisė sė Itakės
Lehin edhe kalimtarėt
Kur parakalojnė pranė varreve

Njė kohė e shthurur deri nė asht

Adem Zaplluzha

Bisedon me kryqin e drurėt
Kavakėt me flamuj nė gjysmė shtize
Vajtojnė tė djeshmen
Kurse e nesėrmja askund nė horizont


SĖRISH TĖ LEHURAT E PANDALSHME

E gjithė kjo zhurmė s’do me thėnė asgjė
Hijet e pemėve
Mė nuk po u ngjajnė hijeve
Veē atyre qė fshihen si lukunitė
Mes gurėve tė varreve

Kjo natė e gjatė s’paska tė sosur
Nė heshtje i numėron lėkurat e regjura
I numėron pemėt njė nga njė
Diku nė fund tė qytetit
Dėgjohen zėrat e gjyshėrve

Sėrish tė lehurat e pandalshme
Sonte plepat s’paskan gjumė
Nėpėr faltoret e posa tė ngritura
U prenė me qindra kėndesa
Vallė si do tė zgjohet nesėr mėngjesi


NJERIU GJITHMONĖ PĖRSĖRITET

Duke ecur
I pėrsėrisim hapat e harruara
Nėse ndalemi
Ndryshken kujtimet
Harrojmė se sa hapa i bėmė deri mė sot

Njeriu gjithmonė pėrsėritet
Pėrsėritet si stėrkalat e shiut imcak
I ngjason lumit tė ēmendur
Pa asnjė derdhje
I cili kurrė nuk ka tė shterur

Ecėm dje
Po ashtu edhe sot i dėgjuam hapat e erės
Do ecim nesėr dhe njė tjetėr nesėr
Pėrtej pafundėsisė
Pėrtej tė nesėrmes sė pa lindur

Ju thashė s’do tė ndalemi asnjėherė
Do i numėrojmė ēastet
Dhe hapat e drurėve tė lodhur
Si kavakėt do i numėrojnė gjethet
Por ne gjithsesi do ecim pėrtej vetvetes

Duke ecur shtigjeve tė pashkelur
Do e pėrsėrisim vetveten
Mes trajtave tė hapave
Do i gjejmė udhėt pėr ku jemi nisur
Do i tejkalojnė tė gjitha mundėsitė e rrugėve


SHOH MASKAT E TĖ GJITHA LLOJEVE

Mė duket se stina kaloi
Nė njė gjendje tjetėr
Tė pashpresė
Njė pemė e egėr pa shpirt dhe formė
Qėndron pėrballė stuhisė

Retė e shkapėrderdhura
Bredhin fushave si drerėt e egėr
Nga sytė e lėbyrta tė ditės
Pikojnė trishtimet e shirave
Njė kohė e shpėrdredhur zvarritet rrugėve

Nėpėr pijetoret e qytetit
Shoh maskat e tė gjitha llojeve
Rrugėt fantazmė ėndėrrojnė prenė
Nėn qepenat e dyqaneve
Palosen ngordhėsirat e tėrė qytetit

Hijet duken si mullar sane
Parakalojnė nėpėr mendjen tonė
Si cofėtinat e njė kohe
Me hapa tė dehur rrugėve ecin lukunitė
Askund hije pėr zogjtė e plagosur


NĖPĖR FUSHA LULĖZUAN BOZHURET

Nga dritarja e hapur si gjithmonė
Hynė ose dalin zogjtė e fėmijėrisė
Njė dorė e madhe
I hap edhe dyert e mbyllura kaherė

Kambana me kumbimin e saj
Pėrjeton ringjalljen
Lulet qė i mbollėm para pak kohe
Ēelėn pa zbardhur agullima

Mes ullinjve tė egėr
Mbollėm edhe disa lloje pemėsh
Sytė pėr herė tė parė nė trevėn tonė
Ēelėn njė lloj drite inkandeshente

Mė duket se ishte ora e lindjes sė diellit
Nėpėr fusha lulėzuan bozhuret
Dhe tė gjitha llojet e lulediellit
Mes shterpėsisė sė shkėmbinjve
Lulėzuan drurėt

Nga Adem Zaplluzha




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it