Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Hamit Taka: Padroni i ri dhe greva e grave

Tregim


Berti hyri nė mencėn e puntorėve tė fabrikės sė kėpucėve. Shefi dhe kamarierėt, si gjithnjė, sa e panė, i dolėn pėrpara. Ata, pėr t’i bėrė qejfin, filluan tė vinin nė vend karriget, tė largonin pak tryezat, tė ulnin perdet, nėpėr tė cilat depėrtonin rrezet e diellit pėrvėlues tė Shqipėrisė sė Mesme. Por ai, i biri i pronarit tė fabrikės, u lėshua rėndė-rėndė nė njėrėn nga katėr karriget e caktuara pėr tė, mbėsteti bėrrylat nė tryezė dhe futi fytyrėn nė pėllėmbėn e majme tė dorės sė djathtė .
Berti, pra i biri i pronarit tė fabrikės sė kėpucėve, ishte njė djalė i ri, kokėmadh, me flokėt e qethur e xhelatinosur sipas modės sė fundit, qė tė jepte pėrfytyrimin e njė patateje tė madhe tė zier. Dukej se ai kishte ardhur nė kėtė botė vetėm pėr tė fjetur sa t’i donte qejfi, pėr t’u shkulur gazit dhe pėr t’u shtruar gosti tė bujshme mikeshave tė tij. Me fytyrėn e fryrė nė pėllėmbėn e dorės sė majme, filloi tė fliste:
- Hė-de! – tha me zė tė zvargur, duke gogėsitur dhe, qė nėn qepallat qė i vareshin, i hodhi njė vėshtrim tė pėrgjumur shefit, i cili po zgjatej drejt tij tėrė respekt.
– Pa mė thuaj, ēfarė mė hahet?
Shefi qeshi me njė tė qeshur lajkatare, pastaj fytyra e tij mori hije tė rėndė.
- Gjeje! – pėrsėriti i biri i padronit, - Gjeje ēfarė mė hahet e do tė jap njėqind mijė lekė.
Ai drejtoi fytyrėn, mu si kafkull breshke e u mbėshtet nė tryezėn prapa tij.
- Hė-de, gjeje shpejt!
Shefi ngurroi, kapsalliti sytė dhe iu mpreh fytyra… Ai ishte tip qė nuk mbante shaka tė tilla. Kishte frikė se, pėr shkak tė tyre, mos humbiste respektin e tė tjerėve, sidomos tė vartėsve. Mirėpo trashėgimtari i padronit nxorri nga xhepi bllokun e shėnimeve dhe bėri me njė stilolaps me shkėlqim floriri ca shkarravina: “Nė qoftė se shefi e gjen se ēfarė mė hahet, zotohem t’i jap njėqind mijė lekė”.
Shefi, siē e pėrmendėm, ishte njeri serioz, po ē’tė bėnte? Iu desh ta merrte pusullėn…
Por i biri i pronarit nuk lėvizi prapė nga vendi, ndenji rehat-rehat nė karrige. Dukej se qepallat e fryra i kishte gati pėr gjumė. Po kėtė ēast pa kamarierin qė po pastronte ca sende metalike. Padroni i ri i ra tryezės dhe thirri kamarierin. Ai u afrua me vrap. Ishte mėngėpėrveshur e nė darė mbante njė lėvere.
- Ē’po bėn aty? – pyeti i biri i padronit.
Djaloshit iu skuqėn veshėt.
- Pirunėt… po pastroj pirunėt, zotėri, - iu pėrgjigj, duke iu marrė goja.
- Po pse i pastron?
- Kėshtu mė urdhėroi ustai, zotėri…
- Domethėnė kėshtu tė paska urdhėruar ustai?! Po ti mos je skllavi i tij?
- Po, nė sajėn tuaj, zotėri…
- Aha, ē’na the, more, nė sajėn time! Po ēfarė bėra unė, qė tė mė falenderosh, hė?
- Mė falni, zotėri… Mos e dhėntė Zoti…
- A ke mbaruar ndonjė shkollė?
- Jo, zotėri…
- Hiē fare?
- Kam mėsuar pak.
- Sa vallė?
- Kam bėrė gjashtė klasė, vetėm kaq...
- Po pastaj?
- E po s’qe fati…
- Ē’do tė thuash “s’qe fati…”?
- Jam nga Bregdeti… Babai punonte peshkatar dhe ne, fėmijėve, pesė frymė, s’na arrinte rroga e tij, as pėr bukė. Kur u hap kufiri babai iku nė Greqi dhe unė e lashė shkollėn.
- Aha, po ti pse s’ike nė Greqi, po qėndrove kėtu?
- Edhe atje babai gjeti punė nė pashkim, tjetėr gjė s’dinte tė bėnte… Prapė edhe atje deteve rri ai, nuk mblidhet nė shtėpi… le qė nuk ka shtėpi fare.
- Mirė, po sikur tė kishe tani njėqind mijė lekė?... Ta zėmė se ke blerė njė biletė llotarie dhe ke fituar njėqind mijė lekė. Ē’do tė bėje?
-Kamarieri, duke ulur sytė, u mundua tė vinte buzėn nė gaz.
- Hė?
- … ?
- Pėrgjigju! S’ta pritka mendja fare? Pėrfytyro sikur do tė nxjerr tani nga xhepi njėqind mijė lekė dhe do t’i jap! Ē’do tė bėje?
- … ?
- Pse nuk flet. S’tė ka shkuar kurrė mėndja pėr kėtė?
- S’e kam menduar kurrė, zotėri…
- Mos tė duken njė shumė tepėr e madhe njėqind mijė lekė?
- Tepėr…
- Tepėr e madhe do tė thuash, hė? Po ti nuk i ke ėndėrruar kurrė kaq para?
- … ?
- S’tė ka shkuan nė mend t’i bėsh ndonjė dhuratė ndonjė vajze?
- … ?
- Lėre, se me ty s’u marrka vesh fare njeriu! Shko, shiko punėn.
Kamarieri u largua, duke shtrėnguar lėveren nė dorė. I biri i padronit po gogėsinte me kėnaqėsi, sytė i lotonin. Dita ishte e nxehtė dhe trashamanin e kishin mbuluar djersėt. E hoqi xhaketėn e tij prej Armani dhe e vari nė shpinėn e karriges atje pranė, pastaj mbėshteti kokėn mbi duart. Ai ishte gati pėr tė dremitur kur dera u hap me vrull dhe hyri nė mencė njė zeshkan e thatim, shefi i repartit tė qepjes sė lėkurės sė kėpucėve.
- Zoti Berti, - tha ai, - ju lutem ejani sa mė parė. Gratė e repartit tė makinave qepėse po bėjnė grevė, zotėria ju pret.
I biri i padronit u ngrit nga karrigia me njė shpejtėsi jo tė zakonshme, rrėmbeu xhaketėn e, sė bashku me shefin e repartit tė qepjes, doli nga mensa.
Pronari i fabrikės, qė vuante nga njė gastrit kronik, po ecte si i xhindosur poshtė e lartė kabinetit tė errėsuar nga perdet e trasha. Kur pa tė birin, zotėria i dha urdhėr:
- Telefono menjėherė nė polici.
- Pse ē’ka ndodhur?
- Dhe mė pyet se ē’ka ndodhur! Kush duhet tė pyesė, unė apo ti.
- Unė e di ēfarė kanė ato, duan tetorėshin nė punė dhe ngritje rroge…
- Epo sido qė tė ishte… Nė krye telefono, pastaj shko e shiko si ėshtė puna. Po qe nevoja, mbylle repartin, jepu udhėt! Hėm, ē’pret nga varfanjaket! Bushtrat e uritura bėjnė mė kokė tė tyre… Qeverisė… aq i bėn, ajo kėrkon vetėm taksa! Pushoji ca nga ato rrjepacake.
Padroni i ri doli me vrap nga kabineti, kaloi si shigjetė pranė depove tė lėkurėve dhe hyri me nxitim nė repartin e qepjes. Atje zhuzhurinin dyzetė makina qepėse dhe salla ishte mbytur nė pluhur meshini. Ai u ndal te dera, i hodhi njė sy repartit dhe iu drejtua mjeshtrit:
- Si ėshtė puna?...? Ti the se ato bėnė grevė, ndėrsa nė tė vėrtetė tė gjitha janė krrusur mbi makinat qepėse.
- Janė pėrkulur mbi makinat sa pėr sy e faqe, po nuk punojnė. Perin nuk e kanė vendosur nė vendin e duhur, meshinet nuk i qepin.
- Domethėnė njė grevė europiane, tamam – tamam, italiane, ku unė kam parė vetė. Kush e nisi e para?
- Feride Gurabardhi. Kush tjetėr pėrveē saj…
- Pa ma thirr kėtu!
Mjeshtri i ra me tė madhe bilbilit. Tė gjitha kthyen kokėn nga dera, dy ndihmėse tė mjeshtrit brofėn nė kėmbė dhe u qasėn me vrap.
- Mė sillni kėtu Feride Gurabardhin!
U afrua njė grua flokėdrudhė, tė prera shkurt, hundėmajuce, me fytyrė tė bardhė e tė pastėr.
- Ē’urdhėroni? – i tha ajo. Mjeshtri iu drejtua asaj.
- Padroni i ri kėrkon tė flaės me ty.
Feride Gurabardhi i hodhi njė vėshtrim tė birit tė padronit. Tė dy u panė sy ndėr sy.
- Ti je Feride Gurabardhi?
- Unė e tėra.
- Ti e drejton punėn? Punėtoret, me sa duket, qėndrojnė te makinat, por nuk punojnė. Ti i udhėzon?
- Pėrse? Tė gjitha kėto janė trillime.
- Me cilin po flet? A mund tė zihesh vallė me shefat, me eprorėt?
- Unė e di se me ata s’mund tė zihesh…
- Po ti ēfarė bėn?
- Mė kujtohet se si mė kanė mėsuar dhe nuk zihem me eprorėt.
- Po ja, tani po zihesh!
- Me ty ndryshe puna!
- Ē’mė thua moj, unės’qėnkam eprori yt? Po kush tė jep bukė? - Ti mė jep bukė?! Ha-ha! Ē’mė bėre tė qesh. Po cili je ti, qė tė mė japėsh mua bukė? Unė punoj, e nxjerr me djersėn time… Na doli, se ky mė dhėnka bukė! Tė shohim, a do tė mė japėsh bukė, nė qoftė se nuk punoj… Ju, jo vetėm bukėn, por as gjynahet nuk na i jepni falas!
- Mbaje gojėn, se tė pret e zeza!
- Ēfarė mė pret? Mos do tė urdhėrosh tė mė kapin e tė mė varin nė tavan?
Padroni arriti ta cekte pėr ta shtyrė, por mjeshtri e mbajti. Eshtė grua, i tha ai. Feride Gurabardhi u tėrhoq pak nė qoshe. Aty e rrethuan shoqet. Mira, Vera, Mara, Nora dhe Kimetja, qė e kishin ndjekur tėrė skenėn, iu qasėn afėr. Situatėn e kishin ndjekur edhe puntorėt, qė punonin nė repartin e prerjes sė meshinit, lėkurės e gomės. Prej tyre u afrua Neimi. Pas tij u afrua edhe Artani.
- Ē’ka ndodhur, Neim? - pyeti Artani. - Kush e fyejti atė?
- Askush, - u pėrgjigj Mira.
– Doli se na ushqeka… Po kush qėnka ai, qė tė na mbajė me bukė. Hė, qen bir qeni! Pėlcet gjersa ta marrė tjetrin nė qafė. - Mos e ēani kokėn pėr tė! – e kėshilloi Deda.
- Mė mirė pyete, a do tė na e caktojnė tetorėshin e punės apo jo?
- Mė atė krah fli!... Kėrkojnė dhe tė na mėsojnė, pa le. Po atė kush e ka mėsuar?
- Pėr kė e ke fjalėn? Pėr atė barkmadhin, hė?
- Pėr atė de!
- Djalli e ka mėsuar!
I biri i padronit iu ahfrua atyre.
- Shiko, shiko, po vjen kėndej!- pėshpėrit Artani.
- Pa shikoni barkun e tij…
- Si prej gruaje shtatzėnė!
- Hajde pėrvishjuni punės! – u bėrtiti biri i padronit.
Tė gjithė heshtėn pėrnjėherėsh, duke vėshtruar njėri-tjetrin. Pastaj foli Feride Gurabardhi:
- Sa vjet kemi qė punojmė kėtu kokulur, me ndershmėri, pėr nevojat e fabrikės dhe pėr veten tonė! Ne duam qė pronarėt tė mos i shkelin ligjet e punės.
- Kjo s’ėshtė puna juaj, - u bėrtiti me inat padroni i ri. – Nė qoftė se e kėrkojnė interesat e fabrikės dhe tė eksportit…
- Por duhen vėshtruar edhe interesat tona, jo vetėm interesat e fabrikės!
- Domethėnė ju s’keni punė ma fabrikėn. Hė! Por edhe fabrika s’ka punė me ju.
- E dėgjuat, shoqe? Na thotė se fabrika s’paska punė me ne… Epo, fundja… atėherė kėrko punėtore tė tjera!
Padronit iu prish gjaku. Ishte mbledhur gjithė administrata e fabrikės. Ata diē thonin, duke u pėrkulur drejt njėri-tjetrit. Njė sekretare e padronit tė madh u sul tė telefononte nė polici.
- Telefonoi shef Tomorrit!... Ai mund t’ua ndreq samarin kėtyre… - e porositi padroni i ri. Pastaj bėrtiti: - Shikoni, kjo ėshtė grevė. Ligji i ndalon grevat nė fabrika. Nė e pėsofshi, le t’jyu bėhet paq!
Feride Gurabardhi ndryshoi mendim menjėherė.
- Jo, -tha me vendosmėri. – Do t’i pėrvishemi punės… Shoqe, edhe ju burrat, tė gjithė nėpėr vende!
Njerėzit iu pėrveshėn punės. Po tė gjitha makinat prerėse e qepėse, po punonin bosh, energjia harxhohej kot.
- Mė kot, - tha shefi i prerjes. – Ato nuk do tė punojnė.
Tė birit tė padronit i hipėn xhindet. Pėshtyu pėrdhe, numėroi nė vend, pastaj u sul te pllaka prej mermeri dhe uli ēelėsin… Kur makinat u ndalėn, ai bėrtiti:
- Mjaft! Mori fund! Ikni nga fabrika! Shporruni!
Nė radhėt e punėtoreve gjėmoi njė pėshpėritje pakėnaqėsie.
- Ti vetė e bėre grevėn, - tha Feride Gurabardhi. – Ti vetė e shkele ligjin. Tė jini dėshmitare, shoqe, se padroni vetė e bėri grevėn.
- Unė shpall falimentin… Kėtej e tutje, ju s’do tė nxirrni mė bukėn e gojės e asnjė kacidhe s’do tė merrni mė prej meje! Dp
o t’jua mbyll derėn… Tani shporruni!
Gratė u mblodhėn grumbull dhe zunė tė kėshilloheshin me njėra-tjetrėn… Ferideja tha:
- Ne s’tundemi nga vendi. Me sa duket kanė telefonuar nė polici. Dihet si i ndreqin punėt pronarėt me policinė. Le tė na shohin policėt nė punė e sipėr. Mirė?
- Shumė mirė. Kėshtu do tė bėjmė.
- Shoqe, pėrvishjuni punės… Nė qoftė i zoti barkmadhi, le tė na flakė pėrjashta.
Deda ngriti ēelėsin dhe iku nė repartin e vet. Shumica e punėtoreve shkuan pranė makinave tė tyre; vetėm disa tė trembura nga kėrcėnimet e padronit, shkuan dalėngadalė drejt derės.
Pas pak nė fabrikė u dukėn policėt me shefin e rendit nė krye. Punėtoret ngrysėn vetullat, fytyrat e tyre e vrenjtėn. Feride Gurabardhi dhe shoqet e saj i dolėn pėrpara.
- Zoti shef i rendit, - i thanė, - padroni i fabrikės shpalli falimentimin, ne tė gjitha jemi dėshmitare!
Ra njė heshtje. Shefi mbeti i hutuar .
- Ē’do tė thotė “falimentin”? - tha ai.
- Padroni mbyll aktivitetin pėr tė pushuar puntoret nga puna… domethėnė grevė e padronit.
- Gėnjeshtėr! – bėrtiti i biri i padronit, duke kėrcyer pėrpara. – Gėnjejnė kėto tė pacipa!...
- Ti vetė je i pacipė! Tėrė soji juaj janė tė pacipė!...
- I pacipė! I pacipė!
Punėtoret u shqetėsuan; ato qė kishin dalė jashtė derės, pėrpiqeshin tė ēanin, pėr tė hyrė nė repart.
Shefi i rendit, policėt dhe rojet nuk dinin ē’tė bėnin. Mbriti me vrap e pa frymė korrieri i padronit.
- Erdhi zoti prefekt dhe kėrkon qė shefi i rendit tė shkojė tek ai! – bėrtiti.
Prefekti ishte njė burrė serioz me mustaqe tė shkurtėra, adhurues i flaktė i letėrsisė mes viteve 30 e 40, lexues entuziast i Migjenit… Ai po rrinte nė tryezėn e padronit dhe po i binte lehtė xhamit me majat e gishtave.
Prefekti foli tet a tet me shefin e rendit. Nė mbyllje ai tha:
- Jemi nė fushatė zgjedhore, puna na e do tė marrim anėn e grave, por pa rėnduar pronarin…
Thirrėn edhe tė birin e pronarit. Ai hyri si i xhindosur nė kabinetin e t’atit.
- Ju bezdisėm, zoti Prefekt, - i tha prefektit, duke i shtrėnguar dorėn. – Prapė i vutė bela kokės pėr shkak tė kėtyre barktharave, rebele tė mallkuara. I tėrboi demokracia. Ja siē e shikoni bamirėsitė tona po i paguajmė shtrenjtė! Makinat nuk i pėlqejnė, meshini nuk u pėlqen, s’kanė qejf tė punojnė… Tani ngrejnė ēshtjen e tetorėshit tė punės. S’ka shumė kohė qė njoftuam pėr ngritjen e rrogės dhe shkurtimin e ditės sė punės, edhe ne aty e kemi qėllimin… Pastaj edhe qeveria ka nevojė pėr para dhe kėto para vijnė nga taksat tona… Edhe ne e duam mirėqėnien e punėtoreve. A mund tė dyshohet pėr kėtė, por duhen marrė parasysh edhe rrethanat. Se tė papunė ka plot, ata janė gati tė punojnė shumė orė mė tepėr e me pagė mė tė ulėt. Pastaj ėshtė edhe kjo ēėshtja financiare, mallrat e huaja… Ne jemi nė njė periudhė, ku zhvillohet tregu i lirė. Ku tė ēon kjo? A do t’i bėjmė ballė konkurencės? Se pėr ndryshe do tė duhet tė mbyllim fabrikat tona. Po ne, pak a shumė, jemi tė kėnaqura me puntoret tona, po tė mos ishin ca tė paudha… Po ta shohim hollė-hollė, populli ynė ėshtė popull i mirė, e kupton gjėndjen… Eshtė fjala pėr ca kopukė e kopuke… E dini se ē’bėnė? Eshtė aty njė Feride Gurabardhi, e cila hypi mbi makinėn qepėse dhe ēirrej sė thirruri: “Shoqe, lini punėn! O ata do tė bėjnė si tė themi ne ose ne do tė lėmė punėn!” Punėtoret u derdhėn mizėri jashtė repartit… S’na mbeti gjė tjetėr, veēse tė thėrrasim policinė dhe shkėlqesinė tuaj…
Prefekti e qetėsoi tė padronin e ri. Bisedoi me tė.Ai i tha ca fjalė zemre tė birit tė padronit tė madh…
Ndėrkohė padronit tė ri i cingėrroi zilja e celularit. A e hapi pa u kėrkuar leje prefektit dhe shefit tė rendit.
- Hė, babi, ē’kishe, pse mė more?
Nė anėn tjetėr zėri i padronit tė madh dėgjohej qartė edhe nga tė pranishmit, por i riu hiqej sikur s’dėgjohej nga ata zėri i padronit tė madh…
“merr ca lekė nė arkė, e urdhėrova unė arkėtaren”…
- Ehė, babi!
“ dhe jepua prefektit e shefit”,
-Ehė, babi!...
“ sigurisht veē e veē,”…
- Ehė, babi! “ se u duhen pėr shpenzimet e fushatės”…
- Ehė, babi!
“dhe punėn bėje si do tė thonė ata”…
- Ehė, babi!
“edhe ne kemi interes tė mbetet partia e tyre nė pushtet…”
- Po babi, po. Tė kuptova drejt.
Pas kėsaj bisede midis dy padronėve, tė vjetrit dhe tė riut, prefekti i dha udhėzimet e tij padronit tė ri…
- Na duhet sjellje mirė, tani pėr tani, dhe premtime. Na duhen, xhanėm, na duhen votat e tyre… Sa tė fitojmė, pastaj nuk do t’i lėmė t’u rritet mendja, jo…
Kur mori udhėzimet nga padronėt e tij, padroni i ri, shkoi nė repartin e grave tė qepjes, i fryrė e i mynxyrosur. Pasi e pėrmblodhi veten, deshi tė buzėqeshte, por ravijėzoi nė fytyrė njė ngėrdheshje qesharake dhe tė neveitshme.
-Ju jeni punėtore dhe zonja tė mira, si gjithė populli ynė. Ne kemi hallet tona, por edhe ju keni nevojė pėr para… Ne do ta mbajmė premtimin pėr rritjen e rrogės dhe uljen e ditės sė punės. Ky ėshtė edhe mendimi e dėshira e Prefektit…
Pas pak prefekti i telefonoi shefit tė rendit:
- A u rivendos rendi nė fabrikė?
- Po, zoti prefekt.
-A ju pėrveshėn punės punėtoret e tjera?
- Ju pėrveshėn, zoti Prefekt.

Nga Hamit Taka




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it