Kritika Letërsi

Prozë e Poezi

Robotėt e urtė - Cikėl poetik nga Vangjush Ziko

Breakfast


Mė pėlqen ta thek bukėn nė mėngjes,
ta lyej me atė qė i themi gjalpė,
djathi ka shijen e djathit,
por s'bie as erė deleje, as cjapi,
bananja rritet nė karaibet,
por edhe atje kanė filluar

Vangjush Ziko

spėrkatjet intensive hormonale,
Ma shijojnė edhe mė shumė breakfast-in
gazetat qė kam shtruar mėsallė,
kronikat nervoze, skandaloze
ma nxitin oreksin,
tensionin s'kam nevojė ta mat,
ma mat politika,
nis kėshtu dita e falur nga zoti,
dita e njeriut tė urtė e tė marrė
me vizione globale
(jo ai i qėmotit),
kėrkoj ta zgjidh fatin e globit
tė dalė nga orbita
pa perėnduar dita,
kafshoj breakfast-in
lyer me yndyrė pėrrallash
mustardė fjalėsh
dhe pelin tė fatit.


NOKTURN

Nė piano nuk luaj dot mė
ose luaj pėr tė shurdhėrit,
mė duket edhe unė u shurdhava
nga zhurmėrimi i rrugės.
Zhurmat i lexoj siē lexoja dikur notat,
basin i autobusave ngarkuar me njerėz
qė shkojnė herėt nė punė
apo kthehen vonė duke dremitur,
solot e veturave fishkėllejnė lehtė
si kanarina ime e shurdhuar nė kafaz,
motorėt ēmenden nga drita e kuqe e semaforit
si demat e karidės spanjolle qė ndjekin toreadorėt,
apoteoza e simfonisė zhurmėruese janė
ambulancat e zjarrfikset ulėritėse
qė rendin tė shpėtojė njė jetė qė po vdes
apo tymon mes flakėve.
Kur rruga e raskapitur hesht mė nė fund
mbuluar me plagėt e rrotave mbi lėkurė
si gjarpėr i shkelur qė nuk fishkėllen mė,
pianoja luan pėrgjumėsh nokturnet
e ferrparajsės tokėsore.


MBI NDĖRGJEGJEN

Ēdo mėngjes zgjohem
dhe fshij lotėt e mėkateve,
ndėrgjegja ime mamure
nuk merr pėrsipėr
asgjė qė ka ndodhur
nė gjumin e trazuar.
Duke rruar mjekrėn e harruar,
qeth mendimet e thinjura,
u hap rrugėn bisqeve
qė ende nuk kanė mbirė.
Pastrohem me kolonjė,
kur tė mė puthė era nė tė dy faqet,
mos m'i ngjitė mikrobet e tė tjerėve,
mė mjaftojnė ato qė mbart vetė,
pėr ta kuptuar sa vėshtirė ėshtė
tė ruash virgjėrinė e ndėrgjegjes
nė kėtė botė tė molepsur.


INTIME

Kam lindur
me ngjyrėn time tė syve
(qė mund ta kenė edhe tė tjerė),
kam vese
qė janė vetėm tė miat,
s'i kėmbej me asnjė tjetėr,
kam lule qė mė pėlqejnė,
zogj qė mė kėndojnė vetėm mua,
dhimbje qė shpirtin ma mbėrthejnė
dhe ėndrra qė mė mbajnė vetėm mua zgjuar,
mėkate qė nuk trashėgohen kam,
qė duhen larė vetė
si borxhet dhe amanetet
qė as nė dhź nuk treten,
jeta ėshtė e tė gjithėve,
ndaj me ta bashkėpronėsinė,
por jo bashkėqeverisjen intime.


ROBOTĖT E URTĖ

Ēdo mėngjes shtrojmė tavolinėn,
bukėn nuk e presim mė,
e blejmė tė prerė,
qumėshtin tė zier,
djathin tė ngjizur nė laboratorė
me formula sintetike.
Hipim makinėn
ne robotėt e urtė,
shkojmė nė punė,
djersėn tonė mjel njė kompjuter
a makina automatike.
Steve Jobs, pasi kafshoi
frutin e drurit tė dijes
(si Adami me Evėn),
la inēizuar amanetin
(jo nė fletė letre),
nė iPhone e tij tė menēur:
“dėgjoni vetėm zemrėn tuaj,
robotė tė uritur e tė ēmendur
tė dėnuar me vdekje”.

Nga Vangjush Ziko




Komentet



This item is closed, it's not possible to add new comments to it or to vote on it