Skip to content

Agreguesi i feed

18 Korrik 64 (PK) digjet Roma

Kalendar - Mar, 07/18/2017 - 04:00
Me 18 Korrik 64, Një zjarr shpërthen në Romë, duke u përhapur shpejt në zonën e tregut ne qendër të qytetit. Kur zjarri u shua pas një jave, rreth dy të tretat e Romës ishin shkatërruar.

Perandori Neron përdori zjarrin si një mundësi për të rindërtuar Romën në një stil të vjetër Grek dhe filloi ndërtimin e një pallati të madh të quajtur Domus Aureus. Disa spekuluan se perandori kishte urdhëruar djegien e Romës për të plotësuar shijet e tij arkitekturore, por ai ishte në Antium kur zjarri i madh filloi. Sipas disa historianëve të mëvonshëm romak, Neroni fajësoi anëtarët e kultit misterioz të Krishterë për zjarrin dhe si përgjigje filloi persekutimin e të Krishterëve.

Pergatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

Hitleri publikon Mein Kampf (“Lufta Ime”)

Kalendar - Mar, 07/18/2017 - 04:00
Me 18 Korrik 1925, shtatë muaj pasi u lirua nga burgu Landsberg, lideri nazist Adolf Hitler publikoi volumin e parë të manifestit të tij personal, Mein Kampf. I diktuar nga Hitleri gjatë qëndrimit të tij në burg, Mein kampf, ose “Lufta Ime”, ishte një tregim i hidhur mbushur me përbuzje për moralitetin, adhurim për pushtetin, dhe projektin e planit të tij për dominimin e botës nga nazistët. Vepra autobiografike u bë Bibla e Partisë Naziste Gjermane.

Në fillim të viteve 1920, radhët e partisë naziste të Hitlerit u shtuan me gjermanë të pakënaqur nga qeveria demokratike gjermane, politika e majtë dhe hebrenjtë. Në nëntor 1923, pasi qeveria Gjermane rifilloi pagesat e shpërblimit të luftës te Britania dhe Franca, nazistët filluan “Beer Hall Putsch” - përpjekjen e tyre të parë për marrjen e qeverisë Gjermane me forcë. Hitleri shpresonte që revolucioni i tij nacionalist në Bavari do të përhapej tek ushtria gjermane e pakënaqur, e cila do të rrëzonte qeverinë në Berlin. Megjithatë, kryengritja u ndalua menjëherë, dhe Hitleri u arrestua dhe u dënua me pesë vjet burg për tradhti.

Në burgun Landsberg, ai kaloi kohën duke shkruar autobiografinë e tij, Mein Kampf, dhe duke praktikuar oratorinë e tij. Pas nëntë muajsh në burg, presioni politik i mbështetësve të partisë naziste e liroi atë nga burgu. Gjatë viteve pasuese, Hitleri dhe liderë të tjerë nazistë riorganizuan partinë e tyre si një lëvizje masive fanatike që fitoi në mënyrë legale maxhorancën në Parlamentin Gjerman – Reichstag – në 1932. Në të njëjtin vit, Presidenti Paul von Hindenburg pengoi përpjekjet për president të Hitlerit, por në janar të 1933 ai e emëroi Hitlerin kancelar.

Hindenburg nënvlerësoi guximin politik të Hitlerit, dhe një nga veprimet e para të kancelarit ishte të përdorte djegien e godinës Reichstag si një pretekst për të bërë zgjedhje të përgjithshme. Policia nën drejtimin e nazistit Herman Goering shtypi shumë nga opozita përpara zgjedhjeve dhe nazistët fituan maxhorancën. Në 1934, Hindenburg vdiq, dhe anëtarët e fundit të qeverisë demokratike gjermane u larguan, duke e lënë Hitlerin drejtuesin e vetëm të një vendi me synim luftën dhe genocidin.

Pergatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

6 korrik 1877 fillon turi i tenisit ne Wimbledon

Kalendar - Dje, 07/09/2017 - 04:00
Me 6 korrik 1877, filloi turi i tenisit ne Wimbledon, ne Angli, ne ate kohe ne periferi te Londres. 22 amatore u paraqiten per te konkuruar ne tur. Fituesi do perfitonte nje 25 guinea trofe.

Kategoritë: Kalendar

Terroristet sulmojne sistemin e transportit te Londres

Kalendar - Pre, 07/07/2017 - 04:00
Ne mengjesin e 7 korrikut 2005, disa bomba shperthyn ne tre pjese te ndryshme te metrose se Londres dhe ne nje autobuz, ne pikun e levizjes se njerezve. Bombat vetevrasese te sinkronizuara, per te cilat u mendua se ishin vendosur nga "al-Qaida" vrane 56 njerez, perfshire dhe autoret, dhe plagosen 700 te tjere. Ai ishte sulmi me i madh kunder Anglise qe nga koha e luftes se dyte boterore. Asnje paralajmerime nuk pati per to.

Kategoritë: Kalendar

6 korrik 1942 familja Frank fshihet ne Amsterdam

Kalendar - Enj, 07/06/2017 - 04:00
Me 6 korrik 1942, ne Hollanden e pushtuar nga Nazistet, hebreja 13 vjecare Anne Frank, dhe familja e saj, u detyruan te fshihen ne nje zone sekrete, tek nje magazine ne Amsterdam. Nje dite me pare, motres se madhe te Anne, Margot, dikush i kishte thene ne telefon se familja do te dergohej ne nje kamp perqendrimi nazist.

Lindur ne gjermani ne 12 qershor, 1929, Anne Frank vajti ne Amsterdam me familjen e saj me 1933 per te shpetuar nga persekutimet e Nazisteve. Ne veren e 1942, kur pushtimi gjerman i Hollandes ishte i afert, Anne 12 vjecare filloi te mbaj nje ditar qe tregonte eksperiencen e perditeshme te saj; mardheniet e saj me familjen dhe shoket, vezhgimet e botes rreth saj, dhe rrezikun ne rritje. Me 6 korrik, nga frika e debimit ne kamp perqendrimi, familja Frank u fsheh ne nje fabrike qe drejtohej nga te njohur te tyre te krishtere. Gjate dy viteve te ardhshem, nen friken e Nazisteve qe patrullonin jashte magazines, ajo shruajti nje ditar te plote me hidherim, humor, e kuptim te thelle.

Kategoritë: Kalendar

5 korrik 1946 prezantohen bekinit

Kalendar - Mër, 07/05/2017 - 04:00
Me 5 korrik 1946, projektuesi francez, Louis Reard, zbuloj nje rrobe banje me dy copa ne "Piscine Molitor", nje pishine e mirnjohur ne Paris. Modelja pariziane, Micheline Bernardini, ekspozoj moden e re, qe Reard e emeroi "bikini", inspiruar nga nje test atomik ne SHBA prane "Bikini Atoll" ne oqeanin paqesor ne fillim te asaj jave.

Kategoritë: Kalendar

Hitleri fillon ndertimin autostradave te para ne bote

Kalendar - Mër, 07/05/2017 - 04:00
Me 5 korrik 1933, Fritz Todt u emeru inspektori i pergjithshem per ndertimin e autostradave ne Gjermani. Todt, nje inxhinier civil, qe kishte propozuar ndertimin e autostradave per zhvillim me te shpejte ekonomik te vendit, u zgjodh ne ate pozicion nga vete Hitleri me 1932. Ata ishin shoke me njeri tjetrin, dhe Todt mbeti nje anetare i denje i partise naziste deri ne fund te luftes se dyte boterore. Deri me 1936, u ndertuan 100.000 kilometra autostrade, duke e bere Gjermanine vendin me sistemin me te avancuar te transportit ne bote.
Ne nje fjalim me 1936, Todt deklaronte se "170.000.000 meter kub dhe' ishin levizur. Nje sasi e tille eshte sa per te mbushur aq kamione sa do e rrethonin boten kater here." Ai e mbylli fjalimin e tij me nje vleresim tipik te natyres Naziste per popullin gjerman. "Ato jane rruge te pakrahasueshme me te tjera ne bote, per bukurine dhe perfeksionin e tyre teknik. Eshte kjo rezultat i teknologjise? Jo! Si shume te tjera, eshte vetem puna e Adolf Hitlerit!", deklaroi ai.
Ndertimi i ketyre autostradave shkaktoi, ne fakt, zili te madhe ne boten industriale dhe ankth e habi per europianet. Nje gazete daneze deklaronte: "Ato [rruget] pasqyrojne energji kombetare qe duhet admiruar." Por, pak dyshuan se sistemi i rrugeve gjermane ishte hapi i pare i nazisteve per pushtimet e ardhshme drejt europes perendimore, sepse autostradat u dhane mundesi gjermaneve te leviznin ushtare e personel me shpejt, dhe ne numer me te madh se sa imagjinohej. Lehtesia me te cilen ushtaret gjermane hyne ne France, ishte mbi te gjitha per shkak te rrugeve te mira.
Todt u shnderua ne nje hero kombetare per krijimin e tij, ndersa autostradat gjermane inspiruan edhe presidentin amerikan Eisenhower per te bere nje sistem te ngjashem rrugesh edhe ne SHBA. Ai kishte qene ne Gjermani gjate Luftes se II Boterore, dhe pas kthimit ne vend, shprehu bindjen se rruget e medha sjellin mireqenie te madhe ekonomike.

Kategoritë: Kalendar

4 korrik 1776 SHBA deklaron pavaresine nga Britiania

Kalendar - Mar, 07/04/2017 - 04:00
Me 4 korrik 1776, ShBA deklaroi pavaresine. Ne Philadelphia, Pennsylvania, kongresi kontinental adoptoi "the Declaration of Independence" (deklarata e pavaresise), qe proklamoi pavaresine e SHBAs nga Anglia dhe mbreterit e saj. Deklarata erdhi 442 dite mbas bresherive te para te Revolucionit Amerikan ne Lexington dhe Concord te Massachusetts qe shenoi shtririen ideologjike te confliktit qe, heret a vone, do te inkurajonte nderhyrien e Frances ne perkrahje te patrioteve.

Kundershtimi i pare madhor Amerikan kunder politikes angleze ishte ne 1765 mbasi parlamenti aprovoi "the Stamp Act", nje taksim per te ritur te ardhurat per nje ushtri Angleze ne Amerike. Me flamurin me fjalet "no taxation without representation" (jo taksa pa përfaqësim), kolonistet mblodhen kongresin e "Stamp Act" ne tetor 1765 per te shprehur kundershtimin e tyre per taksen. Pas aktivizimit te aktit ne nentor, shumica e kolonisteve bene thirrje per bojkot te mallrave angleze, dhe ca edhe organizuan sulme ne shtepite e taksa-mbledhesve. Pas disa muajsh proteste ne kolonite, parlamenti votoi per shfuqizimin e "Stamp Act" ne Mars 1766.

Kategoritë: Kalendar

Tom Doshi i kërkon prokurorisë të ndjekë penalisht ministrin Bushati: Ja çfarë ka bërë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 12:17
SHKODËR- Deputeti Tom Doshi, kandidat i PSD në Shkodër i bën thirrje prokurorisë që të procedoje penalisht ministrin e jashtëm Ditmir Bushati i cili kryeson listën e PS. Sipas Doshit, Bushati është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mark Lula duke kërcënuar vëzhguesin e PSD Gjergj Sokoli. Vetë vëzhguesi i […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

I ndodh votuesit vlonjat: “Shkova në kutinë e votimit, por mësova se …”

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 12:09
VLORE- Një rast i pazakontë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një qytetar ka shkuar në njësinë e votimit në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar për të votuar, por është përballur me një surprizë. sapo ka paraqitur dokumentin e identifikimit para komisionit, ka mësuar se emri i tij rezultonte të kishte […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

OKB jep alarmin për epideminë e kolerës në Jemen

Zeri Amerikes - Dje, 06/25/2017 - 12:05
Sipas organizatave ndërkombëtare mendohet se numri i të infektuarve me kolerë në këtë vend arab ka kaluar 200 mijë vetët këtë javë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Statujë për sekretarin Seward që nëshkroi traktatin për blerjen e Alaskës

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:57
Në Juneau të Alaskës do të vendoset një statujë e ish sekretarit të SHBA-së, William Henry Seward. Kjo statujë, që do të vendoset në datën 3 korrik është punuar në shenjë nderimi për sekretarin i cili nënshkroi traktatin me Rusinë që solli Alaskën në kontrollin e SHBA-së. Mary Becker, bashkëkryesuese e Komitetit për statujën e Sewardit, ka thënë se statuja do të përkujtojë përvjetorin e 150-të të Traktatit të vitit 1867 që e bëri Alaskën një territor të SHBA-së. Statuja në vlerë 250,000 dollarë do të vendoset në sallën e Gjykatës Dimond. Shtetet e Bashkuara kanë blerë Alaskën nga Rusia në vlerë të 7.2 milionë dollarëve. Alaska u pranua si shtet i SHBA-së në vitin 1959.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ngjarje e rëndë në Tiranë, mbyten dy fëmijë në rezervuarin e Ndroqit

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:53
  TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferi të Tiranës. Dy fëmijë të moshash 8 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Ndroq. Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar dhe nuk kanë mundur të dalin më. Bashkë me ta ka qenë […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

PS denoncon skemën: Si po blihen votat për 50 euro nga vëllai i Klement Balilit (Faksimile)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:51
Dega e Partisë Socialiste në Delvinë ka denoncuar sot në Polici tentativat, sipas saj të LSI-së për blerje vote. Në faksimilet e denoncimit të siguruar nga “BalkanWeb” raportohet se “është konstatuar se në shkollën ‘Xhelal Berberi’ në lagjen Papuci, nga përfaqësues të LSI po shpërndahen para tek votuesit”. Në denoncim sqarohet edhe skema se si […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Dënimi i Etikës, reagojnë tifozët e Skënderbeut: Asnjë drejtues i FSHF-së nuk do shkelë dot në Korçë!

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:46
Vendimi i dhënë nga Komisioni i Etikës ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Atë e kanë cilësuar dënimin e dhënë për Skënderbeun politik dhe këmbëngulin që titulli i sezonit 2015-2016 u përket vetëm korçarëve. Në një dalje mediatike, përfaqësues të tifozerisë korçare dhe opinionit sportiv në qytetin e Korçës kanë akuzuar se ky ka qenë […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rusia përfshihet nga skandali i dopingut, e gjithë kombëtarja e Kupës së Botës 2014 nën hetim

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:38
Kombëtarja ruse e futbollit është përfshirë nga një skandal i madh dopingu teksa i gjithë ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës 2014 është vendosur nën hetim nga FIFA. Dyshohet se 23 futbollistët e kombëtares që morën pjesë në Botëror si dhe 11 futbollistë të tjerë ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vazhdojnë përpjekjet e kërkimit në Sishuan të Kinës

Zeri Amerikes - Dje, 06/25/2017 - 11:38
Pas rrëshqitjes masive të dheut që mbuloi 40 shtëpi, vetëm tre vetë janë nxjerrë gjallë, janë tjetur trupat e 15 viktimave; 93 të tjerë ende figurojnë të zhdukur
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shqipëria voton për parlamentin e ri

Deutsche Welle - shqip - Dje, 06/25/2017 - 11:37
Në Shqipëri votohet për zgjedhjen e parlamentit të ri. Votimi deri në mesditë u shoqërua me një episod dhune - goditet me tytën e pistoletës një militant i LSI në Shëngjin.
Kategoritë: Lajmet e ditës

De Biazi: Me Dukën nuk je më mik kur flet për anën ekonomike, të jep minimumin

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:35
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për “Supersport” pas dorëheqjes nga drejtimi i kuqezinjve, duke treguar disa prapaskena të panjohura deri më sot për publikun. Ndjesia pas largimit nga posti i trajnerit të kombëtares “Kanë kaluar 5-6 ditë dhe më mungon të jem trajneri i kombëtares. Do të më mbetet […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

LAJM I FUNDIT/ Incidentet, PS paralajmëron prerë Ilir Metën dhe akuzon ashpër LSI-në

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:32
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas thirrjes së Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta nga Lezha drejtuar shqiptarëve për t’u ngritur ndaj atyre që ai i ka cilësuar si “banda të Rilindjes”. DEKLARATA E PARTISË SOCIALISTE Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me […]
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar