Skip to content

Postimet e faqes

Lulzi Basha si Esad Pasha, për ''Ballkani i ballkanasve'' vs. Europës

Kritikët-Blog - Enj, 04/27/2017 - 03:10
Njeriu që firmosi marrëveshjen për kalimin e territorit shqiptar (detit në jug) Greqisë, për të cilen duhej arrestuar për tradhëti kombëtare (çdo kush, në çdo vend do arrestohej), por Lulziu nuk u morr seriozisht, sepse konsiderohej një lloj kukulle (kungulli) i Berishës, pra, njeriu që bëri gjëmën me territorin, sot po zbulon fytyrën e vërtetë, edhe më të rrezikshme se ç'mendohej.

Përparim Hysi: Nuk jam më popull!!!

Kritika-Letërsi - Enj, 04/27/2017 - 03:08
Më lodhën! Më nuk jam popull!
Fjala "popull" u bë demode
Ia sollën popullit mendjen rrotull
Politikanët sharlatanë: si sot dhe dje!

Njujorkezja Valentina Ivezaj e apasionuar me vizatimet për aktorët

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 04/27/2017 - 02:29
Piktorja Valentina Ivezaj, ishte jo më shumë se 5 vjeçe, kur filloi të bëj skicat apo vizatimet e para me laps. Një ditë vogëlushja po shikonte një burrë, që mbante në dorë disa gazeta, i cili ngadalë e me kujdes po i vendoste të hapura mbi dyshemene e një dhome, të cilën po e bënte gati për ta lyer me bojë.

Elektorati i braktisur PD-së do ndahet si ''plaçkë tregu'' më 18 qershor

Kritika deja-vu - Mër, 04/26/2017 - 19:35
Në Francë humbën partitë tradicionale, në Shqipëri nuk do paraqiten në zgjedhje, e njëjta gjë në fund të fundit. Kjo është koha sot, kapitalizmi kërkon reformim të lidershipit. Gjithsesi, njerëzit do votojnë me turma këtë 18 qershor, sepse këto zgjedhje janë historike. Shqipëria duhet të vendosë, t'i bashkohet BE-së, apo të ruaj status-quonë aktuale, me gjyqësor super-të-korruptuar, faktor që prodhon politikëbërje të korruptuar gjithashtu. E njëjta fabul që zhvillohet edhe në Perëndim, e njëjta natyrë zgjedhjesh si atje, me BE-në apo kundër BE-së.

Perëndimi s'po na le në baltë; Kuislingu Lulzi në grahmat e fundit

Kritikët-Blog - Mër, 04/26/2017 - 02:59
Eshtë i njëjti skenar i vjetër, megjithëse kamuflohet me ngjyra të tjera. E njëjta histori banale (e qelbur), e njëjta ndërhyrje e pashtershme e qarqeve të caktuara të fqinjëve për ta mbajtur Shqipërinë oborr të tyre të pasëm, dikur gogol të zi islamist e komunist, sot për pastrim parash, e pislliqe të tjera pa fund. Një kosh plehrash për maskarrallëqet e tyre, garantuar nga gjykatat e zhytura në korrupsion.

Cikël me poezi nga Adem Zaplluzha

Kritika-Letërsi - Mër, 04/26/2017 - 02:44
Gjithmonë imazhet e njëjta
Mes pemëve
Një mur i rrënuar
Dhe disa fotografi surrealiste

Ahmet Ҫollaku: Kronikë nafte e pashtershme

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 04/26/2017 - 02:40
Komunikoja me të ndjerin, me gjeologun e persekutuar Nuredin Skrapari, pavarësisht se me ‘të nuk kisha pirë kafe dhe nuk isha këmbyer në rrugë më shumë se dy-tre herë. Kështu është jeta, ikën shpejt. Po ja çfarë më shkruan Ai: “Faleminderit Zoti Çollaku që shkruani për naftën dhe naftëtarët tanë heroikë, për ata heronjtë, të dhembshëmit e kohës moniste. Më vjen mire, bilez gëzohem që qenka dikush, juve që do të shkruani për atë kohë që unë e kam quajtur herë “Tragjedia e Inteligjencës së Naftës’’, dhe herë “Gjeologët e naftës para skuadrës së pushkatimit".

Dekriminalizimi i Bashës vs. Dekriminializimit të Vettingut

Kritika deja-vu - Mar, 04/25/2017 - 19:02
Basha dhe kungujt në çadër flasin gjoja për dekriminalizim, dhe kushtëzojnë pjesmarrjen në zgjedhje me të. Ç'lojë per trutharë e kokëpalarë! I vetmi version zyrtar që përmbush dekriminalizimin në gjyqësor e politikë është Vettingu. Bujrum, shko voto Vettingun, dhe dekriminalizimi u kry. Por, si të gjithë spekullatorët e të përlyerit, edhe Lulziu, përdor të njëjtin term për të goditur versionin origjinal, dekriminalizim vs. dekriminalizim, thjesht e vetëm për të kompromentuar procesin.

Fjalët pakësohen - Trevargsh nga Qazim Shehu

Kritika-Letërsi - Mar, 04/25/2017 - 01:38
Sa flas për ty
Fjalët zgjedh,
Ato pakësohen…

Problemi shqiptar - Nga Frank Shkreli

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/25/2017 - 01:35
Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nepër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij. Njoftohet se këtë javë, si edhe herë të tjera më parë gjatë këtyre 25-viteve tranzicion, në Tiranë do të zbresin zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klasës politike shqiptare, në përgjithësi.

Ilir Muharremi: A besojnë kosovarët në Zot?

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/25/2017 - 01:31
Të gjithë njerëzit jemi të njëllojtë, nuk ekzistojnë mbinjerëzit, njeriu është vetëm njeri, është i barabartë si para të ftohtit ashtu edhe para zjarrit, të gjithë digjemi njëjtë, edhe para Zotit jemi të barabartë. Pse njeriu duhet të besoj në Zot? Zoti ndërroj jetë në gjermani me Nietzschen, pastaj erdhi pasditja më e madhe për njeriun sepse për herë të parë u zëvendësua me Zotin dhe u bë Zot vet ai. Disa u trembën, disave ju dridhen këmbët, pastaj filluan t’ju merren mëndët, kurse në letërsi u hapen gremina të shumta. Por, njeriu ulëriti kundër ferrit.

Disa nga të sharat e shoferëve për Bashën gjatë bllokimit të rrugëve

Kritika deja-vu - Hën, 04/24/2017 - 20:20
Shoferët nxehen kur ngecen në rrugë, dhe shpesh s'kontrollojnë fjalorin, ose përdorin gjuhë emocionale të tepruar. Më poshtë disa nga të sharat ose komentet e shoferëve regjistruar në vende e intervale të ndryshme. Kërkojmë ndjesë për gjuhën banale, por dihet, rruga rrugë është, ka rregullat e veta. Ju lutemi 18+:

Arrestoni Bashën, s'ka imunitet parlamentar, kalbeni në burg

Kritika deja-vu - Dje, 04/23/2017 - 20:30
Kush do e mbroj Bashën nëse arrestohet, dhe kujt do i vij keq për të? Basha është një hiç, pa rreth e pa suport, absolutisht një zero. I vetmi që mund ta mbroj do jetë Berisha, i cili de facto s'ka fuqi (moshë) ta bëj më këtë. PD sot është një lëmsh i vërtetë, ku të gjithë urrejnë të gjithë, dhe kjo për shkak të politikës anti-PD (e pro familjes Berisha) të Bashës.

Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur...!

Kritika-Dorëshkrim - Dje, 04/23/2017 - 16:42
Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”.

Parada e LGBT të mos shqetësohet nga... Lulzimja

Kritika deja-vu - Dje, 04/23/2017 - 15:57
Komuniteti LGBT në Shqipëri i kërkoj para disa ditësh Bashës që çadra të mos pengonte paradën e tyre në bulevard në muajin maj. Nuk e di se çdo bëj çadra, ndoshta edhe s'do jetë fare deri atëherë, por është e sigurtë që Luli do "turbullohet" nga parada e tyre.

Kremtimi i njëqind vjetorit të zbulimit të naftës shqiptare

Kritika-Dorëshkrim - Dje, 04/23/2017 - 15:53
Njëqind vjetori i zbulimit të parë të naftës në Shqipëri, i gjakut të ekonomisë së vendit, i lëndës jetësore për zhvillimin dhe mbrojtjen e Atdheut, po troket tek pragu.
Pusi i parë për kërkimin e naftës në Shqipëri u shpua në Drashovicë të Vlorës në vitin 1918, i projektuar nga gjeologu italian profesori Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Moreti, mbi bazën e studimeve gjeologjikje që kryen në vitin 1917 në zonën midis lumit Vjosa dhe Gjiut të Vlorës.

Radikalizimi i Bashës lajm i mirë, do zbuloj fytyrën ruse (007)

Kritika deja-vu - Sht, 04/22/2017 - 01:10
Në fakt jo komplet fytyrën e vërtetë, se ka bërë "operacion plastik" mbi të, para shumë vitesh në Hollandë, kur për të evituar infeksionin (puçrat e shumta me qelb në faqe), mjeku i mori lëkurë nga prapanica dhe ia implementoi në fytyrë. Prandaj fytyra e tij, me shumë mish (mash), ngjan shpesh me të pasmet, sidomos kur "shtrëngohet" të nxjerrë fjalime... Nejse, kjo është vetem "maska" biologjike e Bashës.

Frank Shkreli: Shqipëria me tre lobingje në Washington

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 04/22/2017 - 01:08
Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Washington, por, sipas të dhënave në median shqiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partive në Washington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë.

Përparim Hysi: Cikël me poezi

Kritika-Letërsi - Sht, 04/22/2017 - 01:05
Thonë për mua që shkruaj çiltër dhe vesin e nxjerr lakuriq?!
Nëse, me të vërtetë, e kam arritur, le të më vënë si KRISHTIN në kryq!
Në shkrime asgjë nuk kam fshehur dhe transparent jam si xham
Kurrë- kurrë nuk jam trembur, që të vërtetat t'i them tamam.

Nebi Dragoti: Për poetët aktiv në facebook

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 04/22/2017 - 01:02
Poeti nuk është kalemxhi që shkruan cekt bejte pa pikë objektiviteti, që nuk e mbars krijimin me mesazhe me gamë të gjërë sociale që të reflektojnë, që të gëlojnë në gjirin e shoqërisë që kjo të bëjë lëvizje, kur kërkohet si e nevojshme, për të ecur përpara në mënyrë progresive. E parë në këtë prizëm, e gjykuar në këtë sens, e brumosën krijimtarinë suksesshëm për Rilindje rilindësit tanë.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar