Skip to content

Kalendar

14 maj 1948 themelohet shteti i Izraelit

Kalendar - Dje, 05/14/2017 - 04:00
Me 14 maj 1948, u krijua ne Tel Aviv shteti i Izraelit, ku drejtuesi i Agjensise se Hebrejve David Ben-Gurion deklaroi krijimin e shtetit te Izraelit pas 2 mije vite mungese. Ne ceremonine e pasdites ne Muzeun e Artit ne Tel Aviv, Ben-Gurion prnoncoi fjalet: "Ne sot deklarojme shtetin e hebrejve ne Palestine te quajtur Izrael," duke provokuar duartrokitje dhe te qara nga turma e mbledhur ne muze. Ben-Gurion u be kryeministri i pare i vendit.

Me 29 nentor 1947, OKB votoi per ndarjen e Palestines dhe krijimin e nje shteti te pavaruar te hebrejve, megjithe kundershtimin e forte arab. Konflifkti modern mes palestinezeve dhe hebrejve filloi ne vitet 1910, kur te dy grupet pretenduan te kontrollojne territore britanike te atij rajoni. Hebrejte quheshin Sionist, qe ishin emigrante te sapo ardhur nga Eurapa dhe Rusia, te kthyer ne atdheun e tyre te lashtesise per te krijuar kombin e hebrejve. Palestinezet kerkonin largimin e hebrejve nga shteti i Palestines.
Ne fillim te vitit 1929 te dy palet luftuan hapur kunder njera tjetres, dhe britaniket (qe kishin kujdestarine e rajonit) tentuan te kufizojne emigrimin hebrej per ne Palestine, qe te menjanohej konflikti. Gjate Luftes se II Boterore, per shkak te Holokaustit ne Europe, shume hebrej hyne ilegalisht ne Palestine dhe u organizuan ne grupe radikale kunder britanikeve. Ne fund te luftes se II Boterore, Britania e paafte te gjeje nje zgjidhje praktike, ja adresoi problemin OKB-se, e cila me 29 nentor 1947 vendosi ndarjen e Palestines mes arabeve dhe hebrejve.

Me 14 maj 1948, Britaniket u larguan nga rajoni pas mbarimit te mandatit te kujdestarise, ndersa hebrejte themeluan menjehere shtetin e tyre te Izraelit. Te nesermen e kesaj dite, forca ushtarake nga Egjipti, Transjordania, Siria, Libani dhe Iraku sulmuan Izraelin. Megjithese i dobet ushtarakisht, Izraeli arriti ta menaxhoje me sukses sulmin arab, dhe madje te pushtoje territore te tjera arabe, territore te cilat me largimin e popullsise arabe mbeten etnikisht te pasterta. Me 1949, OKB njohu pushtimet izraelite si territore te ketij vendi.

Kategoritë: Kalendar

14 maj 1955 formohet Pakti i Varshaves

Kalendar - Dje, 05/14/2017 - 04:00
Me 14 maj 1955, u formua Pakti i Varshaves. Bashkimi Sovietik dhe shtate prej sateliteve te tij ne Europe neneshkruan nje traktat qe themelonte Paktin e Varshaves, nje organizate mbrojtje qe i vendoste sovietiket ne komanden e forcave te armatosura te shteteve anetare.

Traktati i Varshaves mori emrin e qytetit ku u themelua, Varshave, dhe perbehej nga BS, Shqiperia, Polonia, Rumania, Hungaria, Gjermania Lindore, Cekosllovakia dhe Bullgaria. Sipas traktatit vendet anetare do te mbronin cdo vend qe do vihej nen atak dhe komandat i pergjithshem i tij u zgjodh marshalli Ivan S. Konev nga BS.
Me 1962 Shqiperia u largua nga Traktati i Varshaves sepse ajo mendonte se lideri rus Nikita Khrushov kishte devijuar shume nga vija ekstrme marksiste, dhe iu bashkua Kines komuniste per ndihme e tregeti.
Ne mars 1991, Pakti i Varshaves u shpernda, ndersa takimi i fundit i tij u zhvillua ne korrik te 1991.

Kategoritë: Kalendar

14 maj 1998 vdes Frank Sinatra

Kalendar - Dje, 05/14/2017 - 04:00
Më 14 maj 1998, vdes në Los Angeles në moshën 82 vjeç, nga një atak në zemër, këngëtari legjendar, aktori dhe ikona e showt, Frank Sinatra.

Sinatra, i cili rridhte nga një familje italo-amerikane nga Hoboken, New Jersey, u bë superstari i parë modern i muzikës popullore në Amerikë, me një karierë artistike që shtrihet në pesë dekada. Kariera e tij startoi gjatë Luftës së II Botërore si maestro i baladave romantike. Përveç muzikës, ai ka luajtuar në 58 filma, që nga "Anchors Aweigh" - Ngritja e Spirancës (1945), deri më 1980 "The First Deadly Sin" (I pari mëkat i vdekur).

Tepër i adhuaruar nga femrat, ai u martua 4 herë. Pas një dekade i martuar me të dashurën e tij të parë, Nancy Barbato (që pati tre fëmijë), ai ndahet, dhe martohet me aktoren Ava Gardner më 1961, martesë që zgjati vetëm dy vjet. Më 1966 ai martohet me aktoren 21 vjeçare Mia Farrow që u nda më 1968. Më 1976 Sinatra martohet me Barbara Blakely Marx me të cilën qëndroi deri në fund të jetës.

Kënga "New York, New York" - Frank Sinatra (youtube)

Kategoritë: Kalendar

13 maj 1981 atentohet Papa John Paul II

Kalendar - Sht, 05/13/2017 - 04:00
Me 13 maj 1981, ndersa ishte duke filluar takimin me audiencen ne sheshin St. Peter ne Rome, Papa John Paul II u qellua me arme zjarri dhe u plagos rende ndersa ishte duke udhetuar permes sheshit me nje makine te hapur. Autori i ketij akti ishte 23 vjecari turk, i akuzuar per vrasje, Mehmet Ali Agca, i cili qelloi kater plumba, njeri prej te cileve goditi barkun e Papes, dhe tjetri doren. Plumbi i trete goditi nje 60 vjecar ne gjoks, ndersa plumbi i katert goditi nje 21 vjecar ne krah. Arma e autorit u arrit te hiqej nga nje deshmitare ne turm, dhe ai u ndalua derri ne arrestin nga policia. Papa u dergua me urgjence ne spital, ku iu nenshtrua nje operacioni me shume se pese oresh, ndersa gjendja e tij mbeti kritike por e stabilizuar.

Kategoritë: Kalendar

11 maj 1812 vritet Kryeministri Britanik Spencer Perceval

Kalendar - Enj, 05/11/2017 - 04:00
Me 11 maj 1812, u vra ne Londer kryeministri britanik Spencer Perceval, i cili ishte ne ate detyre qe nga 1809. Ai u qellua per vdekje nga bisnesmeni John Bellingham ne Parlamentin britanik. Bellingham, qe ishte i nxehur nga mosdhenia e kompensimeve qeverirate te luftes ne Rusi, kreu vrasjen. Megjithese u deklarua i cmendur nga gjykata, ai u egzekutua nje jave me vone.

Kategoritë: Kalendar

11 maj 1985, 50 tifoze vdesin ne stadiumin e Bradfordit

Kalendar - Enj, 05/11/2017 - 04:00
Me 11 maj 1985, vdiqen 50 tifoze ne stadiumin e futbollit Bradford ne Angli. Catia prej druri qe u dogj ishte planifikuar te zevendesohej me nje cati prej hekuri pikerisht gjate asaj jave.
Bradford ishte duke luajtur me Lincoln City ne pasditen e 11 majit. Shume tifoz ishin atje per te festuar 2 vjetorin e kalimit te falimentimit nga skuadra e Bradfordit. Afer fundit te gjysmes se pjeses se pare, nje zjarr shpertheu ne pjesen fundore te tribunes kryesore. Brenda disa minutave mori flake catia prej druri e stadiumit e cila ra mbi tifozet. Qindra njerez u plagosen pervec 50-ve qe u vrane. Mendohet se shkaku i flakes mund te kete qene ndonje cigare e pafikur.

Kategoritë: Kalendar

10 maj 1940 Churchill emerohet Kryeminister

Kalendar - Mër, 05/10/2017 - 04:00
Me 10 maj 1940, Winston Churchill u thirr te drejtonte qeverine britanike pas humbjes se votebesimit ne Parlament nga kryeministri Neville Chamberlain.
Me 1938, Kryeministri Chamberlain firmosi Paktin e Munihut me liderin nazist Adolf Hitler, qe njihte pushtimin e Cekosllovakise nga Gjermania, por sipas kryeministrit britanik, "paqja tani nuk do te cenohej". Ne shtator 1939, e ashtuquajtura paqe u violentua nga Hitleri me invazionin ne Poloni. Chamberlain i deklaroi lufte Gjermanise, por gjate tete muajve te ardhshem tregoi se ishte i paafte te shpetonte Europen nga pushtimi nazist. Pas deshtimit britanik per te penguar pushtimin nazist te Norvegjise ne prill 1940, Chamberlain humbi mbeshtetjen e shume anetareve te Partise Konservatore. Me 10 maj, Hitleri sulmoi Hollanden e Belgjiken. Ne te njejten dite, Chamberlain humbi formalisht votebesimin e Parlamentit.

Churchill, qe njihej per aftesite e tij ushtarake, u emerua Kryeminister i Britanise. Ai formoi nje qeveri me koalicion te gjere te te gjitha partive qe shpejt fitoi popullaritetin e britanikeve.

Kategoritë: Kalendar

10 maj 1994 Nelson Mandela inagurohet President

Kalendar - Mër, 05/10/2017 - 04:00
Me 10 maj 1994, Nelson Mandela beri betimin si presidenti i pare i zi ne Afriken e Jugut. Ne fjalimin e tij te inagurimit, Mandela, qe kishte bere 27 vjet burg si i burgosur politik, deklaroi se "koha per te sheruar plaget ka ardhur". Dy jave me pare, me shume se 22 milion afrikano-jugore kishin votat per parlamentin e pare multi-racial. Shumica dermuese kishin votuar per Mandelen dhe Kongresin Kombetare Afrikan qe ai drejtonte.

Kategoritë: Kalendar

8 maj 1945 SHBA dhe Britania festojne fitoren mbi Nazizmin

Kalendar - Hën, 05/08/2017 - 04:00
Me 8 maj 1945, Britania e Madhe dhe Shtetetet e Bashkuara te Amerikes festuan diten e fitores mbi nazizmin. Ne qytetet e te dy vendeve, si dhe ne qytetet e cliruara te Europes Perendimore, u valviten flamuj e banderola per disfaten e Gjermanise naziste.

Tete maji eshte dita kur trupat nazite anembane Europes dorezuan masivisht armet: Ne Prage, gjermanet te rrethuar nga sovietiket, pasi keto te fundit kishin humbur me shume se 8 mije trupa, ndersa gjermanet edhe me shume; ne Kopenhagen dhe Oslo; ne Karlshorst, afer Berlinit; ne veri te Letonise, etj - gjermanet u dorezuan. Gjithashtu shume dokumenta dorezimi u firmosen ne Berlin e ne Gjermanine lindore.

Shqetesimi kryesore i trupave gjermane ishte qe te mos binin rob te sovietikeve. Rreth 1 milion gjermane tentuan nje eksod masiv per ne perendim kur luftimet ne Cekosllovaki perfunduan, por u ndaluan nga ruset dhe u kapen. Ruset zune perafersisht 2 milion rober lufte pak para dhe pas dorezimit te Gjermanise.

Nderkohe, me shume se 13 mije rober lufte britanik u liruan dhe u derguan ne Britanine e Madhe.

Konfrontimi sporadik gjermano-sovietik do te vijonte edhe ne diten e neserme. Me 9 maj, sovietiket humben edhe 600 ushtare te tjere ne Silezi para se gjermanet te dorezoheshin. Si pasoje e kesaj, Dita e Fitores mbi nazizmin nuk u festua deri me 9 maj ne Moske, kur Stalini ne nje fjalim ne radio do te deklaronte se: "Perjekja e gjate e kombeve sllave perfundoi me fitore. Kurajoja juaj e mundi nazizmin. Lufta mbaroi." Ne kete menyre Bashkimi Sovietik e vendosi Diten e Fitores mbi nazizmin me 9 maj.

Kategoritë: Kalendar

5 maj 1821 vdes Napoleon Bonaparte

Kalendar - Pre, 05/05/2017 - 04:00
Më 5 maj 1821, ish sunduesi i Francës, Napoleon Bonaparte, që më parë kishte ngritur perandorinë e tij pothuajse përreth gjithë Europës, vdiq si një i burgosur i Britanisë, në ishullin e largët Saint Helena, në jug të oqeanit Atlantik.

I lindur në ishullin e Korsikës, njëri prej strategëve ushtarak më të medhenj të historisë, ai u ngjit shpejt në rangjet e Ushtrisë Revolucionare Franceze gjatë fundit të 1790-s. Rreth 1799, Franca ishte në luftë me shumicën e Europës, dhe Napoleoni u ri-kthye në vend nga fushata e tij në Egjipt për të rivendosur përsëri sundimin e qeverisë franceze dhe për të shpëtuar kombin e tij nga kolapsi. Pasi u bë konsull i parë në muajin shkurt të 1800-s, ai riorganizoi ushtrinë e tij dhe mundi Austrinë. Më 1802 themeloi Kodin e Napolonit, një sistem i ri në legjislacionin francez, dhe më 1804 u kurorëzua perandor i Francës, perandori qe u shtri nga lumi Elbe në veri, në jug të Italisë, dhe nga malet Pirene deri ne bregdetin dalmat.

Në fillim të 1812, Napoleoni filloi të pësoj disfatat e para të rëndësishme në karrierën e tij ushtarake, që vazhdoi me humbjen e rëndë në Rusi, humbjen e sundimit në Spanjë, deri në disfatën totale të 1814-s. I dëbuar në ishullin Elbes, ai arriti të kthehet përsëri në Francë, në fillim të 1815-s dhe ngriti një ushtri të re të madhe që pati disa suksese të përkohshme para disfatës vendimtare të Waterloos, shkaktuar nga një force aleate nën Wellingtonin më 18 qershor 1815. Pas kësaj Napoleoni shkoi në egzil në ishullin Saint Helena përgjate bregdetit të Afrikes. Gjashtë vite më vonë ai vdiq nga sëmundja e kancerit të stomakut, dhe më 1840 trupi i tij u kthye në Paris, ku u varros në Hotel des Invalides.

Kategoritë: Kalendar

4 maj 1980 vdes Josip Broz Tito

Kalendar - Enj, 05/04/2017 - 04:00
Me 4 maj 1980, vdiq ne Beograd ne moshen 88 vjec Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavise qe nga 1945. Gjate 35 viteve te sundimit te tij, Tito e udhehoqi Jugosllavine ne nje rruge politike te pavarur te kombinuar me dogmen marksiste, dhe shpesh me perleshje ne maredheniet me Bashkimin Sovietik.

Tito kishte lindur ne nje familje te madhe fshatare ne Kroaci me 1892. Ne ate kohe, Kroacia ishte pjese e Austro-Hugarise, dhe me 1913 Tito u mobilizua ne ushtrine e ketij shteti. Pas shperthimit te Luftes I Boterore, ai luftoi kunder serbeve dhe me 1915 u dergua ne frontin rus, ku u zu rob. Ne kampin e roberve te luftes, ai u konvertua ne bolshevik dhe me 1917 mori pjese ne Revolucionin Rus. Ai luftoi me Garden e Kuqe gjate Luftes Civile ruse dhe me 1920 kthehet ne Kroaci, e cila tashme ishte pjese e mbreterise Jugosllave te dominuar nga serbet.

Ai iu bashkua Partise Komuniste te Jugosllavise, dhe komunistet partizane e bene ate lider gjate rezistences anti-naziste. Me 1944 forcat sovietike cliruan Jugosllavine dhe ne mars 1945 Marshall Tito u instalua si koka e nje qeverie te re federale Jugosllave. Jo-komunistet u debuan nga qeveria dhe ne nentor 1945 Tito u zgjodh kryeminister nga zgjedhje te kufizuara vetem brenda Frontit Kombetare te perbere nga komunistet. Ne te njejtin muaj, Republika Popullore Federale e Jugosllavise u deklarua nen nje kushtetute te re.

Megjithese Republika Jugosllave kishte promovuar nje fare autonomie ne disa aspekte te jetes, Tito zoteronte pushtetin final dhe sundoi me diktatorship, duke shtypur opoziten. Stili i tij i pavarur ne politiken e jashtme, krijoi konflikt me BS, dhe ne fillim te 1948-s Stalini provoi ta permbyse lidershipin jugosllav. Tito arriti te ruaj kontrollin, dhe me vone gjate 1948 Jugosllavia u perjashtua nga Kominterni dhe nga partite komuniste te Europes Lindore.
Jugosllavia u josh nga Perendimi, qe i ofroi ndihme dhe asistence ushtarake, duke perfshire dhe nje shoqerim informal ne NATO. Pas vdekjes se Stalinit me 1953, maredheniet Jugosllavo-Sovietike u permiresuan gradualisht, por Tito ishte kritik per invazionet ne Hungari e Cekosllovaki.
Pritja amerikane qe Tito te devijonte nga ideologjia e tij marksiste, rezultoi te ishte e gabuar. Deri ne vdekjen e tij me 1980, Tito mbeti nje komunist i vendosur.

Kategoritë: Kalendar

3 maj 1469 u lind Makiaveli

Kalendar - Mër, 05/03/2017 - 04:00
Me 3 Maj 1469, u lind filozofi dhe shkrimtari italian Niccolo Machiavelli. Nje patriot me aktivitet te gjate dhe nje nxites i zjarrte i Italise se bashkuar, Machiavelli u be nje prej baballareve te teorise se politikes moderne.

Machiavelli i hyri politikes ne qytetin e tij te lindjes, Firence, kur ishte 29 vjec. Si minister i mbrojtjes, ai u shqua per aplikimin e politikave qe forcuan Firencen politikisht. Per shkak te principeve te tij, ai shpejt u angazhua ne misione diplomatike, gjate te cilave u takua me figura te tilla te rendesishme si Luisi XII i Frances, Papa Julius II, Perandori i shenjte i Romes Maksimaliani I, dhe ndoshta nje prej figurave me te rendesishme per te, princin e shetit Papal te quajturin Cesare Borgia. Zgjuaresia dhe dinakeria e Borgias do te inspironin me vone Machiavellin ne titullimin e vepres se tij me te famshme "Princi" (1532).

Jeta politike e Machiavellit mori dyshezen pas 1512-s, kur ai u konfliktua me familjen e fuqishme Medici. Per kete shkak ai u arrestua, u torturua dhe perkohesisht u largua ne egzil. Per te perfituar privilegjet e dikurshme, ne nje perpjekje per tu pajtuar me familjen Medici, ai shkrojti vepren "Princi", qe u be libri me i njohur i tij.

Megjithese "Princi" u botua i plote vetem me 1532, ai u publikua fillimisht si pamflet qe me 1513. Ne kete veper Machiavelli shpalosi vizioni e tij per liderin ideal, qe duhej te ishte: nje person amoral, nje tirran tek i cili qellimi te justifikote mjetin.

Megjithate, vepra "Princi" jo vetem qe deshtoi te zbuse inatin e familjes Medici, por ajo e armiqesoi ate dhe me popullin e Firences. Machiavelly kurre nuk u mireprit me ne politike, dhe kur republika e Firences u ri-krijua me 1527, prania e tij u pa gjithmone e dyshimte. Ai vdiq me vone ate vit, i percmuar dhe i perjashtuar nga shoqeria e Firences, te ciles i kushtoi jeten.

Megjithese teoria e Machiavelit vazhdoi te identifikohej si nje praktike jo e ndershme ne politike, disa nga kendveshtrimet e tij nuk kane qene shume ekstreme. Ne fakt, ne disa nga veprat e tjera te tij, ai e shfaq veten si nje politikan me principe morale. Gjithsesi, edhe sot e kesaj dite, termi "Makiavelizem" perdoret per te pershkruar nje akt qe ndermeret per te justifikuar qellimin pavaresisht mjeteve te gabuara qe mund te perdoren.

Kategoritë: Kalendar

30 prill 1945 Adolf Hitleri vret veten

Kalendar - Dje, 04/30/2017 - 04:00
Me 30 prill 1945, Adolf Hitleri kreu vetevrasje ne bunkerin e tij te nendheshem.
Adolf Hitleri, diktatori i Gjermanise, piu nje kapsule helmuese e pastaj qelloi veten me pistolete.

Hitleri kishte hyre ne bunker me 16 janar, pasi vendosi te qendroj ne Berlin deri ne momentet e fundit te luftes. Rreth 20m nen toke, bunkeri kishte 18 dhoma te vogla dhe ishte plotesisht i furnizuar me uje dhe elektricitet. Bashke me te ishte Eva Braun, me te cilen u martua vetem dy dite para vetevrasjes, dhe qeni i tij, i qujtur Blondi.

I paralajmeruar nga vartesit e tij se ruset ishin vetem nje dite tutje nga pushtimi i bunkerit, ata e nxiten qe ai te largohej per ne Berchtesgarden, nje qytet i vogel ne alpet e Bavarise ku Hitleri kishte nje shtepi, por ai zgjodhi vetevrasjen ne vend te arratise. Sipas te dhenave besohet se ai dhe e shoqja te dy kane pire kapsula helmuese, te cilat kane qene provuar me pare ne qenin e tyre te "dashur". Per siguri ai ka qelluar dhe veten me pistoleten e sherbimit.

Trupat e Hitlerit dhe te Eves u dogjen ne oborrin e bunkerit nga te mbijetuarit (sic ai kishte urdheruar) dhe me vone u gjeten pjese te tyre nga ruset. Nje gjykate gjermane deklaroi vdekjen e tij vetem me 1956.

Kategoritë: Kalendar

26 prill 1986 shpërthen stacioni nuklear i Çernobilit

Kalendar - Mër, 04/26/2017 - 04:00
Me 26 prill 1986, ndodhi aksidenti me i rende boterore ne fushen e energjise nukleare, ne stacionin sovietik nuklear te Cernobilit. Tridhjetedy njerez vdiqen dhe dhjetra te tjere pesuan djegie radioaktive ne ditet e para te krizez, por vetem pasi autoritetet suedeze raportuan aksidentin, sovietiken e pranuan ate.

Stacioni i Cernobilit ishte ndertuar rreth 100km ne veri te Kievit, kryeqytetit te Ukrahines. I ndertuar ne fund te vitit 1970 ne breg te lumit Pripiat, Cernobili kishte kater reaktore, secili i afte te prodhonte 1000 megavat energji elektrike. Ne mbremjen e 25 prillit 1986, nje grup inxhinieresh filluan nje eksperimet elektrik ne reaktorin numer 4. Inxhinieret, qe kishin pak njohuri ne ndetimin e reaktoreve, donin te provonin nese turbinat mund te leviznim ujin e pompave me energji inerte.

Si pjese e eksperimentit te tyre te dobet, inxhinieret shkeputen sistemin emergjences e te sigurise. Me tej, ata bene dhe gabime te tjera. Ne kete proces, prodhimi i reaktoreve u rrit me shume se 200 megavat. Ne vijim te kesaj ndodhi aksidenti qe hodhi ne ere hekurin dhe betonin qe mbulonte reaktorin. Shperthimi nuk ishte nuklear, por ishte kimik gje qe solli qe rreth 50 ton material radioaktiv u perhap ne atmosfere.

Me 27 prill 1986, autoritetet sovietike filluan evakuimin e 30 mije banoreve te zones. Gjithashtu u tentua fshehja e ngjarjes, por me 28 prill nje stacion suedez i monitorimit te radioaktivitetit, me shume se 150km ne veriperendim te Cerobilit, raportoi rritje te radioaktivitetit ne ajer me 40% me shume se normalja. Me vone ate dite, agjensia sovietike e lajmeve pranoi aksidentin nukleare te Cernobilit.

Radioaktiviteti qe u perhap ne ajer per shkak te Cernobilit ishte disa here me i shumte se sa bombat atomike te Hiroshimes e te Nagasakit. Era e shperndau ate ne drejtim te Europes veriore e lindore, duke infektuar miliona hektare pyje dhe ferma bujqesore. Sipas nje llogarie rreth 5 mije sovietike vdiqen nga kanceri dhe semundje te tjera te shkaktuara nga radioaktiviteti, ndersa miliona njerez u efektuan nga radioaktiviteti. Ne vitin 2000 reaktori i fundit i Cernobilit u mbyll dhe plantacioni u deklarua zyrtarisht i mbyllur.

Kategoritë: Kalendar

23 prill 1564 lind Shekspiri

Kalendar - Dje, 04/23/2017 - 04:00
Më 23 prill 1564 mbeshtetur ne nje gojedhene, dramaturgu dhe poeti i madh Anglez William Shakespeare ka lindur në Stratford-on-Avon më 23 prill 1564. Është e pamundur të jesh i sigurtë për ditën e saktë të lindjes, por dokumenta të kishës tregojnë që Shakespeare ishte pagëzuar më 26 prill, dhe tre ditë ishin një periudhë kohore e zakonshme për të pritur përpara se të pagëzohej një i porsalindur. Data e vdekjes së Shakespeare është 23 prill 1616. Ai ishte 52 vjeç dhe ishte kthyer në Stratford tre vjet më parë.
Me 28 nentor 1582, Uilliam Shekspir 18 vjec, u martua me Anne Hathaway 26 vjec. Gjashte muaj me vone Anne lindi femijen e pare, Susana, dhe pas dy vjetesh, ajo lindi binjake.

Ne vitin 1592 Shekspiri shkoi ne Londer ku u punesua si aktor ne teatrin boterore te Londres. Pas vitit 1599 ai behet anetare i trupes se teatrit te famshem Global te Londres. Gjate kesaj periudhe ai fitoi shume para dhe bleu nje shtepi te madhe ne qytetin e tij te lindjes, Stratford, ku vazhdoi shkrimin e veprave te mirenjohura te tij. Ai doli ne pension ne vitin 1610 dhe vdiq me 1616.

Kategoritë: Kalendar

22 prill 1945 Hitleri pranon humbjen

Kalendar - Sht, 04/22/2017 - 04:00
Më 22 prill 1945, Adolf Hitler, pasi mësoi nga njëri prej gjeneralëve të tij se gjermanet nuk po broheshin nga sulmi rus në Eberswalde, pranoi në bunkerin e tij nëntokësor se lufta ishte humbur dhe që e vetmja zgjidhje ishte vetëvrasja. Pothuajse menjehere pas konfirmimit te vetvrasjes se Hitlerit, nje trup e mekanizuar ushtarake sovietike arriti ne Treuenbrietzen, 70 km ne jugperendim te Berlinit, dhe cliroi nje kamp te burgosurish lufte.
Kategoritë: Kalendar

22 prill 1970 - Dita e Tokës

Kalendar - Sht, 04/22/2017 - 04:00
Me 22 Prill 1970, eshte Dita e Tokës, një ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemet ambjentale te botës, është festuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miliona amerikanë, duke përfshirë studentë nga mijëra kolegje dhe universitete, morën pjesë në protesta, marshime dhe programe edukimi.
Dita e Tokës ishte një ide e Senatorit Gaylord Nelson të Wisconsin, një ambjentalist i fortë i cili shpresonte të siguronte harmoni për lëvizjet ambjentaliste dhe të rriste ndërgjegjësimin ekologjik. “Objektivi ishte të bënim një manifestim gjithëkombëtar për mjedisin...,” tha Senatori Nelson, “dhe më në fund e përfshimë këtë çështje në programin politik kombëtar.” Dita e Tokës rriti me të vërtetë ndërgjegjësimin për mjedisin në Amerikë dhe në korrik të po atij viti u themelua Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit nga një urdhër special ekzekutiv për të rregulluar dhe zbatuar legjislacionin e ndotjes kombëtare.
Më 22 prill 1990, përvjetori i njëzetë i Ditës së Tokës, më shumë se 200 milion njerëz nga 141 vënde morën pjesë në festimet e Ditës së Tokës.
Dita e Tokës është festuar në ditë të ndryshme nga grupe të ndryshme në të gjithë botën. Kombet e Bashkuara e festojnë atë zyrtarisht në ekuinoksin pranveror, i cili zakonisht ndodh rreth dates 21 mars.

Kategoritë: Kalendar

21 prill 753 themelohet Roma

Kalendar - Pre, 04/21/2017 - 04:00
Me 21 prill te vitit 753 para eres sone, sipas nje tradite, Romulus dhe vellai i tij binjak, Remus, themeluan Romen ne vendin ku ata ishin ushqyer nga nje ulkonje si foshnja jetime. Ne fakt, miti i Romulus dhe Remus e ka origjinen diku rreth shekullit te katert para eres sone, dhe data egzakte e themelimit te Romes eshte vendosur nga romaku Marcus Terentius Varro ne shekullin e pare Para Krishtit.

Sipas legjendes, Romulus dhe Remus ishin djemte e Rhea Silvia, vajza e mbretit Numitor te Alba Longa. Alba Longa ishte nje qytet mit i vendosur ne juglindje te Kodrave Alban, vend ku do te themelohej Roma.

Kategoritë: Kalendar

16 prill 1946 vret veten Arthur Chevrolet

Kalendar - Dje, 04/16/2017 - 04:00
Me 16 prill 1946, vrau veten krijuesi i makines Chevrolet, Arthur Chevrolet.
I lindur ne Europe (Zvicer), Arthur Chevrolet emigroi ne ShBA ne fillim te shekullit 19, ku me 1911 themeloi makinen e famshme amerikane Chevrolet aq popullore ne tregun amerikan. Me 1915 ai shiti patenten e Chavrolet tek GM (General Motor).

Kategoritë: Kalendar

11 prill 1985 vdes Enver Hoxha

Kalendar - Mar, 04/11/2017 - 04:00
Me 11 prill 1985, vdiq Enver Hoxha. Ai ishte 77 vjec.

Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar