Skip to content

Kalendar

1 shkurt 1884 publikohet Fjalori i Oxfordit

Kalendar - Mër, 02/01/2017 - 05:00
Më 1 shkurt 1884, publikohet pjesa e parë, ose fashikulli i parë, i Fjalorit Anglisht të Oxfordit (Oxford English Dictionary - OED), i konsideruar si fjalori më i plotë dhe më i saktë i gjuhës angleze. Në ditët e sotme, ky fjalor është fjala e fundit e kuptimit, shqiptimit dhe historisë së të shkuarës dhe të sotmes e mbi 500,000 fjalëve.

Planet për fjalorin filluan në vitin 1857, kur anëtarët e Shoqatës Filologjike të Londrës, të cilët besonin se nuk kishte një fjalor të azhornuar, pa gabime të gjuhës angleze, vendosën të hartonin një fjalor që do të përfshinte të gjithë fjalorët nga periudha Anglo-Saksone (1150 Pas Krishtit) deri në atë kohë. I konceptuar si një fjalor me 4 volume dhe 6,400 faqe pune, u mendua se projektit i duheshin 10 vjet për të përfunduar. Në fakt, u deshën 40 vjet derisa fashikulli i fundit të publikohej në prill të vitit 1928 dhe fjalori i plotë u përfundua, me mbi 400,000 fjalë dhe shprehje në 10 volume, dhe u publikua me titullin Një Fjalor i Ri i Anglishtes mbi Baza Historike.

Ndryshe nga fjalorët e tjerë të Anglishtes, të cilët shpjegojnë vetëm kuptimet e fjalëve të sotme, ky fjalor jep një kronologji historike të detajuar për çdo fjalë dhe shprehje, duke cituar shprehje nga një gamë e gjerë burimesh, përfshirë letërsinë klasike dhe librat e gatimit. OED është i famshëm për referencat dhe etimologjinë e tij të gjatë. Folja “set” ka pjesën më të gjatë në OED, me rreth 60,000 fjalë dhe e detajuar me mbi 430 përdorime.
Jo shumë vonë nga publikimi i OED redaktorët filluan ta azhornonin atë. Një suplement, i cili përmbante hyrje të reja dhe rishikime, u publikuar në vitin 1933 dhe fjalori origjinal u ribotua në 12 volume dhe zyrtarisht u titullua Fjalori Anglisht i Oxfordit.

Ndërmjet viteve 1972 dhe 1986, u publikua një suplement i azhornuar me 4 volume, me terma të reja nga gjuha angleze që evoluon vazhdimisht plus fjalë dhe shprehje të reja nga Amerika e Veriut, Australia, Karaibet, Zelanda e Re, Afrika e Jugut dhe Azia e Jugut.
Në vitin 1984, Gazeta e Universitetit të Oxfordit filloi një projekt 5 vjeçar, miliona dollarë për të krijuar një version elektronik të fjalorit. Projekti kërkonte 120 njerëz vetëm për të shtypur faqet nga botimi i publikuar dhe 50 korrektorë për të kontrolluar punën e tyre. Në vitin 1992, u publikua version në CD-ROM i fjalorit, duke e bërë më të thjeshtë kërkimin e informacionit.

Sot, edicioni i dytë i fjalorit është në dispozicion të anëtarëve dhe azhornohet çdo tremujor me rreth 1000 hyrje të reja dhe rishikime. Me 20 volume shumë të mëdha që peshojnë mbi 62 kilogram (137 pounds), një personi do ti duheshin 120 vjet të shtypte 59 milion fjalët e OED.

Nga Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

30 janar 1933 Hitleri bëhet Kancelar

Kalendar - Hën, 01/30/2017 - 05:00
Më 30 janar 1933, Hitleri emërohet kancelar i Gjermanisë. Në këtë ditë, presidenti gjerman Paul von Hindenburg e emëroi Adolf Hitlerin, liderin e Partisë Nacional Socialiste gjermane (Partia Naziste), si kancelar të Gjermanisë.
(Ne foto Adolf Hitleri duke falenderuar Presidentin gjerman Hindenburg më 30 janar 1933) Viti 1932 ishte viti që riti shumë popullaritetin e Hitlerit në Gjermani, ku për shkak të rënies ekonomike dhe humbjes në Luftën e Parë Botërore, si dhe sanksioneve të Konferencës së paqes së Versajës, populli gjerman po kalonte një periudhv të gjatë depresioni. Një orator karizmatik, Hitleri e kanalizoi pakënaqësinë popullore të pas luftës së parë, në mbështetje për partinë e tij naziste. Në zgjedhjet e korrikut 1932, nazistët fituan 230 vende në parlament, dhe së bashku me komunistët, partia tjeter më e madhe, përbënin më shumë se gjysmën e Raishtagut.

Presidenti Hindenburg, i frikësuar nga mbështetja popullore për Hitlerin, në fillim refuzoi ta emëroj atë kancelar. Në vend të tij, emëroi gjeneralin Kurt von Schleicher, që tentoi të marrë mbështetësit e Hitlerit duke negociuar me fraksionin nazist të udhëhequr nga Gregore Strasser. Në raundin tjetër të zgjedhjeve, në nëntor, nazistët humbën terren krahasur me komunistët, gjë që i shtrëngoi të djathtët gjermanë ti jepnin më shumë pushtet Hitlerit. Në serinë e komplikuar të negociatave, ish-kancelari Franz von Papen, i mbështetur nga biznesmenët gjermanë dhe nga partia konservatore gjermane (DNVP), bindi Hindenburgun të emëroj Hitlerin si kanceral, dhe von Papen si zëvëndës-kancelar, si dhe të tjerë jo nazistë në qeveri që do të frenonin tendencën brutale të Hitlerit.

Hitleri u emerua kancelar më 30 janar 1933, ditë kjo që shenoi kthesën e Gjermanisë, dhe padyshim të botes mbarë. Plani i tij, i mbështetur nga shumica e popullit gjerman, ishte të mënjanonte politikën, dhe ta bënte Gjermaninë të plotëfuqishme, me një parti të vetme. Ai filloi menjëherë një ekspansion të shpejtë në polici, Gestapoja, duke vendosur Herman Goering si shef të një force të re sigurie, të kompozuar tërësisht nga nazistë që ishin të gatshëm të eleminonin cdo lloj opozite kundër partisë së tyre. Qe nga ai moment, nazizmi doli sheshit në Gjermani dhe u bë i pandalshëm në rrugën e tij.

Kategoritë: Kalendar

30 janar 1948 vritet Gandhi

Kalendar - Hën, 01/30/2017 - 05:00
Me 30 janar 1948, vritet nga nje fanatik hindu, lideri politik dhe shpirteror i Indise per pavaresi, Mohandas Karamchand Gandhi.
Gandhi lindi me 1869 dhe ishte djali nje zyrtari indian. Nena e Gndhit ishte nje grua shume fetare qe i perkiste nje besimi qe suportonte jo-violencen, besim qe ndikoi shume ne formimin e Gandhit. Gandhi nuk ishte nje student i shquar ne shkolle, por megjithate me 1888 ai arriti te fitoje nje mundesi studimi per ligje ne Angli. Me 1891, u kthye ne Indi, por ne pamundesi te gjej nje pune te perhershme ne fushen e ligjit, pranoi me 1893 nje kontrate nje-vjecare pune ne Afriken e Jugut.

Ne Afriken e Jugut ai u ballafaqua me racizmin dhe kufizimet ligjore ne te drejta e punetoreve indian. Me 1914 Gandhi kthehet ne Indi dhe ben nje jete jashte politikes. Ai mbeshteti Britanine ne Luften e Pare Boterore, por me 1919 ai protestoi kunder nje drafti urdherues te ushtrise britanike per indianet. Qindra mijra njerez iu pergjigjen thirrjes se tij per protest, dhe me 1920 ai u be lideri i levizjes indiane per pavaresi. Ai riorganizoi Kongresin Kombetare Indian si nje force politike dhe urdheroi nje bojkot masiv per britaniket ne mallra, sherbime dhe insntitucione. Me 1920 u arrestua nga britaniket dhe u denua me burg. Pas lirimit me 1924, Gandhi ju rikthye perseri aktivitetit politik.

Me 1945, pas Luftes se Dyte Boteroe, nje qeveri e re u zgjodh ne Britani, dhe bisedimet per pavaresine e Indise rifilluan perseri. Gandhi kerkonte nje Indi te pavarur e te bashkuar, por liga myslimane ishte kunders kesa ideje. Perfundimisht, Lordi Mountbatten, mekembesi i Indise, u shtrengua te pranoje nje plan kompromisi. Me 15 gusht 1947, India u nda ne dy kombe te pavarura, ne Indi (Hindute) dhe Pakistan (Myslimanet). Gandhi e quajti mareveshjen si "aktin me fisnik te kombit britanik", por konflikti mes Hinduve dhe Myslimaneve shpejt e veniti entuziazmin e tij. Qindra mijra njerez vdiqen, perfshire dhe Gandhin, qe u vra nga nje fanatik Hindu me 30 janar 1948, gjate nje ceremonie fetare ne prag te fillimit te violences Myslimane-Hinduse.

Kategoritë: Kalendar

28 janar 1935 ligjerohet aborti

Kalendar - Sht, 01/28/2017 - 05:00
Me 28 janar 1935, per here te pare ne bote u ligjerua aborti, dhe ky vend ishte Islanda.

Kategoritë: Kalendar

26 janar 1950 themelohet Republika i Indise

Kalendar - Enj, 01/26/2017 - 05:00
Me 26 janar 1950, u krijua Republika e Indise, demokracia me e populluar e botes.
Mohandas Gandhi kishte disa dekada qe perpiqej, nepermjet rezistences paqesore, para se Britania me ne fund te pranonte pavaresine e Indise. Vete-administrimi kishte qene premtuar qe gjate Luftes se II Boterore, por pas lufte, treshja e bisedimeve mes Gandhit, Britanise dhe Liges Myslimane, ngeci ne ceshtjen e ndarjes se Indise sipas besimeve fetare. Perfundimisht, Lordi Mountbatten, mekembesi i Indise, u shtrengua te pranoje nje plan kompromisi. Me 15 gusht 1947, India u nda ne dy kombe te pavarura, ne Indi dhe Pakistan. Gandhi e quajti mareveshjen si "aktin me fisnik te kombit britanik", por konflikti mes Hinduve dhe Myslimaneve shpejt e veniti entuziazmin e tij. Qindra mijra njerez vdiqen, perfshire dhe Gandhin, qe u vra nga nje fanatik Hindu ne janar te 1948 gjate nje ceremonie fetare ne prag te fillimit te violences Myslimane-Hinduse.

Kategoritë: Kalendar

26 janar 1945 clirohet Kampi perqendrimit Aushvitz

Kalendar - Enj, 01/26/2017 - 05:00
Me 26 janar 1945, ne Luften e II Boterore, trupat sovietike hyne ne kampin e perqendrimit nazist Aushvitz, Poloni, duke liruar te mbijetuarit e kampit dhe duke zbuluar per boten tmerret e kryera aty.

Aushvitzi perbehej nga nje grup kampesh, te dizenjuara I, II, III. Aty ishin gjithashtu dhe 40 kampe me te vegjel "satelit". Aushvitz II, ne Birkenau, u themelua ne tetor te 1941, ku SS-t nazist krijuan nje kompleks, te orkestruar ne menyre monstruoze per te vrare njerez: me 300 baraka per te burgosurit; kater godina per "banjo" ku te burgosurit mbyteshin ne dhomat e gazit; dhomat e kufomave; dhe furrat e djegies. Mijra te burgosur u perdoren gjithashtu per eksperimente mjeksore te mbikqyrura dhe te kryera nga doktori i kampit, Josef Mengele, apo "Engjelli i Vdekjes".

Ushtria e Kuqe kishte avancuar thelle ne Poloni qe ne mes te janarit. Pas clirimit te Varshaves, sovietiket u drejtuan per ne Aushvitz. Duke parashikuar arritjen e sovietikeve, gestapoja gjermane filloi nje kasaphane vrasjesh ne kamp, duke qelluar te burgosurit e semure dhe hedhur ne ere krematoriumin, ne nje tentative te deshperuar per te shkateruar provat e krimeve te tyre. Kur Ushtria e Kuqe arriti perfundimisht ne kamp, ata gjeten 648 kufoma dhe me shume se 7 mije te mbijetuar te urritur. Gjithshtu atje ishin dhe 6 magazina te mbushura me mijra fustane grash, kostume burrash dhe kepuce, te cilet gjermanet nuk paten kohe ti digjnin.

Kategoritë: Kalendar

25 janar 1924 Olimpiada e pare Dimerore

Kalendar - Mër, 01/25/2017 - 05:00
Me 25 janar 1924, filloi Olimpiada e pare dimerore ne Chamonix te alpeve te Frances. Olimpiada kishte gjithsejt 6 sporte, perfshij dhe hedhjen me ski. "Java e sporteve dimerore nderkombetare", sic ajo u quajt, arriti nje sukses te madh, dhe me 1928, Komiteti Olimpik Nderkombetare, e deklaroi ate zyrtarisht si Lojrat Dimerore, dhe Olimpiaden e dyte dimerore e caktoi ne Zvicer.
Ne Olimpiaden e pare dimerore dominuan skandinavet dhe ekipi norvegjez fitoi vendin e pare me 17 medalje.

Kategoritë: Kalendar

25 janar 1981 denohet me vdekje gruaja e Mao Cedunit

Kalendar - Mër, 01/25/2017 - 05:00
Me 25 janar 1981, u denua ne Kine me vdekje, e veja e Mao Cedunit, Jiang Qing, per "krime kunder-revolucionare" gjate Revolucionit Kulturor kinez.
Jiang Qing kishte qene nje aktore teatri dhe filmi, dhe ajo u martua me Maon me 1939-n. Kjo ishte martesa e trete e tij, nderkohe qe gruaja e pare, Yang Kaihui, ishte vrare nga nacionalistet gjate Luftes Civile kineze. Gruaja e dyte, Ho Zizhen, ishte deklaruar nje veterane lufte dhe Mao e divorcoi ate kur ajo po vuante e semure ne shtrat ne nje spital te Moskes.

Martesa e trete e tij me Jiang Qing u kritikua gjeresisht, dhe per kete shkak Jiang u la jasht politikes, gje te cilen ajo e beri deri ne vitin 1960, kur filloi te kritikoje publikisht operan kineze dhe influencen borgjeze ne art e letersi. Me 1966 Mao e beri Jiang Qing shefe te Revolucionit Kulturor dhe i dha pushtet te gjere mbi intelektualet kineze si dhe mbi jeten kulturore ne vend. Revolucioni Kulturore ishte tentativa e Maos per te revolucionarizuar shoqerine kineze, dhe Jiang u tregua adapte ne kete fushe duke manipuluar median dhe grupe te rinjsh radikal, te njohur ndryshe si Garda e Kuqe. Kjo levizje u karakterizua nga terrori dhe ndershkimi ku dhjetra mijra njerez u vrane ndersa miliona te tjere u persekutuan.

Rreth fundit te viteve '60, Revolucioni Kulturor kinez mbaroi dhe Jiang Qing u zhduk nga syte e publikut. Gjithsesi, pas vdekjes se te shoqit me 1976, ajo dhe tre radikale te tjere qe kishin drejtuaj revolucionin, u etiketuan si "Kater Gangsteret". Jiang Qing u arrestua dhe me 1977 ajo u perjashtua nga Partia Komuniste. Tre vjet me vone, "Kater Gangsteret" u gjykuan dhe Jiang Qing u konsiderua pergjegjese per provokimin e gjakderdhjeve gjate revolucionit kulturore, por ajo i mohoi akuzat dhe denoncoi udheheqjen kineze. Jiang u deklarua fajtore nga gjykata dhe me 25 janar 1981 u denua me vdekje. Me 25 janar 1983, dy vjet pas denimit, qeveria kineze ja zbriti denimin ne burgim te perjetshem. Me 1991 Jiang Qing vdiq ne burg pas vetvrasjes.

Kategoritë: Kalendar

24 janar 1965 Vdes Winston Churchill

Kalendar - Mar, 01/24/2017 - 05:00
Me 24 janar 1965, vdiq Winston Churchill. Winston Leonard Spencer Churchill, lideri britanik qe udhehoqi Britanine e Madhe dhe aleatet gjate krizez se Luftes II Boterore, vdiq ne Londer ne moshen 90 vjec.

Churchill rridhte nga nje familje me histori te gjate ne sherbimin ushtarak, dhe pas vdekjes se te jatit me 1895, Churchill filloi karrieren ushtarake, duke sherbyer ne Indi, Sudan dhe Afriken e Jugut, ku u shqua disa here ne beteja te ndryshme. Me 1899 ai largohet nga ushtria dhe fillon karrieren politike, ku me 1900 zgjidhet ne parlament si perfaqesues i Partise se djathte konservatore. Me 1904 ai ndryshon drejtim politik dhe bashkohet me Partine e majte liberale, duke sherbyer ne disa poste te rendesishme sheterore.

Me 1915, ne pjese e dyte te Luftes I Boterore, Churchill u konsiderua pergjegjes per humbjet e fushatave ushtarake ne Dardanele dhe Gallipoli, dhe u perjashtua nga koalicioni qeveritar i luftes. Ne kete kohe ai shkoi vullnetar ne lufte, si komandant i nje batalioni britanik ne France. Me 1917 Churchill i rikthehet perseri politikes si anetare i qeverise liberale. Nga 1919-1921 ai ishte sekretar shteti per luften, ndersa me 1924 rikthehet ne partine e djathte konservatore. Gjate viteve 1929-39 ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmeroi ne kete aspekt.

Pas shperthimit te Luftes II Boterore, Churchill u riemerua ne postin e Lordit te Pare te Admiraleve, dhe 8 muaj me vone behet Kryeminister i nje qeverie koalicioni. Ne vitin e pare te administrates se tij, Britania qendroi e vetme kunder agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botes se populli britanik "kurre nuk do te dorezohej". Ai bindi britaniket ti bashkoheshin rezistences dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovietik Stalin te bashkoheshin ne nje aleance qe arriti me sukses te mposhte fuqite e Boshtit te Qendres".

Ne korrik te 1945, 3 muaj pas disfates gjermane, qeveria e tij konservatore humbi ne zgjedhjet e pergjithshme dhe Churchill dha doreheqjen si Kryeminister. Ai u be lideri i opozites se djathte dhe me 1951 u zgjodh perseri Kryeminister. Dy vite me vone ai fitoi Cmimin Nobel ne letersi per 6 vellimet e tij historike te studimit te Luftes II Boterore dhe per fjalime te ndryshme politike. Me 1955 Churchill doli ne pension si Kryeminister por qendroi si anetare parlamenti deri ne vitin 1964, nje vit para vdekjes.

Kategoritë: Kalendar

23 janar 1556 termeti me vdekjeprures ne histori

Kalendar - Hën, 01/23/2017 - 05:00
Me 23 janar 1556, ka rene ne Kine termeti me vdekjeprures ne historine e njerezimit. Ne Shanxi te Kines u vrane 830 mije njerez.
Termeti ra ne mbremje vone, dhe goditjet vazhduan deri ne mengjes. Nga studimet e mevonshme te shkenctareve, mendohet se aplituda e termetit ishte perafersisht 8 - 8.3 balle. Termeti goditi ne nje zone me densitet te madh popullsie dhe me konstruksion te prapambetur ne ndertim.
Epiqendra e termetit ishte ne lumin Wei, nje province e Shanxait, afer qytetit Huaxian. Ne Huaxian u shemben te gjitha banesat, duke vrare me shume se gjysmen e banoreve te qytetit, nje numer qe llogaritet ne dhjetra-mijra.

Nga ana tjeter, termeti dhe tcunami qe goditi Indonezine ne 2004, jane konsideruar si katastrofa e dyte me madhe ne histori, pas termetit te 1556 ne Kine.

Kategoritë: Kalendar

21 janar 1924 vdes Lenini

Kalendar - Sht, 01/21/2017 - 05:00
Me 21 janar 1924, vdiq ne moshen 54 vjec nga nje hemoragji ne koke, Vladimir Lenini, arkitekti i Revolucionit Bolshevik dhe udheheqesi i pare i Bashkimit Sovietik.

Ne fillim te vitit 1890, Lenini la karieren e tij ne fushen e ligjit per tju kushtuar studimeve marksiste dhe nxitjes se levizjeve revolucionare te punetoreve ruse. Pasi u arrestua dhe u internua ne Siberi me 1897, ai me vone udhetoi per ne Europen Perendimore, ku me 1903 krijoi partine bolshevike te punetoreve social-demokrate rus. Bolsheviket ishin militante revolucionar qe kerkonin te rrezonin regjimin e Carit dhe te vendosnin qeverine marksiste ne vend te saj.

Ne 1905, punetoret ruse u rebeluan, por nuk munden te marin pushtetin deri me 1917, kur Rusia u rraskapit nga Lufta e Pare Boterore, dhe Lenini kuptoni se kishte ardhur shansi per te bere revolucionin komunist. Ne mars te 1917-s, u infektuar nga cauza bolshevike edhe ushtria ruse, gje qe shtrengoi Car Nikollen e II te largohej nga froni. Pas kesaj, Lenini menjehere la Zvicren dhe pasi kaloi neper frontin e luftes me Gjermanine, arriti ne Petrograd ne prill te 1917-s. Gjashte muaj me vone, nen udheheqjen e tij, Bolsheviket moren pushtetin ne Rusi, dhe Lenini u be diktatori virtual i vendit. Gjithsesi, per shkak te luftes civile ne vend dhe nderhyrjes se huaj, vetem ne vitin 1920, Bolsheviket arriten te shtrijne kontrollin ne gjithe vendin.

Qeveria e Leninit shtetezoi industrine dhe beri reformen agrare ne fshat, dhe me 30 dhjetor 1922, themeloi Bashkimin e Republikave Socialiste Sovietike (BRSS). Pas vdekjes se Leninit me 1924, trupi i tij u ballsamos dhe u vendos ne muzeleumin afer Kremlinit, Moske, dhe Petrogradi u quajt Leningrad per nder te tij. Shoku i tij i revolucionit, Josif Stalin, e zevendesoi ate ne krye te Bashkimit Sovietik.

Kategoritë: Kalendar

21 janar 1925 Shqiperia Republike

Kalendar - Sht, 01/21/2017 - 05:00
Me 21 janar 1925, Parlamenti shqiptare e deklaroi Shqiperine republike dhe president u zgjodh Ahmet Zogu.

Kategoritë: Kalendar

21 janar 2006 vdes Ibrahim Rugova

Kalendar - Sht, 01/21/2017 - 05:00
Më 21 janar 2006, vdiq lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.

Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.

Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).

Kategoritë: Kalendar

21 janar 2011 masaker ne Tirane

Kalendar - Sht, 01/21/2017 - 05:00
Me 21 janar 2011, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne Tirane, perballe godines se Kryeministrise, u vrane nga "garda kombetare" kater protestues te pa-armatosur te opozites, dhe u plagosen dhjetra te tjere.

(Per me shume kliko linkun me poshte per te pare nje album me foto nga 21 janar.)

21 Janar 2011 - Foto (kliko)

20 janar 1981 mbaron kriza e pengjeve në Iran

Kalendar - Pre, 01/20/2017 - 05:00
Më 20 janar 1981, vetëm disa minuta pasi Ronald Reagan u inagurua presidenti i 40 i ShBA-së, 52 pengjet amerikane që mbaheshin në Ambasadën e US në Teherean, Iran, u liruan, duke përfunduar kështu 444 ditët e krizës së pengjeve të Iranit.

Më 4 nëntor 1979, filloi kriza e pengjeve kur studentë militantë iranianë, të zemëruar përse qeveria amerikane lejoi shahun e Iranit të udhëtonte për në New York për trajtim mjekësorë, pushtuan Ambasadën e US në Teheran. Ayatollah Khomeini, lideri politik dhe fetar iranian, mori në dorë situatën e pengjeve, duke refuzuar të gjitha kërkesat për lirimin e tyre, madje edhe pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-s kërkoi me votim unanim përfundimin e kësaj krize. Gjithsesi, 2 javë pas pushtimit të Ambasadës, Ayatollah filloi të lironte të gjithë jo amerikanët e ambasadës, femrat si dhe përfaqësuesit e minoriteve amerikane, duke thënë se keto grupe kishin qenë të detyruar të punonin për qeverinë amerikane. Ata që mbetën ishin 52 persona të cilët qëndruan nën mëshirën e Ayatollahut për 14 muajt e ardhshëm.

Presidenti amerikan Jimmy Carter nuk mundi ta zgjidhe krizën në rrugë diplomatike, dhe më 24 prill 1980, ai urdhëroi një mision ushtarak shpëtimi, prej të cilëve 8 persona u vranë, dhe asnjë peng nuk u lirua. Tre muaj më vonë, Shahu i Iranit vdiq nga kanceri në Egjipt. Në nëntor 1980, Carter humbi zgjedhjet presidenciale që u fituan nga republikani Ronald Reagan. Shpejt pas kësaj, me asistencën dhe ndërmjetësimit algjerian, filluan negociata të suksesshme mes SHBA dhe Iranit. Ditën që Reagon u inagurua president, Shtetet e Bashkuara shbllokuan $8 miliardë asete iraniane, dhe pengjet u liruan. Të nesërmen, Jimmy Carter fluturoi për në Gjermaninë Perëndimore për të përshëndetur 52 pengjet e cliruar pas 444 ditëve.

Kategoritë: Kalendar

19 janar 1809 u lind Edgar Allan Poe

Kalendar - Enj, 01/19/2017 - 05:00
Më 19 janar 1809, u lind ne Boston, Massachusetts, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar amerikan Edgar Allan Poe.
Në moshen trë vjeçare ai mbeti jetim pas vdekjes së dy prindërve, dhe u rrit nga gjyshi, John Allan, një tregëtar i pasur duhani. Poe e bëri shkollën në Angli, dhe pastaj filloi universitetin në Virginia më 1826, por u shtrëngua ta linte pas 8 muajsh studimi, sepse i humbi paratë në bixhoz. Më pas ai shkoi për dy vjet në ushtri.
Gjatë kësaj kohe ai kishte publikuar tre libra me poezi, por asnjëri nuk kishte tërhequr vëmendjen e publikut e të kritikës. Më 1836, ndërsa punonte si editor në Richmond, Virginia, ai martohet me kushërirën e tij 13 vjeçare, Virginia Clemm. Më 1838 Poe pushohet nga puna si editor për shkak të pirjes së alkolit, dhe largohet bashkë me të shoqen për në Filadelphia, ku Poe filloi punë si editor në një revistë. Atje ai u bë i njohur për kriticizmin e tij të drejtëpërdrejtë e të thellë, si dhe për krijime me natyrë të zymtë. Gjatë kësaj kohe ai filloi të shkruaj histori misterioze, krijime qe i dhanë atij reputacionin e një autori modern.

Më 1844, çifti shkoi në New York, ku ai pati një sukses spektakular me poemën "The Raven" (Korbi). Por më 1847 ai përjetoi një ngjarje të rëndë kur i vdiq e shoqja, gjë që i krijoi dëshpërim të madh dhe e shtyu edhe më shumë në rrugën e alkolit. Pas një jete të shthurur me femra, ai vendos të kthehet përsëri në Richmond, Virginia më 1849, ku fejohet me nje grua të moshuar. Por pikërisht para dasme ai papritur vdes nga rrethana të paqarta. Ishte 40 vjeç.


Edgar Allen Poe

Korbi (Përktheu Fan Noli)

Një mesnate të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa prralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dremitja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadale e goditur
Përmi derë t’odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mbi derën time”.
Vetëm kjo dhe asgjë më.

Ah, e mbanj nër mënt fort mirë,
Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë
Dhe n’oxhakun shkrump të nxirë
Urët shuheshin në hi.
Desha të gëdhihej dita,
Se më kot nga librat prita
Të më ngushëllonte drita
Për të lumturën Lenorë,
Vajz’ e rrallë dhe rrezore
Q’i thon’ Engjëjtë Lenorë,
Përmi dhé pa emër më.

Era frynte që përjashta,
Rrihte perdet e mëndafshta
Dhe më ngjethte dhe më derdhte
Tmere që s’i ndjeva kurrë.
Dhe tani, që të pushonte
Zemr’ e mjerë që lëftonte,
Goja po më bëlbëzonte:
“Dikush do të hyjë brënda;
Ndonjë vizitor i vonët
Që kërkon të hyjë brënda.
Kjo do jet’ e asgjë më.”

Mblodha veten menjëherë
Edhe frikë më pa ndjerë:
“Zot’ i thom, a Zonjë, fajin
Ndjemani, ju lutem shumë,
Se për Zotin po dremitnja,
Aq’ e hollë ish trokitja
Aq’ e lehtë ish goditja
Përmi derë t’odës sime,
Sa mezi ma zuri veshi”.
Dhe e hapa derën sheshit.
Errësir’ e asgjë më.

Syrin thellë n’errësirë
Shumë ndënja në drithtirë,
Ëndërra duke shikuar
Që njeri s’ka ëndërruar;
Mirpo nat’ e errët heshtte
Edhe tjatër gjë s’më theshte
Veç një emër që më deshte
Pëshpëritur si “Lenorë!”.
Këtë un’ e pëshpërita,
Dikush m’u përgjeq: “Lenorë”.
Vetëm kjo dhe asgjë më

N’odë prapë më të kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer,
Përsëri vjen një trokitje
Pak m’e fortë se më parë.
“Pa dyshim, pa fjalë, thashë,
Dikush është aty jashtë.
Duhet vajtur, duhet parë
Që të zgjidhet ky myster.
Hesht, moj zemër e zhuritur,
Që ta zgjith këtë myster!
Era ësht’ e asgjë më”.
Hap ahere xhamen time
Kur me shumë fërfëllime
Brënda hyn një Korb i mvrejtur
Madhështor i kohës vjetër.
As u fal, as përshëndoshi,
As bën tjatër punëboshi,
Po si zot më shkon trimoshi
Dhe qëndron mi derën time –
Ngjitet mi një bust Pallade
Mun mbi derë t’odës sime –
Ngjitet, rri, dhe s’bën gjë më.

Më zu gazi, më shkoi tmeri
M’atë Korb të zi si Ferri,
Që po mbahej aq’ i rëndë,
Aq’ i lartë, dhe i thom:
“Ndonëse je perçeprerë,
S’ka dyshim, je trim i ndjerë,
Korb i mvrejtur, i vrerosur,
Arratisur zall më zall;
Thuam’ emrin tënt me nam
Anës detit Plutonian!”
Thotë Korbi: “Kurrë më.”
U çudita fort, pa masë
Kur dëgjova Korb të flasë,
Ndonëse ajo përgjigje
S’kishte as kuptim, as lidhje;
As asnjë s’munt të më thotë
Që nonjë njeri në botë
Gjer tani ka parë shpëndë
Mun mbi derë t’odës tij,
Shpënd’ e shtazë mi shtatujë
Mun mi derë t’odës tij,
T’emëruar “Kurrë më.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Përmi bustin e latuar
Dhe thosh vetëm atë fjalë
Që nga shpirti plot me flagë.
Asnjë pendë më s’lëvizte
Asgjë tjatër s’mërmëriste,
Edhe zemra më thërriste:
“Miqt’ e tjerë ikn’ e shkuan;
Nesër edhe ky do t’ikë
Si dhe shpresat që m’u shuan.”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
I habitur nga përgjigja
Që më tha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim kjo fjalë, thashë,
Ësht’ e vetëma që di,
Q’e mësoi nga i zot’ i mjerë,
Derëmbyllur, derësterrë,
Që e ndoqi, e ndoqi zia
Dhe e shojti lebetia.
Gjersa vaj’ i shpresës tij
S’qe veç dëshpërim i ri
Edhe kurrë, kurrë më.”

Edhe Korbi më mbërtheu
Dhe në gas buzën ma ktheu.
Shpejt, pra, një kolltuk rotova
Edhe derës iu afrova;
Edhe i ndënjur ëndërronja
Dhe me mendjen po kërkonja
Që të gjenja, të zbulonja
ǒdesh të thoshte Korb’ i Zi,
Korb’ i mvrejtur, i vrerosur
Arratisur zall më zall
Me dy fjalë “Kurrë më”.

Këtë desha të çkoqitnja
Po as fjalë nuk i flisnja
Korbit që me sy prej prushi
Zemrën si me zjarr ma mbushi;
Kështu rrinja i trallisur
Pshtetur kryet mi përkresën
Kadifeje të qëndisur
Që e ndritte llamba sipër,
Mbi të cilën ah, e mjera,
Do mos pshtetet më përsipër,
Do mos pshtetet kurrë më.
Era u dent përmi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Që u tingëllinin zilet
Posht’ e lart në dysheme.
“Ja, me Engjëj, mor i mjerë,
Të çoi Zoti këtë herë
Prehje, prehje dhe nepënthë
Të harrosh Lenorën lart.
Pi, gëlltit këtë nepënthë
Dhe harro Lenorën lart!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
“Profet, thashë nëmërëndë,

Po profet qofsh, djall a shpëndë!
Qoftë se të çoi shtrëngata
A Shejtan” i Ferrit Zi,
Të përhumbur, të patrëmbur
Tek ky vent i shkret’ i dhëmbur,
Tek ky burk me tmer i shëmbur,
Thuajmë, vërtet, të lus:
A ka në Gallad ballsam?
Thuaj, thuajmë, të lus!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.

Profet, thashë, nëmërëndë,
Po profet qofsh, djall a shpëndë!
Për një Qiell dhe Perëndi
Që po lusim un’ e ti,
Thuajm’ i zemrës që mban zi
A do shoh n’Eden të shenjtë
Vajzën a do kap të shtrenjtë
Q’i thon’ Engjëjtë Lenorë,
Vajz’ e rrallë dhe rrezore,
Q’i thon “Engjëjtë Lenorë?”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
“Mbylle gojën, dreq a shpëndë!
Ngrihem dhe thërres më këmbë,
“Çporru prapë mun në djall,
Në skëterrë dhe në zall!
Pëndë mos më shkunt të zezë
Të më rrej’ e të më ndezë;
Mos lër shenjë të gënjeshtrës
Që më the, po shko prej derës!
Nxirma qipin tënt prej zemrës,
Thyej qafën jashtë derës!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.

Edhe Korb’ i Zi i humbur
Qëndron edhe i patundur
Mbi të zbetin bust Pallade
Mun mbi derë t’odës sime.
Edhe sytë i shkëndritin
Si prej djajsh që ëndërritin
Edhe llamba që ndrit sipër
Ja heth hijen përmbi dhé;
Shpirti im nga ajo hije
Që valon atje mbi dhé
Do mos ngrihet kurrë më.


Kategoritë: Kalendar

18 janar 1919 Konferenca e Versajës

Kalendar - Mër, 01/18/2017 - 05:00
Më 18 janar 1919, filloi konferenca e paqes së Luftës së Parë Botërore. Në këtë datë, në Paris, u takuan shumica e politikanëve më potent të botës për të filluar një seri negociatash, të gjata e të komplikuara, që zyrtarisht do të shënonin fundin e Luftës së Parë Botërore.

Liderët e fuqive fitues të Aleatëve, Franca, Britania e Madhe, ShBA dhe Italia, (shih foton nga e majta në të djathtë: Kryeministri i Britanisë David Lloyd, Kryeministri i Italisë Vittorio Orlando, Kryeministri i Francës Georges Clemenceau, dhe Presidenti amerikan Woodrow Wilson) do të merrnin vendimet deçisive ne Paris gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Pothuajse gjatë shumicës së konferencës, Presidenti amerikan Woodrow Wilson u përpoq të zyrtarizonte idenë e tij për një "paqe pa fitore" duke kërkuar që Gjermania, udhëheqësja e fuqive të Qendrës dhe humbësja më e madhe e luftës, të mos trajtohej shumë ashpër. Nga ana tjetër, Kryeministri francez Georges Clemenceau dhe ai britanik David Lloyd George argumentuan se ndëshkimi dhe dobësimi i Gjermanisë ishte rruga e vetme për të justifikuar pasojat e rënda të luftës. Në fund, Presidenti amerikan Wilson ra dakort për trajtimin e Gjermanisë, me kusht që të institucionalizohej projekti i tij për krijimin e një organizate ndërkombëtare paqeje të quajtuar Lidhja e Kombeve.

Përfaqësuesit e Gjermanisë nuk u pranuan në konferencën e paqes deri në muajin maj, kohë pas të cilës ata erdhën në Paris dhe prezantuan një draft për Traktatin e Versajës. Duke patur besim të madh në premtimet e Wilson, gjermanët u frastruan dhe u desilizionuan shumë nga traktati, që kërkonte prej tyre të pranonin marrëveshjen territoriale dhe të paguanin reperacionet e luftës. Madje më keq, sepse artikulli 231 i traktatit e detyronte Gjermaninë të pohonte se ishte e vetmja fajtore e luftës. Kjo ishte një kafshatë e madhe që gjermanët nuk mundën të gelltisin.

Traktati i Versajes u firmos më 28 qershor 1919, pikërisht të nesërmen e pas pesë vjetëve, kur një nacionalist serb vrau dukën austriak Franz Ferdinand, gjë që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në dekadat në vijim, kundërshtarë të egërsuar të traktatit u shtuan në Gjermani. Ekstremistë të tillë si Adolf Hitler i Partise Nacional Socialiste (naziste) e shfrytëzuan pakënaqesinë për të marë pushtetin në Gjermani, proces që çoi pothuajse direkt në atë çfarë egzaktesisht kishte parashikuar Wilson në negociatat e Parisit të 1919, për të parandaluar një luftë tjetër shkatërimtare globale.

Kategoritë: Kalendar

17 janar 1468 vdiq Gjergj Kastriot Skënderbeu

Kalendar - Mar, 01/17/2017 - 05:00
Me 17 janar 1468 vdiq Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kategoritë: Kalendar

Bien 4 bomba me hidrogjen nga avioni

Kalendar - Mar, 01/17/2017 - 05:00
Me 17 janar 1966, nje avioni luftarak amerikan i rane aksidentalisht kater bomba me hidrogjen ne afersi te qytetit spanjoll Palomares. Avioni luftarak B-52 kishte ne bordin e tij 4 bomba me hidrogjen, ndersa po bente nje stervitje rutine, dhe ishte ne rrugen e kthimit per ne bazen ushtarake te Karolines se Veriut, dhe po furnizohej ne ajer nga nje avion cisterne. Gjate furnizim te dy avionet u perplasen me njeri tjetrin dhe moren flake. Pilotet e avionit cisterne nuk munden te shpetojne nga shperthimi i avioneve, ndersa 4 prej 7 piloteve te B-52 u hodhen me katapulte, dhe shpetuan.
Bashke me avionin rane dhe bombat me hidrogjen. Dy prej tyre shperthyen duke krijuar dy gropa te medha ne toke. Nje tjeter ra ne afersi te nje bregu lumi, por e pa-shperthyer, kurse bomba e katert ra ne det, gjithashtu e pashperthyer. Kjo e fundit u gjet vetem pas disa javesh.

Si pasoje e kesaj ngjarje pati shperndarje te radioaktivitetit ne rajon dhe rreth 500 qytetare spanjolle te zones se Palomares pretenduan demtime nga rezatimi.

Kategoritë: Kalendar

16 janar 1916 pushtohet Mali i Zi

Kalendar - Hën, 01/16/2017 - 05:00
Me 16 janar 1916, ne Luften e I Boterore, pas 8 dite sulm ushtarak, qe shenonte fillimin e nje strategjie te re agresive ne rajon, trupat Austro-Hungareze nen drejtimin e komandantit te ushtrise Franz Conrad von Hotzendorf moren kontrollin e shtetit ballkanik te Malit te Zi.

Rreth fundit te 1915, fuqite e Qendres kishin kompletuar pushtimin e Serbise, vendit qe u be shkak per fillimin e Luftes se Pare Boterore ne vitin 1914, kur nje nacionalist serb vrau duken austriak Franz Ferdinand.
Me 8 janar 1916, me 500 arme te artilerise se rende, me 45 mije trupa austriake dhe rreth 5 mije myslimane te Bosnjes, u sulmua aleati i Serbise, dhe fqinj me te, Mali i Zi. Ngjarjet evoluan shpejt, dhe per 48 ore Mali i Zi u terhoq ne kryeqyetin e tij, Cetinje, pas renies se fortesave ne brigjet e Adriatikut dhe malin Lovcen. Cetinja u dorezua me 11 janar dhe kapitullimi u firmos me 16 janar.

Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar