Skip to content

Kalendar

16 Janar 1945 Hitleri hyn në Bunker

Kalendar - Hën, 01/16/2017 - 05:00
Më 16 Janar 1945, Adolf Hitler hyri në bunkerin e tij të nën-dheshëm, ku ai qëndroi për 105 ditë deri kur vrau veten.
Hitleri hyri në bunker pas vendimit që morri për të qëndruar në Berlin deri në grahmat e fundit të luftës. 20 metër nën zyrën e tij të kancelarisë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë e elektricitet. Vetëm në një rast ai doli nga bunkeri, për të dekoruar një skuadër të të rinjve hitleriane, kurse pjesën më të madhe të kohës e kaloi brenda nën kompaninë e përhershme të Eva Braunit, të dashurës së tij.

Më 29 prill Hitleri u martua me Evan në bunker. Për herë të parë ajo ishte takuar me Hitlerin kur punonte si asistente e fotografit të tij. Pas lidhjes me Hitlerin ajo qëndroi larg syve të publikut, duke u marrë kryesisht me zbavitje, me ski e not. Ajo nuk pati ndonjë influencë në karrierën e tij politike, por thjesht ndikoi në jetën shtëpiake të diktatorit gjerman. Si një besnike e verbër ajo qëndroi deri në fund me të në bunker .

Vetëm disa orë pasi ata u martuan, të dy së bashku kryen vetëvrasje, ndërsa zyrtarët e afërt u kishin sugjeruar të largoheshin për në Berchtesgarden (një qytet i vogël në Alpet Bavareze ku Hitleri kishte një shtëpi), sepse forcat sovietike ishin vetëm një ditë larg kancelarisë gjermane. Por Hitleri bëri të kundërtën, bashkë me Evan pinë nga një kapsulë helmi (që fillimisht e kishin provuar tek qeni i tyre "i dashur"). Për të qenë i sigurtë, Hitleri qëlloi veten me pistoletë pasi kishte pirë helmin.

Kategoritë: Kalendar

15 janar 1870

Kalendar - Dje, 01/15/2017 - 05:00
Me 15 janar 1870, Partia Demokrate ne SHBA prezantoi gomarin si simbol te saj.

Me 15 janar 1944, Komisioni i Keshillimit Europian vendosi te ndaje Gjermanine.

Me 15 janar 1993, u arrestua ne Palermo bosi i Mafias, Salvatore "Tot" Riina.

Me 15 janar 1994, Mbreteresha Elizabeth e Britanise ra nga kali dhe thyu kycin e majte te dores.

Kategoritë: Kalendar

14 janar 1943 Konferenca e Kasablankës

Kalendar - Sht, 01/14/2017 - 05:00
Më 14 janar 1943, në Luften e II Botërore, Kryeministri Britanik Winston Churchill dhe Presidenti amerikan Franklin D. Roosvelt u takuan në Kasablanka të Marokut, për të diskutuar fazën e ardhshme të luftës. Ky takim shënonte largimin e parë nga vendi të Presidentit amerikan që nga fillimi i Luftes së II. Pjesëmarës në takim ishin gjithashtu liderët e qeverisë franceze në mërgim, Gjeneralet, Charles de Gaulle dhe Henri Giraud.

Suksesi i trupave gjermane në Afrikën e Veriut që rezultoi në disfatën e forcave franceze, detyruan Presidentin amerikan dhe Kryeministrin anglez (në takim u thirr edhe lideri sovietik Stalin, i cili refuzoi) të konkludonin një plan të përshtatshëm për të mbyllur Luftën e II Botërore. Prioritet iu dha shkatërimit të anijeve gjermane në Atlantik dhe bombardimeve nga ajri. Një pikë tjetër që u aprovua ishte se, Aleatët do pranonin vetëm dorëzim pa kushte të fuqive të Aksit të Qendrës, pa lënë mundësinë e asnjë manovre politike.
Takimi i Marokut u mbajt sekret deri ditën që pjesmarrësit u larguan (27 janar).

Kategoritë: Kalendar

11 janar 1945 Lufta Civile Greke

Kalendar - Mër, 01/11/2017 - 05:00
Më 11 janar 1945, u arrit armëpushimi në Luftën Civile në Greqi mes Ushtrisë Kombëtare Demokratike të suportuar nga britanikët dhe rebelëve komunistë të Frontit për Çlirim Kombëtarë.

Pas invazionit gjerman në Greqi, forca të ndryshme rezistence u shfaqën në fushën e betejës. Dy më kryesoret ishin: Lëvizja për rezistencë e mbështetur nga komunistët që quhej Fronti për Çlirim Kombëtarë; dhe tjetra liberale, levizja demokratike e quajtur Ushtria Kombëtare Demokratike. Pavarësisht ideologjive të kundërta që frymëzonin lëvizjet e mësipërme, ato përsëri në disa raste bashkëpunuan kundër armikut të përbashkët, pushtuesit nazist. Në fillim të 1944-s, Fronti për Çlirim Kombëtarë morri inisiativën për të krijuar një qeveri provizore, duke revokuar të drejtën legjitime të Mbretit grek dhe qeverisë së tij në egzil. Gjithashtu, Fronti i mësipërm, injoroi rivalin e tij politik të luftës, Ushtrinë Demokratike Kombëtare.

Kur Gjermania u tërhoq nga Greqia në tetor të 1944-s, forcat fituese britanike ju kërkuan komunistëve dhe demokratëve të krijonin një qeveri të koalicionit. Qeveria e krijuar u rrëzua pasi komunistët refuzuan të çarmatosin forcat e tyre guerrilase. Më 3 dhjetor 1944 filloi lufta mes demokratëve dhe komunistëve. Fronti për Çlirim Kombëtarë morri kontrollin e shumicës së territorit grek, me përjashtim të kryeqytetit dhe Selanikut.

Britanikët luftuan kundër komunistëve në mbështetje të Ushtrisë Kombëtare Demokrate. Më 11 janar, Fronti për Çlirim Kombëtarë pranoi kushtet britanike të armëpushimit, dhe një muaj më vonë rebelët u dorëzuan dhe pranuan të çarmatosin forcat e tyre guerrilase. Gjithsesi paqja zgjati vetem për pak kohë, pasi lufta civile shpërtheu përsëri dhe vazhdoi vite me rradhë.

Kategoritë: Kalendar

11 janar 1946 Shqiperia Republike

Kalendar - Mër, 01/11/2017 - 05:00
Me 11 janar 1946, Shqiperia u deklarua nga komunistet Republike Popullore, duke revokuar rregjimin mbreteror te Zogut.

Kategoritë: Kalendar

10 janar 1920 krijohet Lidhja e Kombeve

Kalendar - Mar, 01/10/2017 - 05:00
Me 10 janar 1920, Lidhja e Kombeve hyri formalisht ne efekt kur Konventa e Liges se Kombeve, ratifikuar nga 42 kombe me 1919, hyri ne fuqi.

Liga e Kombeve u miratua mbi bazen e propopozimit te Presidentit amerikan Wilson ne Konferencen e Paqes se Luftes se Pare Boterore ne nentor te 1918-tes. Ne veren e vitit 1919 presidenti amerikan Wilson ia prezantoi senatit amerikan per ratifikim traktatin e Versajes dhe Konventen e Lidhjes se Kombeve.

Ne vjeshten e atij viti, Wilson pesoi nje infarkt te rende ne zemer, gje qe e pengoi ate te arrije nje kompromis me Kongresin, qe mendonte se traktati reduktonte autoritetin e SHBA-se. Ne nentor senati nuk e ratifikoi konventen, dhe Lidhja e Kombeve filloi punimet pa pranine amerikane, ne takimin e saj te pare ne Gjeneve me 15 nentor 1920.

Gjate 1920-s, Lidhja, me qender ne Gjeneve, futi ne gjirin e saj anetare te rinj dhe arriti suksesshem te zgjidhe konflikte te vogla nderkombetare, por shpesh hasi ne injorimin e fuqive te medha. Gjithsesi serioziteti i Lidhjes nuk u sfidua deri ne fillim te vitit 1930, vit ne te cilin nje seri ngjarjes ndodhen ne arenen nderkombetare. Japonia u vetelargua nga Lidhja pas pushtimit te Kines prej saj, pushtim i cili u denua nga kjo organizate. Lidhja e Kombeve u tregua gjithashtu e pafuqishme te ndaloje invazionet ushtarake te Gjermanise dhe Italise ne Etiopi. Shperthimi i Luftes se dyte Boterore e nxori Ligen "jashte loje".

Me 1946, Lidhja e Kombeve u shpernda zyrtarisht me krijimin e OKB-se. Kjo e fundit u krijua mbi bazen e te pares, por iu dha me shume kompetence per te nderhyre dhe parandaluar konfliktet nderkombetare.

Kategoritë: Kalendar

8 janar 1642 vdiq Galileo Galilei

Kalendar - Dje, 01/08/2017 - 05:00
Me 8 janar 1642, vdiq astronomi italian Galileo Galilei ne moshen 77 vjec. I lindur me 15 shkurt 1564, Galileo eshte percaktuar si "babai i astronomise moderne", "babai i fizikes moderne" dhe si "babai i shkences" per shkak te zbulimeve te tij revolucionare ne keto fusha. Ai ishte personi i pare qe perdori teleskopin per te pare qiellin, qe zbuloi henat e Jupiterit, unazat e Saturnit, vrimat e diellit dhe rrotullimin solar.

Pasi Galileo publikoi konfirmimin e tij se Toka rrotullohet rreth Diellit, ne favor te sistemit te Kopernikut, ai u akuzua si heretik nga Inkuizicioni-trupi gjykues i Kishes Katolike. Ai u deklarua fajtor me 1633 dhe u denua me burgim te perjetshem, por per shkak te moshes se thyer the shendetit te lig, u vendos ne arrest shtepie.

Kategoritë: Kalendar

8 janar 1976 vdiq Cu En Lai

Kalendar - Dje, 01/08/2017 - 05:00
Me 8 janar 1976, vdiq lideri kinez Cu En Lai. Ai ishte kryeminister i Republikes Popullore te Kines qe nga 1949, dhe vdiq nga kanceri ne moshen 77 vjec. Cu En Lai ishte personi i dyte ne Kine pas Mao Ce Dunit, liderit revolucionar qe e beri Kinen nje rregjim komunist. Cu En Lai ka meriten si negociator qe coi ne njohjen e Kines nga SHBA. Ne fillim te vitit 1970, ai propozoi nje program per te rindertuar maredheniet me ShBA-ne, gje qe me 1972 solli viziten e Presidentit amerikan Nixon ne Kine, ku te dy keta lider rane dakort te forcojne marredheniet ekonomiko-politike mes dy vendeve. Me 1979 ShBA njohu nderkombetarisht Republiken Popullore te Kines, ne vend te Taivanit qe njihej deri atehere.

Kategoritë: Kalendar

7 janar 1789 zgjedhjet e para presidenciale ne SHBA

Kalendar - Sht, 01/07/2017 - 05:00
Me 7 janar 1789, u mbajten zgjedhjet e para presidenciale ne SHBA. Votuesit hodhen votat per te zgjedhurit e shteteve; vetem burrat e bardhe qe zoteronin shtepi u lejuan te votojne. Ashtu sic pritej, zgjedhjet u fituan nga George Washington, i cili u betua ne zyren e tij me 30 prill 1789.

Kategoritë: Kalendar

6 janar 1882 lind Fan Noli

Kalendar - Pre, 01/06/2017 - 05:00
Me 6 janar 1882, lindi Fan Noli, ne fshatin Ibrik Tepe të Thrakës që gjendet përtej kufirit te Greqise, ne territorin turk.

Kategoritë: Kalendar

5 janar 1957 "Doktrina Eisenhower" për Lindjen e Mesme

Kalendar - Enj, 01/05/2017 - 05:00
Më 5 janar 1957, në përgjigje të tensionit në ritje në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower bëri një propozim në Kongres, që synonte një politikë të re aktive amerikane në Lindjen e Mesme, duke e trajtuar këtë rajon si një fushë beteje e Luftës së Ftohtë.

Shtetet e Bashkuara besonin se situata në Lindjen e Mesme degjeneroi keqas gjatë vitit 1956, dhe lideri egjiptian Gamel Nasser ishte përgjegjësi kryesor i krizës. Nacionalizmi anti-perëndimor i Nasser si dhe merrëdhëniet e tij të ngushta me Sovietikët, bënë që SHBA të ndërpriste suportin për ndërtimin e nje vepre në lumin Nil, në korrik të 1956-tës. Pas më pak se një muaji, Nasser bllokoi kontrollin e Kanalit të Suezit. Ky aksion i tij nxiti, në fund të tetorit të atij viti, një sulm të koordinuar ushtarak nga Franca, Britania e Izraeli kundër Egjipt. Për një moment u duk se Lindja e Mesme mund të shndërohej në një fushë të Luftës se III Botërore.

Në përgjigje të kesaj situate, Presidenti Eisenhower bëri thirrje për "një aksion të përbashkët të Kongresit dhe Egzekutivit" për shkak të "rritjes së tensionit nga komunizmi ndërkombëtar" në Lindjen e Mesme. Ai kërkoi aprovimin e një programi të ri ekonomik e ushtarak në kooperim me vende mike të rajonit. Ai gjithashtu kërkoi përdorimin e trupave amerikane për "të siguruar dhe mbrojtur integritetin territorial dhe pavarësinë politike të këtyre vendeve." Ai gjithashtu kërkoi që për dy vitet në vijim 1958-59 të aprovohej një fond prej $200 milion për vit, si ndihmë ekonomiko/ushtarake në rajon.

"Doktrina Eisenhower" filloi të materializohej në verën e vitit 1958, kur pas fillimit të luftes civile ne Liban, rreth 15 mijë trupa amerikane u dërguan në rajon. Nëpërmjet këtij aksioni SHBA demonstroi interesin e saj në Lindjen e Mesme.

Kategoritë: Kalendar

4 janar 1999 themelohet Euro

Kalendar - Mër, 01/04/2017 - 05:00
Me 4 janar 1999, per here te pare qe nga mbreteria Charlemagne e shekullit te 9-te, Europa u bashkua mbi bazen e nje monedhe te perbashket, "euron". Njembedhjete vende te Bashkimit Europian (Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia dhe Spanja), qe perfaqesonin rreth 290 milion popullate, hodhen ne treg kartmonedhen e re, me shprese rritjen dhe integrimin ekonomik te komunitetit. Qe ne diten e pare euro u shkembye me 1.17 dollar US, duke dhene shenjen e nje konkurrence reale te ekonomise globale. Monedha euro u zbukurua me imazhe arkitekture, simbole te vendeve te BE-se, dhe ajo hyri ne treg me 1 janar 2002, duke zevendesuar monedhat e vendeve te mesiperme. Gjithashtu euro u adoptua edhe nga Monako dhe Vatikani.

Kategoritë: Kalendar

25 dhjetor 1914, armëpushimi i Krishtlindjeve

Kalendar - Dje, 12/25/2016 - 05:00
Më 25 dhjetor 1914, në Luftën e Parë Botërore, vetëm disa minuta pas mesit të natës së Krishtlindjeve, shumica e trupave gjermane të përfshira në luftë ndaluan zjarrin e armëve e të artilerisë dhe filluan të këndonin këngë Krishtlindjesh. Ndërsa ana tjetër e frontit, nga lindja në perëndim, ku ishin vendosur trupat e Francës, Britanisë, Rusisë etj., dëgjonin bandat frymore gjermane dhe nuk dinin ç'të bënin.

Në të zbardhur, shumë ushtarë gjermanë dolën nga trashetë e tyre dhe iu afruan në këmbë frontit të Aleatëve, duke i uruar "Gëzuar Krishtlindjet" në gjuhët e armiqëve të tyre. Fillimisht ushtarët e forcave aleate dyshuan për ndonjë kurth të gjermanëve, por kur panë se ata ishin të pa-armatosur, edhe aleatët dolën nga trashetë e tyre dhe filluan të takojnë e urojnë ushtarët gjermanë. Të dy palët shkëmbyen cigare me njëri tjetrin, ëmbëlsira krishtlindjesh, dhe kënduan së bashku këngë të tilla. Madje një pjesë e tyre filluan të lozin dhe futboll (shiko foton) mes tyre.

Armëpushim i Krishtlindjeve të 1914-s ndodhi vetëm 4 muaj pas fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe ishte një nga rastet e fundit të së ashtuquajturës ndershmëri (burrëri) në atë luftë. Menjëherë pas atyre Krishtlindjeve, viti 1915 do vijonte me gjakderdhje të pashembullt në Luftën e Madhe (siç njihet ndryshe Lufta e Parë Botërore) dhe ideja e një armëpushimi tjetër Krishtlindjesh do tingëllonte më të vërtetë utopi.

Kategoritë: Kalendar

22 dhjetor 1900 lind makina Mercedes Benz

Kalendar - Enj, 12/22/2016 - 05:00
Me 22 dhjetor 1900, nje makine e re u ndertua nga Daimler sipas dezenjos te bere nga Emil Jellinke. Makines iu vu emri i vajzes se Jellinek, Mercedes (ne foto).

Kategoritë: Kalendar

21 dhjetor 1958 De Gaulle zgjidhet President

Kalendar - Mër, 12/21/2016 - 05:00
Më 21 dhjetor 1958, De Gaulle u zgjodh President i Francës. Tre muaj pas aprovimit të kushtetutës së re franceze, Charles De Gaulle u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Pestë, duke marrë votat e shumicës së francezëve. Në qershor të atij viti, heroi francez i Luftës së II Botërore, u thirr (ndërsa ishte në pension) për të drejtuar vendin, kur një revoltë ushtarake dhe civile në Algjeri kërcënoi stabilitetin e Francës.

De Gaulle, një veteran i Luftës së I Botërore, nuk mundi të modernizoj ushtrinë franceze në vitet para shpërthimit të Luftës së II Botërore. Pasi kryeministri francez Henri Petain firmosi një armëpushim me Gjermaninë naziste ne qershor të 1940, De Gaulle ja mbathi në Londër, ku organizoi Francën e Lirë dhe grupimet ushtarake në kolonitë franceze në përputhje me kauzën e Aleatëve. Forcat e tij luftuan suksesshëm në Afrikën e Veriut, dhe në qershor të 1944-s ai u emërua drejtuesi i qeverisë franceze në mërgim.

Më 26 gusht 1944, duke ndjekur invazionin e Aleatëve në Francë, De Gaulle hyri triumfalisht në Paris. Në nëntor, ai u zgjodh unanimisht president i përkohshëm i Francës. Dy vite më vonë ai dha dorëheqjen, duke pretenduar se humbi shumicën në qeveri. Më 1947 ai krijoi një parti të re politike me një elektoral të moderuar, dhe më 1953 u largua nga politika.

Më 1958, një revoltë në koloninë franceze të Algjerisë solli një krizë politike në Francë, dhe De Gaulle ra dakort të drejtoj një qeveri emergjente. I konsideruar si i vetmi lider me forcë të mjaftueshme dhe me aftësi për tu ballafaquar me situata të rrezikshme, ai u shndërua në një diktator virtual në Francë, me fuqi absolute për gjashtë muaj. Një kushtetetutë e re nën vizionin e tij u aprovua në një referenduam kombëtarë në shtator, dhe më 21 dhjetor ai u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Pestë.

Gjatë dekadës në vijim, Presidenti De Gaulle i dha Algjerisë pavarësinë dhe tentoi të ndryshoj kursin ndërkombëtarë të Francës duke e larguar atë nga NATO (e dominuar nga amerikanët) dhe filloi prodhimin e armës atomike. Demonstratat studentore dhe grevat e punëtorëve të 1968-s, gërryen mbështetjen e tij pupullore, dhe më 1969 propozimi i tij për një reformë kushtetuese u hodh poshtë nga votuesit francezë. Më 28 prill 1969, Charles De Gaulle, 79 vjeç, doli përfundimisht në pension. Ai vdiq një vit më vonë.

Kategoritë: Kalendar

19 dhjetor 1998 Clinton hetohet per Lewinskin

Kalendar - Hën, 12/19/2016 - 05:00
Më 19 dhjetor 1998, pas rreth 14 orë debati, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan aprovoi dy amendamente për të hetuar Presidentin Bill Clinton, duke e akuzuar atë për dëshmi të rreme të bërë para një jurie federale si dhe për pengim të drejtësisë. Clinton, ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës qe do i nënështrohej gjykimit në Senat.

Në nëntor të 1995, Clinton filloi një marrëdhënie jashtëmartesore me Monica Lewinskin, një vajzë 21 vjeçare që punonte pa pagese pranë Shtëpisë së Bardhë. Për rreth një vit e gjysëm, Presidenti Clinton dhe Lewinsky bënë disa herë marrëdhënie seksuale mes tyre në Shtëpinë e Bardhë. Në prill të 1996, Lewinsky u transferua në Pentagon. Në verën e atij viti, për herë të parë ajo i tregoi një bashkëpunëtorje të saj (Linda Tripp) për marëdhënien seksuale me Presidentin Clinton. Më 1997, Tripp filloi të incizonte në mënyrë sekrete bisedat e Lewinskit rreth detajeve të marrëdhënies së saj me Clinton.

Në janar të 1998, Tripp kontaktoi prokurorin e pavarur Kenneth Starr, dhe i tregoi rreth kasetave që ajo kishte incizuar me rrëfimet e Lewinskit. Pas kesaj, Tripp u morr në pyetje nga agjentë të FBI-së, dhe më 16 janar ata kontaktuan Lewinskin në prani të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, në një dhomë hoteli, ku Lewinskit ju ofrua imunitet ligjor në shkëmbim të bashkëpunimit me prokurorinë. Disa ditë më vonë historia u bë publike dhe Clinton mohoi marrëdhënien jashtëmartesore, duke thënë: "Une nuk kam patur marrëdhënie seksuale me zonjën Lewinsky."

Rreth fundit të korrikut '98, avokatët e Lewinskit dhe prokurori i pavarur Starr bënë një marëveshje të plotë imuniteti me Lewinskin dhe prindërit e saj, duke i përjashtuar ata nga akuza. Më 6 gusht, Lewinsky u paraqit para jurisë së madhe për të dëshmuar rreth marrëdhnies së saj seksuale me Presidentin, dhe më 17 gusht Clinton dëshmoi për ngjarjen, ku deklaroi nga zyra e prokurorit të pavarur se ai kishte pasur një marrëdhënie seksuale jashtë martesore me zonjën Lewinsky.

Në katër orët e dëshmisë së tij me dyer të mbyllura, Clinton pranoi para jurisë së madhe (nëpërmjet një xhirimi televiziv të drejtëpërdrejtë jo publik) marrëdhënien e tij jashtëmartesore. Ai ishte i pari president i ulur para një jurie për tu hetuar për aktin e tij. Po atë mbrëmje, Presidenti Clinton dha gjithashtu një deklaratë për kombin, prej 4 minutash në televizion, ku ai pranonte përfshirjen në një marrëdhënie jo të përshtatshme me Lewinskin si dhe faktin që ai kishte gënjyer më parë publikun dhe familjen e tij. Në fjalimin e tij të shkurtër, fjala "sex" nuk përmendej.

Pas më pak se një muaj, më 9 shtator, prokurori i pavarur Kenneth Starr e dorëzoi raportin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Dy ditë më vonë Starr filloi çështjen penale kundër Clintonit me 11 akuza të ngritura, midis të cilave, abuzim me pushtetin nëpërmjet marrëdhënies jashtëmartesore me Monica Lewinskin. Më 8 tetor, Kongresi rekomandoi hetim të gjerë për Clintonin, dhe më 19 dhjetor filloi hetimi në Kongres.

Më 7 janar 1999, Senati amerikan filloi gjyqin kundër Presidentit. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, drejtuesi i gjykimit në Senat u bë Kryetari i Gjykatës së Larte të Amerikës, ndërsa juria do të përbëhej nga senatorët.

Pesë javë më vonë, më 12 shkurt, senati votoi nëse Clinton duhej larguar apo jo nga zyra e Presidentit të vendit, por ai fitoi me 55 vota përballë 45 që votuan për largim. Pas votimit Clinton deklaroi se ai shprehte keqardhje të thellë për aktin e tij.

Kategoritë: Kalendar

17 dhjetor 1903 fluturimi i pare

Kalendar - Sht, 12/17/2016 - 05:00
Me 17 dhjetor 1903, ne shtetin e Karolines se Veriut (SHBA), Orville dhe Wilbur Wright bene fluturimin e pare ne histori me aeroplan, ku per 12 sekonda peshkruan nje distance rreth 40m.

Kategoritë: Kalendar

15 dhjetor 1961 dënohet me vdekje arkitekti i Holokaustit

Kalendar - Enj, 12/15/2016 - 05:00
Më 15 Dhjetor 1961, në Tel Aviv, Izrael, Adolf Aishman (Adolf Eichmann), oficeri nazist SS i cili organizoi “zgjidhjen përfundimtare të çështjes së hebrenjve,” dënohet me vdekje nga një Gjykatë e krimeve të luftës në Izrael. Aishman lindi në Solingen të Gjermanisë në vitin 1906. Në nëntor të vitit 1932, ai u bashkua me elitën e organizatës Naziste SS (Schutzstaffel), anëtarët e të cilës kishin kompetenca të plota në Gjermaninë Naziste, duke përfshirë policinë, inteligjencën dhe zbatimin e politikave anti-Semitiste të Adolf Hitlerit. Aishman u ngjit me vendosmëri në hierarkinë e SS, dhe me aneksimin e Austrisë nga Gjermania, në vitin 1938, ai u dërgua në Vjenë me misionin që të shpëtonte qytetin nga hebrenjtë. Ai ngriti një qendër efikase për dëbimin e hebrenjve dhe në vitin 1939 u dërgua në Pragë për të njëjtin mision. Atë vit, Aishman u emërua në seksionin e Hebrenjve në zyrën qendrore të SS në Berlin.

Në janar të vitit 1942, Aishman u takua me zyrtarët kryesor nazistë në Konferencën Wannsee afër Berlinit për propozimin e planit “zgjidhjen përfundimtare të çështjes së hebrenjve,” siç e quajti lideri nazist Herman Gering. Nazistët vendosën të asgjesonin popullsinë hebreje të Europës. Aishman u caktua për të koordinuar identifikimin, mbledhjen dhe transportin e milionave hebrenjve nga Europa e pushtuar për në kampet e vdekjes së nazistëve, ku hebrenjtë vriteshin me gas ose punonin deri në vdekje. Ai e përmbushi këtë detyrë me pasoja të tmerrshme dhe rreth tre ose katër milion Hebrej vdiqën në kampet e shfarosjes përpara mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Përfshi dhe dy milion të tjerë të ekzekutuar gjetkë.

Në vijim të luftës, Aishman u kap nga trupat amerikane, por ai u arratis nga një burg në vitin 1946 përpara se të përballej me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Nuremberg. Aishman udhëtoi me një identitet të rremë nga Europa dhe Lindja e Mesme, dhe në vitin 1950 ai mbërriti në Argjentinë, e cila kishte politika toleruese dhe ishte një vend i sigurtë për shumë nazistë, kriminelë lufte. Në vitin 1957, një prokuror gjerman fshehurazi informoi Izraelin që Aishmani jetonte në Argjentinë. Agjentët e Shërbimit Sekret të Izraelit, Mossad, u pozicionuan në Argjentinë dhe në fillim të vitit 1960 lokalizuan Aishmanin që jetonte në seksionin e San Fernandos në Buenos Aires nën emrin e Rikardo Klement.

Në maj të vitit 1960, Argjentina po festonte 150 vjetorin e revolucionit kundër Spanjës dhe shumë turistë, nga jashtë vendit, po udhëtonin për në Argjentinë për të marrë pjesë në festime. Mossad përdori mundësinë për të futur më shumë agjentë në vend. Izraeli, duke e ditur se Argjentina nuk do ta ekstradonte kurrë Aishmanin për gjykim, kishte vendosur ta rrëmbente atë dhe ta çonin ilegalisht në Izrael. Më 11 Maj, operativët e Mossad zbritën në Rrugën Garibaldi në San Fernando dhe e kapën Aishmanin ndërkohë që ai po ecte nga autobusi për në shtëpinë e tij. Familja e tij telefonoi spitalet e vendit por jo policinë dhe Argjentina nuk dinte asgjë për operacionin. Më 20 maj, Aishmanin e droguar e larguan nga Argjentina të maskuar si një punonjës i linjës ajrore të Izraelit i cili kishte pësuar traumë në kokë nga një aksident. Tri ditë më vonë, Kryeministri Izraelit David Ben-Gurion anonçoi se Aishman ishte arrestuar nga Izraeli.

Argjentina kërkoi rikthimin e Aishmanit, por Izraeli argumentoi se statusi i tij si një kriminel ndërkombëtar lufte i jepte atyre të drejtën për të zhvilluar gjykimin. Më 11 prill 1961, gjyqi i Aishmanit filloi në Jeruzalem. Ishte gjyqi i parë televiziv në histori. Aishman u përball me 15 akuza, përfshirë krime kundër njerëzimit, krime kundër popullit hebre dhe krime lufte. Ai deklaroi se thjesht kishte zbatuar urdhërat, por gjyqtarët kundërshtuan, duke e shpallur, më 15 dhjetor, fajtor për të gjitha akuzat dhe duke e dënuar me vdekje. Më 31 maj 1962, ai u var pranë Tel Avivit. Trupi i tij u dogj dhe hiri u hodh në det.

Përgatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

15 dhjetor 2001 rihapet kulla e pjerrët e Pizës

Kalendar - Enj, 12/15/2016 - 05:00
Më 15 dhjetor 2001, Kulla e anuar e Pizës në Itali rihapet pasi një grup ekspertësh shpenzuan 27 milionë dollarë dhe 11 vjet për të fortifikuar kullën pa eliminuar animin e saj të famshëm.

Në shekullin e 12të, filloi ndërtimi i kullës së këmbanës për katedralen e Pizës, një qendër tregtare në lumin Arno në Italinë perëndimore, rreth 50 milje larg nga Firence. Ndërkohë që ndërtimi ishte ende në proces, themelet e kullës filluan të fundoseshin në tokën e butë moçalore, duke shkaktuar animin e saj. Ndërtuesit u përpoqën të kompensonin animin duke bërë katet e sipërme pak më të larta në një anë, por pjesa e shtuar vetëm bëri që kulla të fundosej më tepër. Kulla përfundoi në vitin 1360. Inxhinierët e kohëve moderne thonë se ishte një mrekulli që kulla nuk u rrëzua plotësisht.

Megjithëse edhe Katedralja dhe vendi i pagëzimit u anuan pak, ishte Kulla e Anuar e Pizës (Torre Pendente di Pisa), që u bë vendi më tërheqës dhe më i famshëm për turistët në qytet. Në shekullin e 20të, kulla 57 metër e lartë prej mermeri të bardhë u anua 4.5 metra perpendikulare. Një vit përpara se të mbyllej, në vitin 1990, 1 milion njerëz vizituan kullën e vjetër, duke ngjitur 293 shkallë deri në majë dhe vështronin Fushën e Mrekullive (Campo dei Miracoli). Duke pasur frikë se kulla do të shembej, zyrtarët caktuan një grup prej 14 arkeologësh, arkitektësh dhe ekspertë tokash për të mënjanuar disi animin e famshëm.

Megjithëse një përpjekje fillestare në vitin 1994 gati përmbyti kullën, inxhinierët arritën të reduktonin animin rreth 40-43 centimetra duke hequr dheun nga poshtë themeleve. Kur kulla u rihap, më 15 dhjetor 2001, inxhinierët parashikuan se do të kalonin 300 vjet që ajo të kthehej në pozicionin e vitit 1990. Megjithëse hyrja në kullë për turistët tani është e limituar, një mori turistësh vazhdojnë të vizitojnë kullën nga jashtë, duke bërë pozën klasike – qëndrojnë pranë kullës duke pretenduar se po e mbajnë atë – ndërsa aparatet shkrepin.

Përgatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

14 dhjetor 1939 BS perjashtohet nga Lidhja e Kombeve

Kalendar - Mër, 12/14/2016 - 05:00
Me 14 dhjetor 1939, Bashkimi Sovietik u perjashtua nga Lidhja e Kombeve per shkak te invazionit ushtarak ne Finland, me 30 tetor. Ky ishte sulmi i dyte ushtarak i BS-se. Gjithashtu me 1939 BS kishte pushtuar Polonine lindore.

Lidhja e Kombeve qe ishte krijuar pas Luftes I Boterore, pothuajse kishte deshtuar ne misionin e saj si kujdestare e paqes ne bote. Gjermania e kishte shkelur hapur Traktatin e Paqes se Versajes se Luftes I Boterore, ndersa Lidhja e Kombeve nuk mundi ta pengoje ate. Gjermani u largua vullnetarisht nga Lidhja me 1933, vit ne te cilin u vetlargua edhe Japonia. Italia u vetlargua me 1937.

Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar