Skip to content

Kalendar

12 dhjetor 1800 Washingtoni kryeqytet i SHBA-s

Kalendar - Hën, 12/12/2016 - 05:00
Me 12 dhjetor 1800, Washington DC deklarohet kryeqyteti i SHBA-se.

Me 12 dhjetor 1913, u gjet "Mona Lisa" e Da Vincit qe ishte vjedhur me 1911 ne Luver, Paris.

Me 12 dhjetor 1916, ka ndodhur aksidenti me i rende hekurrudhore ne bote, ne Modane France-ku u vrane 543 njerez.

Kategoritë: Kalendar

Bill Gates blen bllokun e Da Vincit

Kalendar - Hën, 12/12/2016 - 05:00
Me 12 dhjetor 1980, nje bllok shenimesh i Leonardo Da Vincit, u shit ne nje ankand per 5 milion a 126 mije dollare. Blloku qe permbande 72 faqe te palidhura, u ble nga nje tregetare amerikan nafte, dhe ishte njeri prej 30 blloqeve te tilla qe Da Vinci ka bere gjate jetes se tij. Ne bllok ishin pasqyruar rreth 300 shenime per vepra te ndryshme te Da Vincit, por kryesisht aty flitet per tema te tilla si uji dhe levizja e tij. Ne liber gjithashtu jane shenime qe flasin per qellimin e Da Vincit per te bere pikturen e Mona Lisas. Shenimet jane shkruar me boje kafe dhe me drejtim nga e djathta ne te majte. Blloku eshte bere ne vitin 1508 por u zbulua me 1690. Me 1717 ai u ble nga nje anglez dhe u vendos ne pronen e tij ne Angli.

Me 1994 blloku i shenimeve te Da Vincit u ble nga nje bleres anonim, por qe me vone u zbulua se ishte Bill Gates (shpikesi i Microsoftit) per nje vlere rekord 30.8 milion dollare.

Kategoritë: Kalendar

11 dhjetor 1941 Gjermania i shpall Luftë SHBA-s

Kalendar - Dje, 12/11/2016 - 05:00
Më 11 dhjetor 1941, Adolf Hitleri i shpalli luftë Shteteve të Bashkuara duke e përfshirë Amerikën, e cila kishte qenë neutrale, në konfliktin europian.

Bombardimi i Pearl Harbor çuditi edhe Gjermaninë. Megjithëse Hitleri kishte bërë një marrëveshje verbale, me partnerin e tij të Boshtit, Japoninë, që Gjermania do të bashkohej në luftën kundër Shteteve të Bashkuara, ai ishte i pasigurtë se si do të përfshihej në luftë Amerika. Sulmi i Japonisë në Pearl Harbor i ktheu përgjigje pyetjes. Më 8 dhjetor, Ambasadori Japonez Oshima shkoi tek Ministri i Jashtëm gjerman von Ribbentrop për të kërkuar konfirmimin zyrtar që Gjermania do t’i shpallte luftë Amerikës. Von Ribbentrop kërkoi kohë. Ai e dinte se Gjermania nuk kishte obligim për ta bërë këtë në kushtet e Paktit Tripalësh, ku premtonte ndihmë nëse Japonia sulmohej, por jo nëse Japonia ishte sulmuesi. Von Ribbentrop shqetësohej se përfshirja e një kundërshtari tjetër, si Shtetet e Bashkuara, do të trondiste veprimet luftarake të Gjermanisë.

Por Hitleri mendonte ndryshe. Ai ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara së shpejti do ta godisnin atë dhe do t’i shpallnin luftë Gjermanisë. Flota e Shteteve të Bashkuara tashmë ishte duke sulmuar nëndetëset gjermane dhe Hitleri përçmoi sulmet verbale të përsëritura të Roosveltit kundër ideologjisë naziste. Ai gjithashtu mendonte që Japonia ishte më e fortë, dhe pasi të kishte mundur Shtetet e Bashkuara, do të kthehej të ndihmonte Gjermaninë për të mundur Rusinë. Kështu që në orën 3:30 të pasdites (me orën e Berlinit) më 11 dhjetor, një zyrtar gjerman në Washington i dorëzoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Cordell Hull, një kopje të deklaratës së luftës.

Po atë ditë, Hitleri iu drejtua Parlamentit (Reichstag) për të mbrojtur deklaratën e luftës. Dështimi i politikës amerikane “New Deal”, argumentoi Hitleri, ishte shkaku i vërtetë i luftës, pasi Presidenti Roosvelt, i mbështetur nga plutokratët dhe hebrenjtë, u përpoq të mbulonte kolapsin e agjendës së tij ekonomike. “Së pari ai nxiti luftën, pastaj shtrembëroi shkaqet, pastaj në mënyrë të urryer mbuloi veten nën një mantel kristian hipokrit dhe avash por me siguri e drejtoi njerëzimin drejt luftës,” deklaroi Hitleri, dhe Raishtagu u gjunjëzua dhe shpërtheu në duartrokitje të stuhishme.

Përgatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

11 dhjetor 1946 themelohet UNICEF

Kalendar - Dje, 12/11/2016 - 05:00
Më 11 Dhjetor 1946, si rrjedhojë e Luftës së Dytë Botërore, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për krijimin e Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (United Nations International Children's Emergency Fund), organizata për kujdesjen dhe mbështetjen e fëmijëve që jetonin në vendet e shkretuara nga lufta.

Pas kalimit të krizës ushqimore dhe mjekësore, në fund të viteve ’40, UNICEF vazhdoi rolin e saj si një organizatë mbështetëse për fëmijët e vendeve të trazuara dhe, gjatë viteve ’70, u kthye në një mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve. Gjatë viteve ’80, UNICEF ndihmoi Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara për hartimin e draftit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve. Pas prezantimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në vitin 1989, Konventa e të Drejtave të Fëmijëve u bë traktati më i ratifikuar i të drejtave të njeriut në histori dhe UNICEF luajti rolin kryesor në sigurimin e zbatimit të tij.

Nga 184 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, vetëm dy vende nuk ratifikuan traktatin – Somalia dhe Shtetet e Bashkuara. Somalia nuk kishte një qeveri të njohur ndërkombëtarisht, kështu që ratifikimi ishte i pamundur, dhe Shtetet e Bashkuara, që ishin një nga nënshkruesit e parë të Konventës, nuk patën mundësi të ratifikonin Traktatin për arsye të shqetësimeve rreth impaktit potencial të sovranitetit kombëtar dhe marrëdhënies prindër-fëmijë.

Përgatiti Dardana Cami

Kategoritë: Kalendar

10 dhjetor 1901 jipen Çmimet e para Nobel

Kalendar - Sht, 12/10/2016 - 05:00
Më 10 dhjetor 1901, u dhanë Çmimet e Para Nobel në Stokholm, Suedi, në fushën e fizikës, kimisë, mjekësisë, letërsisë dhe paqes. Ceremonia u zhvillua në përvjetorin e pestë të vdekjes së Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit dhe eksploziveve të tjera të rrezikshme. Në testamentin e tij, Nobel i adresoi fitimet e tij të ardhshme në një fond në të cilin interesi do të "shpërndahej çdo vit në formën e një çmimi tek personat të cilët gjatë një viti do të bënin një të mirë të madhe për njerëzimin." Megjithëse Nobel nuk tregoi ndonjë arësye publike për krijimin e këtij cmimi, gjerësisht u besua se ai e bëri këtë për të pastruar moralin e tij si shpikës i lëndëve shpërthyese ushtarake të luftës.

Alfred Nobel u lind në Stokholm më 1833, dhe katër vite më vonë familja e tij shkoi në Rusi. Babai i tij drejtonte një fabrikë të suksesshme në Petërsburg, që prodhonte mina dhe paisje të tjera ushtarake. Nobel u shkollua në Rusi, Paris dhe SHBA dhe u bë një kimist i shquar. Kur biznesi i të jatit u bllokua pas luftës së Krimesë, Nobeli u kthye në Suedi dhe krijoi një laborator që eksperimentonte lëndë eksplozive. Gjatë kësaj kohe ai shpiku disa lëndë shpërthyese, ndërkohë që më 1864 fabrika shpërtheu duke vrarë vëllanë e tij të vogël dhe disa persona të tjerë. Më 1867 ai shpiku dinamitin dhe i vuri këtë emër në origjinë të fjalës greke "dynamis" (fuqi). Pas sigurimit të patentës së dinamitit ai përfitoi të ardhura të mëdha nga tregjet e luftës.

Puna e tij në fushën e eksplozivit i dha atj publikisht titullin ironik: "tregëtari i vdekjes". Një përcaktim i tillë krijoi stres shpirtëror tek Nobel, dhe pas vdekjes së tij në San Remo, Itali, më 10 dhjetor 1896, pjesën dërmuese të pasurisë ai e adresoi në krijimin e Çmimit Nobel, që synonte reduktimin e armëve të luftës dhe nxitjen e kongreseve të paqes. Pesë vjet pas vdekjes së tij, u dhanë Çmimet e para Nobel.

Kategoritë: Kalendar

10 dhjetor 1961 Shqiperia prish marredheniet me BS

Kalendar - Sht, 12/10/2016 - 05:00
Me 10 dhjetor 1961, Republika Popullore e Shqiperise prishi maredheniet diplomatike me Bashkimin Sovietik.

Kategoritë: Kalendar

8 dhjetor 1980 vritet John Lennon

Kalendar - Enj, 12/08/2016 - 05:00
Me 8 dhjetor 1980, John Lennon, ish anetari i Beatles, i grupit muzikor qe transformoi muziken popullore me 1960, u qellua dhe u vra nga nje fan i tij ne New York. Artisti 40 vjecar ishte duke hyre ne aprtamentin e tij luksoz ne Manhattan, kur Mark David Chapman e qelloi ate kater here me nje pistolete. Lennon i gjakosur u dergua me urgjence per ne spital por vdiq gjate rruges. Autori i krimit Chapman kishte mare nje autograf nga Lennon po ate dite (me heret) dhe qendroi vullnetarisht ne vendngjarje pas vrasjes deri sa u arrestua nga policia. Per nje jave rresht, pas vrasjes, miliona njerez ne mbare boten bene demonstrime te shumta ne kujtim te Lennon.

Joh Lennon ishte autori i gjysmes se kengeve te Beatles, grupit me popullor ne bote te shekullit 20. Lideri tjeter i grupit ishte Paul McCartney, por autore kengesh ishin gjithashtu dhe anetaret e tjere te grupit George Harrison dhe Ringo Starr. Te ardhur nga Liverpuli, Angli, dhe te influencuar nga 'rok and rolli' hershem amerikan, Beatles pushtuan si nje stuhi Britanine ne vitin 1963 me kengen "Please Please Me". Beatles-mania u perhap ne SHBA me 1964 kur Beatles ben nje tur atje.

John Lennon konsiderohej si intelektuali i Beatles dhe ishte zedhenesi gojore i tyre. Me 1966 ai beri nje deklarate teper te debatushme kur tha se "Beatles jane me popullor se Jesus", gje qe provokoi djegien ne mase te kasetave te Beatles ne Amerike. Me vone ai u be nje aktivist kunder luftes dhe flirtoi me komunizmin ne disa lirika solo si "Imagine", album i bere pas ndarjes se grupit ne 1970. Me 1975 Lennon la muziken dhe iu kushtua gruas se tij japoneze, Yoko Ono dhe djalin e tyre, Sean. Me 1980 ai i kthehet perseri muzikes me nje duet fantazie, ne nje album teper te kritikuar qe pasqyronte dashurine e tij per Yokon.

Me 8 dhjetor 1980, jeta e tyre e qete ne New York u trazua nga 25 vjecari Mark David Chapman. Mjeku psikiater e vleresoi Chapman si nje psikopat dhe ne gjykate u kerkua qe ai te deklarohej i semure psiqik, por Chapman kerkoi vete te deklarohej fajtor dhe u denua me 20 vjet burg. Ne vitin 2000, atij iu mohua lirimi me kusht dhe mbeti prapa hekurave ne nje burg te New Yorkut.

Nje memorial per nder te John Lenon u vendos ne "Kopshet e Luleshtrydheve", ne nje pjese te Parkut Qendror, nga ish bashkeshortja Yoko Ono.

Kategoritë: Kalendar

Nga Lufta II Boterore

Kalendar - Enj, 12/08/2016 - 05:00
Me 8 dhjetor 1941, SHBA dhe Britania i shpallen lufte Japonise, dhe Amerika hyri ne Luften e II Boterore. Pas bombardimit japonez te flotes detare ushtarake amerikane ne Gjirin e Perlave" ne Havai, me 7 dhjetor 1941, te nesermen SHBA i deklaroi lufte Japonise.

Me 8 dhjetor 1941, nga Britania, qeveria ne mergim e Hollandes i shpalli lufte Japonise.

Kategoritë: Kalendar

7 dhjetor 1988 termeti Armenise

Kalendar - Mër, 12/07/2016 - 05:00
Me 7 dhjetor 1988, dy termete te fuqishme goditen Armenine, duke vrare rreth 60 mije njerez dhe shkateruar rreth gjysem milion ndertesa. Dy termetet ndodhen ne nje distance kohore prej disa minutash nga njeri tjetri, me aplituda 6.9 balle dhe 5.8 balle dhe u ndjene deri ne Gjeorgji, Turqi dhe Iran.

Kategoritë: Kalendar

6 dhjetor 1917 eksplozion ne gjirin Kanadez

Kalendar - Mar, 12/06/2016 - 05:00
Me 6 dhjetor 1917, ne gjirin Halifax ne Kanada, nje anije belge dhe nje anije franceze, te ngarkuara te dyja me municion, shperthyen njekohesisht duke vrare 1600 njerez dhe plagosur rreth 8 mije te tjere. Eksplozioni perfshiu nje territor rreth 5 km hapesire ndersa zhurma e tij u degjua deri 200 km larg. Rreth 25 mije njerez mbeten te pastrehe. Ne te dy anijet kishte rreth 8 mije ton municon qe ishin ngarkuar me destinacion Luften e I Boterore.

Kategoritë: Kalendar

5 dhjetor 1933 shfuqizohet ligji alkolit ne SHBA

Kalendar - Hën, 12/05/2016 - 05:00
Me 5 dhjetor 1933, SHBA cfuqizoi amendamentin e 18 kushtetues qe pengonte pijet alkolike.
Levizja shoqerore-politike per ndalimin e pijeve alkolike kishin filluar ne SHBA qe ne shekullin e 19, kur amerikanet u ndjene te shqetesuar per efektet negative qe krijonin pijet alkolike tek njerezit. Ne dhjetor 1917 u miratua nga Kongresi amendamenti 18 per ndalimin e prodhimit dhe shitjes se pijeve alkolike, i cili hyri plotesisht ne efekt me 29 janar 1920.

Gjate gjashte mujorit te pare pas ndalimit, policia kori suksese ne punen parandaluese te pijeve alkolike, por shpejt ligji filloi te krijoj pasoja te kuderta, kur grupe te shumta kriminale startuan aktivitetin e tyre te paligjshm, me tregetine e zeze te pijeve alkolike. Ne kete aspekt shquhet Al Capone ne Chicago, qe ndertoi nje perandori kriminale me miliona dollare te ardhura. Shpejt ligji mori karakter antipopullor, dhe njerezit filluan kundershtimin e tij. Me 1930 ai u kundershtua hapur dhe me 1933 u shfuqizua, pasi kishte sjelle miliarda evazion fiskal dhe qindra te vdekur prej akteve te grupeve kriminale.

Kategoritë: Kalendar

4 dhjetor 1918 presidenti amerikan Wilson shkon në Versajë

Kalendar - Dje, 12/04/2016 - 05:00
Me 4 dhjetor 1918, Presidenti amerikan Woodrow Wilson bëri udhëtimin e parë në Europë, që gjithashtu ishte dhe e para vizitë e një presidenti amerikan në kontinentin e vjetër.

Presidenti Wilson shkoi në Konferencën e Paqes të Versajës, Francë, konferencë që mbylli Luftën e parë Botërore. Pavarësisht kritikave nga kundershtarët e tij politik në SHBA për të mos shkuar, ai përsëri udhëtoi për në Europë, dhe u përpoq ti japë konferencës europaine të paqes një natyrë transparente, ku siç dihet determinoi gjithashtu mos copëtimin e mëtejshëm të teritoreve shqiptare. Në të njëjtën kohë ai u përpoq ti japë një karakter sa më ndërkombëtarë Lidhjes së Kombeve.

Më 1920 Presidenti Wilson u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe për kontributin e tij në Konferencën e Paqes së Versajës.

Kategoritë: Kalendar

3 dhjetor 1912 perfundon Lufta I Ballkanike

Kalendar - Sht, 12/03/2016 - 05:00
Me 3 dhjetor 1912, perfundoi lufta e pare ballkanike pas dy muaj betejash mes asaj qe u quajt Liga e Ballkanit dhe qe perbehej nga Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, kunder Turqise. Ne fund te luftes palet nenshkruan nje mareveshje armepushimi me Turqine, ne te cilen deklarohej se Turqia do te terhiqej nga Ballkani dhe pjesa europiane e tij, pervec Konstandinopojes (Stambollit te sotem).

Ne Janar 1913 Turqia beri nje perpjekje te dyte per te rimare teritoret ballkanike, por Liga e mesiperme e Ballkanit fitoi perseri.

Viktima me e madhe e luftes ne fjale ishte Shqiperia, territori i se ciles u masakrua. Serbia rrembeu edhe portin e Lezhes, sic shihet ne harten ne vijim.



Me 1913 filloi Lufta e II Ballkanike per shkak se Greqia e Serbia pretenduan se Bullgaria kishte mare fshehurazi territore te Maqedonise. Ne fund te kesaj lufte fituan Serbet e Greket te cilet e ndane Maqedonine mes tyre.

Kategoritë: Kalendar

3 dhjetor 1989 mbaron Lufta e Ftohte

Kalendar - Sht, 12/03/2016 - 05:00
Me 3 dhjetor 1989, ne nje takim ne bregdetin e Maltes, ish presidenti amerikan George Bush dhe ish lideri sovietik Mikael Gorbacov deklaruan se "Lufta e Ftohte mes lindjes komuniste dhe botes perendimore kshte mbaruar."

Kategoritë: Kalendar

30 nëntor 1874 lind Churchilli

Kalendar - Mër, 11/30/2016 - 05:00
Më 30 nëntor 1874, ka lindur Winston Churchill. Winston Leonard Spencer Churchill, lideri britanik që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatët gjatë krizëz së Luftës II Botërore, ka lindur në Pallatin Blenheim ne Oxfordshire, Angli.
Churchill rridhte nga një familje me histori të gjatë në shërbimin ushtarak, dhe pas vdekjes se të jatit më 1895, Churchill filloi karrierën ushtarake, duke shërbyer në Indi, Sudan dhe Afriken e Jugut, ku u shqua disa herë në beteja të ndryshme. Më 1899 ai largohet nga ushtria dhe fillon karrierën politike, ku më 1900 zgjidhet në Parlament si përfaqësues i Partisë së Djathtë konservatore. Më 1904 ai ndryshon drejtim politik dhe bashkohet me Partinë e majtë Liberale, duke shërbyer në disa poste të rëndësishme shetërore.

Më 1915, në pjesën e dytë të Luftës I Botërore, Churchill u konsiderua përgjegjës për humbjet e fushatave ushtarake në Dardanele dhe Gallipoli, dhe u përjashtua nga koalicioni qeveritar i luftës. Në këtë kohë ai shkoi vullnetar në luftë si komandant i një batalioni britanik në Francë. Më 1917 Churchill i rikthehet përsëri politikës si anëtarë i qeverisë liberale. Nga 1919-1921 ai ishte sekretar shteti për luftën, ndërsa më 1924 rikthehet në partine e djathtë konservatore. Gjatë viteve 1929-39 ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmëroi në këtë aspekt.

Pas shpërthimit të Luftës II Botërore, Churchill u riemërua në postin e Lordit të Parë të Admiralëve, dhe 8 muaj më vonë bëhet Kryeministër i një qeverie koalicioni. Në vitin e parë të administratës së tij, Britania qëndroi e vetme kundër agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botës se populli britanik "kurrë nuk do të dorëzohej". Ai i bindi britanikët ti bashkoheshin rezistencës dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovietik Stalin të bashkoheshin në një aleancë që arriti me sukses të mposhtë fuqitë e Boshtit të Qendrës".

Në korrik të 1945, 3 muaj pas disfatës gjermane, qeveria e tij konservatore humbi në zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchill dha dorëheqjen si Kryeministër. Ai u bë lideri i opozitës së djathtë dhe me 1951 u zgjodh përsëri Kryeministër. Dy vite më vonë ai fitoi Cmimin Nobel në letërsi për 6 vëllimet e tij historike të studimit të Luftës II Botërore dhe për fjalime të ndryshme politike. Më 1955 Churchill doli në pension si Kryeministër por qëndroi si anëtarë parlamentit deri në vitin 1964, një vit para vdekjes.

Kategoritë: Kalendar

30 nentor 1917 Gjermania uron Leninin

Kalendar - Mër, 11/30/2016 - 05:00
Me 30 nentor 1917, Ministri i Jashtem gjerman Richard Von Kuhlmann, ne nje fjalim para Reishtagut (Parlamentit) gjerman pershendeti ardhjen ne pushtete te Vladimir Ilic Leninit dhe grupit te tij radikal ne Rusi.
Kategoritë: Kalendar

30 nentor 1872 ndeshja e pare ne futboll

Kalendar - Mër, 11/30/2016 - 05:00
Me 30 nentor 1872, eshte zhvilluar ndeshja e pare nderkombetare ne bote ne futboll, mes Anglise dhe Skocise (0-0) ne Glasgou, Skoci.
Kategoritë: Kalendar

29 nëntor 1918 Serbia anekson Malin e Zi

Kalendar - Mar, 11/29/2016 - 05:00
Më 29 nëntor 1918, Serbia aneksoi Malin e Zi në të ashtuquajturën bashkësi të Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve (Jugosllavi).
Kategoritë: Kalendar

29 nëntor 1944 Çlirohet Shqipëria

Kalendar - Mar, 11/29/2016 - 05:00
Më 29 nëntor 1944, Shqipëria çlirohet nga okupacioni nazist pas një lufte disa vjeçare, dhe deklarohet shtet komunist.
Kategoritë: Kalendar

29 nëntor 1945 Jugosllavia Republikë

Kalendar - Mar, 11/29/2016 - 05:00
Më 29 nëntor 1945, Jugosllavia nën udhëheqjen e Titos shpallet Republikë Socialiste.
Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar