Skip to content

Kalendar

29 nëntor 1947 OKB voton krijimin e Izraelit

Kalendar - Mar, 11/29/2016 - 05:00
Më 29 nëntor 1947, OKB votoi për ndarjen e Palestinës dhe krijimin e një shteti të pavaruar të hebrejve, megjithë kundërshtimin e fortë arab.
Konflifkti modern mes palestinezëve dhe hebrejve filloi në vitet 1910, kur të dy grupet pretenduan të kontrollojnë territore britanike të atij rajoni. Hebrejtë quheshin Sionist, që ishin emigrantë të sapo ardhur nga Europa e Rusia, të kthyer në atdheun e tyre të lashtesisë për të krijuar kombin e hebrejve. Palestinezët kërkonin largimin e hebrejve nga shteti i Palestinës.
Në fillim të vitit 1929 të dy palët luftuan hapur kundër njëra tjetrës, dhe britanikët (që kishin kujdestarinë e rajonit) tentuan të kufizojnë emigrimin hebrejve për në Palestinë që të menjanohej konflikti. Gjatë Luftës së II Botërore, për shkak të Holokaustit në Europë, shumë hebrej hynë ilegalisht në Palestinë dhe u organizuan në grupe radikale kundër britanikëve. Në fund të Luftës së II Botërore, Britania e paaftë të gjejë një zgjidhje praktike, ja adresoi problemin OKB-s, e cila më 29 nëntor 1947 vendosi ndarjen e Palestinës mes arabëve dhe hebrejve.

Më 14 maj 1948, Britanikët u larguan nga rajoni pas mbarimit të mandatit të kujdestarisë, ndërsa hebrejtë themeluan menjëheëe shtetin e tyre të Izraelit. Të nesërmen e kësaj dite, forca ushtarake nga Egjipti, Transjordania, Siria, Libani dhe Iraku sulmuan Izraelin. Megjithëse i dobët ushtarakisht, Izraeli arriti ta menaxhonte me sukses sulmin arab, e madje të pushtonte territore të tjera arabe, territore të cilat me largimin e popullsise arabe mbetën etnikisht të pastërta. Më 1949, OKB njohu pushtimet izraelite si territore të ketij vendi.

Kategoritë: Kalendar

28 nentor 1443 Principata e Skenderbeut

Kalendar - Hën, 11/28/2016 - 05:00
Me 28 nentor 1443, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) themeloi principaten shqiptare.
Kategoritë: Kalendar

28 nentor 1912 pavaresia e Shqiperise

Kalendar - Hën, 11/28/2016 - 05:00
Me 28 nentor 1912, 95 vite me pare, pas rreth 500 vjetesh roberi nen Perandorine Turke, Shqiperia nen udheheqjen e Ismail Qemalit ngriti flamurin kombetare shqiptare ne Vlore dhe deklaroi pavaresine e Shqiperise nga Turqia.
Kategoritë: Kalendar

28 nentor 1943 takimi i Teheranit

Kalendar - Hën, 11/28/2016 - 05:00
Me 28 nentor 1943, u takuan ne Teheran, Persi (Irani sotem) tre udheheqesit e koalicionit antifashist Rusvelt, Curcill dhe Stalin, per te percaktuar strategjine e ardhshme te Luften se II Boterore.
Kategoritë: Kalendar
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar