Skip to content

Postimet e faqes

Rama shpëtoi vendin nga një precedent katastrofal

Kritika deja-vu - Mër, 05/17/2017 - 02:08
Rama duhet falenderuar për rezistencën e qëndresën në emër të shtetit shqiptar. Nëse çadra do triumfonte, atëherë çdo katër vjet (4 muaj para zgjedhjeve) do ngrihej një çadër e tillë para kryeministrisë. Një precedent i tillë do gërryente keqas demokracinë e shtetin shqiptar, do kompromentonte stabilitetin e vendit, dhe do sabotonte definitivisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Krijimtari letrare nga Nebi Dragoti

Kritika-Letërsi - Mër, 05/17/2017 - 02:07
Najadat,
trijadat,
shtojzovallet
kanë zbritur në Belësh…

Lulzi, kërko dorëheqjen e Metës, ty po të sfidon me bllof

Kritika deja-vu - Hën, 05/15/2017 - 22:49
Çadra (e filozofia) jote lavire na ngeci Ilir Metën president, veç dhjetra negativiteteve të tjera. Tani, meqenëse Meta u bë "burrë" (bën bllofin) e tha se është gati të dorëhiqet nëse opozita e kushtëzon këtë me hyrjen në zgjedhje, atëhere bëju dhe ti "burrë" (jo barrë si deri tani). Kushtëzoje pjesmarrjen në zgjedhje me dorëheqjen e Metës. Shqiptarët do ta quajnë për nderë, plus do rregullosh imazhin fantazmë të PD-së.

Lulzim Basha: Fajin e kanë ''katolikët veriut''! - Nga Frank Shkreli

Kritika-Dorëshkrim - Hën, 05/15/2017 - 22:45
Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë. Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer. Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar.

Cikël me poezi nga Eduard Konica

Kritika-Letërsi - Hën, 05/15/2017 - 22:41
Se ç'më zgjohet mall' i vjetër,
ndiej zërin tënd rrugicave të gurta,
ja dhe porta ende e gjelbër,
gardhi mbi mur mbushur me kulpra.

Ballë i njeriut - Cikël me poezi nga Qazim Shehu

Kritika-Letërsi - Hën, 05/15/2017 - 22:37
Ballë i djersitur,
Lumturi e paarritur.
Rrëfim mundimesh të mëdha,
Tëndafil që s`deshi me u tha.

Faleminderit Shqipëri që injorove ruso-filin Basha(r)

Kritika deja-vu - Sht, 05/13/2017 - 14:19
Kur je larg Shqipërisë dhe shikon turbullirat atje, natyrshëm mendon se të paktën për vete je rehat, larg rrëmujës. Por, këtë rradhë çuditërisht s'ishte kjo ndjesi, përkundrazi, kishe një dëshirë të ç'frenuar të jesh në Shqipëri, pavarësisht rrezikut. Pse? Sepse këtë rradhë Shqipëria është në udhëkryqin e saj më të madh historik, dhe me ç'duket, shpirti i saj i lashtë të thith sado larg të jesh.

Kujdes, snajpera të huaj mund të godasin Bashën për të ndezur revoltën

Kritika deja-vu - Pre, 05/12/2017 - 14:08
13 është numër ters, uroj të mos rezultoj kështu 13 maji për Bashën. Policia të bllokoj tarracat e ndërtesave përreth, dritaret, kujdes nga dronat, apo dhe ndonjë helikopter pirrat. Lobi grek në Amerikë funksionon si shtet brenda shtetit në Greqi. Kanë ushtri të tyre, flotë detare e ajrore (helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon në Itali (korrik 2006) mund të jetë asgjësuar prej tyre për të bllokuar ndonjë rrjedhje informacioni nga Pashko - Lexo gjithashtu në këtë link).

Çadra kurdisur nga lobi grek në Amerikë për vijimin e dominimit grek në Shqipëri

Kritika deja-vu - Pre, 05/12/2017 - 00:23
Pas Vettingut Gjermania do sjell disa fabrika të BMW në Shqipëri. Vettingu pritet të nxisë bum investimesh perëndimore në vendin tonë. Drejtësia e pavarur, dhe një qeverisje pa korrupsion, garantuar nga Vettingu, kombinuar me krahun e lirë të punës në Shqipëri, janë faktorë që do ndryshojnë faqen e vendit shpejt. E thënë ndryshe, BE pritet të aplikoj një lloj "Plani Marshall" në Shqipëri.

4 shtatori shpallet ''Dita e Nënë Terezës'' në shtetin Nju Jork

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 05/12/2017 - 00:17
Në një njoftim për mediet nga kryeqyteti Albany i shtetit Nju Jork, thuhet se Senati, që është dhoma e epërme e legjislativit të këtij shteti miratoi më 2 maj, 2017 rezolutën për të caktuar 4 Shtatorin si, “Dita e Nënë Terezës”, në kujtim të Shënjtores shqiptare dhe bamirses, e njohur anë e mbanë botës si, Nënë Tereza. Sponsorizuesi i kësaj rezolute ishte Senatori Republikan Martin Golden i lagjës Bruklin të Nju Jorkut.

Kroacia i vetmi mik real i Shqipërisë në Ballkan, kujdes

Gazeta Kritika - Enj, 05/11/2017 - 00:52

Mos biem në grackën greko-serbe, se, shqiptarët s'shkojnë me asnjë fqinj. Çfarë reagimi do kenë kroatët kur dëgjojnë se shqiptarët planifikojne deri eleminimin fizik të zonjës Vlahutin pse kroate? Kujdes, ky është Ballkan, gjërat merren drejtëpërdrejtë. Kjo retorikë ndikon në miqësinë historike kroato-shqiptare. Fakti që edhe BE ka vënë një kroate ambasadore në Shqipëri, nënkupton se BE beson që shqiptarët nuk janë armiq me fqinjët.

Lexoje të plotë

Sali Leka: Në darët e një krize surealiste

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 05/11/2017 - 00:45
Sa më shumë kohë që kalon nga dita e ngujimit të Lul Bashës dhe të të tijëve në çadër, aq më shumë demotivohet dhe mpaket mundësia e qeverisë teknike dhe “fitores në tavolinë”. Në fakt kjo është një mënyrë surealiste e qasjes politike, nga një parti që kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet as me demonstrime as me meritë, përveçse kur populli është lodhur me të majtët dhe ka dashur ta ndërrojë ngjyrën.

Përfaqsues i ri i Vatikanit në Shqipëri - Nga Frank Shkreli

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 05/11/2017 - 00:42
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pranoi të martën Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik, Kryeipeshkëvit Charles John Brown, rezident në Tiranë. Më 9 mars të këtij viti, Papa Françesku e emëroi atë në këtë detyrë, si përfaqsues të Vatikanit në Shqipëri. I përndershmi Brown, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, para se të emërohej në postin apostolik në Tiranë, ka shërbyer në Irlandë si Nunc Apostolik dhe njëkohësisht mban edhe titullin si Kryeipeshkv i Akuileas. Irlanda ishte posti tij i parë diplomatik.

Erion Velija si çadra tani, pshurr në bulevard

Kritika deja-vu - Mër, 05/10/2017 - 04:12
Na lodhën me bulevardin. Një klasë politike e marrosur (fiksuar) pas bulevardit. Aty festojnë dështimet, aty sulmojnë njëri-tjetrin, aty kanë qeverinë (tani dhe opozitën), aty vrasin (21 janar), aty ngrenë çadra e guva, aty bëjnë ato pak investimet publike. Mjaft më me bulevardin. Prisheni atë bulevard të mallkuar se po merr në qafë Tiranën e Shqipërinë. Bëjeni park a përrua. Hiqeni dhe qeverinë nga bulevardi, çojeni në Dajt, ose më mirë, pas Dajtit...

''Re(n)publika e Re'' e Bashës ren-publikun (në vend të CV-së)

Kritika deja-vu - Mar, 05/09/2017 - 04:08
Asnjë politikan në Shqipëri s'ka qenë Ministër Transporti, Ministër i Brendshëm e Ministër i Jashtëm brenda një mandati qeverisës, si Basha. Basha ka qëndruar në pushtet më shumë se çdo rival i tij. Për çfarë republike të "Re" e ka fjalën zotëria, apo hajde futja muhabetit, "Re(n)publika" (ren-publikun) - një format alla-shqiptar i fake-news të Kremlinit në Tiranë?!

Tallazet e jetës - Cikël poetik nga Përparim Hysi

Kritika-Letërsi - Mar, 05/09/2017 - 04:05
Tallazet e jetës gëzimet m'i shpartalluan
Dhe me rrudha shpesh ma mbuluan ballin
"Faje" që nuk i bëra, po mua m'i ngarkuan
Eh, lexues, sikur të ma dije hallin?!

Legalizoni marijuanën t'ja ''vidhni'' turistët Greqisë

Kritika deja-vu - Hën, 05/08/2017 - 02:21
Lazarati u konsolidua si kartelë kur Basha ishte ministër i brendshëm, dhe kjo jo rastësisht. Plantacioni i marijuanës në Lazarat, pranë kufirit grek, nënkuptonte se droga kishte atë destinacion. Ideja e krijimit të Lazaratit ka qenë ndoshta ide greke, për të furnizuar turistët e shumtë perëndimorë atje. Greqia ka synuar ta përdor Shqipërinë si "oborr të pasëm" prodhim hashashi, por nga ana tjetër, s'ka rreshtur së demtuari imazhin e Shqipërisë si vend trafikimi të mariuanës.

Sotir Athanasi: ''Të tjera kohëra, të tjera tabiate''

Kritika-Letërsi - Dje, 05/07/2017 - 22:19
Spitali që priste atë ditë urgjencat, ndodhej në stacionin e trenit elektrik “Panormu”. Dhe ishte vërtetë panoramë, siç edhe përkthehet në shqip emëri. Por ne, të përfshirë nga meraku për të aksidentuarin, s’e kishim aspak mendjen të sodisnim bukurinë në atë lagje të Athinës.

Hera e parë në avion - Tregim nga Ilir Muharremi

Kritika-Letërsi - Dje, 05/07/2017 - 22:15
Prisja aeroplanin për Hanover. Isha para kohe. U ula në një restorant të aeroportit. Porosita një kafe. Uria nuk më kishte kapluar. Kafen e pija me ujë, kështu më pëlqen. Ora ishte 13 pasdite, dy orë para kohe.

Zgjedhjet i fiton L$I - Në shtator, Monika kryeministre, Meta president

Kritika deja-vu - Sht, 05/06/2017 - 15:20
E keni menduar ndonjëherë këtë konfiguracion? Atëherë hapni sytë e veshët mirë (shumë mirë), se pikërisht kjo do ndodhë në shtator të këtij viti, mos u habisni aspak. Me Metën president tani, L$I do shtoj numrin e deputetëve të saj, dhe pas zgjedhjeve, i vetmi kusht i LSI-së për koalicion qeveritar me PS ose PD, do jete pikërisht kushti në titull, që LSI të marrë pozcionin e kryeministrit.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar