Skip to content

Postimet e faqes

Cikël me poezi nga Adem Zaplluzha

Kritika-Letërsi - Mër, 12/14/2016 - 19:56
Asnjë gjurmë nuk lënë hapat e tua
Mi shlyen të gjitha kujtimet
Një qivur i vjetër te varret
Bisedon me pantomimën

Faslli Haliti: Cikël me poezi të huaja

Kritika-Letërsi - Mar, 12/13/2016 - 23:09
A s’e ushqeva vallë me thikë
gjithë vitin në një tavolinë të shtruar plot?

Plehrat e importuara europiane do bëheshin pis në Shqipëri

Kritika deja-vu - Mar, 12/13/2016 - 14:50
Shqipëria është plehrë e gjallë, plehrishte, llomishte, mbeturinishte, pluhurishte, baltishte, ndotishte, fekalishte..., s'di ç'emër t'i vesh vendin që për ironi njihet si populli i shqiponjave, i shpendëve krenarë që zotërojnë qiellin, por sot nuk do habitesha nëse do identifikohej si vendi i zvarranikëve të kanaleve. Një vend e popull që s'di të menaxhoj plehrat e mutin e vet është nje vend e popull i dështuar...

Se ka ca njerëz - Tregim nga Sotir Athanasi

Kritika-Letërsi - Mar, 12/13/2016 - 14:28
Nuk do të qe i plotë ky fluturim. Po aq
i mangët rrëfimi do të qe, sikur të mos
shkruaja për këtë dukagjinas që, nuk i

PISA: Në javë debat - ÇKA më pastaj?

Kritikët-Blog - Mar, 12/13/2016 - 14:24
Ndër vite në shoqërinë kosovare është ndërtuar një kulturë një javore e diskutimit publik për tema të cilat e atakojnë atë. Pavarësisht rëndësisë të temës që ka, debati zgjat një javë dhe më pastaj, askush nuk merret me kërkimin e përgjegjësisë apo llogaridhënies. Në anën tjetër, nga akter të ndryshëm me qëllim apo pa qëllim kamuflohet aq shumë për tema të caktuara aq sa, të mbushet mendja se ky popull nuk kuptuaka fare se çka është ka ndodh në vend dhe kush janë përgjegjësit.

Reforma në Drejtësi një pelerinë luksoze për shoqërinë primitive shqiptare

Kritika deja-vu - Hën, 12/12/2016 - 16:22
Në fakt Reforma në Drejtësi në Shqipëri risjell në fokus debatin e vjetër filozofik, se, a mund të eksportohet demokracia perëndimore në popujt primitiv! Për hirë të së vërtetës duhet thënë se korrupsioni në Shqipëri nuk promovohet nga lart, por vjen nga poshtë, nga vetë shoqëria. Kjo karakteristikë fondamentale shqiptare e bën tejet të vështirë (për të mos thënë të pamundur) aplikimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Jermi - Cikël me poezi nga Vaid Hyzoti

Kritika-Letërsi - Hën, 12/12/2016 - 13:49
Vijnë Krishtlindjet dhe Santa troket derë më derë,
dhuratat dhe drerët e transportit i fshehën priftërinjtë.
Po ç’pate, o zot, që misionarë të tu
zgjodhe në tokë vetëm... ateistë!

Frank Shkreli: Një vit pa Imzot Rrok Mirditën

Kritika-Dorëshkrim - Hën, 12/12/2016 - 00:03
Ja u mbush viti kur u përhap lajmi pikëllues se Arkipeshkvi i Metropolitanës Tiranë – Durrës, Monsinjor Rrok Mirdita kishte ndërruar jetë pas një operaconi të rëndë në zemër. Ishte një vdekje e parakohëshme dhe e pa pritur që shkaktoi hidhërim të thellë në radhët e të gjithë atyre që e kishin njohur atë, jo vetëm në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ku kishte shërbyer me përkushtim për pothuaj 30-vjetë -- para se të emërohej nga Papa Gjon Pali i Dytë në vitin 1992 Arkipeshkëv i Durrës

Muri në Mitrovicë i frymëzuar nga retorika pro-serbe e Donald Trump?

Kritikët-Blog - Dje, 12/11/2016 - 16:55
Z. Trump e morri pushtetin në Amerikë se premtoi që do ndërtoj një murë ndarës me Meksikën. Për politikën e jashtme ai tha se ishte gabim bombardimi e largimi nga pushteti i Sllobodan Millosheviçit, dhe se Trump është për lidhje të ngushta me Rusinë e botën sllave. Duket se politika e jashtme Amerikane nën Trump mund të pësoj një devijim madhor parimor. Amerika ndoshta s'do jetë më një mbrojtëse e zëdhënëse e lirisë në botë, dhe kjo vlen njëlloj edhe për lirinë e shqiptarëve.

Femrat - Tregim nga Qazim D. Shehu

Kritika-Letërsi - Sht, 12/10/2016 - 21:39
Rroku e merrte çdo mëngjes rrugën nga periferia dhe zbriste në qendër. Stacioni i autobuzit nuk ishte i fundit, aty ku zbrazet tërësisht dhe pret njerëz për t`u rimbushur; por i parafundit. Ç`të bënte, këtu kishte qëlluar apartamenti i tij.

Në Shqipëri shtabi i hakersave rus që goditi zgjedhjet amerikane?

Kritika deja-vu - Sht, 12/10/2016 - 13:56
Dy ditë më parë drejtori i përgjithshëm i CIA-s, John Brennan, vizitoi Tiranën, një vizitë tejet e rëndësishme për Shqipërinë e parëndësishme, por edhe e çuditshme, sepse z. Brennan është në ditët e fundit të mandatit të tij, dhe pse pikërisht në këtë kohë ai duhej të shkonte në Shqipëri!! Pse në Tirane, kur CIA aktualisht po merret me intensitet me sulmin kibernetik rus ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit, dhe raporti i saj bëri që Presidenti Obama dhe senati amerikan të kërkojnë DJE hetimin e zgjedhjeve?

Çmimi i lirisë - Tregim nga Resmi Osmani

Kritika-Letërsi - Pre, 12/09/2016 - 21:34
Mes gushti. Ditë e nxehtë e plot dritë. Sido që nga deti frynte flladi i freskët, avulli dhe duhma e valë e betonit dhe asfaltit ishin mbytëse. Oficeri në lirim, veterani Braho Sulejmani, me çap të ngadaltë e me një tufë trëndafila e karafila të kuq në dorë hyri në varrezën e dëshmorëve.

Dr. Selman Meziu: Mȅ dhimbseni sa s’ka, nȅna!

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 12/08/2016 - 21:56
Shpirti mu coptua. Trupi befas u pushtua nga të dridhura të ftohta. Zemra ngadalsoi tik – taket, papritur. Koka mu përkul sa nuk u përplas për tokë nga turpi. Faqet u maviosën me njolla të zeza formëshumta.
Turpin vallë si ta fshihja? Kur dy nëna të ngarkuara si mushka mu çfaqën.

Dushk për gogla, more mik, këto gazetat, këto partitë

Kritika deja-vu - Enj, 12/08/2016 - 21:53
Gënjejnë partitë, (dashje-padashje) gënjejnë dhe gazetat. Pse vetëm partitë të gënjejnë, pse vetëm ato kanë “zgjuarsi”? Po gazetat pse mos të gënjejnë? Tamam e thonë, se i papuni, kur s’ka ç’bën, luan derën. E, gazetarët rrinë në hije të dushkut dhe, kur u bie ndonjë gogël në kokë nga lart kujtohen, se u ra nga qielli sensacioni që ia vlen për ta publikuar nëpërmjet gazetës. Punë e madhe se është lajm mshtrimi.

Bashkim me dhimbje - Tregim nga Sotir Athanasi

Kritika-Letërsi - Enj, 12/08/2016 - 21:50
Ata ishin mbledhur si me porosi dhe tregonin raste të harresës
Kuptohet: shëmbujt ishin vazhdimisht larg vetes, për të tjerët.
Vetëm njërit iu desh të pranojë se: gruaja merakoset për harresën time shqetësuese. Kjo nuancë sinqeriteti, nuk duhej lënë të kalonte pa shikuar ç'ngjyrim kishte:

Sami Repishti: Lotë-lavdi e lumnim

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 12/08/2016 - 21:44
Kohët e fundit më ka mbërrijtur libri me titull: Lotë-Lavdi e Lumnim, i Autorit, Profesorit, Mbrojtësit të të Drejtave të Njeriut, Aktivistit të palodhur të komunitetit shqiptaro-amerikan për çështjet kombëtare dhe ish-të burgosurit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, Z. Sami Repishtit. Libri, që Profesori i nderuar dhe miku dhe kolegu i shtrenjtë pati mirësinë të më dërgonte, është botuar kohët e fundit nga “Botimet Françeskane” në Shkodër, me rastin e ceremonisë së Lumnimit të 38 martirëve të klerit katolik shqiptar, më 5 nëntor, 2016.

Greqia do edhe Janullatusin në Tiranë, edhe Himarën greke, edhe çamët jasht...

Kritika deja-vu - Enj, 12/08/2016 - 15:19
Edhe ligjin e luftës me Shqipërinë, edhe vorio epirin, edhe identifikimin e ortodoksëve shqiptarë me grek... Të gjitha i do Greqia, ky vend i përkëdhelur pa të drejtë nga Perëndimi, që prej dekadash vijon ta mbaj Ballkanin një fuçi baruti. Politika destruktive greke nuk bëhet vetëm ndaj shqiptarëve, kështu vepron edhe me Maqedoninë, që vijon të mbetet e destabilizuar për shkak të Greqisë. Me Turqinë mban lart tensionin ushtarak. Qipron e ndau më dysh...

Shqipëria vend nën autoritet shtetërorë, jo autoritet ligji

Kritikët-Blog - Pre, 12/02/2016 - 18:19
Asnjë nuk e zbaton ligjin në Shqipëri, askush s'e rruan për të. Kurse policin e kanë frikë, zyrtarët e zyrës së tatimeve i kanë frikë, policin bashkiak e kanë frikë... Sa shohin ata ndryshojnë menjëherë sjellje, bëhen engjëj, por kur ata s'janë vërdallë, s'duan t'ja dinë se ligji duhet respektuar pavarësisht tyre. Një popull nën frikë?
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar