Skip to content

Postimet e faqes

Një copëz jete - Cikël poetik nga Mercedes Gega

Kritika-Letërsi - Mër, 03/08/2017 - 01:21
Pas një nate të gjatë dimri,
Ku drita dhe zjarri mungojnë,
Vjen shpresë-zbehur mëngjesi
Tek lypësi që uria mundon.

Lulzi Basha(r), të dogjën!

Kritika deja-vu - Mar, 03/07/2017 - 01:46
Megjithëse në pamje të parë duket se të dogjën për Vettingun, përsëri mbetet e paqartë kush të dogji, dhe nëse me të vërtetë të dogjën ekzaktësisht për Vettingun?! Fakti që ti etiketove "bullshit" (bajgë) përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherin, gjatë vizitës së saj në Tiranë, e bën më të komplikuar konkluzionin, sepse tashmë nuk kuptohet nëse të bënë kurban për Vettingun, apo për BE-n, për të devijuar rrugën e Shqipërisë drejt Unionit. Pyetja tani është kush janë ata që të dogjën?

Pëllumb Gorica: Mirënjohje për mësuesin

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 03/07/2017 - 01:21
Ndodh që njerëzit të çfarëdo kategorie qofshin këta, të impenjuar për të ecur me ritmin e kohës, e kthejnë kokën herë pas here prapa për të nderuar e kujtuar me respekt, ata që kanë treguar përkushtim. Sidomos ata që kanë derdhur mund dhe dashuri me profesionin e tyre. Vitet ikin, por në kujtesë mbetet respekti për mësuesit që mbollën dijen.

Triptik i udhës - Nga Vangjush Ziko

Kritika-Letërsi - Mar, 03/07/2017 - 01:18
I pashërueshëm jam
somnambul,
fle dhe shoh një ëndërr
jo nga më të bukurat,

Selman Meziu: Trieshi i Malsise dhe mendimi i Anton Pllumajt

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 03/07/2017 - 01:10
Një komb që u përgjak e u coptua nga shtërngatat e kohërave. Një truall që priti me shigjeta, shpata e pushkë, pushtues shkatrrimtar, zjarrëvënës të shtëpive, kasolleve me blektori e pasuri deri edhe therës me thika të fëmijëve në djepat e drunjt. Gjaku i bijëve e bijave të këtij kombi skuqi lumenj, përrenj e ujiti pemët, drurët e barin për tu rezistuar kohërave e dëshmuar krimet mbi këtë popull krenar por në paksim të vazhdueshëm.

Çadra të qëndroj sa më gjatë, të vuajnë, të tresin dhjamin të korruptuarit

Kritika deja-vu - Sht, 03/04/2017 - 18:16
Motoja e çadrës është: "Të korruptuar hajde mblidhuni këtu-këtu, nën çadrën e korrupsionit".
Tani është evidente se PD s'do të bashkëpunoj për Vettingun, është vënë në mbrojtje të korruptuarve, dhe Vettingu ndoshta do kompletohet pas zgjedhjeve të qershorit, në parlamentin post-18 qershor. Kjo do të thotë se fushata elektorale e zgjedhjeve të këtij viti do fokusohet 100% te Vettingu, do jetë një ndeshje e ashpër mes të ndershmëve e të korruptuarve.

Maqedonia e lajmeve të rreme të hackerave rus tymos kontenierët e plehrave

Kritika deja-vu - Sht, 03/04/2017 - 01:08
Maqedonia, ky vend në rrënie të lirë, por dhe një vegël e rrezikshme e Rusisë, që u bë qendër e lajmeve të rreme (fake news) të hackerave rus gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, tymos një tjetër lajm të tillë, këtë rradhë kundër Shqipërisë. Nuk është rastësi që kjo ndodh në atmosferën e përgjithshme anti-shqiptare që kjo mbeturinë e ish-Jugosllavisë së Ballkanit të vjetër ka ndërmarë këto ditë.

Frank Shkreli: Mesazhi i Luigj Gurakuqit në përvjetorin e vrasjes

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 03/03/2017 - 21:09
Ja edhe një përvjetor i një atdhetari të madh dhe njërit prej figurave më të shquara të historisë së kombit shqiptar – Luigj Gurakuqit (19 Shkurt 1879 -02 Mars 1925) -- “vjen e shkon”, siç duket ashtu si në të kaluarën, pa e përmend kush dhe pa u kujtuar nga askush, madje as në përvjetorin e vrasjes të tij.

Anton Mazreku shkrimtar i mbetur në rrugë? - Nga Skifter Këlliçi

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 03/03/2017 - 21:03
Aty nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, gjatë një takimi letrarësh, një poet, asokohe nga më më të mirët e realizmit socialist, u shpreh se Anton Mazreku, (1908-1969), i njohur deri atëherë dhe më pas nga i madh dhe i vogël për komentet aq emocionuse që u bënte ndeshjve të futbollit nga mikrofonët e Radio Tiranës, ishte “shkrimtar I mbetur në rrugë”.

Nëse Maqedonia plas, shqiptarët këtë rradhë do marrin edhe Çamërinë

Kritikët-Blog - Pre, 03/03/2017 - 01:12
Shqiptarët sot nuk janë më 1913, as më 1918, as 1924, siç më kokëtrashët e sllavëve, maqedonët, akoma s'e kanë marrë vesh. Shqiptarët ua treguan vendin sllavëve që më 1944, por i tradhëtoi Enver Hoxha në shkëmbim të pushtetit personal. Natyrisht nuk e duam luftën, dhe urojmë që Maqedonia të mbijetoj, si një federatë (si Zvicra), por nëse plas, shqiptarët s'ka bir nane t'i stop këtë rradhë.

Përparim Hysi: Po s'e putha buzën tënde

Kritika-Letërsi - Pre, 03/03/2017 - 01:06
Kishe ndryshuar "luk", sot ishe si lule
Syri m'u këput, kur sytë ti m'i ngule
Kur sytë ti m'i ngule (unë s'e hëngra thatë)
Se m'u duk, moj lule, sikur më zunë djajtë.

Pavarësia e Kosovës pati vetëm 3 emra, Rugova, Thaçi, Clinton

Kritikët-Blog - Sht, 02/18/2017 - 04:17
Pavarësia e Kosovës ishte kryekëput produkt i protogonizmit individual. Kosova ishte një kafshatë e vështirë për t'u pavarësuar, kush mendon ndryshe s'ka idenë e gjërave. Sot ç'do kush mund të marrë merita e kredite, të shkruaj histori e libra, por fakt kokëfortë është se pavarësinë e Kosovës e sollën vetëm tre individë, të cilët koha i kombinoi rastësisht në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar.

Rama të detyroj Maqedoninë të paguaj ''Rrugën e Arbërit''

Kritikët-Blog - Mar, 02/07/2017 - 03:21
Megjithëse duket si deklarata e Donald Trump që murin ta paguaj Meksika, s'është ashtu, përkundrazi, nëse pagesa e murit nga Meksika është pa sens, pagesa e "Rrugës së Arbërit" nga Maqedonia është në interesin e saj të plotë. "Rruga e Arbërit" nuk do benefit gjëkundi Dibrën e Matin, sa do benefit Maqedoninë në tregëti e turizëm.

Ky Prokuror i Përgjithshëm jo vetëm kukull e kungull, por dhe kumbar i krimit

Kritikët-Blog - Pre, 02/03/2017 - 05:40
Padyshim është Prokurori i Përgjithshëm me performancën më mediokre nga 1912, pa pikë integriteti e aftësie profesionale, një hiç... S'ngjan gjëkundi me shefin e akuzës publike shqiptare, përkundrazi, me një avokat të natyrshëm krimi, që për ironi paguhet nga taksat e shqiptarëve. Nese Llalla ka synuar të sabotoj reformën në drejtësi, siç tha Ambasadori Amerikan, atëhere Parlamenti ta hetoj e shkarkoj, jo mëdyshje (meshirë) për këtë farë Llalle.

Kundër apatisë politike - Për një revoltë elektorale

Kritikët-Blog - Pre, 02/03/2017 - 05:37
Për problemet politike dhe ekonomike -- përfshirë trazirat dhe grindjet politike të pafund të këtyre 25-viteve të fundit, anë e mbanë trojeve shqiptare, e sidomos problemet serioze si korrupsioni, droga, mashtrimet dhe batakçillëqet e lloj-llojshme të klasës politike shqiptare të kësaj periudhe -- fajin kryesor e kanë, natyrisht, vetë politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Ata janë arkitektët e vërtetë të këtij “monumenti” politik dhe ekonomik, të cilit fatkeqsisht nuk mund t’i thuren lavde.

Amerika ''pezullon'' demokracinë! Çdo të thotë kjo për zgjedhjet në Shqipëri?

Kritikët-Blog - Pre, 01/27/2017 - 01:19
Ndoshta gaboj, por fjalimi i Trump ditën e inagurimit, me ngjyra tejet të errëta për Amerikën, më solli ndërmend retorikën e Enver Hoxhës kundër "imperializmit amerikan". Nëse Hoxha do ishte gjallë do e quante Trumpin revolucionar dhe dekoronte me medaljen e "Heroit të Punës Socialiste". Nejse, ky është problemi i amerikanëve, të cilët (të gjithë palët) me ç'duket kanë një lloj "koncensusi të heshtur" për një president alla-Trump këtë periudhë.

Qeveria shqiptare të bëj dy monumente gjigande të Presidentëve Wilson e Clinton

Kritikët-Blog - Mar, 01/24/2017 - 08:32
Në vijim të titullit, t'i ndryshohet emri të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" në "Rruga e NATO-s", siç de facto duhet të ishte. Të nxitet edhe qeveria kosovare të bëj të njëjtën gjë për vijimin e saj në Kosovë. Fakt historik është se rruga në fjalë u bë e mundur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç është fakt përsëri që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi realisht ndërtimin e saj atje, gjë që kurrë s'do ndodhte para NATO-s.

Serbët po shfrytëzojnë tranzicionin presidencial në SHBA, dhe ''simpatinë'' e Trump për rusët

Kritikët-Blog - Dje, 01/15/2017 - 17:51
Kjo periudhë e debatueshme e tranzicionit presidencial në SHBA, e mbarsur me dyshime e paqartësi për rolin ndërkombëtarë të SHBA nën Trump, për një devijim substancial kursi në këtë aspekt, si dhe për afrimimin e tij me Rusinë e Putinin, po frymëzon së fundi aleatët historik të Rusisë, dhe në këtë aspekt Serbia (skilja e saj e vjetër) po nxiton të shfrytëzoj këtë meoment, para se gjërat të ndryshojnë përsëri siç ishin.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar