Skip to content

Postimet e faqes

Bajram Daklani, heroi i Kryengritjes së Përgjithshme të 1912

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 03/14/2017 - 19:21
Hero emblematik i Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare, shndërruar në monument atdhetarie dhe përjetësuar në piedestalin e historisë, duke ngritur i pari, pas 500 vitesh robërie, më 12 gusht të vitit 1912, Flamurin Shqiptar të fitores, mbi Shkupin e çliruar.
Prijës i pa-harruar popullor dhe luftëtar besnik i Shqipërisë Natyrale me një kronik të trisht flijimi,të cilit iu thurën këngë, mite e legjenda, por u përmend rrallë e shkrua edhe më pak, për të mos thënë fare, dhe atë vetëm në kontest të ngjarjeve e biografive të personaliteteve të tjera historike.

Diana Çuli, mos dil më në publik! - Nga Ilir Hashorva

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 03/14/2017 - 19:07
Përmes Agron Tufës, i cili nuk la të zhvillohej një shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturës, kushtuar Diana Çulit, kësaj gruaje që ka dhënë ndihmesën e vet në vrasje njerëzish, u bë e para protestë publike ndaj një figure, përfaqësuese e shumë figurave të tjera, që i shërbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve më kriminale të tij dhe sot, në pas komunizëm, kërkojnë të jenë përsëri në qendër të vëmendjes, në krye të shoqërisë dhe politikës, të përfitojnë prej tyre dhe të japin mësime morali, kulture, lirie e demokracie.

Çadra e Bashës si gruaja e Bashës, e shkëputur nga realiteti shqiptar

Kritika deja-vu - Mar, 03/14/2017 - 01:46
Basha s'mban dot gruan në Shqipëri, jo të mbaj qeveri në Shqipëri. Edhe çadra në këtë linjë ishte, e shkëputur nga realiteti shqiptar, e huaj, e pakuptueshme, prandaj dhe u injorua. Çadra ishte një tjetër budallëk origjinal i botës politike shqiptare, që të bën të nxjerrësh zorrët kur mendon se ç'politikan kokëtrashë ka ai vend. Sot çadra është katandisur në çadër ahengu, as më pak as më shumë, si një çadër e zakonshme romësh.

Pëllumb Gorica: Festa që i uron mirëseardhjen pranverës

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 03/14/2017 - 01:27
Nga rrëketë e shekujve kanë gurgulluar e gurgullojnë shumë rite pagane. Këto janë përcjellë, sa në antologjinë gojore popullore, aq edhe në plastikën e lëvisshmërisë së jetës, si një dëshmi e madhe e kulturës së lashtë të një vendi. Dita e Verës është një prej riteve festive të lashta pagane, e cila përkon me çeljen e parë të Pranverës. Ajo hyjnëzon këtë stinë dhe, sipas traditës së mbetur, të ruajtur e përcjellë në trevat shqiptare, veçanërisht në atë të Elbasanit, festohet si Dita e Verës më 14 mars.

Edvin, po kompromenton demokracinë, çadra e korrupsionit s'ndryshon dot pushtetin e zgjedhur

Kritika deja-vu - Dje, 03/12/2017 - 19:54
Nuk shqetesohem për ministrat që po heq, një pjesë e tyre vetëm "ushkurin e brekëve dinin të lidhnin", por s'mund të kolapset një qeveri e zgjedhur nga votat e popullit, pse këtë e kërkon një çadër në rrugë, më keq akoma, çadra e turpit, çadra e zezë e korrupsionit, që ditën për diell ka marrë përsipër të mbrojë e strehojë farën më të keqe që një popull mund të pjellë, mijtë e kanaleve, të korruptuarit, grabitësit e parasë së qytetarëve të vendit të vet.

Njeri i mirë - Poemë nga Nebi Dragoti

Kritika-Letërsi - Dje, 03/12/2017 - 19:52
I-
Qetësisht,
paqësisht:
rreth njeriut të mirë

Njerëz dhe kohra - Nga Kristo Zharkalliu

Kritika-Dorëshkrim - Dje, 03/12/2017 - 19:46
Ndoshta nuk do të mirrja mundimin të shkruaja këtë “punim-rrëfimi” sikur të mos isha ndeshur shpesh me sulme barbare nga disa njerëz “të vegjël” që nuk më njohën aspak nga afër. Qëkurse u shthur gardhi me tela me gjëmba dhe shqiptarët kaluan kufijt, u bë një çudi mitologjike: të gjithë sikur pine ujë nga burimi i harresës,dhe nga një çast në tjetrin sikur truri i tyre pësoi një transformim të pabesueshme.

Tahiri ishte i vetmi që po punonte.... Punë Shqipërie i thonë kësaj

Kritika deja-vu - Sht, 03/11/2017 - 23:19
Këto 4 vjet i vetmi sektor që ka patur përmirësim të dukshëm ka qenë rendi e qetësia publike. Këtë periudhë, nga 2013, s'pati ndonjë investim publik mbresëlënës në infrastrukturë, sepse qeveria e mëparshme s'la asnjë qindarkë ne arken e shtetit, përkundrazi, la një mal me borxhe të huaja. Qeveria Rama tregoi koherencë e zgjuarsi që u fokusua në rend, e në zbatimin e ligjit, sepse arriti të thithë financime e teknikë të huaj për këtë fushë.

Vijon zbatimi vullnetar i Vettingut: PD tërhiqet nga zgjedhjet

Kritika deja-vu - Sht, 03/11/2017 - 02:33
Një lajm i mirë nga Shqipëria, veç gjyqësorit tani Vettingu shtrihet edhe në politikë. Sot njoftohej se 20 parti nuk janë regjistruar vullnetarisht për zgjedhjet e 18 qershorit, duke nënkuptuar se s'mund të kalojnë filtrin e Vettingut. Mes tyre edhe PD nënkupton kriminalizim (duket se Basha ka kuptuar më në fund se partia që Berisha i vodhi Eduard Selamit, duhet transformuar e modifikuar për të mbijetuar).

Mario - Tregim nga Alberto Moravia

Kritika-Letërsi - Sht, 03/11/2017 - 02:21
Ndodhi kështu. U ngrita herët, ndërsa Filomena flinte ende, mora çantën e veglave, dola tinëzisht nga shtëpia dhe shkova në Monte Parioli, në rrugën Gramshi, ku ndodhej një skaldabanjë që rridhte. Sa kohë do më duhej ta rregulloja?

Përparim Hysi: Kulaku që i ''hipte'' Frontit?!!!

Kritika-Letërsi - Sht, 03/11/2017 - 02:12
Hasan Veliu nga fshati MBROSTAR-URA të rrethit të Fierit, ishte kulak. Pra, nuk gëzonte si të gjithë të tjerët nga 18 -vjeç e lartë që kishte triskën e Frontit dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ishte pjesëmarrës në mbledhje të Frontit dhe nuk paguante kuoatizacionin prej njëzet e katër lekë të vjetër në vit, detyrim për çdo anëtar.

Basha shejtan i madh, sabotoi Vettingun, do dhe qeverinë pa zgjedhje

Kritika deja-vu - Pre, 03/10/2017 - 03:29
Është e pabesueshme që dikush nga politika shqiptare të kërkoj kaq hapur "qiqra në hell" më 2017. Basha i mendon shqipot naivë si 25 vjet para, por po evidentohet tjetër gjë, ai rezulton i vetmi idiot ne 3D i mbetur atje. Sot nuk jemi në vitin 1991, që të bëjmë qeveri teknike për zgjedhje! - Kush ja shtin këto trurë gomari(t)? De facto, këtë vit është përvjetori i 20-t i '97-s, dhe kjo dihet ç'do të thotë për politikën shqiptare, dhe veçanërisht për PD-n.

Shqiponjat kthehen në fole - Pemë nga Pilo Zyba

Kritika-Letërsi - Pre, 03/10/2017 - 03:26
Në Grykën e Rugovës
Oshëtijnë lisat,
Rrjedhin ujvara ëndërrash,
Lëshohen si flokë të larë vajzash

Ndërroi jetë pionerja e arsimit kombëtar në Anë të Malit

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 03/10/2017 - 03:20
Me keqardhje të madhe lexova lajmin sot në portalet vendore të lajmeve të rrethit të Ulqinit, ulqinionline dhe lajmengaulqini, se të ënjtën në mengjes ndërroi jetë mësuesja e parë e atyre anëve, Rrukije Lika Shaba në moshën 73-vjeçare, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Grave. Ky lajm për vdekjen e parakohshme të mësueses Rrukije më tronditi shumë siç besoj se ka tronditur edhe shumë të afërm të saj, dashamirë, kolegë dhe ish-nxënës të saj siç jam edhe unë, megjithse ishte për një një kohë shumë të shkurtër, në verën e vitit 1964, por që më ka mbetur përgjithmonë në kujtim.

Z. Basha, kush jeni ju (jo kë imitoni ju)? Who Are You, Mr. Basha?

Kritika deja-vu - Enj, 03/09/2017 - 02:43
Nëse Basha do vendos një maskë me fytyrën e Berishës, dhe do mbaj fjalim ne çadër, asnjë s'do e besoj se është Basha, aq shumë ka "hyrë në rol". Basha, deri tani, ka luajtur një rol, ka qenë një karakter ose aktor, por askush nuk e njeh Bashën e vërtetë. Deri sot Basha është përpjekur pa sens të imitoj Berishën, ta rikrijoj në qenien e vet, dhe kjo është sa qesharake aq edhe çmenduri.

Virgjëreshat - Cikël me poezi nga Qazim Shehu

Kritika-Letërsi - Enj, 03/09/2017 - 00:58
Virgjëreshat thirrën jetën
Jeta u kursye.
Xixata: llavën u derdhën
Llava nuk u ngjye.

Ha një supë - Tregim nga Alberto Moravia

Kritika-Letërsi - Enj, 03/09/2017 - 00:54
Të qenit tapicier është një zanat i vështirë. Nuk flas se duhet të kesh sy të mprehtë për të mbërthyer dhe shtrirë pa zhubra e pa defekte stofrat mbi mobilie; as për durimin për të qepur me dorë, ta zëmë, katër apo pesë copa pëlhure; as për pastërtinë duke i trajtuar si rroba delikate.

Kundërshtarët e Ramës të pranojnë suksesin e Ramës

Kritika deja-vu - Mër, 03/08/2017 - 01:24
Disa qindra artikuj kam shkruar kundër Ramës, që të nesërmen e 23 qershorit 2013. Mjaft etiketime që sot opozita përdor në protesta, si Edver, Edskobar etc., janë marrë nga shkrimet e mija. Por, kur vizitova Shqipërinë verën e vjeshtën e shkuar, konstatova se Rama kishte punuar, sidomos në vendosjen e rendit e zbatimin e ligjit (në disiplinimin e shoqërisë), dhe këto elementë janë fondamental për suksesin e demokracisë.

Një copëz jete - Cikël poetik nga Mercedes Gega

Kritika-Letërsi - Mër, 03/08/2017 - 01:21
Pas një nate të gjatë dimri,
Ku drita dhe zjarri mungojnë,
Vjen shpresë-zbehur mëngjesi
Tek lypësi që uria mundon.

Lulzi Basha(r), të dogjën!

Kritika deja-vu - Mar, 03/07/2017 - 01:46
Megjithëse në pamje të parë duket se të dogjën për Vettingun, përsëri mbetet e paqartë kush të dogji, dhe nëse me të vërtetë të dogjën ekzaktësisht për Vettingun?! Fakti që ti etiketove "bullshit" (bajgë) përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherin, gjatë vizitës së saj në Tiranë, e bën më të komplikuar konkluzionin, sepse tashmë nuk kuptohet nëse të bënë kurban për Vettingun, apo për BE-n, për të devijuar rrugën e Shqipërisë drejt Unionit. Pyetja tani është kush janë ata që të dogjën?
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar