Skip to content

Postimet e faqes

Ballë i njeriut - Cikël me poezi nga Qazim Shehu

Kritika-Letërsi - Hën, 05/15/2017 - 22:37
Ballë i djersitur,
Lumturi e paarritur.
Rrëfim mundimesh të mëdha,
Tëndafil që s`deshi me u tha.

Faleminderit Shqipëri që injorove ruso-filin Basha(r)

Kritika deja-vu - Sht, 05/13/2017 - 14:19
Kur je larg Shqipërisë dhe shikon turbullirat atje, natyrshëm mendon se të paktën për vete je rehat, larg rrëmujës. Por, këtë rradhë çuditërisht s'ishte kjo ndjesi, përkundrazi, kishe një dëshirë të ç'frenuar të jesh në Shqipëri, pavarësisht rrezikut. Pse? Sepse këtë rradhë Shqipëria është në udhëkryqin e saj më të madh historik, dhe me ç'duket, shpirti i saj i lashtë të thith sado larg të jesh.

Kujdes, snajpera të huaj mund të godasin Bashën për të ndezur revoltën

Kritika deja-vu - Pre, 05/12/2017 - 14:08
13 është numër ters, uroj të mos rezultoj kështu 13 maji për Bashën. Policia të bllokoj tarracat e ndërtesave përreth, dritaret, kujdes nga dronat, apo dhe ndonjë helikopter pirrat. Lobi grek në Amerikë funksionon si shtet brenda shtetit në Greqi. Kanë ushtri të tyre, flotë detare e ajrore (helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon në Itali (korrik 2006) mund të jetë asgjësuar prej tyre për të bllokuar ndonjë rrjedhje informacioni nga Pashko - Lexo gjithashtu në këtë link).

Çadra kurdisur nga lobi grek në Amerikë për vijimin e dominimit grek në Shqipëri

Kritika deja-vu - Pre, 05/12/2017 - 00:23
Pas Vettingut Gjermania do sjell disa fabrika të BMW në Shqipëri. Vettingu pritet të nxisë bum investimesh perëndimore në vendin tonë. Drejtësia e pavarur, dhe një qeverisje pa korrupsion, garantuar nga Vettingu, kombinuar me krahun e lirë të punës në Shqipëri, janë faktorë që do ndryshojnë faqen e vendit shpejt. E thënë ndryshe, BE pritet të aplikoj një lloj "Plani Marshall" në Shqipëri.

4 shtatori shpallet ''Dita e Nënë Terezës'' në shtetin Nju Jork

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 05/12/2017 - 00:17
Në një njoftim për mediet nga kryeqyteti Albany i shtetit Nju Jork, thuhet se Senati, që është dhoma e epërme e legjislativit të këtij shteti miratoi më 2 maj, 2017 rezolutën për të caktuar 4 Shtatorin si, “Dita e Nënë Terezës”, në kujtim të Shënjtores shqiptare dhe bamirses, e njohur anë e mbanë botës si, Nënë Tereza. Sponsorizuesi i kësaj rezolute ishte Senatori Republikan Martin Golden i lagjës Bruklin të Nju Jorkut.

Kroacia i vetmi mik real i Shqipërisë në Ballkan, kujdes

Gazeta Kritika - Enj, 05/11/2017 - 00:52

Mos biem në grackën greko-serbe, se, shqiptarët s'shkojnë me asnjë fqinj. Çfarë reagimi do kenë kroatët kur dëgjojnë se shqiptarët planifikojne deri eleminimin fizik të zonjës Vlahutin pse kroate? Kujdes, ky është Ballkan, gjërat merren drejtëpërdrejtë. Kjo retorikë ndikon në miqësinë historike kroato-shqiptare. Fakti që edhe BE ka vënë një kroate ambasadore në Shqipëri, nënkupton se BE beson që shqiptarët nuk janë armiq me fqinjët.

Lexoje të plotë

Sali Leka: Në darët e një krize surealiste

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 05/11/2017 - 00:45
Sa më shumë kohë që kalon nga dita e ngujimit të Lul Bashës dhe të të tijëve në çadër, aq më shumë demotivohet dhe mpaket mundësia e qeverisë teknike dhe “fitores në tavolinë”. Në fakt kjo është një mënyrë surealiste e qasjes politike, nga një parti që kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet as me demonstrime as me meritë, përveçse kur populli është lodhur me të majtët dhe ka dashur ta ndërrojë ngjyrën.

Përfaqsues i ri i Vatikanit në Shqipëri - Nga Frank Shkreli

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 05/11/2017 - 00:42
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani pranoi të martën Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik, Kryeipeshkëvit Charles John Brown, rezident në Tiranë. Më 9 mars të këtij viti, Papa Françesku e emëroi atë në këtë detyrë, si përfaqsues të Vatikanit në Shqipëri. I përndershmi Brown, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, para se të emërohej në postin apostolik në Tiranë, ka shërbyer në Irlandë si Nunc Apostolik dhe njëkohësisht mban edhe titullin si Kryeipeshkv i Akuileas. Irlanda ishte posti tij i parë diplomatik.

Erion Velija si çadra tani, pshurr në bulevard

Kritika deja-vu - Mër, 05/10/2017 - 04:12
Na lodhën me bulevardin. Një klasë politike e marrosur (fiksuar) pas bulevardit. Aty festojnë dështimet, aty sulmojnë njëri-tjetrin, aty kanë qeverinë (tani dhe opozitën), aty vrasin (21 janar), aty ngrenë çadra e guva, aty bëjnë ato pak investimet publike. Mjaft më me bulevardin. Prisheni atë bulevard të mallkuar se po merr në qafë Tiranën e Shqipërinë. Bëjeni park a përrua. Hiqeni dhe qeverinë nga bulevardi, çojeni në Dajt, ose më mirë, pas Dajtit...

''Re(n)publika e Re'' e Bashës ren-publikun (në vend të CV-së)

Kritika deja-vu - Mar, 05/09/2017 - 04:08
Asnjë politikan në Shqipëri s'ka qenë Ministër Transporti, Ministër i Brendshëm e Ministër i Jashtëm brenda një mandati qeverisës, si Basha. Basha ka qëndruar në pushtet më shumë se çdo rival i tij. Për çfarë republike të "Re" e ka fjalën zotëria, apo hajde futja muhabetit, "Re(n)publika" (ren-publikun) - një format alla-shqiptar i fake-news të Kremlinit në Tiranë?!

Tallazet e jetës - Cikël poetik nga Përparim Hysi

Kritika-Letërsi - Mar, 05/09/2017 - 04:05
Tallazet e jetës gëzimet m'i shpartalluan
Dhe me rrudha shpesh ma mbuluan ballin
"Faje" që nuk i bëra, po mua m'i ngarkuan
Eh, lexues, sikur të ma dije hallin?!

Legalizoni marijuanën t'ja ''vidhni'' turistët Greqisë

Kritika deja-vu - Hën, 05/08/2017 - 02:21
Lazarati u konsolidua si kartelë kur Basha ishte ministër i brendshëm, dhe kjo jo rastësisht. Plantacioni i marijuanës në Lazarat, pranë kufirit grek, nënkuptonte se droga kishte atë destinacion. Ideja e krijimit të Lazaratit ka qenë ndoshta ide greke, për të furnizuar turistët e shumtë perëndimorë atje. Greqia ka synuar ta përdor Shqipërinë si "oborr të pasëm" prodhim hashashi, por nga ana tjetër, s'ka rreshtur së demtuari imazhin e Shqipërisë si vend trafikimi të mariuanës.

Sotir Athanasi: ''Të tjera kohëra, të tjera tabiate''

Kritika-Letërsi - Dje, 05/07/2017 - 22:19
Spitali që priste atë ditë urgjencat, ndodhej në stacionin e trenit elektrik “Panormu”. Dhe ishte vërtetë panoramë, siç edhe përkthehet në shqip emëri. Por ne, të përfshirë nga meraku për të aksidentuarin, s’e kishim aspak mendjen të sodisnim bukurinë në atë lagje të Athinës.

Hera e parë në avion - Tregim nga Ilir Muharremi

Kritika-Letërsi - Dje, 05/07/2017 - 22:15
Prisja aeroplanin për Hanover. Isha para kohe. U ula në një restorant të aeroportit. Porosita një kafe. Uria nuk më kishte kapluar. Kafen e pija me ujë, kështu më pëlqen. Ora ishte 13 pasdite, dy orë para kohe.

Zgjedhjet i fiton L$I - Në shtator, Monika kryeministre, Meta president

Kritika deja-vu - Sht, 05/06/2017 - 15:20
E keni menduar ndonjëherë këtë konfiguracion? Atëherë hapni sytë e veshët mirë (shumë mirë), se pikërisht kjo do ndodhë në shtator të këtij viti, mos u habisni aspak. Me Metën president tani, L$I do shtoj numrin e deputetëve të saj, dhe pas zgjedhjeve, i vetmi kusht i LSI-së për koalicion qeveritar me PS ose PD, do jete pikërisht kushti në titull, që LSI të marrë pozcionin e kryeministrit.

Anullimi zgjedhjeve në Kavajë, budallëk. Rama nënkupton qeverinë teknike

Kritika deja-vu - Pre, 05/05/2017 - 20:30
Pse i bëjnë gjërat kaq trashë xhanëm, njëlloj siç vunë Ilir Metën president, kur Gramozi, gjoja i bëri presion LSI-së të votonte presidentin, sikur kjo e fundit akoma s'na kishte vendosur ta pranonte apo jo kandidaturën e Metës! Ç'lloqe për budallenjë! Pastaj e votuan Metën si në ilegalitet, pa pikë transparence, sikur po zgjidhnin bosin e "kartelës".

Pëllumb Gorica: Janina që të deh me aromë historie shqiptare

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 05/05/2017 - 20:00
Eshtë kënaqësi të nisësh një udhëtim të gjatë, kur qyteti ende s’është zgjuar dhe kur pret që erërat e Jugut të të thërrasin për së largu. Po udhëtoj drejt kufirit grek, nën një qiell të shndritshëm, të nënshkruar vende- vende nga trille resh të bardha.

Vettingu vdiq ditën që Meta u bë president! Tani s'ka rëndësi kush fiton zgjedhjet!

Kritika deja-vu - Pre, 05/05/2017 - 00:38
Të rrojnë vetë ambasadorët e SHBA e BE-së që e sollën në jetë, por fatkeqësisht Vettingu u vra me thikë pas shpine nga ata që vunë Metën president. Turpi e harresa rëntë mbi ta. Shqipot prisnin që Vettingu të ndëshkonte të parin Ilir Metën, se atë kanë parë live në TV duke bërë korrupsion (videon e Priftit), por ndodhi 100% e kundërta. E bënë president. Atë ditë (27/4/2017) Vettingu vdiq - 27 prill mos ardhsh kurrë/ tani ai do na rrjepë edhe lëkurë.

Stoltenberg: NATO po i përcjell me kujdes zhvillimet në Shqipëri

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 05/04/2017 - 21:51
Antarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior NATO, me të drejtë konsiderohet si arrijtja më e madhe e Shqipërisë në këtë çerek shekulli, në përpjekjet dhe hapat e sajë të mundimshëm për t’u bërë pjesë e integrimeve euro-atlantike. Në të vërtetë, në një shkrim muajin që kaloi, me rastin e 8-vjetorit, e kisha cilësuar antarësimin e Shqipërisë në NATO, si një pikë të shkëlqyer të historisë post-komuniste të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Kujdes, on-line fake news në Shqipëri drejtohet nga Janullatus!

Kritika deja-vu - Enj, 05/04/2017 - 15:04
Ka disa faqe "shqip" on-line që agresivisht përhapin fake news, dhe megjithëse në pamje të parë duken si site "jetime", de facto menaxhohen nën-rrogoz nga mbështetës fanatik të kishës së Janullatusit. Interesant është fakti që ato suportojnë verbërisht Ramën!!! Nuk është e qartë, strategji për ta identifikuar Ramën me grekët, si kusht për ta dëmtuar, apo Rama me të vërtetë suportohet në prapaskenë nga Janullatus?!
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar