Skip to content

Postimet e faqes

NATO mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 02/18/2017 - 04:14
Në kryeqëndrën e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Bruksel u mbajtë këtë javë mbledhja e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare për të biseduar mbi angazhimin e aleancës perëndimore në luftën kundër të ashtuquajturit “shtet islamik”, në Irak dhe në Siri. Për herë të parë në një takim të tillë, mori pjesë edhe Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes në administratën e Presidentit Donald Trump, Xhim Mattis. Zyra e shtypit e Pentagonit njoftoi se gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, para se të fillonte takimi i NATO-s me dyerë të mbyllura, Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes nënvijoi rëndësinë e aleancës perëndimore.

Protestë që Basha të ruaj karrigen e kryetarit të PD-s

Kritika deja-vu - Pre, 02/17/2017 - 16:15
Vetëm 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, dhe një muaj para fillimit të fushatës elektorale, natyrisht e ashtuquajtura protestë e 18 shkurtit s'mund të jetë kundër qeverisë. Kjo protestë është më shumë një lloj manovre disi e dëshpëruar e linjës Basha që ky të ruaj kreun e PD-s edhe pas 18 qershorit, të frikësoj kundërshtarët e tij në parti me turmën (sikur baza e do). Tashmë është evidente se Basha jo vetëm karizëm s'ka sa Rama, por as ide elektorale.

Rama e dekriminalizoi mariuanën

Kritika deja-vu - Pre, 02/17/2017 - 03:20
Mariuana mbillet në Shqipëri, natyrisht, por sot ajo nuk shoqërohet me krim e vrasje, dhe kjo ka shumë rëndësi. Kujtoni kohën kur Lazarati ishte në biznes, sa krime e vrasje bëheshin për mariuanën, për tregun dhe zonat e influencës të trafikantëve. Kujtoni luftën që u bë për të çliruar Lazaratin, një luftë e vërtetë, si në filmat me mafia.

Frank Shkreli: Me 15 shkurt 1909 lindi gazeta ''Dielli''

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 02/17/2017 - 01:50
108 vjetë më parë, ekzaktërisht me 15 Shkurt, 1909 doli në Boston të Shteteve të Bashkuara numri i parë i gazetës Dielli, organ i Organizatës Panshqiptare Vatra, gazetë që edhe sot botohet rregullisht në internet dhe njëherë në muaj del në versionin e printuar, duke përmbledhur në ‘të artikujt dhe veprimtaritë më të dalluara mujore të organizatës Vatra.

Nëse Shqipëria votim elektronik, fituesin e vendosin hackerat rusë

Kritika deja-vu - Enj, 02/16/2017 - 04:23
Votimi elektronik është i kompromentueshëm, jo dyshime më për këtë. Softwaret e tyre nuk janë as të sofistikuar, as të sigurtë, dhe të cënueshëm nga hackerat. Gjatë vitit të kaluar, votimi elektronik solli dy rezultate surprizë, në Britani me Brexin, dhe SHBA me zgjedhjet presidenciale, ndërsa sondazhet para votimit tregonin se do fitonte pala tjetër.

Vangjush Ziko: Një pyetje dashurisë sime

Kritika-Letërsi - Enj, 02/16/2017 - 00:08
Ia theu jetës palcakun
shkurti,
shkurtabiq i vitit,
varrosi çdo gjë nën akull.

Pilo Zyba: Tërmet në Piramidën e Artit

Kritika-Letërsi - Enj, 02/16/2017 - 00:04
Tërmet në piramidën e artit, një tërmet,
Lëkundje të fuqishme jep themel, majë,
Lot të rëndë po lëshojnë nga qiejt retë,
Supet mbledh lisi, që dhimbjen t'mbajë…

Tcvetan Todorov dhe “Lulja e diellit” e Simon Vizentalit

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 02/15/2017 - 23:59
“Lulja e Diellit” është një tregim gjysmë autobiografik i Simon Vizentalit, i atij që, si asnjë tjetër, ndoqi pas lufte kriminelë nazistë të fshehur kudo nëpër botë dhe ia dha drejtësisë. Është shkruar jo thjesht për të treguar një ngjarje makabre, por edhe për të hapur një diskutim të gjerë mbi krimin, ndëshkimin apo mundësinë e faljes së kriminelëve politikë dhe ideologjikë, apo kriminelëve në përgjithësi.

Petrit Vasili e quan ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë antikushtetuese

Kritika deja-vu - Mër, 02/15/2017 - 07:09
Juristi i "Kursit të Plehrave", aktualisht Ministër DrejtëZie, ish-mjeku synetxhi Petrit Vasili, përdor argumentin e Millosheviçit ndaj ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, si antikushtetuese, për të kundërshtuar komisionin me juristë amerikano-europianë të Vettingut në Shqipëri. Gjithashtu përdor gangsterizmin e bandave të '97-s në Shqipëri kundër trupave paqëruajtse italiane që erdhën në rrumpallën e atij viti. Ose argumentin nazist, se gjyqtarët amerikanë, anglezë e francezë ne gjyqin e Nurembergut në Gjermani, ishin antikushtetues.

Skifter Këlliçi: Këndvështrim jo realist i filmit turk 'Fetih 1453'

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 02/15/2017 - 02:52
Që në vitin shkollor 1949-50, kur isha nxënës i klasës së 6-të, nga mësimi i historisë së Mesjetës, Veç te tjerash mbaj mend këto data: pushtimin e Kostandinopolit nga pushtuesit otomanë dhe rënien e perandorisë bizantine, më 1453, vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skëndërbeu, më 1468, rënien e Krujës në duart e pushtuesve turq, të prira nga sulltan Mehmeti II, më 1478 dhe zbulimin i Amerikës nga Kristofor Kolombi, më 1492.

Mexhit Prençi: Mesazhe inkandeshente te Kadri Roshit

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 02/15/2017 - 00:37
Në 10-vjetorin përkujtimor, të artistit të lartësisë Kadri Roshi,, më 6 shkurt 2017 ora 19 u shfaq në Teatrin Kombëtar premiera e filmit “Butrint i gjallë” i kineastit dhe poetit Petrit Ruka.
Kryeherës theksoj se thjeshtësia dhe realizmi që përshkojnë filmin shprehin me gjuhë filmike jetën dhe veprimtarinë artistike të mjeshtrit të skenës së teatrit dhe filmit shqiptar Kadri Roshi.. Ky këndvështtim regjisorial ëshë qasja e duhur që i ka siguruar autorit suksesin e merituar.

Kristo Zharkalliu: Përrallat që bëjnë qesharakë viktimat e diktaturës

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 02/15/2017 - 00:08
Kanë kaluar 26 vjet qëkurse u shëmb diktatura dhe nuk kalon ditë që në faqet e gazetave shqiptare të mos gjesh rrëfime për masakrat dhe terrorin e asaj kohe. Kjo do të ishte e arsyeshme në se rrëfimet e “gazetarëve” që nuk kanë qënë vetë viktima, të kishin tregime reale nga vetë viktimat. Nuk mund të mos ndiesh dhimbje për M. Kokalarin e cila njohu nga afër terrorin e një sistemit çnjerëzor,por nuk mund të mos habitesh nga ana tjetër pse kaq publikim për një person të vetëm kur dihet se me mijra gra shqiptare njohën internimin dhe izolimin e regjimit pse dikush nga familja e tyre ishte arratisur, ose ishte cilësuar armik i pushtetit.

Unë jam një gjethe - Poezi nga Irena Gjançi

Kritika-Letërsi - Mar, 02/14/2017 - 20:39
Agu na gjeti shtrirë, tek shkëmbi
mbuluar  me vezullimin e purpurt të hënës
mbështjellë  tek njëri-tjetri si burbuq i sapoçelur
lagur nga epshe që ëmbëlsojnë zemrën!

Protestë kundër Vettingut, pro-korrupsionit???

Kritika deja-vu - Mar, 02/14/2017 - 13:07
Sot zhvillimi më madhor i Shqipërisë është Vettingu, dhe opozita supozohej të bashkëpunonte. Në kontrast me këtë, ajo është vënë në mbrojtje te Adriatik Llallës e status-quosë kriminale në gjyqësor. Pas një kundërshtie të gjatë të Vettingut (ambasadorit amerikan e të BE-së), tani ajo duket se po përdor rrugën kundër Reformës në Drejtësi, kështu tingellon. Me protesta do identifikohet me të korruptuarit, do i prish punë vetes, ndërsa do i jap qeverisë rolin e luftëtarit anti-korrupsion. De facto, e kundërta e asaj që po ndodh në Rumani. Trishtuese!

Frank Shkreli: Mësimet që ofron Rumania

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 02/14/2017 - 00:42
Për dy javë tani në Rumani po vazhdojnë protestat kundër korrupcionit politik në atë vend të anëtar të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. ǒprej antarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2007, Brukseli i ka bërë thirrje vazhdimisht Bukureshtit zyrtar që të konsolidonte reformat demokratike dhe të luftonte korrupcionin qeveritar dhe politik, por siç duket jo me shumë sukses.

Sotir Athanasi: Romeo, Zhuljeta dhe Sekuritivi

Kritika-Letërsi - Mar, 02/14/2017 - 00:39
Buqeta me lule qëndronte ende mbi tavolinë. Atë nuk e meritoi as tregimi I fundit që bënte fjalë për sakrificën ditën e Shën Valentinit. Njëzetë kilometra rrugë të përshkuara me këmbë për të takuar të dashurën, u lanë mënjanë e tregimi u rreshtua pranë të tjerave të rëna tashmë poshtë si gjethe nga buqeta.

Ismet Azizi: Çka po fsheh arkeologjia serbe në Sanxhak?

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 02/14/2017 - 00:32
Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa, dhe kolonizimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.

O dashuria ime! - Tregim nga Resmi Osmani

Kritika-Letërsi - Hën, 02/13/2017 - 17:26
Atë po e martonin.
S’ishte e diel, por një ditë e zakonshme jave. Nuk kishte dasëm, nuk kishte dasmorë, nuk kishte gëzim. Shtëpia ishte e shurdhër, si në mort. Nga muret pikonte pikëllim. Nëna gjysmë njeriu.

Përparim Hysi: Politikanë! ''Qëroni qepën!''

Kritika-Letërsi - Hën, 02/13/2017 - 17:22
Politikanë! Qëroni qepën siç e qëroi GUNTER GRASSI
Dhe tregoni të vërtetën, se tani s'mban më ujë pilafi!
Si e vutë pasurinë, shpejt e shpejt si në përralla
Katandisët SHqipërinë që me ju t'i dhëmbë dhëmballa.

Vila e Metës në plazh bëhet muze i korrupsionit pas reformës në drejtësi

Kritika deja-vu - Dje, 02/12/2017 - 16:57
Një simbolikë e nevojshme për të nënkuptuar se Shqipëria më në fund ka hyrë në rrugën e duhur, megjithëse vila e Metës s'do arrij të pasqyroj historinë galopante të korrupsionit shqiptar. Një gjyqësor i pavarur në Shqipëri punën më të vështirë s'do e ketë me krimin e rrugës sa me korrupsionin hata në politikë e gjyqësor. Në këtë aspekt, penalizmi i LSI-së mund të ngjaj me likujdimin e firmave piramidale të '97-s, dhe Meta me Vehbi Alimuçën e "Vefas" (vetëm nëse kërkon strehim në Korenë e Veriut për të evituar Interpolin).
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar