Skip to content

Postimet e faqes

Fjalët pakësohen - Trevargsh nga Qazim Shehu

Kritika-Letërsi - Mar, 04/25/2017 - 01:38
Sa flas për ty
Fjalët zgjedh,
Ato pakësohen…

Problemi shqiptar - Nga Frank Shkreli

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/25/2017 - 01:35
Duket se kombi shqiptar po përshkohet sot nepër njërën prej periudhave më të rrezikshme të historisë së tij. Njoftohet se këtë javë, si edhe herë të tjera më parë gjatë këtyre 25-viteve tranzicion, në Tiranë do të zbresin zyrtarë të lartë evropianë nga Brukseli, në një përpjekje ndërmjetësimi për të zgjidhur atë që të gjithë po i referohen si “ngërçi politik” midis partive të pozitës dhe opozitës dhe klasës politike shqiptare, në përgjithësi.

Ilir Muharremi: A besojnë kosovarët në Zot?

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/25/2017 - 01:31
Të gjithë njerëzit jemi të njëllojtë, nuk ekzistojnë mbinjerëzit, njeriu është vetëm njeri, është i barabartë si para të ftohtit ashtu edhe para zjarrit, të gjithë digjemi njëjtë, edhe para Zotit jemi të barabartë. Pse njeriu duhet të besoj në Zot? Zoti ndërroj jetë në gjermani me Nietzschen, pastaj erdhi pasditja më e madhe për njeriun sepse për herë të parë u zëvendësua me Zotin dhe u bë Zot vet ai. Disa u trembën, disave ju dridhen këmbët, pastaj filluan t’ju merren mëndët, kurse në letërsi u hapen gremina të shumta. Por, njeriu ulëriti kundër ferrit.

Disa nga të sharat e shoferëve për Bashën gjatë bllokimit të rrugëve

Kritika deja-vu - Hën, 04/24/2017 - 20:20
Shoferët nxehen kur ngecen në rrugë, dhe shpesh s'kontrollojnë fjalorin, ose përdorin gjuhë emocionale të tepruar. Më poshtë disa nga të sharat ose komentet e shoferëve regjistruar në vende e intervale të ndryshme. Kërkojmë ndjesë për gjuhën banale, por dihet, rruga rrugë është, ka rregullat e veta. Ju lutemi 18+:

Arrestoni Bashën, s'ka imunitet parlamentar, kalbeni në burg

Kritika deja-vu - Dje, 04/23/2017 - 20:30
Kush do e mbroj Bashën nëse arrestohet, dhe kujt do i vij keq për të? Basha është një hiç, pa rreth e pa suport, absolutisht një zero. I vetmi që mund ta mbroj do jetë Berisha, i cili de facto s'ka fuqi (moshë) ta bëj më këtë. PD sot është një lëmsh i vërtetë, ku të gjithë urrejnë të gjithë, dhe kjo për shkak të politikës anti-PD (e pro familjes Berisha) të Bashës.

Peshterasit janë të gjatë, vitalë, elastikë, syshqiponjë, të sojit të bukur...!

Kritika-Dorëshkrim - Dje, 04/23/2017 - 16:42
Në librin e tij, studimet antropogjeografike Cvijiqi trajton aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve mes mjedisit gjeografik me kulturën shpirtërore dhe materiale në Ballkan. Cvijiqi, në vitin 1905 ishte një nga profesorët e parë të rregullt në Universitetin e Beogradit. Në analizat shkencore që u ka bërë veprave të Cvijiq-it, Akademik H. Islami vjen në përfundim se Cvijiqi “ishte joobjektiv, spekulant e konstruktues i konkluzioneve, shovinist e hegjemon”.

Parada e LGBT të mos shqetësohet nga... Lulzimja

Kritika deja-vu - Dje, 04/23/2017 - 15:57
Komuniteti LGBT në Shqipëri i kërkoj para disa ditësh Bashës që çadra të mos pengonte paradën e tyre në bulevard në muajin maj. Nuk e di se çdo bëj çadra, ndoshta edhe s'do jetë fare deri atëherë, por është e sigurtë që Luli do "turbullohet" nga parada e tyre.

Kremtimi i njëqind vjetorit të zbulimit të naftës shqiptare

Kritika-Dorëshkrim - Dje, 04/23/2017 - 15:53
Njëqind vjetori i zbulimit të parë të naftës në Shqipëri, i gjakut të ekonomisë së vendit, i lëndës jetësore për zhvillimin dhe mbrojtjen e Atdheut, po troket tek pragu.
Pusi i parë për kërkimin e naftës në Shqipëri u shpua në Drashovicë të Vlorës në vitin 1918, i projektuar nga gjeologu italian profesori Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Moreti, mbi bazën e studimeve gjeologjikje që kryen në vitin 1917 në zonën midis lumit Vjosa dhe Gjiut të Vlorës.

Radikalizimi i Bashës lajm i mirë, do zbuloj fytyrën ruse (007)

Kritika deja-vu - Sht, 04/22/2017 - 01:10
Në fakt jo komplet fytyrën e vërtetë, se ka bërë "operacion plastik" mbi të, para shumë vitesh në Hollandë, kur për të evituar infeksionin (puçrat e shumta me qelb në faqe), mjeku i mori lëkurë nga prapanica dhe ia implementoi në fytyrë. Prandaj fytyra e tij, me shumë mish (mash), ngjan shpesh me të pasmet, sidomos kur "shtrëngohet" të nxjerrë fjalime... Nejse, kjo është vetem "maska" biologjike e Bashës.

Frank Shkreli: Shqipëria me tre lobingje në Washington

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 04/22/2017 - 01:08
Në të vërtetë nuk është Shqipëria që ka tre lobingje në Washington, por, sipas të dhënave në median shqiptare, janë tre partitë politike kryesore të Shqipërisë, PS-ja PD-ja dhe LSI-ja, që tani kanë nënshkruar marëveshje me organizata të lobit amerikan, për të shërbyer si agjentë ose përfaqsues të këtyre partive në Washington. Me fjalë të tjera, paguhen qindra mijëra dollarë për të punuar në interes të partive në fjalë, por jo doemosdoshmërisht në interes të Shqipërisë.

Përparim Hysi: Cikël me poezi

Kritika-Letërsi - Sht, 04/22/2017 - 01:05
Thonë për mua që shkruaj çiltër dhe vesin e nxjerr lakuriq?!
Nëse, me të vërtetë, e kam arritur, le të më vënë si KRISHTIN në kryq!
Në shkrime asgjë nuk kam fshehur dhe transparent jam si xham
Kurrë- kurrë nuk jam trembur, që të vërtetat t'i them tamam.

Nebi Dragoti: Për poetët aktiv në facebook

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 04/22/2017 - 01:02
Poeti nuk është kalemxhi që shkruan cekt bejte pa pikë objektiviteti, që nuk e mbars krijimin me mesazhe me gamë të gjërë sociale që të reflektojnë, që të gëlojnë në gjirin e shoqërisë që kjo të bëjë lëvizje, kur kërkohet si e nevojshme, për të ecur përpara në mënyrë progresive. E parë në këtë prizëm, e gjykuar në këtë sens, e brumosën krijimtarinë suksesshëm për Rilindje rilindësit tanë.

Andi Bushati mes autizmit të lindur e terrorizmit analitik

Gazeta Kritika - Pre, 04/21/2017 - 02:11

Lindur e ritur me autizëm të pakuruar ndonjëherë, sepse e tillë ishte kultura në Shqipëri ndaj saj, i vonuar në mendim e gjykim, më shumë se një kohe tashmë (mosha bën të veten), dhe i brumosur me shkollën sovietike të gazetarisë, si tërë "banda" e analistëve atje... Arithmetikën bëjeni vetë se çfarë produkti intelektual mund të prodhoj truri autizt i Andit + Andi bol(e)shevik!!!

Lexoje të plotë

Krishtërimi dhe Arqipeshkvia e Tivarit ndër shekuj

Kritika-Dorëshkrim - Pre, 04/21/2017 - 01:38
Iliria, ka qenë një nga vendet e Evropës që e pranoi me vullnet krishtërimin dhe ka një histori të gjatë plot humbje dhe fitore. I pari që predikoi Ungjillin e Krishtit në Shqipëri ka qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19).

Aino Kallas: Nusja e ujkut (Përktheu Faslli Haliti)

Kritika-Letërsi - Pre, 04/21/2017 - 00:35
Ai që shkroi këto faqe parathënie pati nderin t’i prezantojë për herë të parë Aino Kallasin publikut italian në një fashikull të «Fletoreve tona» (janar-shkurt 1927), kushtuar Finlandës.

Basha futi kuksianin Flamur Noka të rrihte dibranët

Kritika deja-vu - Enj, 04/20/2017 - 14:54
Në zgjedhjet lokale në Dibër, vjet, banda kuksianësh të udhëhequra nga Flamur Noka, rrahën në masë dibranët e fushës së Maqellarës, t'i shtrëngonin të votonin kandidatin demokrat për kryebashkiak të Dibrës. Situata ishte mëse poshtëruese për dibranët, që, të rriheshin e keqtrajtoheshin nga kukesianët në vendin e vet, sepse si dy rrethe fqinje, të dy palët kanë probleme krenarie.

Don Kishoti Lul Basha lufton në çadër me mullinjtë e erës!

Kritika-Dorëshkrim - Enj, 04/20/2017 - 02:26
Dyqind e njëzet analistë dhe skurrikë mediatikë të skremuar duan të komandojnë dhe të sundojnë dymilion e dyqind mijë socialistë të kulturuar dhe demokratë modernistë të betuar.
Të nderuar dhe të respektuar një milion e dyqind mijë socialiste të përkushtuar dhe demokratë modernistë të betuar për drejtësi dhe demokraci shembullore, me të drejta të plota njerëzore, publike dhe ligjore jurdike. E kam obligim të bëj bashkëbisedim me ju, me vullnet sublim dhe vizion humanist demokratik.

Dy skica erotike nga Nebi Dragoti

Kritika-Letërsi - Enj, 04/20/2017 - 02:19
Tradhëtinë sot nuk e konceptojnë drejt,nuk e përceptojnë thellësisht sakt,filozofikisht ashtu siç duhet tek rraca njerëzore.Viola ishte shtatë vjeçe, kur e ëma Diana tradhëtonte të shoqin duke shkuar me një tjetër për t’u shfryrë seksualisht.

Sotir Athanasi: ''Kasandra shpëton, por edhe shpëtohet''

Kritika-Letërsi - Enj, 04/20/2017 - 02:15
Zëri I skafistit me tonin e një harbuti:
- Po mbytemi, ore! Po mby-te-mi!!!
Zëri tejet I dhimbshëm i njërit prej viktimave:

Çadra ose kryengritja e të korruptuarve, e konfiskimi i parave të tyre jashtë

Kritika deja-vu - Mër, 04/19/2017 - 16:59
Nuk bëhen negociata (dialog) me terroristët e të korruptuarit, ndaj tyre vepron vetëm ligji, ky është parimi, prandaj Perëndimi nuk ndërmjetëson. Shpejt pasuritë e të korrupturve shqiptarë në vendet e bankat e huaja do konfiskohen nge qeveritë perëndimore. Çadra rezultoi një përpjeke e kotë e tyre, madje po përshpejton aksionin në fjalë, pasi tashmë ka ngritur edhe nervat e Perëndimit. Synuan të "vënë vetulla e po nxjerrin sytë".
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar