Skip to content

Postimet e faqes

Frank Shkreli: Kur do të bëhet Shqipëria?

Kritika-Dorëshkrim - Mër, 04/19/2017 - 16:51
Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga shembja e komunizmit në Evropë. Kisha menduar dhe besoja se shqiptari më në fund -- i lirë nga zgjedha dhe ideologjia e huaj komuniste sllavo-aziatike e imponuar mbi botën shqiptare – do të merrte në dorë fatet e veta, do të bëhej përfundimisht zotnues në hapësirat e tija politike, shoqërore, ekonomike dhe ushtarake.

Pse të huajt s'kërkojnë dialog, por vetëm LSI, Nishani e PD

Kritika deja-vu - Mar, 04/18/2017 - 17:07
Në të gjitha krizat politike shqiptare këto 25 vite, dialogu mes palëve është sugjeruar, kërkuar, iniciuar e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët. Pyetja tani është, pse në "krizën" e sotme të huajt s'po kërkojnë dialog mes palëve? Çfarë është ndryshe sot? Sepse kjo e sotmja nuk është "krizë", por rezistencë e dëshpëruar e të korruptuarve për të penguar Vettingun, hapin e fundit të Shqipërisë në BE. Për dialog sot pëllasin vetëm faktorët e brendshëm, dhe kuptohet pse, që të ruajnë status-quonë.

Cikël me poezi nga Vaso Papaj

Kritika-Letërsi - Mar, 04/18/2017 - 17:05
Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do dua prapë të të takoj
E në kuzhinë, (zakon poetësh),
Në sytë e tu thellë të ngulmoj.

Ilir Muharremi: Nuk duhet të ndalohet kinemaja e komunizmit

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/18/2017 - 17:01
E para. Nëse e ndalojmë kinemanë e komunizmit, kufizojmë publikun. Shtrohet pyetja a jetojmë të lirë në demokraci? Ose shteti Shqiptar gjithmonë ka jetuar me urrejtje e pak mirëkuptim, tejet tendencioz, plot mllef, asnjëherë gjakftohtë (sot nëse flitet për këtë ish sistem), dhe kjo kinematografi duhet të vlerësohet me gjakftohtësi sepse arti është veçse art, kështu rënkonte edhe Nietzsche plot emocion.

Basha mund të arrestohet në vizitën e parë jasht, për destabilitet rajonal

Kritika deja-vu - Mar, 04/18/2017 - 01:04
Ashtu si çadra, dhe PD (në përgjithësi), që janë marrë peng e vënë në funksion të Shkëlzen Berishës, për ta shpëtuar atë nga akuzat e rënda të dosjes CEZ, deri dhe për vrasje, nga ana tjetër, ekzekutimin e kësaj strategjie e ka marrë përsipër Basha, dhe jo rastësisht. Edhe ai është palë i të përlyerve, prandaj, jo mëdyshje se do ketë një Bashë tjetër, veç këtij destruktivit.

Të shpërfytyruarit - Tregim nga Thani Naqo

Kritika-Letërsi - Mar, 04/18/2017 - 01:03
U darkuan me peshk, sallatë e djathë kaçkavall. Me shpresë se alkoli do përndizte kujtimet rinore, Gjergj Kodra piu nxitimthi një dopio raki, po aq dhe Eliza. Ndërsa tymosnin cigare, heshtja e psherëtimat lanë përshtypjen se nata e parë do ish përshpirtje për të vdekurit e jo shmallje me dashurinë.

Frank Shkreli: Senatori amerikan Xhon Mekejn dhe shqiptarët

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/18/2017 - 01:00
Senatori i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, Xhon Mëkejn po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Senatori Mëkejn, hero i luftës së Vjetnamit, ka filluar karierën e tij politike në vitin 1982 kur u zgjodh për dy mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 1986 u zgjodh Senator i Partisë Republikane në Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku shërben edhe sot.

Mark Juncaj: Kurimi i vartësisë së alkoolit - Nga: Ermira Babamusta

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/18/2017 - 00:57
Mark Juncaj është sportist amerikan me origjinë shqiptare që njihet me emrin Mark Superfit. I lindur dhe rritur në Detroit, Miçigan nga dy prindër shqiptar, Kola dhe Tolja Juncaj, nga Hoti, afër Tuzit të Malit të Zi. Ai ka mbaruar diplomën universitare në Manaxhim të Biznesit, dhe tani po ndjek studimet për Teologjji, Bachelor, në Miçigan.

Lulzi, Rama është kundërshtari jot, jo baba jot të të japë karrigen, sqap

Kritika deja-vu - Hën, 04/17/2017 - 00:44
S'është baba Xhelal... Kush ta ka treguar këtë përrallë, që kundërshtari politik ta fal pushtetin në kapitalizëm? Në ç'libër e ke lexuar o pallë? Harrove si bëje ti, kur numërove deri dhe votat e hedhura "gabim" kundër Ramës më 2011? Shko o djalë në zgjedhje, se do harrohesh për tre ditë. Mos zhgënje të paktën votuesit e tu, njëri prej të cilëve mund të isha edhe unë këtë qershor, por kështu si i bëre punët ti, vështirë se të marr seriozisht.

Makthi - Tregim nga Resmi Osmani

Kritika-Letërsi - Hën, 04/17/2017 - 00:41
Ata ishin katër. I kishin thirrur me ngut, pa e ditur përse. Qendronin të heshtur, në pritje si mbi gjemba ne paradhomën e shokut Kiço, që e kishte hijen të rëndë. Shoku Kiço ishte ende i zënë. U duhej të prisnin. Sekretarja që shtypte në makinën e shkrimit që rrapëllinte si mitraloz, nuk u tha pse i kërkonin.

Prehja qiellore - Tregim nga Gani Mehmetaj

Kritika-Letërsi - Hën, 04/17/2017 - 00:39
Shurdhëria e borës ia mpiu shqisat. Shihte tej në peizazhin e bardhë, të ftohtë, ndërsa fjollat vazhdonin të binin me zell si t'i shtynte dikush. Nuk e entuziazmonte bora, pamja e qiellit të plumbtë që reshte pa pushim, nuk i ngjallte asnjë emocion sikur e shikonte në ekranin e madh.

Qeveria Rama mbaron në shtator. Qeveria ''teknike'' çdo bëj pas 18 qershorit?

Kritika deja-vu - Mar, 04/11/2017 - 03:45
Mandati i qeverisë Rama mbyllet pas 5 muajsh, në shtator, dhe kjo periudhë para zgjedhjeve, siç ndodh rëndom, do jetë e mbushur me inagurime të shumta publike. Skenaristët e qeverisë "teknike" Meta-Basha, duan të përvetësojnë (veç kabinetit) edhe punën katër vjeçare të qeverisë Rama, dhe inagurimet përkatëse publike t'i propogandojnë si të tyret. Sa teveqelë janë.

''Ditët Dibrane'', gjallërojnë jetën e Kryeqytetit

Kritika-Dorëshkrim - Mar, 04/11/2017 - 02:35
Kishte disa ditë, që drejtoresha e kulturës, në Bashkinë e Dibrës, Zamira Gjeleshi lajmëroi se, në kryeqytetin tonë, do të ishin “Ditët e Dibrës”, në datat 8 e 9 prill 2017. Si vendi më i përshtatshëm, ishte zgjedhur “Pazari i Ri”, tashmë me një pamje më të bukur e më funksionale. Për veprimtaritë e larmishme dhe të bukura, që priteshin të organizoheshin aty, më lajmëroi Lindita Titka-Pasholli, mbesa e edukatores së paharruar dhe të talentuar të vajzave dibrane, Nazmie Pasholli-“Mësuese e merituar”.

Rama po e menaxhon situatën si lider perëndimor

Kritika deja-vu - Hën, 04/10/2017 - 14:20
Në këtë kohë të çorbës ruso-muzhike Basha-Meta, të ngushëllon fakti që të paktën pushteti ekzekutiv po vepron institucionalisht, dhe në këtë aspekt, Rama ngjan me një lider perëndimor, si në përmbajtjen e mesazheve institucionale që përcjell, ashtu dhe në ruajtjen e gjakftohtësisë politike në komunikim. Duhet pranuar se edhe Presidenti i Republikës po vepron në linjë institucionale.

''Dora ilaç'' e bletës - Tregim nga Përparim Hysi

Kritika-Letërsi - Hën, 04/10/2017 - 14:16
Këtë tregim që sjell për lexuesin, ma ka treguar gjyshja ime nga babai dhe, tek e dëgjoja së pari nga ajo,as e mendoja se kishim të bënim me një përrallë. Zakonisht, përrallat janë veç trillime gjithfarësh që, në fund të fundit, kanë edhe moralin, por edhe mesazhin e tyre, por, kur gjyshja ime e mirë e mbaroi rrëfimin e saj, unë ballafaqohesha me një realitet që bënte mu!

Doni të bindni Bashën të hyjë në zgjedhje? Thoni Rusisë!

Kritika deja-vu - Dje, 04/09/2017 - 15:16
PD u krijua nga Perestrojka ruse, dhe është një parti që gjithmonë ka anuar nga bota sllave. Sot në krizën e saj më të madhe (qe do e fundos, me ç'duket), në kuadër të mbrojtjes së të korruptuarve, ajo ka hedhur tutje maskën, dhe është reshtuar qartë e hapur me kampin që drejtohet nga Rusia. PD nuk bindet nga Perëndimi, siç s'po bindet, megjithëse qeveritë e ambasadorët aleatë perëndimorë ja kanë thënë qartë, se, duhet të kthehet në Parlament e të hyjë në zgjedhje.

Meta njeriu i Haxhi Lleshit në PS - gisht në burgosjen e Nanos e vrasjen e Azem Hajdarit

Kritika deja-vu - Sht, 04/08/2017 - 13:52
Më 1993, kur Nano hyri në burg, nuk ishte e qartë nga buronte forca e Metës, e djaloshit 24 vjeçar nga Çorovoda, pa rreth familjar e shoqëror në Tiranë, që fill pas dënimit të Nanos u bë nënkryetar i PS-së, dhe praktikisht figura kryesore e saj. Kush e instaloi Metën në krye të PS, dhe kush e bëri atë të fuqishëm menjëherë?

Ben Blushi është voskopojar?!!! - Nga Kristo Zharkalliu

Kritika-Dorëshkrim - Sht, 04/08/2017 - 13:47
Të gjitha i prisja nga Shqipëria. Jemi mësuar me çdolloj lajmi dhe asgjë nuk na habit më. Por nganjëherë na zënë në befasi dhe nuk dimë si të mendojmë dhe besojmë. E dija se shqipot të bëjnë atë që s’ta prêt mendja, e dija se një shqiptar mund të gjendet atje ku nuk mund ta imagjonosh, por kjo që po më ngjet sot mua nuk e di si ta shpjegoj, si ta honeps!

Edhe çam-çakëzi Shpëtim Idrizi me Kremlinin tani?

Kritika deja-vu - Sht, 04/08/2017 - 00:45
Çam-çakëzi Idrizi, sa suporton çadrën e Putinit në bulevard, pse nuk shkon të ngrejë mijra çadra përballë kufirit grek, mbushur me çamë të vërtetë (jo me Mesilën prej Radomire), që gjithë bota të marrë vesh genocidin grek kundër shqiptarëve. Të qëndrojnë aty me muaj, deri sa bota të sensibilizohet me çështjen çame, dhe greku të shtrëngohet t'i pranoj në trojet e tyre të lashta. Kjo është strategji e vërtetë çame, jo të kamuflosh shërbimin e fshehtë ndaj Kremlinit me demagogji çame.

Viktor Qurku: ''Mos harroni'' - Nga Nebi Dragoti

Kritika-Letërsi - Sht, 04/08/2017 - 00:41
Vetëm Ministria e Kulturës, si detyrë të vetën, mundet të bëjë perkujtimin e poetëve, që kanë ndrruar jetë duke u botuar edhe antollogji me krijimet më cilësore. Se ç’ efekt ka kjo nuk do koment.Një ndër poetët që ka vlera ideo-artistike e që nuk duhet harruar eshtë ,si më poshtë, në këtë shkrim.
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar