Skip to content

Lajmet e ditës

Sondazhet/ Kandidati pro-europian fiton zgjedhjet në Bullgari

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 23:00
BULLGARI- Sondazhet e para sugjerojnë se ish-kryeministri Boyko Borisov nga partia e djathtë ‘Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë’, ka fituar zgjedhjet në Bullgari. Rezultatet zyrtare pritet të publikohen ditën e sotme por lideri i Partisë Socialiste Kornelia Ninova tashmë ka pranuar humbjen. Zgjedhjet e kësaj të diele janë të tretat në 4 vjet. 57 […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bosnja e përgjysmuar, disa nga yjet nuk do të luajnë kundër Shqipërisë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 22:07
Bosnja Hercegovina ka kryer stërvitjen e parë në tokën shqiptare. Në dispozicion të boshnjakëve është vënë stadiumi “Selman Stërmasi”, dhe nën urdhrat e trajnerit Bazdareviç janë vendosur 19 futbollistë. Ekipi i Bosnjës nuk ka qenë i plotë në stërvitje, pasi vetëm disa orë më parë, kishte luajtur ndeshjen ndaj Gjibraltarit, të vlefshme për eliminatoret e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zyrtare, Holanda shkarkon trajnerin pas humbjes “turpëruese” me Bullgarinë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:42
Holanda ka shkarkuar trajnerin Danny Blind pas humbjes 2:0 nga Bullgaria në ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”. Danny Blind, i cili mori drejtimin e Holandës në vitin 2015, në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm dy fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt në Grupin A me […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

“Vlahutin, krimi e droga”, gazeta gjermane zbulon arsyet pse s’hapen negociatat

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:35
Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të sajin me autor Karl­Peter Schwarz shkruan se Shqipëria është larg hapjes së negociatave. Gazetari përmend probleme me shtetin ligjor në këtë kuadër dhe vlerëson rolin e opozitës dhe kauzat e saj. Po kështu, ai përmend edhe aferat për të cilat akuzohet ambasadorja e BE­së, Romana Vlahutin. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

CDU fiton zgjedhje rajonale me shumicë të madhe votash

Deutsche Welle - shqip - Dje, 03/26/2017 - 21:07
CDU fitoi të dielën me një shumicë të madhe votash zgjedhjet në Landin e Zarës. Kjo fitore thellë e ka dekurajuar kampin socialdemokrat, që kërkon t'i fitojë sivjet zgjedhjet parlamentare.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Aleati i Bashës paralajmëron: Mazhoranca “harakiri” nëse nuk pranon qeveri teknike

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:05
TIRANE- Kryetari i PAA-së, Agron Duka njëherësh aleat i Lulzim Bashës ka folur pas takimit të zhvilluar me të, ku mbështet plotësisht idenë e kryedemokratit për të mos hyrë në zgjedhje. Në këto kushte, Duka flet për një vetëshkatërrim të mazhorancës, ose “harakiri” siç e quan ai. “Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

“Pajisja e përgjimit”/ Ministria e Jashtme e Izraelit nis verifikimet për detektivin e punësuar nga Tom Doshi

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:56
Autoritetet shqiptare ngritën dyshime të mëdha mbi shtetasin izraelit Yoram Frig të cilin e ndaluan në aeroportin e Rinasit ditën e enjte me një pajisje të dyshimtë që mbante me vete. Ndalimin e këtij të fundit dhe sekuestrimin e pajisjes për të kontrolluar nëse është përdorur për përgjime apo ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Trazirat e ‘97/ Flet ish-shefi i SHISH, Klosi: Ja kush e shkatërroi Shqipërinë (Video)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:39
20 vite më parë Shqipëria ra në duart e bandave të armatosur, u vranë 3 mijë njerëz kur nisën të bien firmat piramidale. Por a është kjo arsyeja e vetme? RTV Dukagjini ka transmetuar sot dokumentarin “Kur ra Shqipëria”, i cili trajton trazirat e vitit ‘97 në Shqipëri dhe lidhjen e tyre me Kosovën. Në […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Skandali në Kosovë/ Pacientes i ka hyrë xhami në sy, por pret 40 minuta që doktori ta vizitojë (Video)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:14
Një paciente në spitalin e syve në Prizren ka pritur gati 40 minuta me një copëz xhami në sy, pasi doktori nuk ishte në vendin e punës. Rastin skandaloz e denoncon i biri, sipas të cilit, nëna e tij me dhimbje të forta kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetit, ku i dhanë udhëzime […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin tek mbikalimi i Shkozetit dhe e lë në rrugë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 19:48
DURRES- Një 55-vjeçar që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur për vdekje në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa policia raportohet të ketë mbërritur në vendngjarje, aty ku gjeti të pajetë trupin e M.D, banor i zonës së Shkozetit dhe ka nisur hetimet. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Nuk u lejua të futej në stadium, sulmuesi i talentuar poston foto të banderolës “Kosovo is Kosovo”

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 19:07
Ndonëse nuk bëri aq zhurmë sa ndërprerja e takimit Itali-Shqipëri, ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” mes Kosovës dhe Islandës nuk kaloi pa probleme. Pak minuta para takimit, grupimi që mbështet përfaqësuesen e Kosovës, “Dardanët”, tentuan të fusnin brenda stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Kosovo is Kosovo”, por kjo gjë u ndalua nga organizatorët e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thellohen ndarjet partiake për kandidatin e Gjykatës së Lartë

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 18:38
Seancat dëgjimore për të emëruarin e Presidentit Trump, Neil Gorsuch, duke se kanë përforcuar kundërshtimet e demokratëve
Kategoritë: Lajmet e ditës

Irak, SHBA heton njoftimet për vrasje të civilëve në Mosul

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:56
Autoritetet në Irak thonë se po hetojnë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në Mosulin perëndimor
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bjellorusi, operacion ndëshkimor ndaj protestuesve

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:54
Policia ndërpreu me dhunë një marshim të protestuesve në kryeqytet dhe ka njoftime për qindra të arrestuar dhe të keqtrajtuar
Kategoritë: Lajmet e ditës

Java shqiptare e modës në Nju Jork

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:41
7 stilistë nga Shqipëria dhe Kosova u paraqitën me punimet e tyre origjinale
Kategoritë: Lajmet e ditës

Dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar pas vitit 1944

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:36
Në Shkodër u promovuan sot dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet një person

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:32
Zyrtarët në Sinsinati të shtetit të Ohajos, bënë të ditur se të paktën një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën sot në mëngjes, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një klub nate.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:32
Ndërsa po shtohen përpjekjet në këtë drejtim, problematikat janë të shumta në Bathore, një prej zonave më të varfra pranë kryeqytetit
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rindërtimi i objekteve fetare në Kosovë

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:28
Përfaqësues të institucioneve thonë se po punojnë për rindërtimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë trazirave të muajit mars të vitit 2004
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ukrainë: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak – 5 vetë të vrarë

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 17:03
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të. Ministria tha se përplasja ka ndodhur sot afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë. Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore. Gjat kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar