Skip to content

Lajmet e ditës

Dush Smajli nga Mitrovica vritet në Siri

Radio Evropaelire-Lajme - 12 orë 46 min më parë
Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Presidenti Trump takon papa Françeskun në Vatikan

Zeri Amerikes - 12 orë 53 min më parë
Ata u përplasën me fjalë vitin e kaluar kur zoti Trump bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale dhe paralajmëronte për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën
Kategoritë: Lajmet e ditës

Disa republikanë nuk janë të kënaqur me propozimet për buxhet të Trumpit

Radio Evropaelire-Lajme - 12 orë 58 min më parë
Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e ndihmës së jashtme ka hasur në pritje të ftohtë nga disa republikanë kryesorë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. “Ky buxhet nuk do të shkoj askund”, tha Lindsey Graham, kryesues i një nënkomiteti të Senatit, i cili i mbikëqyrë shpenzimet në diplomaci dhe ndihma të jashtme. “Nëse ne e implementojmë këtë buxhet, atëherë ju do të duhet të tërhiqeni nga bota ose ju do ta vëni në rrezik një numër të madh të njerëzve”, tha Graham. “Duke pasur parasysh kërcënimet në rritje me të cilat ne ballafaqohemi, ne duhet të jemi mbështetës, e jo zvogëlues të programeve kundër terrorit, zbatimit të ligjit dhe atyre humanitare”, tha kryesuesi i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Edward Royce. Lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell, e ka lavdëruar propozimin e buxhetit, i cili sipas tij, mund të jetë i balancuar, por republikani tjetër, John Corbyn, vlerësoi se ai është “në themel i vdekur me të arritur”. Kundër këtij propozimi është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka sugjeruar se këto shkurtime nuk do të kalojnë në Kongres. Meqë, Kongresi i Shteteve të Bashkuara, sipas Kushtetutës, i ka nën kontroll shpenzimet, vërejtjet nga ligjvënësit e lartë mund të ndikojnë që të mos miratohen propozimet për shkurtime të thella.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Britania shton masat e sigurisë pas sulmit në Mançester

Zeri Amerikes - 13 orë 15 min më parë
Policia britanike tha se po përparon në ndriçimin e sulmit të së hënës në Mançester, që la pas vetes 22 të vrarë dhe 59 të plagosur.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vatikan: Papa dhe Trump e përfunduan takimin e tyre

Radio Evropaelire-Lajme - 13 orë 23 min më parë
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Papa Françesk, e kanë mbajtur sot takimin e tyre të parë. Papa e ka pranuar presidentin Trump në Vatikan, për një audiencë të zgjeruar, që ka zgjatur më tepër se 30 minuta. Pas audiencës private me Papën, Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania, dhe anëtarët e tjerë të familjes, janë mbledhur për fotografime me Papën. Gjatë fotografimit ishte i pranishëm edhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson. Pritet që në Romë, presidenti Trump do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe kryeministrin, Poalo Gentiloni. Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe. Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikaan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane. Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA dorëzon në Serbi një të akuzuar për masakrën e Srebrenicës

Zeri Amerikes - 13 orë 29 min më parë
Sërgjan Biliç, akuzohet për përfshirje në njërën nga masakrat më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kina kërkon vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore

Radio Evropaelire-Lajme - 13 orë 35 min më parë
Kina ka kërkuar vazhdim të bisedimeve me Korenë Veriore dhe i ka hedhur poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Uashingtonit, për të imponuar sanksione të ashpra të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë Veriore, për shkak të testeve atomike të saj. Secili hap kah ulja e tensioneve në gadishullin Korean ishte arritur nëpërmjet dialogut, u tha mbrëmë gazetarëve në Nju Jork, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Liu Jieyi. “Nevoja për dialog është shumë e fuqishme”, tha Liu dhe ka shtuar se “nuk ka arsye që dialogui të mos mbahet në situatën e tashme. Kërkohet vullnet politik”. Ambasadorja amerikan në OKB, Nikki Haley, ka thënë se bisedimet nuk janë më aktuale, derisa Koreja Veriore të mos i ndalë testet atomike.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vatikan: Takim i Papës me Trumpin

Radio Evropaelire-Lajme - 14 orë 13 min më parë
Papa Françes dhe presidenti amerikan, Donald Trump, e kanë filluar takimin e tyre në Vatikan. Pasi mori pjesë në një takim të zgjeruar privat me Papën, presidenti Trump në Romë do të takohet me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe me kryeministrin, Paolo Gentiloni. Presidenti Trump arriti sot në Itali nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor, ku ai u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të arrijnë kompromis për paqe. Më herët në Arabinë Saudite, presidenti amerikaan ka marrë pjesë në një samit të liderëve të vendeve kryesisht myslimane. Në kuadër të turneut të tij të parë të jashtëm si president amerikan, Donald Trump nesër merr pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, e pastaj do të jetë njëri nga pjesmarrësit në samitin G-7 në Sicili, më 26 dhe 27 të këtij muaji.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Trump e ka angazhuar një avokat lidhur me hetimin për Rusinë

Radio Evropaelire-Lajme - 15 orë 12 min më parë
Presidenti ameirkan, Donald Trump, e ka angazhuar këshilltarin e tij juridik, Marc Kasowitz, si avokat të tij, në çështjet ku involvohen hetimet lidhur me lidhjet e Rusisë me fushatën e tij zgjedhore të vitit 2016, kanë raportuar mbrëmë mediat. Fox Business News dhe ABC raportuan se Trump e ka angazhuar zotin Kasowitz nga Nju Jorku, që është jurist me përvojë, për ta përfaqësuar atë në hetimin e udhëhequr nga këshilltari special i Departamentit amerikan të drejtësisë, Robert Mueller. Avokati Kasowitz e ka përfaqësuar Donald Trumpin për më tepër se 15 vjet, por konsiderohet se nuk është i njohur si avokat për çështje penale. Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Marc Kasowitz ishte kërëcnuar për ta paditur të përditshmen, New York Times, nëse nuk tërhiqet shkrimi për një grua që e kishte akuzuar Trumpin se e kishte prekur në mënyrë jopërkatëse. Por, gazeta nuk e kishte tërhequr artikullin. Kasowitz, po ashtu, ka ndihmuar në mbrojtje lidhur me pretendimet për mashtrime kundër Universitetit Trump.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: Një i kërkuar për masakrën e Srebrenicës dërgohet në Serbi

Radio Evropaelire-Lajme - 15 orë 25 min më parë
Një person i kërkuar lidhur me masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, gjatë luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë, është kthyer në vendin e tij të lindjes, Serbi, për tu ballafaquar me akuza. Zyrtarë të Agjencisë së Imigrimit dhe Doganave (ICE) thanë mrbëmë vonë se personi, Sërgjan Billiq, 44 vjeçar, është dërguar në Beograd, nga aeroporti ndërkombëtar në Majami të Shteteve të Bashkuara. Agjentët e kësaj agjencie amerikane e dorëzuan atë tek autoritetet e Serbisë. Agjencia e Imigrimit dhe Doganave thotë se Billiq ishte anëtar i një brigade të ushtrisë serbe të Bosnjës e implikuar në gjenocid, i cili ndodhi në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Afro 8 mijë burra e djem myslimanë ishin ekzekutuar, ndërsa 30 mijë femra dhe fëmijë ishin përzënë nga ky territor. Një gjykatë ndërkombëtare në vitin 2001 ka vlerësuar se në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid. “Individët sikur Billiqi duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, tha Marc J. Moore, nga Agjemcia e Imigrimit dhe Doganave e Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët nuk kanë thënë se ku kishte jetuar Billiq dhe se sa gjatë ai ishte në Shtetet e Bashkuara.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Britani: Kërcënimi për terror është ngritur në nivelin më të lartë

Radio Evropaelire-Lajme - 16 orë 8 min më parë
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se niveli i kërcënimit të terrorizmit është ngritur në nivelin “kritik”, që është më i larti, meqë do të thotë se mund të ketë sulm të menjëhershëm. Kjo ngritje u bë pas sulmit vetëvrasës pas një koncerti në qyetin Mançester, me ç’rast janë vrarë 22 vetë. I dyshuari për këtë sulm, Salman Abedi, mund të ketë qenë pjesë e një rrjeti më të madh, tha mbrëmë vonë kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe ka theksuar se ky person kishte lindur dhe ishte rritur në Britani. Ajo, po ashtu, ka njoftuar se qeveria e ka aktivizuar të ashtuquajturin, Operation Temperer, që është një plan emergjent për t’i vendosur ushtarët në vendet kryesore publike në mbështetje të policisë. Policia e Mançesterit ka njoftuar se e ka arrestuar një person 23 vjeçar me lidhje me sulmin në këtë qytet. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojmë këtë pretendim të militantëve të Shtetit Islamik.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Berisha rrëfen takimin: Përse Ilir Meta erdhi në zyrën time ditën e paktit Rama-Basha

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:48
TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha të arritur në 18 maj si dhe takimin me Ilir Metën. I ftuar ne emsionin “Studio e Hapur’ Berisha tha se Meta erdhi për të pirë një kafe dhe s’kishte asnjë kërkesë. “Këtë të presidentit, në konceptin tim i takonte mazhorancës dhe për mendimin tim nuk […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Berisha: Çfarë pres nga gjeneral Demiraj në krye të Ministrisë së Brendshme

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:48
TIRANE– Shkarkimi i Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme ka ardhur si rezultat i ccadrës së protestës. Këtë e ka shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”. Duke iu referuar deklaratave të bëra më herët për situatën me kanabisin në vend, Berisha thotë se është […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

A u zhgënjye nga LSI kur u regjistrua në zgjedhje? Berisha: Nuk jam aq naiv sa të besoj…

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:39
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24 foli edhe për deklaratat e artikuluara nga ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta që nuk do hynte në zgjedhje pa opozitën. Berisha thotë se nuk është zhgënjyer pasi e dinte që LSI-ja do merrte pjesë në zgjedhje. “Jo, unë nuk jam aq […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Pakti me Bashën, Berisha: Fitore personale e Ramës. Më ngjan si “Plaku dhe Deti” i Heminguejt

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:33
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë mbi marrëveshjen së arritur më 18 Maj mes Ramës e Bashës, të cilën e quan si shumë të mirë. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24, Berisha deklaroi se arritja e marrëveshjes ishte fitorja e tij personale. Ai e krahasoi Rilindjen me veprën […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Berisha i “njeh” merita Ramës për marrëveshjen PS-PD: Pse nuk doja zgjedhje në korrik

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:33
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha të arritur më 18 maj për zgjidhjen e ngërçit politik dhe futjen e opozitës në zgjedhje. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, Berisha thotë se arritja e marrëveshjes ishte një meritë personale e Ramës, pasi ai rrezikonte të hynte në histori si […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

FOTO/ Kolumbi, në qendrat tregtare manekinët ushqejnë me gji bebet

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:31
KOLUMBI-Janë manekinët që ushqejnë me gji bebeT, në qendrat tregtare të Kolumbisë, protagoniste të fushatës promovuese të ‘Amigos de la Lactancia’. Në vitrina dhe në vende të dukshme të qendrave, veshjet që janë në shitje janë veshur nga manekinë, të cilët kanë gjoksin jashtë dhe ushqejnë bebe, edhe ato prej plastike. Iniciativa ka për qëllim […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Berisha tregon prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha: Çfarë mendimi dhashë

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:29
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në Neës 24, tregoi se personi që pati më shumë ndikim në arritjen e marrëveshjes mes Ramës e Bashës është zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee ndërsa tregon edhe mendimet që i ka dhënë Lulzim Bashës, por mohon të jetë ai “kumbari i kësja […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bakaj konfirmon gjithçka: Ndeshjen nuk do e shoh as nga televizori

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 19:05
Elis Bakaj ka konfirmuar gjithçka ç’ka është folur sot në media për lamtumirën para kohe me ekipin e Vllaznisë pas 13 ndeshjesh dhe 6 golash të shënuar. Prishja e marrëveshjes mes klubit shkodran dhe futbollistit ka ardhur si pasojë e kërkesës së këtij të fundit për të mos u aktivizuar në ndeshjen deçizive kundër Tiranës […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Lezha bëhet gati për të pritur turistët, nis dezinfektimi i mushkonjave në bregdet

BalkanWeb - Lajme - Mar, 05/23/2017 - 18:59
Lezha bëhet gati për të mirëpritur turistët këtë sezon veror. Ekipet e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë nisur dezinfektimin e mushkonjave në bregdetin e Shëngjinit, lagunat dhe kanalet, të cilat janë edhe vatrat më problematike. Procesi i nisur që në muajin prill do të vijojë deri në fund të shtatorit. Deri në mbyllje të sezonit […]
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar