Skip to content

Lajmet e ditës

Navalny: Procesi nuk ishte as iluzion i drejtësisë

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 12:19
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, sot është paraqitur në një gjykatë në Moskë, pas arrestimit të djeshëm nga ana e policisë, së bashku me qindra pjesëmarrës të tjerë të protestave të mbajtura në dhjetëra qytete në gjithë Rusinë. Ky politikan, që është edhe aktivist i paepur kundër korrupsionit në Rusi është akuzuar për organizim të tubimit, për të cilin autoritetet konsiderojnë se e ka shkelur rendin publik, kanë raportuar mediat ruse. Pasi doli nga gjykata, e cila e gjobiti me 20 mijë rubla (350 dollarë amerikanë) dhe e dënoi me 15 ditë burg për mosbindje ndaj urdhërave të policisë, Navalny tha se procesi nuk ishte korrekt. “Kam qenë në shumë procese administrative në shumë raste. Deri tash, ky proces i fundit ishte më i shpejti prej të gjitha proceseve. Nuk janë dëgjuar dëshmitarë, nuk ka pasur mundësi për apelim. Me fjalë të tjera, edhe iluzioni më i thjeshtë për drejtësi korrekte ka munguar tërësisht”, u tha gazetarëve Navalny, pasi doli nga gjykata në Moskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Deprartamenti amerikan i shtetit tha se Uashingtoni ishte i “shqetësuar” nga arrestimi i Navalnyt. “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë, që menjëherë t’i lirojë protestuesit paqësorë”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, dhe ka shtuar se “burgosja e protestuesve, e vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, është cenim i vlerave themelore demokratike”. Bashkimi Evropian, po ashtu, ka kërkuar nga Rusia që të lejojë që njerëzit të kenë “liri bazike të shprehjes, të tubimit dhe mbledhjes paqësore”. Presidenca e Rusisë e ka mbrojtur veprimin e policisë dhe i ka kritikuar pjesëmarrësit e protestave antikorrupsion. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se pjesa më e madhe e protestave ishin joligjore dhe se organizuesit i “provokuan” pjesëmarrësit për tu përfshirë në këtë “aktivitet ilegal”. Ky zëdhënës ky pretenduar se fëmijëve u ishte premtuar “shpërblim” për të marrë pjesë dhe ka sugjeruar se qeveria do të zhvillojë hetime nëse të miturit janë paguar për të qenë pjesëmarrës. Policia e arrestoi Navalnyn, derisa mijëra njerëz kanë protestues në afro 100 qytete në gjithë Rusinë. Këto protesta antiqeveritare janë vlerësuar si ndër më masivet prej vitit 2012. Këto tubime u bënë pasi grupi antikorrupsion i zotit Navalny, më 2 mars e ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e pastaj këto fonde i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta. Sipas disa raporteve nga gjykata, zoti Navalny në një moment ka kërkuar që kryeminsitri Medvedev të dëshmojë në gjykatë. Navalny e ka kritikuar gjyqtaren, Alesya Orekhova, duke e akuzuar se po sillej si një e re e paedukuar. Policia tha se afro 500 njerëz ishin arrestuar në kryeqytetin Moskë, por organizata joqeveritare, OVD-Info, që i gjurmon arrestimet, tha se ky numër është 1,030. Mëtutje, kjo organizatë ka njoftuar se pjesa më e madhe e të arrestuarve tashmë janë liruar, por së paku 120 vetë mbeten në paraburgim. Aleksei Navalny i ka udhëhequr shumë protesta madhore në periudhën 2011 – 2012, ku është shprehur zemërimi lidhur me dëshmitë për mashtrim të përhapur në zgjedhjet parlamentare dhe për shkak të shqetësimeve për kthimin e Vladimir Putinit në presidencë, pasi për një mandat kishte shërbyer si kryeministër. Në një postim në rrjetin Twitter, pasi ishte arrestuar, Navalny ka shkruar se ishte “krenar” për protestuesit dhe se arrestimet ishin të “pritura”. “Vjedhësit e mbrojnë vetveten në këtë mënyrë”, ka shkruar Navalny dhe ka shtuar se “ju nuk mund ta arrestoni secilin person që është kundër korrupsionit, pasi të tillë jemi miliona”. Mëtutje, në një postim tjetër në rrjetin Twitter, Navalny ka njoftuar se 13 punëtorë të fondacionit të tij, mbesin në paraburgim policor, pasi ata ishin arrestuar dje gjatë bastisjes së zyrave të këtij fondacioni në Moskë. “Zyra është plaçkitur dhe ata i morën absolutisht të gjitha pajisjet”, tha Navalny. Përgatiti: Fatmir Bujupi    
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kremlini thotë se protestat ishin provokim; Navalny dënohet

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 12:10
Një gjykatë në Moskë dënoi me 15 ditë burg liderin e opozitës ruse dhe aktivistin anti-korrupsion, Aleksei Navalny, për mosbindje ndaj policisë, si dhe me 20,000 rubla (350 dollarë) gjobë për organizimin e, siç u tha, protestave të paligjshme në Moskë, më 26 mars. Të dielën, policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë Navalnyn, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev. Navalny përsëriti edhe sot akuzat për korrupsion kundër Medvedevit. Kremlini, në anën tjetër, i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës. Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato. Zëdhënësi Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen. Kësaj deklarate i bëri jehonë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Nuk e kujtoj kush, por dikush ka thënë se liria kërkon sundim të ligjit. Andaj, legjislacioni rus, i cili bazohet në të drejtat e përcaktuara ndërkombëtarisht të shteteve, për të ndaluar ngjarje, sidomos kur ka arsye për të vlerësuar se ato mund të nxisin parregullsi publike, është në thelb të çdo gjëje që flasim", tha Lavrov. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

Punëtorët “pa letra” vërshojnë tregun e punës

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 12:10
Një numër i madh i punëtorëve sektorin privat punojnë në mënyrë jo formale, pasi nuk kanë të nënshkruara kontrata pune në mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit, thonë udhëheqës të sindikatës së punëtorëve.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shqipëria i bashkohet "Javës Europiane për Plazhe të Pastra"

Deutsche Welle - shqip - Hën, 03/27/2017 - 12:03
Shqipëria merr pjesë në "Javën Europiane për Plazhe të Pastra" ua (27.03) duke iu bashkuar aksioneve dhe veprimtarive, që me këtë rast po zhvillohen në vendet e BE-së dhe ato kandidate për anëtarësim si Shqipëria.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Në ç'drejtim do të shkojë Bullgaria?

Deutsche Welle - shqip - Hën, 03/27/2017 - 11:54
GERB, e ish-kryeministrit Boiko Borissov, fiton zgjedhjet në Bullgari. Por krijimi i qeverisë do të jetë i vështirë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vuçiq: Serbia do BE-në, por edhe raporte të mira me Rusinë

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 11:30
Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por do të punojë fuqishëm për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me aleatin tradicional - Rusinë, tha për agjencinë Reuters kryerministri serb, Aleksandar Vuçiq.  Komentet vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, më 2 prill, në të cilat Vuçiq është kandidat dhe njëherësh favorit. "Serbia është në rrugën evropiane dhe ky është qëllimi ynë strategjik. Duam që shoqëria jonë të jetë e modeluar sipas vendeve më të zhvilluara të Evropës perëndimore", tha Vuçiq, por shtoi se do të punojë shumë si president, për të mbajtur raporte të mira me Rusinë. Rusia, në anën tjetër, kundërshton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, në NATO dhe në BE, andaj bën përpjekje të shtrijë ndikimin e saj. Vuçiq gjendet sot në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zyberi: Platforma dha alibi për shpëtimin e Gruevskit dhe Ivanovit

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 11:17
Partitë politike shqiptare në mënyrë të gabuar e nënshkruan dhe e prezantuan deklaratën dhe me këtë i dhanë alibi presidentit Gjorge Ivanov dhe VMRO DPMNE-së që ta shfrytëzojnë për të shpëtuar nga gjendja në të cilën ndodhen, ka deklaruar eksperti juridik Naser Zyberi në një intervistë për shërbimin në gjuhën maqedonase të Radios Evropa e Lirë. Zyberi vlerëson se pikat e deklaratës politike aspak nuk janë kontestuese, përveç asaj për dënimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, që ishte janë kontekstit dhe sistemit politiko-juridik, pasi i referohet periudhës kur Maqedonia ka ekzistuar si shtet. “Gjithçka tjetër është në kuadërprogrameve të partive politike, por ato në mënyrë të gabuar arritën deri tek kompromisi për të nënshkruar ashtu sikur edhe gabimisht e prezantuan”, ka deklaruar Zyberi i cili ka qenë edhe deputet në tri përbërje parlamentare. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për rrezikun që ekziston nga ngritja e tensioneve ndëretnike, para se gjithash nga VMRO-ja dhe presidenti Gjorge Ivanov, të cilët në mungesë të argumentet për mbajtjen pezull të gjendjes po luajnë me kartën e raporteve ndëretnike. “Kuptohet se kjo është një lojë shumë e rrezikshme, pasi ngritja e tensioneve në planin ndëretnik, mund të ketë pasoja në aspektin e sigurisë. Kjo nuk i ndihmon askujt, asnjë partie politike, e as shtetit”, u shpreh eksperti juridik, Naser Zyberi.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Turqit në Evropë nisin votimet në referendumin e Erdoganit

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 11:12
Turqit që jetojnë në Evropë, votojnë sot në një referendum, që bën thirrje për zgjerimin e pushtetit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Rreth 1.4 milion turq në Gjermani kanë të drejtë vote në referendum. Ata do të mund të votojnë nga sot deri më 9 prill në konsullatat e Turqisë në Berlin, Hamburg, Hanover, Frankfurt, Këln, Dyzeldorf, Muenster, Karlsrue dhe Mainc, raporton DPA. Popullsia turke e Gjermanisë është e rëndësishme për Erdoganin, kampi "Po" i të cilit është duke luftuar për të ruajtur avantazhin brenda Turqisë. Në zgjedhjet presidenciale më 2015, 60 përqind e turqve në Gjermani kanë votuar partinë e Erdoganit - AKP. Diaspora turke në Austri, Zvicër, Danimarkë dhe Francë po ashtu do të votojë gjatë dy javëve në vazhdim. Referendumi kushtetues brenda Turqisë zhvillohet më 16 prill. Referendumi ka shkaktuar mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe disa qendrave evropiane, të cilat i kanë ndaluar zyrtarët turq të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kryeministri serb në Moskë për t'u takuar me Putinin

Zeri Amerikes - Hën, 03/27/2017 - 10:53
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia është në rrugën evropiane, por kërkon njëkohësisht forcim lidhjesh me Moskën.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kremlini shpërfill thirrjet e SHBA-së e BE-së për lirimin e protestuesve

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 03/27/2017 - 10:25
Kremlini i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës, të arrestuar gjatë protestave të dielën. Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato. Policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë edhe liderin opozitar, Alexei Navalny, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev. Navalny u akuzua sot për organizim të tubimeve të paautorizuara që kanë çuar në shkelje të rendit publik. Sipas mediave ruse, ai mund të përballet me 15 ditë burgim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA dënon arrestimin e udhëheqësit opozitar rus

Zeri Amerikes - Hën, 03/27/2017 - 09:26
Qindra veta përfshirë edhe udhëheqësin e opozitës, Alexei Navalny, u arrestuan gjatë protestave të së dielës gjithandej Rusisë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Japoni, 8 nxënës zhdeken pas ortekut

Zeri Amerikes - Hën, 03/27/2017 - 08:39
Qindra punonjës të ekipeve të shpëtimit janë përfshirë në një operacion kërkimi në veri të Tokios ku nxënësit u përfshinë nga një ortek bore.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Çfarë do të thotë lirimi i Mubarakut për Egjiptin

Deutsche Welle - shqip - Hën, 03/27/2017 - 05:29
Pas gjashtë vitesh në arrest, ish-diktatori egjiptian Husni Mubarak është sërish i lirë. Kjo në një kohë kur shumë aktivistë të revolucionit dergjen në burgje.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Sondazhet/ Kandidati pro-europian fiton zgjedhjet në Bullgari

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 23:00
BULLGARI- Sondazhet e para sugjerojnë se ish-kryeministri Boyko Borisov nga partia e djathtë ‘Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë’, ka fituar zgjedhjet në Bullgari. Rezultatet zyrtare pritet të publikohen ditën e sotme por lideri i Partisë Socialiste Kornelia Ninova tashmë ka pranuar humbjen. Zgjedhjet e kësaj të diele janë të tretat në 4 vjet. 57 […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bosnja e përgjysmuar, disa nga yjet nuk do të luajnë kundër Shqipërisë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 22:07
Bosnja Hercegovina ka kryer stërvitjen e parë në tokën shqiptare. Në dispozicion të boshnjakëve është vënë stadiumi “Selman Stërmasi”, dhe nën urdhrat e trajnerit Bazdareviç janë vendosur 19 futbollistë. Ekipi i Bosnjës nuk ka qenë i plotë në stërvitje, pasi vetëm disa orë më parë, kishte luajtur ndeshjen ndaj Gjibraltarit, të vlefshme për eliminatoret e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zyrtare, Holanda shkarkon trajnerin pas humbjes “turpëruese” me Bullgarinë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:42
Holanda ka shkarkuar trajnerin Danny Blind pas humbjes 2:0 nga Bullgaria në ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”. Danny Blind, i cili mori drejtimin e Holandës në vitin 2015, në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm dy fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt në Grupin A me […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

“Vlahutin, krimi e droga”, gazeta gjermane zbulon arsyet pse s’hapen negociatat

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:35
Gazeta gjermane “Franfurter Allgemeine Zeitung” në një artikull të sajin me autor Karl­Peter Schwarz shkruan se Shqipëria është larg hapjes së negociatave. Gazetari përmend probleme me shtetin ligjor në këtë kuadër dhe vlerëson rolin e opozitës dhe kauzat e saj. Po kështu, ai përmend edhe aferat për të cilat akuzohet ambasadorja e BE­së, Romana Vlahutin. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

CDU fiton zgjedhjet rajonale me shumicë të madhe votash

Deutsche Welle - shqip - Dje, 03/26/2017 - 21:07
CDU fitoi të dielën me një shumicë të madhe votash zgjedhjet në Landin e Zarës. Kjo fitore thellë e ka dekurajuar kampin socialdemokrat, që kërkon t'i fitojë sivjet zgjedhjet parlamentare.
Kategoritë: Lajmet e ditës

CDU fiton zgjedhje rajonale me shumicë të madhe votash

Deutsche Welle - shqip - Dje, 03/26/2017 - 21:07
CDU fitoi të dielën me një shumicë të madhe votash zgjedhjet në Landin e Zarës. Kjo fitore thellë e ka dekurajuar kampin socialdemokrat, që kërkon t'i fitojë sivjet zgjedhjet parlamentare.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Aleati i Bashës paralajmëron: Mazhoranca “harakiri” nëse nuk pranon qeveri teknike

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 21:05
TIRANE- Kryetari i PAA-së, Agron Duka njëherësh aleat i Lulzim Bashës ka folur pas takimit të zhvilluar me të, ku mbështet plotësisht idenë e kryedemokratit për të mos hyrë në zgjedhje. Në këto kushte, Duka flet për një vetëshkatërrim të mazhorancës, ose “harakiri” siç e quan ai. “Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar