Skip to content

Lajmet e ditës

Kremlini mbanë distancë nga kontesti për prokurorin Sessions në SHBA

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 16:54
Kremlini po synon të mbajë distancë nga kundërthënia në Shtetet e Bashkuara, lidhur me takimet e prokurorit të përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, me ambasadorin e Rusisë, Sergei Kislyak, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit ë Rusisë, Vladimir Putin, u tha sot reporterëve në Moskë se nuk është i vetëdijshëm për takime të tilla, por edhe nëse këta dy persona kanë biseduar, ajo ka qenë çështje rutinore. “Nuk kam njohuri për çfarëdo takimi, derisa puna e ambasadorit përfshinë mbajtje të më shumë takimeve të mundshme, përfshirë me autoritetet ekzekutive dhe legjislative në vendin ku ai ndodhet”, tha Peskov, dhe ka shtuar se “nuk është kokëdhimbje e jona”. Jeff Sessions, që ishte këshilltar i fushatës së Donald Trumpit, është pyetur gjatë dëgjimit konfirmues në Senat në muajin janar, nëse “çfarëdo personi i ndërlidhur” me fushatën ka pasur kontakte me rusët. Ai tha se nuk “ishte i vetëdijshëm” për ndonjë takim. Dështimi i tij për t’i përmendur dy takimet e tij me Kislyakun ka ndikuar që ligjvënësit demokratë të kërkojnë dorëheqje të zotit Sessions ose të tërhiqet nga hetimi i Departamentit të drejtësisë për dyshimet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Sessions e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje dhe dje tha se “asnjëherë nuk është takuar me zyrtarë rusë për të diskutuar çështje të fushatës”. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA, Rusia dhe administrata Obama

Zeri Amerikes - Enj, 03/02/2017 - 16:52
Gazeta "The New York Times" boton një raport, sipas të cilit zyrtarë të adminstratës Obama janë përpjekur të gjejnë të dhëna për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Kategoritë: Lajmet e ditës

PE i heq imunitetin Marine Le Penit

Zeri Amerikes - Enj, 03/02/2017 - 16:48
Kandidatja për presidente e Francës publikoi në Twitter disa foto që dëshmojnë për akte dhune të kryera nga Shteti Islamik.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Serbi: Jeremiq kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 16:14
Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar sot nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuiçiq, që të paraqes dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi garon për president të Serbisë. Jeremiq, po ashtu, ka kërkuar që Vuçiq ta zhbllokoj Parlamentin e Serbisë. Mëtutje, Vuk Jeremiq ka kërkuar nga Vuçiqi, që të mundësoj mbajtje të lira të zgjedhjeve presidenciale dhe ka paralajmëruar se së bashku me ata që e mbështesin, nëse zgjedhjet nuk janë të lira, do të ndërmarrë hapa në mbrojtje të rendit kushtetues. Zgjedhjet presidenciae në Serbi mbahen më 2 prill.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Mogerini: Ivanov të rikthejë vendimin dhe të respektojë kushtetutën

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 16:00
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të rikthejë vendimin për të mos mandatuar liderin e opozitës, Zoran Zaev për kryeministër. Pas takimeve në Shkup me liderët e të gjitha partiakeve politike parlamentare, Mogerini bëri gjithashtu thirrje për shmangien e retorikës nxitëse që sipas saj mund të çojë jo vetëm në krizë ndëretnike por edhe në krizë gjeopolitike. “Kërkova nga Presidenti të reflektojë përpara, të rikthejë vendimin e tij në interes të të gjithë qytetarëve të këtij shteti dhe ashtu siç e thotë kushtetuta t’ua besoj mandatin partive që kanë shumicën në Parlament...Të gjithë liderët politik dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike dhe institucionale, kanë për detyrë të zbusin retorikën dhe të shmangin shndërrimin e krizës institucionale në krizë ndëretnike dhe më e keqja në krizë gjeopolitike”, ka deklaruar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini “Ky është një shtet kompleks, në një rajon kompleks dhe ne jetojmë në një kohë komplekse. Andaj dhe nuk na duhet benzinë për shkak se ne kemi shuar disa zjarre tashmë. Sinqerisht besoj se secili do të japë maksimumin e përgjegjësisë dhe do të shmangë çdo retorikë përçarëse ose konfrontuese në këtë shoqëri". "Vendi juaj nuk i është ekspozuar kërcënimeve plotësuese, por nga disa probleme serioze të brendshme dhe i takon liderëve të këtij shteti të marrin përgjegjësi dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë”, ka deklaruar Mogerini. Baily: Ivanov ta shyrtojë vendimin  Ndërkohë, paraprakisht edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Jess Baily, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta shqyrtojë vendimin për mos mandatim të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, për kryeministër të Maqedonisë. Baily tha se vendimi i Ivanovit nuk përputhet me parimet demokratike dhe sundimin e së drejtës si vlera thelbësore për integrimin euroatlantik të këtij vendi. "Si partnerë dhe miq strategjikë të Maqedonisë, duke e respektuar plotësisht edhe sovranitetin e shtetit, i bëjmë thirrje presidentit Ivanov që ta rishqyrtojë këtë vendim. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të jenë të përmbajtur dhe të tregojnë konstruktivitet, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme politike në Maqedoni ", ka deklaruar ambasdori Baily. Zaev kërkon mandatin, VMRO kërkon zgjedhje të reja  Nga ana tjetër, liderët e partive politike kanë shprehur besimin në ndërhyrjen urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për kapërcimin e krizës, e cila sipas tyre rrezikon përshkallëzimin nga, siç thanë, vendimi antikushtetues i Presidentit Ivanov. “Kërkoj mandatin që të mund të bisedoj për të gjitha dokumentet që mund të jenë apo të mos jenë pjesë e programit qeveritar, i cili më pas miratohet vetëm se në Kuvend. 67 firmat e deputetëve janë bazë themelore demokratike për marrjen e mandatin për nisjen e bisedimeve për qeverinë e re. Pritjet e BE-së janë se nëse qeveria e re tregon rezultate për reforma, BE-ja nëpërmjet institucioneve do të ketë më shumë arsye të përshpejtojë procesin e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësimin e saj të plotë në BE-së”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev Nga VMRO DPMNE-ja përmes një komunikate kanë bërë të ditur se shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini i kanë thënë se “zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e krijuar në Maqedoni”. Partitë shqiptare bëjnë thirrje për shmangie të krizës ndëretnike Nga Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti përmes një komunikate kanë shprehur përkushtimin për të ndihmuar nxjerrjen e vendit nga kriza dhe kanë kërkuar që kriza institucionale të mos shndërrohet në krizë ndëretnike. Edhe partitë tjera shqiptare besojnë në ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për dalje nga kriza e thellë. “Në rrethanat në të cilat ndodhet Maqedonia, vërtetë që vizita e zonjës Mogerini është një ogur i mirë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë krizë të thellë në të cilën nga futën partitë politike të qeverisjes VMRO-BDI gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, periudhë kjo kur kishin një qeveri e mbështetur në krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve ashtu siç është konstatuar edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët tha se e ka njoftuar shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini se platforma shqiptare nuk është e orientuar kundër maqedonasve, por është e drejtë legjitime e kërkuar gjatë 25 vjetëve të fundit. Sela tha se “gjuha shqipe nuk është problem në krizën aktuale por se ajo shërben për të nxitur qytetarët dhe për të manipuluar me qëllim për të mbrojtur kriminelët dhe për të penguar dekriminalizimin e institucioneve”. Vendimin për të mos e mandatuar Zaevin për kryeministër, Presidenti Ivanov e publikoi të mërkurën me arsyetimin se platforma e partive shqiptare, që pritet të jetë pjesë e programit qeveritar, sipas tij, rrënon sovranitetin dhe karakterin unitar të shtetit. Vendimi i tillë i Ivanovit e ka futur Maqedoninë tashmë në një krizë edhe më të thellë me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e saj.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Spekulime mbi tonin e zbutur të Presidentit Trump

Zeri Amerikes - Enj, 03/02/2017 - 15:57
Përkrahësit dhe kritikët e presidentit, si dhe analistët po japin parashikimet e tyre nëse ky ndryshim toni pritet të vazhdojë apo ishte një episod unik
Kategoritë: Lajmet e ditës

Raportet: Shtëpia e Bardhë ka kërkuar ruajtjen e dokumenteve për kontaktet Trump-Rusi

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 15:53
Mediat amerikane raportojnë se juristët e Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar nga personeli i presidentit, Donald Trump, që t’i mbrojnë materialet, të cilat mund të kishin ndonjë lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Agjencitë AP dhe Reuters dje i kanë cituar zyrtarët e administratës, që kanë dashur të mbeten anonimë, të cilët kanë thënë se dje, personelit të Shtëpisë së Bardhë i ishte dërguar një memorandum, pasi demokratët në Senat kanë kërkuar që Shtëpia e Bardhë t’i mbante të gjitha materialet, që i dokumentojnë kontaktet, që të punësuarit e zotit Trump i kishin pasur me zyrtarët qeveritarë rusë ose ndihmësit e tyre. Një kërkesë të tillë për Shtëpinë e Bardhë e kishte bërë edhe Komiteti për inteligjencë i Senatit amerikan. Agjencia FBI ka zhvilluar hetime lidhur me kontaktet ndërmjet këshilltarëve të Trumpit dhe Rusisë, derisa komitetet e Kongresit po hetojnë për rolin e Rusisë në ndërhyrjet kibernetike gjatë fushatës për zgjedhje. Anëtarët e personelit të Kongresit thonë se nuk kanë dëshmi se materialet e ndërlidhura me Rusinë nuk po ruhen. Komuniteti i inteligjencës ka konkluduar se Rusia i ka rrjedhur dokumentet e demokratëve të siguruara nga sulmet kibernetike, vitin e kaluar, për ta ndihmuar Donald Trumpin që të shënoj fitore kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Lideri demorat në Senat, Chuck Schumer, javën e kaluar tha se “ekziston shqetësim real se disa në administratë mund të përpiqen t’i fshehin lidhjet e tyreme Rusinë, duke i fshirë emailat, tekstet ose shënimet e tjera, që mund të qesin dritë në këto lidhje”. Shtëpia e Bardhë dhe Rusia i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Riintegrimi i vështirë i të radikalizuarve

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 15:00
Një proces i riintegrimit të personave të përfshirë në luftërat e huaja do të mund të bëhej, thonë njohës të rrethanave të sigurisë dhe të rikthyerit nga vatrat e luftës “përmes një amnistie të monitoruar për të gjithë pjesëmarrësit e luftërave të huaja në periudhën ndërmjet 2011 dhe 2014”. Ky proces, thonë ata, duhet të përfshijë njerëz që “nuk e kanë ditur as vetë se çka është duke ndodhur në Siri”. Por, për autoritetet në Kosovë ‘amnistimi i pjesëmarrësve në luftimet në Lindjen e Mesme është i pamundur për shkak të natyrës së veprës së kryer' dhe mbi të gjitha, për shkak të Ligjit që parandalon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftëra të huaja. Një numër i të rikthyerve nga vatrat e krizës thonë se pjesa më e madhe e atyre që janë përfshirë në luftime kanë qenë ‘të manipuluar’. Albert Berisha, njëri nga të kthyerit që sot udhëheqë me një Institut për Integrim, Siguri dhe Deradikalizim, i tha Radios Evropa e Lirë, se “shumica e këtyre personave kanë qenë viktima të keqinformimit dhe keqpërdorimit, që kanë ardhur nga shumë institucione, përfshirë edhe ato politike”. "Mënyra me e lehtë se si të bëhet riintegrimi i tyre është që të bëhet një lloj amnistie e monitoruar për të gjithë ata persona që kanë qenë nga viti 2011 deri në maj të vitit 2014, kur gjërat në Siri kanë qenë krejt të turbullta dhe asnjë nga ta nuk kanë mundur ta dinë saktësisht se çka është duke ndodhur atje", tha Berisha. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në rajon, duke e shndërruar Kosovën në vendin me numrin më të madh të ‘luftëtarëve të huaj’ në Evropë në raport me popullatën e saj. Autoritetet e sigurisë thonë se edhe afro 140 veta kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë. Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore. Zëvendësministri i brendshëm në Qeverinë e Kosovës, Valdet Hoxha, i cili njëherësh është Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit, i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘Kosova funksionon mbi bazën e një legjislacioni pozitiv’. “Ju e dini se Kuvendi i Republikës ka miratuar ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja të qytetarëve tanë, ku dënimi parashihet deri në 15 vjet dhe nuk mund t'i ikim kësaj rregullative. Në këtë kontekst, nuk mund të bëjmë përjashtime, por në kontekst të zbatimit të ligjit po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që riintegrimi i tyre të mos shihet si masë represive por një vullnet i mirë duke zbatuar ligjin dhe duke i ndihmuar ata që të integrohen dhe riintegrohen në jetën shoqërore", tha Hoxha. Aktualisht, Kosova ka pak përvojë dhe aftësi në procesin e riintegrimit në shoqëri të të gjithë atyre personave që kanë marrë pjesë në vatrat e krizës në Lindjen e Mesme, thonë ekspertë të fushës së sigurisë. Përveç masave të arrestit dhe përballjes me drejtësinë, njohës të rrethanave, thonë se deradikalizimi bëhet me ‘aftësimin. posaçërisht të institucioneve të vendit, që duhet të trajtojnë jo vetëm të kthyerit nga vatrat e luftës por edhe të gjithë ata që janë radikalizuar brenda territorit të vendit’. Albert Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ‘riintegrimi është i domosdoshëm dhe njëkohësisht edhe i mundur'. "Duhet t'i nënshtrohen të gjithë procesit të riintegrimit që nënkupton punësim, edukim, shkathtësi profesionale, asistenca sociale, ofrim të ndihmës mjekësore e psikologjike e shumë aktivitete të tjera që kishin mundur t'i bëjnë këta persona... të gatshëm për t'u riintegruar në shoqëri", thotë Berisha. Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak. Zyrtarët e institucioneve thonë se me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë filluar të punojnë në zhvillimin e një strategjie për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të cilët kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja, ose të cilët janë gjykuar për këtë çështje. Zëvendësministri Valdet Hoxha tha se është koha që institucionet dhe mekanizmat e tjerë të merren me rehabilitimin dhe integrimin e atyre që kanë ikur në vatrat e luftës dhe një rol i rëndësishëm në strategjinë për rintegrim i është lënë edhe klerikëve të besimit islam. "Një numër i madh i këtyre qytetarëve kanë marrë pjesë në këto luftërat të Lindjes së Mesme pikërisht pas indoktrinimit me ideologji të ndryshme ,duke mos i përjashtuar as vendet e lutjeve, xhamitë, qofshin ato të zyrtarizuara apo xhami shtëpi. Në këtë kontekst, natyrisht që roli i BIK-ut dhe imamëve në të gjitha komunat e Kosovës është i pazëvendësueshëm. Madje pritjet tona janë që ata të kenë një intensitet të shtuar rreth mbajtjes së ligjëratave të devotshme", tha Hoxha. Një pjesë e imamëve të Kosovës, qenë përfshirë në, siç thuhet, ‘vepra të indoktrinimit të të rinjve që u larguan nga Kosova në drejtim të vatrave të luftës’. Në verën e vitit 2014 nga mbi 60 persona që u arrestuan, 12 ishin imamë të xhamive në Kosovë dhe një pjesë e tyre u përballën me drejtësinë. Një Gjykatë në Ferizaj vitin e kaluar dënoi me 10 vjet burg, imamin e një xhamie të Gjilanit, Zekirija Qazimin, ndërkohë që në Prishtinë një prokuror i Prokurorisë Speciale ngriti padi ndaj një imami të xhamisë së madhe të qytetit, Shefqet Krasniqi, për, siç thuhet, ‘nxitje të veprave terroriste”. Por, thirrjet për përfshirje të Bashkësisë Islame të Kosovës në procesin e riintegrimit të ‘personave të radikalizuar’, janë shtuar, dhe profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti, e sheh këtë rol përmes, siç thotë, mekanizmave edukativo-fetar. “Pa riaktivizimin e këtij institucioni fetar [BIK] dhe pa riorganizimin e tij të fuqishëm në parandalimin e interpretimin e jashtëm fetar të ideologëve politikë dhe sektarë të mësimeve islame, përpjekjet e tjera në këtë drejtim nuk do të them se nuk do të jenë të suksesshme, por nuk do të mund të sjellin rezultatin e pritur", tha Hamiti. Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës ndërkaq thonë se janë të gatshëm që të përfshihen në procese të integrimit dhe rehabilitimit. Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet përgjegjëse në Kosovë kanë një plan strategjik por jo edhe konkret. “Janë bërë disa programe dhe ne presim që në ato programe të përfshihen edhe punëtorët e BIK-it, që bashkërisht me institucionet përkatëse të shtetit të japim kontributin tonë për deradikalizimin të tyre. Unë mendoj se kontributi i BIK-ut është i jashtëzakonisht i nevojshëm në këtë fazë sepse ndoshta jemi më të përgatitur për të krijuar kundërnarrativët me të cilat kanë dal këto grupe radikaliste", tha Bajgora. Megjithëkëtë, rehabilitimi dhe riintegrimi, i siç cilësohen personave të radikalizuar bëhet, thotë Skënder Përteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, “duke u nisur nga puna me shërbimet korrektuese e deri tek personat dhe familjet e atyre që kanë qenë në vatrat luftës”. “Programet e riintegrimit në Kosovë duhet të jenë programe që i përshtaten nevojave lokale, kulturës dhe kontekstit lokal", tha Perteshi. Ai tha po ashtu se programe do të duhej t’u dedikohen edhe atyre personave të cilët nuk kanë qenë në vatra lufte e që janë ‘radikalizuar brenda në vendit’. "Për një zbatim të programit të riintegrimit dhe deradikalizmit kërkohet trajnim i stafit dhe institucioneve të shteti, sidomos institucioneve të drejtësisë; shërbimi korrektues e sprovues sepse u mungojnë trajnimet bazike të këtyre programeve", tha Perteshi. Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe. (REL)
Kategoritë: Lajmet e ditës

Prizren: Aktakuzë për ryshfet ndaj 20 zyrtarëve policorë

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 14:52
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzën ndaj njëzet zyrtarëve të Policisë së Kosovës për shkak, të siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, “dyshimit se kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje”. Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se ‘të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare”. Prokuroria themelore në Prizren thotë se “zyrtarët policorë në njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale”. Në fund të vitit të kaluar të paktën 59 zyrtarë të policisë, nga të cilët 35 shqiptarë, 23 të komunitetit serb dhe një boshnjak, janë ndaluar dhe ndaj tyre është kërkuar masa e pezullimit nga puna” për, siç thuhej, “shpërdorim detyre”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA, thirrje për rishqyrtimin e vendimit të presidentit maqedonas

Zeri Amerikes - Enj, 03/02/2017 - 14:41
Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, tha se SHBA janë të dëshpëruara me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov që të mos ia japë mandatin shumicës parlamentare për formimin e qeverisë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bizneset e mëdha “hanë“ të voglat

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 13:58
Trendi i shuarjes së bizneseve vitin që lëmë pas në Kosovë, ka qenë në parametra krejtësisht pozitiv duke marrë parasysh rritjen e numrit të bizneseve të regjistruara, thonë zyrtarë të qeverisë. Por, ekspertë për çështje ekonomike thonë se mjedisi i pafavorshëm i të bërit biznes, ka bërë që bizneset të shuhen. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, (ARBK), agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thuhet se shuarja e bizneseve është 22 për qind në raport më bizneset e regjistruara. Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend Mejzini, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se gjatë vitit 2016, janë regjistruar mbi 10 mijë e 500 biznese përderisa janë shuar 2379. “Ky fenomen është normal, është fenomen i natyrshëm. Ndërmarrësit, gjithkund në botë ushtrojnë aktivitete të ndryshme ekonomike dhe sigurisht se gjatë ushtrimeve të këtyre aktiviteteve ekonomike ndërmarrin edhe rreziqe afariste”, ka thënë Mejzini. Të dhënat statistikore, thotë Mejzini, argumentojnë se niveli i shuarjes së bizneseve në vendet e rajonit dhe në shumë shtete tjera qoftë në tranzicion apo të zhvilluara, është më i lartë se sa në Kosovë. Në shtetet evropiane, thotë ai, norma krahasuese e bizneseve të shuara karshi atyre të regjistruara është mbi 30 për qind.  Të dhënat zyrtare për disa shtete nga raporti i fundit zyrtar: “The International Business Registers Report 2016” për vitin 2015, të përgatitur nga Forumi Evropian i Regjistrit te Bizneseve (European Commerce Registry Forum – ECRF) dërguar nga AKRB. Shtetet Bizneset e regjistruara Bizneset e shuara Raporti % Gjermania    151,602        101,357   66.86% Austria     41,060        26,145   63.68% Zvicra     16,825         6,321   37.57% Finlanda     28,749         13,710   47.69% Mbretëria e Bashkuar     606,176        190,965   31.50% Sllovenia     20,726          26,149  -26.17% Kroacia     13,745         17,305  -25.90% Serbia     41,614         35,116   84.39% Maqedonia      6,713         4,234   63.07% Mali i Zi     4,134         2,988   72.28% Kosova     10,549         2,379   22.55% Edhe ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë fenomen normal shuarjen e bizneseve, por sipas tyre në Kosovë, ky trend ndodh për shkak të konkurrencës joligjore. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Milazim Abazi, ka thënë se një ndër arsyet e shuarjes së bizneseve, kryesisht të vogla, janë bizneset e mëdha - të cilat janë të lidhura më politikën dhe kanë kapital të madh në qarkullim. “Në Kosovë mund të jenë të suksesshëm në veprimtari të ndryshme, vetëm në bazë të nepotizmit dhe korrupsionit. Këto dukuri ndikojnë edhe në sektorin e shërbimeve. Bizneset që nuk kanë lidhje të tilla janë të detyruara të shuhen“. Mejzini, ndërkaq thotë se të gjitha bizneset janë shuar në mënyrë vullnetare dhe nuk kanë falimentuar. "Kryesisht shuarja tek ne konsiderohet shuarje vullnetare, kështu që ne nuk i pyesim për arsye, arsyet mund të jenë të ndryshme. Por, duhet ta bëjë të qartë se nuk ka lidhje me falimentim. Kjo është shuarje vullnetare dhe nuk ndodh për arsye se biznesi ka falimentuar. Por, vetëm se ka aplikuar për të shuar në mënyrë vullnetare biznesin”, thotë Mejzini. Ndryshe, ndër vite, trendi i shuarjes dhe regjistrimit të bizneseve të reja ka shënuar rritje. Disa ekspertë të ekonomisë, kanë vlerësuar se bizneset që shuhen, janë kryesisht biznese të vogla, të cilat nuk mund t’i rezistojnë konkurrencës që ekziston në tregun e Kosovës. (REL)
Kategoritë: Lajmet e ditës

Baily kërkon rishqyrtim të vendimit

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 13:53
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, Jess Baily, i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta shqyrtojë vendimin për mos mandatim të liderit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, për kryeministër të Maqedonisë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Gjykata Kushtetuese e Kroacisë kundërshton ndalimin e abortit

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 03/02/2017 - 13:47
Gjykata Kushtetuese e Kroacisë hodhi poshtë thirrjet për ndalimin e abortit. Ky vendim u cilësua si historik pas viteve të fushatës nga konservatorët e mbështetur nga Kisha Katolike, për të përmbysur ligjin e viteve 1970. Kërkesa për rishikim të ligjit që lejon abortin është bërë nga aktivistë konservatorë në vitin 1991, kur Kroacia ka shpallur pavarësinë nga ish-Jugosllavia, dhe është përtërirë vitin e kaluar. Çdo kufizim i vendimmarrjes së gruas, sa i përket shtatzënisë së saj, “paraqet ndërhyrje në të drejtën e saj kushtetuese për privatësi”, tha kryetari i gjykatës, Mirosllav Sheparoviq. Gjykata po ashtu urdhëroi Parlamentin të miratojë një ligj të ri për rregullat e abortit, brenda dy vjetëve të ardhshëm, duke thënë se ligji aktual është i vjetëruar. Gjykata rekomandoi që ligji i ri të përfshijë masa parandaluese dhe edukative për të reduktuar numrin e aborteve. Ligji aktual, i miratuar në vitin 1978, kur Kroacia ka qenë pjesë e Jugosllavisë, u lejon grave të abortojnë deri në javën e dhjetë të shtatzënisë. Afro 90 përqind e popullsisë 4.2 milionëshe të Kroacisë është katolike.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar