Skip to content

Lajmet e ditës

“Pajisja e përgjimit”/ Ministria e Jashtme e Izraelit nis verifikimet për detektivin e punësuar nga Tom Doshi

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:56
Autoritetet shqiptare ngritën dyshime të mëdha mbi shtetasin izraelit Yoram Frig të cilin e ndaluan në aeroportin e Rinasit ditën e enjte me një pajisje të dyshimtë që mbante me vete. Ndalimin e këtij të fundit dhe sekuestrimin e pajisjes për të kontrolluar nëse është përdorur për përgjime apo ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Trazirat e ‘97/ Flet ish-shefi i SHISH, Klosi: Ja kush e shkatërroi Shqipërinë (Video)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:39
20 vite më parë Shqipëria ra në duart e bandave të armatosur, u vranë 3 mijë njerëz kur nisën të bien firmat piramidale. Por a është kjo arsyeja e vetme? RTV Dukagjini ka transmetuar sot dokumentarin “Kur ra Shqipëria”, i cili trajton trazirat e vitit ‘97 në Shqipëri dhe lidhjen e tyre me Kosovën. Në […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Skandali në Kosovë/ Pacientes i ka hyrë xhami në sy, por pret 40 minuta që doktori ta vizitojë (Video)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 20:14
Një paciente në spitalin e syve në Prizren ka pritur gati 40 minuta me një copëz xhami në sy, pasi doktori nuk ishte në vendin e punës. Rastin skandaloz e denoncon i biri, sipas të cilit, nëna e tij me dhimbje të forta kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetit, ku i dhanë udhëzime […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin tek mbikalimi i Shkozetit dhe e lë në rrugë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 19:48
DURRES- Një 55-vjeçar që po tentonte të kalonte rrugën është përplasur për vdekje në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa policia raportohet të ketë mbërritur në vendngjarje, aty ku gjeti të pajetë trupin e M.D, banor i zonës së Shkozetit dhe ka nisur hetimet. […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Nuk u lejua të futej në stadium, sulmuesi i talentuar poston foto të banderolës “Kosovo is Kosovo”

BalkanWeb - Lajme - Dje, 03/26/2017 - 19:07
Ndonëse nuk bëri aq zhurmë sa ndërprerja e takimit Itali-Shqipëri, ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” mes Kosovës dhe Islandës nuk kaloi pa probleme. Pak minuta para takimit, grupimi që mbështet përfaqësuesen e Kosovës, “Dardanët”, tentuan të fusnin brenda stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Kosovo is Kosovo”, por kjo gjë u ndalua nga organizatorët e […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thellohen ndarjet partiake për kandidatin e Gjykatës së Lartë

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 18:38
Seancat dëgjimore për të emëruarin e Presidentit Trump, Neil Gorsuch, duke se kanë përforcuar kundërshtimet e demokratëve
Kategoritë: Lajmet e ditës

Irak, SHBA heton njoftimet për vrasje të civilëve në Mosul

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:56
Autoritetet në Irak thonë se po hetojnë për vrasjen e më shumë se 100 civilëve në Mosulin perëndimor
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bjellorusi, operacion ndëshkimor ndaj protestuesve

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:54
Policia ndërpreu me dhunë një marshim të protestuesve në kryeqytet dhe ka njoftime për qindra të arrestuar dhe të keqtrajtuar
Kategoritë: Lajmet e ditës

Java shqiptare e modës në Nju Jork

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:41
7 stilistë nga Shqipëria dhe Kosova u paraqitën me punimet e tyre origjinale
Kategoritë: Lajmet e ditës

Dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar pas vitit 1944

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:36
Në Shkodër u promovuan sot dy libra kushtuar emigracionit politik shqiptar të pas vitit 1944 me autore studiuesen e re Leonora Laçi
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet një person

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:32
Zyrtarët në Sinsinati të shtetit të Ohajos, bënë të ditur se të paktën një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën sot në mëngjes, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një klub nate.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:32
Ndërsa po shtohen përpjekjet në këtë drejtim, problematikat janë të shumta në Bathore, një prej zonave më të varfra pranë kryeqytetit
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rindërtimi i objekteve fetare në Kosovë

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 17:28
Përfaqësues të institucioneve thonë se po punojnë për rindërtimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë trazirave të muajit mars të vitit 2004
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ukrainë: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak – 5 vetë të vrarë

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 17:03
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të. Ministria tha se përplasja ka ndodhur sot afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë. Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore. Gjat kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Mustafa: Me dhimbje të madhe përkujtohen dy masakra

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 16:53
“Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë i përjetoi 18 vjet më parë”, thotë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Mëtutje, në rrjetin Facebook, zoti Mustafa ka shkruar se “mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Rahovecit” dhe ka shtuar se “në Suharekë, familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe”. Zoti Mustafa thotë se “qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë” dhe se “bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyroj shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, ta zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkoj falje për krimet e panumërta në Kosovë”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Afganistan: Vritet një udhëheqës i al-Kaedës

Zeri Amerikes - Dje, 03/26/2017 - 16:49
Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se falë një sulmi ajror kundër terrorizmit zhvilluar në fillim të këtij muaji në Afganistan është vrarë një udhëheqës i al-Kaidës
Kategoritë: Lajmet e ditës

Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 16:34
Irani thotë se ka imponuar sanksione kundër 15 kompanive amerikane për shkak të dyshimeve se e mbështesin Izraelin dhe “aksionet e tij terroriste”, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA. Ky vendim, që në masë të madhe është simbolik, pasi firmat nuk bëjnë biznes me Iranin, u mor dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër grupeve dhe individëve, që i akuzon se bashkëpunojnë me programin e armatimit të Iranit. Ministria e jashtme e Iranit në kumtesën e saj thotë se kompanive nuk u lejohet çfarëdo marrëveshjeje me firmat iraniane, ndërsa drejtorët e tashëm dhe ata të dikurshëm, nuk do të mund të marrin viza. Në shënjestër të këtyre sanksioneve janë firmat që furnizojnë armatim dhe pajisje për Izraelin, “për përdorim kundër palestinezëve”, raporton agjencia iraniane, IRNA.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Veseli: Është vullnet i popullit, Kosova do ta ketë ushtrinë e saj

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 16:18
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj sepse, sipas tij, “ky është vullneti i popullit të Kosovës”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Aeroplanët e koalicionit e kanë sulmuar hapësirën ku raportohet për viktima civile

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 15:06
Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit në Irak kanë dorë në sulmin ajror në Mosul më 17 mars, nga i cili – siç kanë thënë banorët lokalë – mund të ndodhë që janë vrarë më se 200 civilë. Në kumtesën e mbrëmshme të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thuhet se sulmi ishte bërë me kërkesë të forcave të sigurisë së Irakut, për t’i marrë në shënjestër luftëtarët dhe pajisjet e grupit miliant, Shteti Islamik (IS). Zyrtarët e koalicionit, megjithqë nuk e kanë konfirmuar numrin e të vrarëve, thanë se sulmi në pjesën perëndimore të Mosulit, ishte në “një lokacion korrespondues me akuzat për viktima civile”. Nuk është specifikuar se cili vend i koalicionit i ka kryer sulmet. Kjo deklaratë u bë pas vendimit të djeshëm të forcave irakiane për ta ndërprerë fushatën për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit, për shkak të shkallës së lartë të viktimave civile. Kjo lëvizje mund të ketë qenë e motivuar nga incidenti në Mosul. Por ende mbetet e paqartë se çka ka ndodhur në qarkun al-Jadida të Mosulit, natën e 17 marsit. Pas raporteve, zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara thanë se nuk janë të sigurt nëse forcat amerikane kishin dorë në këtë sulm. Sipas tyre, ka filluar hetimi për përcaktimin e fakteve lidhur me këtë sulm dhe pretendimet për viktima civile. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thaçi: Krusha e Madhe – njëri nga krimet më të mëdha të Serbisë në Kosovë

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 03/26/2017 - 14:47
“Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, ka ndodhur më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit”, ka shkruar sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin Facebook. Mëtutje ai ka theksuar se “forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq” dhe ka shtuar se “edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999”. Presidenti Thaçi, njëherësh, i ka “inkurajuar sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë”.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar