Skip to content

Lajmet e ditës

Publikohet buxheti i Trumpit me shkurtime të mëdha

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 17:22
Administrata Trump publikoi zyrtarisht buxhetin e Shteteve të Bashkuara, në vlerë prej 4.1 trilionë dollarësh, për vitin fiskal 2018. Buxheti i ri parasheh 800 miliardë dollarë shkurtime në kujdesin shëndetësor dhe mbi 192 miliardë dollarë më pak në programet ushqimore. Më pak mjete do të ketë edhe për të ashtuquajturat programe të sigurisë, të tilla si kreditë për kolegje dhe përfitimet pensionale të punonjësve federalë. Mbi 29 përqind e mjeteve do të reduktohen edhe për diplomacinë, ndihmën e huaj dhe programet jashtë SHBA-së. Propozim-buxheti, ndërkaq, përfshin 54 miliardë dollarë më shumë për shpenzimet ushtarake dhe 1.6 miliard dollarë për të filluar ndërtimin e një muri kufitar me Meksikën. Buxheti duhet të shkojë për miratim në Kongres, ku priten ndryshime të mëdha, edhe pse republikanët e Trumpit i kontrollojnë të dyja dhomat. Kongresi duhet të kalojë ligjin e shpenzimeve deri më 30 shtator, kur është edhe fundi i vitit fiskal, për të shmangur mbylljen e qeverisë. Trump, i cili nuk mori pjesë në prezantimin e buxhetit pasi ndodhet në turne zyrtar, e ka titulluar atë “Një Fondacion i Ri për Madhështinë e Amerikës”.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shqipëri, pasojat e politikës mbi ekonominë

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 16:46
Studiuesit mendojnë se bizneset po tkurren, punësimi është minimal dhe një pjesë e madhe e qytetarëve mendojnë të largohen nga vendi.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ish-shefi i CIA-s është ankuar për ndërhyrjen ruse qysh në gusht

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 16:05
Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, tha se ka biseduar direkt me kreun e agjencisë kryesore ruse të sigurisë, për t’u ankuar për keqtrajtimin e diplomatëve amerikanë dhe përpjekjet e dukshme të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Brennan i tha Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve se biseda më drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, është zhvilluar në muajin gusht, derisa zhvillohej fushata presidenciale. Brennan tha se i ka thënë Bortnikovit se ndërhyrja e vazhdueshme e Rusisë do të dështojë dhe do të pengojë çdo ngrohje të marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit. Po ashtu në gusht, FBI ka hapur hetime për marrëveshje të mundshme midis anëtarëve të fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë. Këto lidhje nuk janë vetëm fokus i hetimeve të FBI-së, por edhe i disa hetimeve të Kongresit. Çështja i ka hedhur hije administratës së presidentit Donald Trump, prejse ka marrë detyrën në muajin janar. Vendimi i Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, ditë më parë, shkaktoi trazira politike dhe bëri që Departamenti i Drejtësisë të emërojë një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet e agjencisë në administratën Trump.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Industria e makinave elektrike bën përparime

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 15:56
Tesla thotë se do të dyfishojë numrin e stacioneve të furnizimit me energji elektrike këtë vit, në 10 mijë. Prodhues të tjerë po bëjnë të njëjtë gjë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Projekti për ndërtimin e një kompjuteri me kuante

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 15:52
Fizika kuantike është teoria bazë që shpjegon sjelljen fizike të gjithshkaje në universin tonë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Polemika rreth buxhetit të propozuar nga presidenti

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 15:38
Presidenti Donald Trump po propozon të balancojë buxhetin federal brenda 10 vjetësh duke shkurtuar shumë programe sociale, përfshirë ato që ndihmojnë të varfrit të paguajnë për ushqim dhe kujdes shëndetësor.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Media: Trump u kërkoi shefave të zbulimit të hidhnin poshtë se fushata e tij kishte lidhje me Moskën

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 15:27
Sipas njoftimeve të medias amerikane, Presidenti Trump, u kërkoi në muajin mars dy prej krerëve më të lartë të zbulimit të mohojnë publikisht se ka patur një bashkëpunim mes ekipit të tij të fushatës presidenciale dhe Rusis
Kategoritë: Lajmet e ditës

Bomba në Mançester e ndërtuar për të shkaktuar viktima të shumta

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 15:23
Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Policia gjermane çan një bandë hajdutësh me 500 anëtarë

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 15:08
Policia e Mynihut tha se ka prishur një klan të madh hajdutësh, i cili, sipas vlerësimeve, mund të jetë përgjegjës për një të pestën e vjedhjeve në Gjermani. Policia tha se banda kriminale mund të krahasohet me një "oktapod me këmbë në gjithë Evropën" dhe se pjesëtarët e saj janë të lidhur me gjak ose martesë. Hetimet kanë nisur kur tri gra janë kapur duke bërë përpjekje për të hyrë në një pronë në Mynih, në janar të vitit 2016. Hetimet kanë çuar në arrestime në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani. Reinhold Bergmann, komisionar i policisë për vjedhje të organizuara, tha se banda mund të ketë degë që operojnë edhe në vende të tjera, si: Belgjika, Franca dhe Italia. Bergman tha se grupi ka shfrytëzuar kryesisht gra të reja për të kryer vjedhjet. Policia tha se banda ka rreth 500 anëtarë dhe sistem hierarkik.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Beogradi shantazhon serbët e Kosovës: Kë të votojnë?!

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 14:51
Beogradi zyrtar po u bën presion qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës të votojnë vetëm për Listën Serbe, si dhe po përdor forma shantazhi ndaj pesë subjekteve tjera politike serbe, të cilat janë pjesë e garës zgjedhore, vlerësojnë përfaqësuesit e disa subjekteve politike serbe në Kosovë, si dhe njohësit e zhvillimeve politike. Kryeministri në largim, përkatësisht presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë vetëm për Listën Serbe. Ai, madje, ka theksuar se “forca të caktuara shqiptare dhe të botës po i blejnë serbët, në mënyrë që t’i kenë katër prej dhjetë deputetëve serbë për ta votuar ushtrinë e Kosovës”. Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Përparimtare, subjekt politik serb në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar as që ka tentuar t’i unifikojë përfaqësuesit politikë të serbëve në një listë të përbashkët, por i ka ndarë serbët në “të mirë” dhe në “të këqij”. Me këtë retorikë, sipas tij, Beogradi zyrtar po i përçan serbët në “të jugut” dhe “të veriut” dhe ka shfaqur tendencën që serbët e veriut të Kosovës t’i marrin funksionet në institucionet e Kosovës. Sjellja aktuale e Beogradit zyrtar ndaj subjekteve politike dhe vetë komunitetit serb në Kosovë është formë e presionit, tha Rashiq. “Me këtë sjellje, Beogradi do të ndikojë në strukturat e serbëve të Kosovës dhe vetë serbët dhe sigurisht do ta pamundësojë që përfaqësimi të jetë me kapacitete të plota dhe me njerëz burimorë. Ju keni parë se çfarë terminologjie po përdoret, se kinse disa serbë, siç thotë edhe Marko Gjuriq (drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë) do të votojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Në fakt, në këtë moment nuk ekziston ndonjë serb në Kosovë që do të votonte për këtë ushtri”, tha Rashiq. Beogradi (s')mund ta krijojë listën unike për zgjedhjet në Kosovë Aleksandar Jabllanoviq, ish-themelues i Listës Serbe, aktualisht drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila në garën zgjedhore të 11 qershorit është futur në koalicion me Iniciativën Qytetare Aktive, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi zyrtar është duke gabuar me politikën e tij të animit vetëm kah Lista Serbe. “Ato po u ndodhin serbëve në Kosovë, mund të them lirisht se janë kërcënimet më të vrazhda, të cilat serbët i kanë prej vitit 1999, prej kur merren me politikë. Këto kërcënime, fatkeqësisht, vijnë nga ana e institucioneve të shtetit tonë, Serbisë, të cilat funksionojnë ende në Kosovë. Unë nuk e kuptoj se cila është prapavija e kësaj, përveçse mund të shoh se caku është që tash të krijohet frikë dhe ngatërrim te njerëzit, se kinse një grup i serbëve do të ketë guxim dhe do të vendosë që ta formojë Ushtrinë e Kosovës”, tha Jabllanoviq. Ai shtoi se kërcënime janë duke marrë përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike serbe në Kosovë. Gjithashtu, sipas tij, familjarët e tyre kërcënohen se do të mbesin pa punë, se studentët do të mbesin pa konvikte. Jabllanoviq theksoi se Beogradi, me këto veprime, vetëm sa po e vë veten në situatë të rëndë. Tensione në Listën Serbe, nuk dihet kush është kryetari, Jabllanoviq apo Simiq Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se sjellja e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës nuk paraqet asgjë të re. Sipas tij, Beogradi, tash e disa vite, përpiqet t’i orientojë serbët e Kosovës se si të votojnë, duke mos llogaritur se një pjesë e votuesve janë kundër Listës Serbe ose favorizojnë ndonjë subjekt tjetër politik serb. “Ata që janë kundër kësaj liste, ose favorizojnë ndonjë listë tjetër, nuk janë më pak serbë, më pak të rëndësishëm dhe të ndershëm sesa këta që zoti Vuçiq, Gjuriqi dhe të tjerët nga Qeveria e Serbisë i bëjnë të rëndësishëm dhe vetëm ata i promovojnë si përfaqësues serbë. Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar dhe kjo është një prej nënçmimeve të radhës të serbëve të kësaj hapësire. Do të shihni se, pavarësisht faktit se do të ketë presione të llojllojshme që të votohet për Listën Serbe, një numër i caktuar këtë nuk do ta bëjë dhe kjo edhe më shumë do t’i ndajë serbët”, tha Nojkiq. Ai shtoi se në mesin e serbëve të Kosovës ka mjaft të tillë, të cilët nuk mendojnë ashtu siç mendon Qeveria e Serbisë. Përfaqësuesit politikë të serbëve po garojnë për 10 vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, i cili ka 120 vende. Sipas Nojkiqit, në sesionin e ri, në opozitë do të ketë edhe serbë, në qoftë se Beogradi zyrtar nuk i dëgjon edhe serbët tjerë dhe jo vetëm Listën Serbe.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Zgjedhjet e shpeshta, zbehin premtimet për zbutjen e papunësisë

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 14:44
Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë po i dëmtojnë projektet që kanë për qëllim gjenerimin e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të shoqatave ekonomike në vend. Mungesa e stabilitetit qeverisës dhe proceset e shpeshta të zgjedhjeve të parakohshme, sipas tyre, i lënë të pazbatueshme projektet nga fusha e zhvillimit ekonomik, të cilat kryesisht bazohen mbi strategji afatgjate. Kjo situatë jostabile politik,e që po e përcjell vendin për vite më radhë, thonë ekspertë të ekonomisë, po pamundëson edhe krijimin e vendeve të reja të punës nga investitorët potencialë, të cilët do të mund ta shtrinin kapitalin e tyre në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se situata politike në të cilën po kalon Kosova nuk është aspak në favor të gjenerimit të vendeve të reja të punës. “Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme ndërprenë disa prej projekteve të cilat, Qeveria apo dikasteret e caktuara ministrore kanë qenë të përfshirë. Për investitorët e huaj ky është një tregues i mungesës së stabilitetit politik që e rritë pasigurinë politike dhe është një faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve për investime”. “Derisa investitorët e brendshëm mund t’i kenë të njohura arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve të tilla, për investitorët e huaj mbajtja e zgjedhjeve në periudha kaq të shpeshta, dy-tri vjeçare, mund të sugjerojë për një mungesë stabiliteti dhe një rreziku më të madh”, thekson Zeka. Kosova që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka përmbyllur mandatin kushtetues prej katër vjetësh. Të gjitha qeveritë, gjatë viteve që nga pavarësia janë shtrënguar në dorëheqje nga mocionet e ngritura në Kuvend. Papunësia, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që poe përcjell shoqërinë kosovare viteve të fundit. Në bazë të një ankete rreth fuqisë punëtorë të tremujorit të katërt të vitit 2016, papunësia në Kosovë është 28.7 për qind. “Qeveria e kaluar, pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur një normë pozitive të rritjes ekonomike, ka dështuar që të ketë një dinamizëm më të madh në rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht të krijojë vende më shumë të punës, pavarësisht premtimeve të mëdha që janë dhënë në fushatën e vitit 2014. Kanë qenë vazhdimisht temat politike që kanë dominuar agjendën e vendimmarrjes”, ka theksuar Zeka. Koalicioni qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila pati filluar mandatin qeverisës afër tri vjet më parë, kishte premtuar mbi 120 mijë vende pune brenda një mandati katër vjeçar, por, jo të gjitha këto vende pune ishin realizuar. Në programin e Qeverisë së Kosovës 2015-2018, ishte paraparë që gjeneratori kryesor i rritjes ekonomike dhe vendeve të punës të jetë sektori privat, në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Por, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Ismail Kastrati, premtimet e dhëna për punësim nuk ishin reale, prandaj edhe realizmi i tyre ishte vështirë i mundshëm. “As çerekun e premtimeve nuk i kanë realizuar në aspektin e punësimit. Papunësia mund të zvogëlohet vetëm nëse zhvillimi ekonomik është diku 7 – 8 për qind. Ne kemi pasur rritje ekonomike çdo herë nën 4 për qind dhe ajo nuk ka siguruar një punësim të rritur apo një mundësi të zvogëlimit të papunësisë”, thekson Kastrati. Ndryshe, supozohet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lartë, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vdiq aktori Roger Moore

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 14:38
Aktori britanik, Roger Moore, vdiq në moshën 89-vjeçare, njoftoi familja e tij. Moore ka luajtur spiunin e famshëm në shtatë filma James Bond, përfshirë: "Live And Let Die" dhe "The Spy Who Loved Me".   Familja e tij tha se Moore ka vdekur pas një “beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin”. Sir Roger Moore, i cili vdiq në Zvicër, do të ketë një funeral privat në Monako, në përputhje me dëshirën e tij, tha familja. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thaçi: Hahni kujdeset vetëm për Serbinë!

Deutsche Welle - shqip - Mar, 05/23/2017 - 14:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua të hënën në Vjenë me Presidentin Alexander Van der Bellen. Thaçi ka kritikuar ashpër Komisionerin Hahn.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thaçi : Hani kujdeset vetëm për Serbinë!

Deutsche Welle - shqip - Mar, 05/23/2017 - 14:21
Presidenti i Kosovës, Hashnim Thaçi u takua të hënën në Vjenë me Presidentin Alexander Van der Bellen. Thaçi ka kritikuar ashpër Komisionerin Hahn.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Mijëra votues nga diaspora rrezikojnë të mbesin pa votuar 

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 14:18
Qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk u ka ofruar mundësitë e duhura që të aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ nuk ka adresuar siç duhet kërkesat dhe interesimin e mërgimtarëve për të qenë pjesë e procesit zgjedhor. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka zhvilluar një fushatë të mirëfilltë për t'i informuar votuesit nga jashtë, e as nuk është përgatitur që t'i pranojë kërkesat. Por, ka pasur probleme të cilat nuk janë adresuar siç duhet nga KQZ-ja”. “Ajo që do të duhej të bënte KQZ-ja është që të krijojë data-baza elektronike, ku qytetaret duhej të aplikonin, t’i ngarkonin formularët aty dhe jo që ato të dërgohen me e-mail ose me postë. Dihet që posta në Kosovës vonohet me muaj të tërë. Në ketë mënyrë, ju është mohuar e drejta e votimit", tha Krasniqi. Në anën tjetër, në KQZ nuk kanë dhënë një shpjegim për, ato që shoqëria civile dhe disa subjekte pjesëmarrëse në zgjedhje, i cilësojnë si lëshime. Më 22 maj, ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve të mërgatës, të cilëve, sipas Ligjit për zgjedhje u mundësohet e drejta e votës edhe pse jetojnë jashtë vendit. Periudha e aplikimit ka qenë nga 15 deri më 22 maj. Albert Krasniqi tha se shumë qytetarë nuk kanë mundur të regjistrohen pasi mundësia e dhënë nga KQZ-ja ka qenë që të aplikojnë në një e-mail i cili është bllokuar, pasi ai nuk është administruar dhe qytetarët janë zhgënjyer. "Dështimi kryesor ka ndodhur me vet pamundësinë e regjistrimit të gjithë atyre që kanë pasur kërkesa dhe tani se sa do të marrin ata pjesë ose jo, është më pak e rëndësishme për shkak se dëmi veç është bërë në momentin kur u është kufizuar kjo e drejtë ", tha Krasniqi.  Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshi dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.  Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, tha për Radion Evropa e Lirë se mërgimtarët kanë pasur disa problemeve për qasje dhe aplikim për të qenë pjesë e procesit zgjedhor. Megjithatë ai tha se për mërgimtarët të cilët kanë të drejtë vote, do të ketë mundësi për të votuar. "KQZ-ja dhe Ministria e Diasporës ka kohë që kanë punuar për krijimin e kësaj mundësie, por tash për vet faktin që janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, normalisht që nuk ka qenë e përgatitur për këto zgjedhje dhe fatkeqësisht duhet të vazhdohet me ritmin e vjetër siç ka qenë. Por, plani ka qenë që të jetë gjithçka në rregull. Megjithatë, është krijuar një sistem pavarësisht që nuk është shumë efikas i votimit me postë", tha Sheremeti . Ministria e Diasporës, ka nënvizuar Sheremeti, ka kërkuar që të bëhen ndryshime kushtetuese e ligjore në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në Parlament për diasporën e Kosovës. Nga ana tjetër, partia politike Lëvizja Vetëvendosje, si një prej subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, në një konferencë për media ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk po garanton të drejtën e votës për mërgatën. Adnan Rrustemi nga kjo parti dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se qasja e papërgjegjshme e KQZ-së, ua ka pamundësuar mijëra shtetasve që jetojnë jashtë vendit, të regjistrohen si votues. Partitë politike në Kosovë kohë më parë kanë organizuar aktivitete të ndryshme politike në vende të ku ka shumicë mërgimtarësh, por së fundmi thuhet se organizimet e tilla kanë filluar të reduktohen.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Qeveria e ardhshme e Maqedonisë, përballë kthesave të mëdha

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 13:49
Parimet mbi të cilat do të udhëhiqet Qeveria e re Maqedonisë, janë shtyllat bazë mbi të cilat po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re, ndërmjet mandatarit, përkatësisht liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjen Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. “Anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike, sundimi i drejtësisë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit, realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, janë shtyllat bazë mbi të cilat parime do të funksionojë Qeveria e re reformuese Maqedonisë”, kanë theksuar përfaqësuesit e partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare. Sipas tyre, nga e marta do të diskutohet dhe për ndarjen e resorëve dhe emrat konkret që do të udhëheqin me ministritë në Qeverinë e re të Maqedonisë. Njohësit e çështjeve politike thanë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Maqedonisë do të duhej të bënte kthesa të mëdha për kthimin e vendit në procesin e integrimeve dhe sundimin e drejtësisë, për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. “Kjo Qeveri e cila duhet të formohet, mbase do të jetë Qeveria më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë, e cila do të duhet të bëj reforma thelbësore të cilat nuk janë bërë që nga pavarësia e shtetit”. “Kështu që, parimet bazë mbi të cilat do të udhëhiqet kjo Qeveri, gjithsesi duhet të precizohen në atë masë, që të mos lihet hapësirë manovrimi për të anashkaluar detyrimet e shumta që e presin përbërjen e re të Qeverisë të Maqedonisë”, thekson për Radion Evropa e Lirë profesori universitar, Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike. Nga ana tjetër, Arsim Sinani drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa thotë se kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për t’i prirë proceseve shumë të rëndësishme për Maqedoninë si shtet. “Në Maqedoni, në pozitat udhëheqëse nuk ka nevojë vetëm për njerëz të përgjegjshëm, po ka nevojë për njerëz të cilët deri më sot nuk kanë bartur pozicione publike dhe nuk kanë qenë të përzier në asnjë formë në krimet ekonomike,njerëzore, si dhe ato kulturore që i janë bërë Maqedonisë”, thotë Sinani. Në Maqedoni, vijon ai, ka nevojë të shihen si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo maqedonase, njerëz të ditur dhe të guximshëm të cilët do të dinë ta orientojnë vendin në rrugën drejt perëndimit. “Nëse partitë shqiptare mendojnë që edhe më tej të instalojnë njerëz që në një formë apo tjetër e sollën gjendjen e shqiptarëve ashtu siç është sot, çështja shqiptare dhe raportet shqiptaro-maqedonase do të prolongohen sa i përket avancimit”, thotë Sinani. Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev në vazhdimësi ka theksuar se para përfundimit të këtij muaji do t’i përmbyllin bisedimet me partnerët e koalicionit për të dorëzuar propozimin për Qeverinë e re në Parlament, ku me prioritet pritet të votohet dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale deri në vjeshtë.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Seul, fillon gjykimi i presidentes së shkarkuar

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 13:43
Ish presidentja e Koresë së Jugut përballet me akuza për korrupsion
Kategoritë: Lajmet e ditës

Presidenti Trump dhe vizita e tij në Vatikan

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 13:39
Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën viziton Vatikanin, për t’u takuar me Papa Françeskun.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Identifikohet autori i dyshuar i sulmit në Mançester

Zeri Amerikes - Mar, 05/23/2017 - 13:35
Të paktën 22 viktima dhe 59 të plagosur, shumica të rinj dhe adoleshentë, që ndiqnin një koncert muzikor
Kategoritë: Lajmet e ditës

AI kritikon presidentin moldav për komentet e tij kundër homoseksualëve

Radio Evropaelire-Lajme - Mar, 05/23/2017 - 12:55
Dega e Amnesty Internacional në Moldavi thotë se presidenti Igor Dodon ka shkelur Kushtetutën e vendit, kur ka thënë se ai nuk është president i homoseksualëve në Moldavi. Një marsh protestues i organizuar nga komuniteti LGBT në Moldavi më 21 maj, u ndërpre menjëherë pasi filloi, pasi policia u përpoq të shmangte një konfrontim mes pjesëtarëve nga ky komunitet me protestuesit kundër homoseksualëve të cilët thonin se janë priftërinjë dhe besmitarë ortodoksë. Presidenti Dodon deklaroi se “unë kurrë nuk kam premtuar se do të jem president i homoseksualëve, ata do të duhej të zgjidhnin presidentin e tyre”. Amnesty Internacional ka thënë se deklaratat e tilla janë shkelje serioze e “Kushtetutës të Moldavisë, e cila ndalon që kryetari i shtetit të nxisë urrejtje dhe ai është i detyruar që të respektojë të drejtat e çdo qytetari moldav”.  
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar