Skip to content

Lajmet e ditës

S’ka ende aktakuza ndaj deputetëve të përfshirë në incidentin e 27 prillit

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 12:17
Kanë kaluar afërsisht dy muaj nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, por ende nuk është njoftuar zyrtarisht të kenë nisur hetimet ndaj deputetëve që dyshohet se ishin përfshirë. Kryesisht bëhet fjalë për deputetë të VMRO DPMNE-së, së Nikolla Gruevskit, të cilët dyshohen të kenë ndihmuar protestuesit që më 27 prill, ‘pushtuan’ Kuvendin duke sulmuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga Prokuroria Publike nuk kanë dhënë detaje rreth nisjes eventuale të procedurave hetimore edhe pse raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për përfshirjen e të paktën gjashtë deputetëve të VMRO-së në trazirat në Kuvend. Disa prej tyre, dyshohet se kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit, ndërsa të tjerët i kishin udhëzuar protestuesit për tek salla e konferencave për mediat, ku ndodheshin deputetët e shumicës të cilët më pas iu nënshtruan dhunës së ashpër. Disa deputetëve të sulmuar, iu rrezikua edhe jeta nga plagët e marra. E gjithë skena e dhunshme ishte regjistruar nga kamerat brenda Kuvendit të cilat edhe janë treguar në opinion. Njohësit e çështjeve juridike, thonë se hezitimi i gjyqësorit për nisjen e hetimeve për këtë rast të rëndë, edhe një herë vërteton gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia, e cila sipas tyre, ka nevojë për ndryshime rrënjësore. “Duhet bërë një revidim rrënjësor të rregullativës ligjore, por gjithsesi se reformat më të mëdha duhet të bëhet në pjesën e sistemit të drejtësisë për të funksionuar sistemi gjyqësor i cili, siç duket, nuk është në nivel të detyrës dhe është i politizuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Pa një sistem gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë sundim të ligjit në vend”, thotë Nikolla Tupançevski, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Lidhur me dhunën në Kuvend, gjykatat kishin ndaluar rreth 20 persona, por vetëm nëntë prej tyre ishin dënuar, ndonëse edhe ata morën dënime me kusht, duke nxitur kështu reagime të shumta në opinion. Në rast të mungesës së vullnetit të prokurorisë së rregullt për të hetuar rastin, nuk përjashtohet mundësia që këtu të përfshihet edhe Prokuroria Speciale, e themeluar pikërisht për shkak të politizimit të institucioneve aktuale gjyqësore. Kjo prokurori, ndërkohë është në përfundim të hartimit të akuzave ndaj dhjetëra zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim të detyrës. Prokurorja Speciale, Katica Janeva, tha se paditë pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme. “Mendoj se shumë nga hetimet që janë hapur do të përfundojnë me padi penale. Ka edhe për zyrtarë të lartë, por edhe për personalitete tjera që kanë qenë pjesë e aferës së përgjimeve nga periudha 2008-2015”, ka thënë ajo. “Për disa nga personat e dyshuar do të ketë padi penale, për disa do të ketë ndërprerje të procedurës. Shpresoj se gjykatat do të marrin në konsideratë dëshmitë tona lidhur me paditë që do të paraqesim dhe të njëjta do të marrin edhe epilogun konkret”, ka deklaruar prokurorja speciale, Katica Janeva. Megjithatë, ajo nuk ka saktësuar emra konkret, por në mesin e tyre, besohet se do të gjenden ish-ministra të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, përfshirë edhe vet ish kryeministrin. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

Iran: Mbahen tubimet vjetore kundër Izraelit

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 12:15
Qindra mijëra njerëz kanë dalur sot në rrugët e Teheranit dhe të qyteteve të tjera në Iran, për të marrë pjesë në tubimet anti-izraelite vjetore të organizuara nga shteti, me ç’rast shënohet dita Quds, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane. Disa protestues i kanë ndezur flamujt izraelitë dhe ata amerikanë, ndërsa të tjerët kanë brohoritur “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”. Demonstruesit, po ashtu, kanë brohoritur kundër familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Dita Quds, që është emri historik arab i Jerusalemit, ishte shpallur nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për të treguar mbështetje për palestinezët dhe kundërshtimin për izraelitët. Marshet në Teheran janë nisur nga pika të ndryshme në qytet dhe kanë përfunduar me Faljen e Xhumasë në Universitetin e Teheranit.
Kategoritë: Lajmet e ditës

K. Veriore e ka hedhur poshtë keqtrajtimin e studentit amerikan

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 11:50
Koreja Veriore e ka cilësuar vetveten si “viktima më e madhe” me rastin e vdekjes së studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili ishte i burgosur në këtë vend të izoluar për 17 muaj, dhe vdiq disa ditë pasi ishte liruar derisa ishte në gjendje kome. Agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA, sot i ka hedhur poshtë pohimet se Koreja Veriore e kishte torturuar studentin 22 vjeçar. Kjo agjenci i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, për fushatë të qëllimshme me të cilën ofendohet trajtimi “humanitar” i studentit amerikan, Otto Warmbier. Profesionistët mjekësorë amerikanë, që e kanë ekzaminuar Warmbierin, pas lirimit të tij më 13 qershor, kanë thënë se ai vuante nga një lëndim i rëndë neurologjik nga shkaktari i panjohur. Warmbier vdiq më 19 qershor. Familjarët e studentit të ndjerë thanë se ai ishte në gjendje kome prej se ishte dënuar me 15 vjet burg në Korenë Veriore, në mars të vitit të kaluar. Ai ishte akuzuar për vjedhje të një parulle propaganduese. Familja e Warmbierit dhe të tjerët e kanë fajësuar Korenë Veriore për gjendjen e tij.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rusi: Raketat kundër IS-it në Siri janë lansuar nga Mesdheu

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 10:53
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se i ka sulmuar pozicionet e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, me raketa speciale të lansuara nga Deti Mesdhe. Në deklaratën e sotme të kësaj ministrie theksohet se janë hedhur gjashtë raketa të tipit Kalibr, kundër qendrave komanduese të Shtetit Islamik dhe depove të municionit në Akirbat në provincën Hama në Siri. Pastaj, aeroplanët luftarakë rusë kanë ndërmarrë sulme me të cilat “janë shkatërruar luftëtarët e mbetur të IS-it dhe kapacitetet e tyre”. Në këtë kumtesë nuk thuhet se kur janë bërë këto sulme. Moska, edhe më herët, ka hedhur raketa nga Mesdheu kundër pozicioneve të militantëve në Siri. Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tash e dy vjet ndërmerr sulme ajrore në Siri.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: Kryesuesi Ryan dëshiron lëvizje më të shpejtë për sanksionet ruse

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 09:26
Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, ka thënë se dëshiron lëvizje më të shpejtë për legjislacionin e Senatit, me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit, derisa komitetet e Kongresit punuan për zgjidhjen e çështjes proceduarale që e kishte bllokuar këtë dokument. “Ne vetëm dëshirojmë që të lëvizim”, u tha gazetarëve zoti Ryan, republikan nga Viskonsini, dhe ka shtuar se “i mbështes sanksionet”. Mëtutje ai theksoi se kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Ed Royce, “ka indikuar se dëshiron të lëvizet shpejtë dhe ne dëshirojmë ta respektojmë këtë”. Ky legjislacion në Senat ka kaluar bindshëm: 98 vota për dhe vetëm dy kundër, por hasi në pengesë në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, kur ligjvënësit gjetën se me këtë dokument shkelet parimi në Kushtetutën amerikane se çfarëdo legjislacioni, me të cilin rriten të ardhurat e Qeverisë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë. Ndihmësit në Kongres thanë se sanksionet ose gjobitjet kundër vendeve të tjera, sikur ato në këtë legjislacion, mund të interpretohen se kanë ndikim në të ardhurat e Qeverisë amerikane. Zoti Ryan tha se çështja procedurale duhet të zgjidhet para se Dhoma të ndërmarrë aksion për këtë legjislacion. Republikani Kevin Brady, kryesues i Komitetit për mënyrat dhe mjejet e Dhomës Përfaqësuese, u tha gazetarëve se Senatit i ka dërguar sugjerim për ndryshim në legjislacion, i cili do ta zgjidhë problemin procedural. Sipas tij, ndryshimi do t’i lejoj Senatit fillimin “e një procesi shumë të thjeshtë për ta tërhequr prapa legjislacionin, ta ndryshojë atë dhe pastaj ta dërgojë për procedurë të mëtejshme”. Liderët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit thanë se ndryshimet nuk duket se e ndryshojnë në mënyrë substanciale legjislacionin dhe se ekipet e tyre po e rishqyrtojnë atë për të vendosur se si të lëvizet përpara. Disa ligjvënës thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar për dispozitën në legjislacionin e Senatit sekërkohet që presidenti, Donald Trump, të sigurojë miratim të Kongresit, para se eventualisht t’i lehtësojë çfarëdo sanksionesh kundër Rusisë. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, javën e kaluar, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të siguroj se pakoja e sanksioneve i mundëson zotit Trump fleksibilitet për harmonizim të sanksioneve, nëse përmirësohet sjellja e Rusisë në Ukrainë, Siri ose hapësirat e tjera, që janë në shënjestër të sanksioneve. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se administrata synon të punojë me Kongrsin për disa pjesë të legjislacionit. Por, demokratët janë shprehur kundër zbutjes së legjislacionit, me të cilin synohet ndëshkim i Moskës për dyshime lidhur me përzierje në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe armatimin e Sirisë. “Përpjekjet e republikanëve në Dhomë për ta penguar dhe dobësuar legjislacionin dypartiak për sanksione kundër Rusisë në Senat, nuk është vetëm papërgjegjësi; kjo e rrezikon sigurinë tonë kombëtare dhe e kërcënon demokracin tonë”, tha liderja demokrate në Dhomën Përfaqësuese, Nancy Pelosi. Zoti Ryan tha se ai nuk e din nëse Dhoma do ta dërgojë legjislacionin nëpërmjet një debati formal të korrigjimit dhe procesit të amandamentimit. Një proces i tillë do të zgjaste disa muaj. Dhoma Përfaqësuese ka të drejtë që ligjvënësit eventualisht ta përpilojnë një legjislacion të tyre, nëse e dëshirojnë një gjë të tillë. Së bashku me imponimin e sanksioneve kundër Rusisë, për dyshime lidhur me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, pastaj për ndërhyrjet në Ukrainë dhe Siri, legjislacioni i Senatit do t’i forcojë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, duke i shndërruar në ligj. Ky legjislacion, po ashtu, do të impononte sanksione të detyrueshme kundër njerëzve të përfshirë në programin e raketave balistike iraniane dhe zbatimin e sanksioneve për terrorizëm kundër njësiteve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Përgatiti: Fatmir Bujupi
Kategoritë: Lajmet e ditës

Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 09:22
Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët. Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat. Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa katër prej të vrarëve ishin policë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zyrtarët provincialë e kanë fajësuar Indinë për shpërthim, duke mos dhënë ndonjë provë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

May: Shtetasit e vendeve të BE-së nuk do të dëbohen menjëherë

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 07:17
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka premtuar mbrëmë se shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian nuk do të dëbohen menjëherë nga Britania, kur ajo të largohet nga Bashkimi Evropian, në procesin e njohur si Brexit. Kjo deklaratë e saj është pritur me kënaqësi nga liderët e BE-së. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e zonjës May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë. Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit, kanë thënë zyrtarët.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Fëmijët, kureshtarë apo të indoktrinuar nga politika?!

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 06:44
Indoktrinimi i fëmijëve në politikë, nga qytetarët dhe sociologët shihet si dukuri negative, derisa, përfshirjen e të rinjve në politikë e shohin si hap para për zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e situatës aktuale. Radio Evropa e Lirë ka anketuar disa qytetarë për të marrë mendimet se si e shohin ata indoktrinimin e fëmijëve dhe përfshirjen e të rinjve në politikë. Genc Ramadani, studion ekonomi dhe është në vitin e tretë. Ai mbështet përfshirjen e të rinjve në aktivitete politike, por jo edhe indoktrinimin e fëmijëve.  ‘’Mendoj që është hap i duhur përfshirja e të rinjve në politikë, pasi mendoj se askush nuk i dinë më mirë problemet dhe nevojat e të rinjve siç i dinë vet të rinjtë". “Derisa indoktrinomi i fëmijëve mendoj se është dukuri negative. Mendoj se askund në botë (qytetari) nuk është i përfshirë më shumë në politikë sesa në Kosovë”, thotë Ramadani. ​Elbasan Cekaj, është student i bujqësisë. Edhe ai thotë se rinjve duhet t’u jepet hapësirë në politikë, por në asnjë formë fëmijëve.  “Mendoj që është meritë e madhe nëse të rinjtë do ta merrnin shtetin në dorë, pasi të vjetrit janë shpenzuar, sipas meje. Do duhej që t’u lënë hapësirën të rinjve". “Kurse, mendoj që fëmijët nuk duhet të kyçen në aktivitete politike. Këta që janë 18 plus, derisa nën këtë moshë, nuk mendoj që do duhej të merreshin me politikë.Gjithashtu, mendoj që papunësia e bën gjithë këtë që të rinjtë të merren me politikë, derisa tek fëmijët mendoj se kanë ndikim familja”, shprehet Cekaj. Kurse, Sejdi Komati, qytetar nga Prishtina, thotë se fëmijët janë të mbrojtur me ligj dhe nuk duhet askush t’i keqpërdorë, aq më pak për interesa partiake. “Indoktrinimin e fëmijëve në politikë nuk e shoh pozitiv. Duhet t’u përshtaten normave që i lejon Kushtetuta”, thotë Komati. Përderisa, Sokol Krasniqi, mësimdhënës i lëndës së Edukatës Qytetare, thotë se fëmijët kanë shumë interesim për politikën, çka sipas tij, është ndikim që e marirn nga familjarët.  “Sa u përket fëmijëve nuk është veti e mirë. Mendoj se familja i nxit apo edhe ndikon që fëmijët të jenë pjesë e politikës. Unë ligjëroj Edukatën Qytetare dhe kur kemi tema për presidentin apo partitë politike, menjëherë fëmijët kyçen dhe janë shumë në rrjedha. Por, nuk kam vërejtur që ka pasur ndonjëherë konfrontim mes fëmijëve për parti politike”, thotë Krasniqi. Edhe Mal Lokaj, mendon se indoktrinomi i fëmijëve në politikë është manipulim me ta. “Pa qenë 18 vjeç, është manipulim i fëmijëve. Është e keqja e vendit. Është manipulim edhe nga ana e prindërve, mësimdhënësve dhe edukatorëve. Nuk është e nevojshme që fëmijët të ngarkohen me politikë. Është e dëmshme për fëmijën”, thotë Lokaj. Por, çka thonë sociologët lidhur me indoktrinimin e personave që ende nuk i kanë mbushur 18 vjet, në politikë. Sociologu Leotrim Sahiti, tha për Radion Evropa e Lirë se fëmijët dhe në përgjithësi qytetarët kanë prirje të tregojnë interesim të lartë për politikën. “Fëmijët duhet t’i ndjekin programet e tyre edukuese dhe specializuese dhe të mos i lejojnë prindërit dhe kujdestarët që të shikojnë debate politike mes kundërshtarëve politikë, sepse debatet e ashpra mes kundërshtarëve politikë, ndikojnë edhe tek fëmijët, edhe në orët mësimore ku ato devijojnë më pastaj”, thotë Sahiti. Sipas Leotrim Sahitit, janë shënuar edhe raste kur kishte konflikte verbale nëpër shkolla për shkak të preferencave të ndryshme politike, çka dëshmon për indoktrinimin e tyre. Edhe organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor, kanë nxjerr si një prej shkeljeve të partive politike, përdorimin e fëmijëve nëpër fushata dhe tubime politike.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Dashuria e re gjermano-franceze

Deutsche Welle - shqip - Pre, 06/23/2017 - 06:44
Ka kohë që Europa nuk ka treguar kaq unitet. Merkel flet me optimizëm në samitin e BE-së në Bruksel, ndërsa Macron do të çojë përpara Europën. Madje ujdi arrihet edhe në politikën e mbrojtjes. Brexit del në rang të dytë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 06:22
Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus. Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjesën jugore të Rakës, në fund të muajit maj”. Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”. Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: Separatistët në Ukrainë ushtrojnë dhunë kundër monitoruesve

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 06:11
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, se po ndërmarrin fushatë të “dhunës dhe keqtrajtimit” kundër monitoruesve ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet raportimi i tyre për shkeljet e armëpushimit. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Uashingtoni është “thellë i shqetësuar” për këtë situatë, duke i përshkruar separatistët si “të udhëhequr nga rusët, të financur nga rusët dhe të stërvitur nga rusët”. Zëdhënësja Nauert tha se forcat separatiste kanë hapur zjarr kundër automobilave me monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që ishin në tërheqje e sipër, ndërsa në muajin prill makina e një personi mjekësor amerikan, që i shoqëronte vëzhguesit, kishte hasur në eklsploziv. “Këto incidente janë pjesë e përpjekjeve të gjëra për ta penguar komunitetin ndërkombëtar që të jetë dëshmitar i asaj që po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Heather Nauert, dhe ka shtuar se “i bëjmë thirrje Rusisë ta përdorë ndikimin e vet për ta ndalur këtë fushatë të keqtrajtimit dhe t’i respektoj përkushtimet e veta për lejimin e qasjes së lirë, të plotë dhe të sigurt të monitoruesve të OSBE-së”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

BE: Liderët u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Radio Evropaelire-Lajme - Pre, 06/23/2017 - 05:33
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm, deri më 31 janar të vitit 2018. Të 28 shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dyditësh në Bruksel, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës, që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Minskut. Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, në Minsk, në vitin 2015, në përpjekje për ndaljen e luftimeve. Sanksionet, në shënjestër të të cilave janë kryesisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës. Pakoja e sanksioneve pastaj është ripërtrië për çdo 6 muaj.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Trump: Nuk kam kaseta të bisedave me ish drejtorin e FBI-së Comey

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 19:26
Me ketë deklaratë zoti Trump i dha fund javëve të tëra paqartësish nëse i kishte regjistruar apo jo, dy biseda private në Shtëpinë e Bardhë me zotin Comey
Kategoritë: Lajmet e ditës

Senati bën publik planin për kujdesin shëndetsor

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 18:50
Senatorët republikanë më në fund bënë sot publik versionin e tyre të projektligjit për kujdesin shëndetësor, që synon shfuqizimin e një prej arritjeve legjislative më të mëdha të presidentit Obama, reformës shëndetësore, të njohur gjerësisht me emrin “Obamacare”
Kategoritë: Lajmet e ditës

Otto Warmbier përcillet për në banesën e fundit

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 18:29
Rreth 2,500 persona u mblodhën të enjten për të kujtuar Otto Warmbierin, studentin amerikan i cili vdiq këtë javë, pasi u mbajt për gati një vit e gjysëm në një burg të Koresë së Veriut
Kategoritë: Lajmet e ditës

Popullsia e SHBA gjithnjë e më e larmishme

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 18:23
Byroja e Regjistrimit të Popullsisë thotë se popullsia hispanike dhe aziatike në SHBA vitin e kaluar kishte rritjen më të shpejtë
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA, ndryshime në procesin për viza turistike

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 17:52
Administrata Trump ka rishikuar udhëzimet e administratës Obama, që kërkonte përshpejtimin e procesit të vizës për vizitor
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shkup, parlamenti voton zëvendës ministrat e qeverisë së re

Zeri Amerikes - Enj, 06/22/2017 - 17:33
Nga 15 zëvendës ministrat e miratuar të ejten nga parlamenti maqedonas, 7 prej tyre janë nga radhët e partive shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar
Kategoritë: Lajmet e ditës

Trump thotë se nuk i ka incizuar bisedat me ish-drejtorin Comey

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 06/22/2017 - 17:24
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se “nuk ka bërë” dhe nuk ka asnjë incizim të bisdimeve të tij private me ish-drejtorin e agjencisë FBI, James Comey, të cilin ai e ka shkarkuar. Mëtutje, në rrjetin Twitter, zoti Trump tha se “nuk ka ide” nëse “shirita” ose incizime të tjera ekzistojnë. Donald Trump i pat konetstuar vlerësimet e zotit Comey se Trump ka kërkuar nga Comey për të shprehur lojalitet gjatë një dreke të tyre. Kur ishte publikuar deklarata e zotit Comey, Trump pat shkruar në Twitter se Comey “do të ishte mirë që të shpresonte se nuk ekzistojnë shirita të bisedimeve tona para se ai të filloj rrjedhjet në shtyp”. Sipas një legjislacioni të miratuar pas aferës Watergate, incizimet presidenciale i takojnë popullit dhe eventualisht mund të bëhen publike, raporton agjencia AP nga Uashingtoni. Shkatërrimi i tyre do të ishte krim. Një komitet i Dhomës Përfaqësuese, që po zjhvillon hetime për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, e ka caktuar afatin deri nesër që Shtëpia e Bardhë t’i dorëzoj çfarëdo shiritash. 
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: U vra duke i përzier eksplozivet

Radio Evropaelire-Lajme - Enj, 06/22/2017 - 17:10
Hetuesit në shtetin amerikan Mejn thonë se një pronar i shtëpisë ka vdekur nga eksplodimi në bodrumin e tij, ku eksperimentonte me eksplozivë. Zyrtarët thanë se 67 vjeçari, Robert Stuart, është vrarë menjëherë dje në mbrëmje, derisa i përziente materjet eksploduese në shtëpinë e tij në Linkoln, raporton agjencia AP. Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese dhe e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të tyre, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit Stuart. Bashkëshortja e të vrarit u tha hetuesve se ai ishte duke bërë pajisje për t’i shkatërruar trungjet e drunjve. Zyrtarët thanë se dëmet në shtëpi ishin të vogla.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar