Skip to content

Lajmet e ditës

FOTO/ Festa që heshti “Bernabeun”, Messi bëhet hit në rrjetet sociale

BalkanWeb - Lajme - Hën, 04/24/2017 - 18:39
Real Madrid humbi betejën me kundërshtarët direkt dhe kjo për “faj” të Leo Messi-t që tregoi se kostumi i lojtarit më të mirë në botë i rri perfekt. Ylli argjentinas ishte më se vendimtar duke shënuar dy gola, një prej të cilin në minutat e fundit duke bërë të heshti mitiku “Bernabeu” pas disfatës 2-3 […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thaçi: "Shqipëria e Madhe" prodhim i propagandës serbe

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 18:38
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një postim në facebook se "projekti i Shqipërisë së Madhe është prodhim i propagandës serbe për krijimin e Serbisë së Madhe".
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ish-Presidenti Obama i kthehet jetës publike

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 18:02
Në fjalimine parë që kur mbaroi mandatin, zoti Obama u bëri thirrje të rinjve të aktivizohen në komunitetet e tyre
Kategoritë: Lajmet e ditës

Obama: Keqardhje për ndarjet politike të amerikanëve

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 17:44
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur keqardhje për ndarjet politike ndërmjet amerikanëve, derisa e ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, në fund të mandatit të tij të dytë, më 20 janar të këtij vendi. Duke folur sot në një forum të liderëve të rinjë në Universitetin e Çikagos, zoti Obama tha se qëllimi i tij gjatë viteve të ardhshme është që t’i inspirojë të rinjtë për tu angazhuar në lidership politik. Ai tha se beson se ka më tepër gjëra që i bashkojnë amerikanët se sa që i ndajnë ata në rrafshin personal, por kjo “nuk është e vërtetë kur kemi të bëjmë me politikën tonë dhe jetën publike”, raporton agjencia DPA. Barack Obama është shprehur “tejet optimist” për të ardhmen dhe tha se problemet me të cilat Amerika ballafaqohet, mund të zgjidhen. Ky fjalim u bë pas një periudhe prej tre muajsh jashtë syve të publikut.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ministri i Brendshëm reagon ndaj kryeprokurorit Llalla

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 17:38
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, reagoi sot në mbrëmje lidhur me deklaratat e disa ditëve më parë të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për mospraninë e prokurorëve gjatë sekuestrimit dhe asgjësimit të lëndëve narkotike. Gjatë një takimi me drejtuesë të prokurorisë në prani dhe të ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili, zoti Llalla ngriti shqetësimin “për mospërfshirje totale të Prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohen dhe asgjësohen lëndët narkotike. Në të gjitha rastet, lënda narkotike, ashtu si çdo provë tjetër do të asgjësohet në prani të prokurorit”, deklaroi kryeprokurori. Por ministri i Brendshëm, në një letër dërguar zotit Llalla shprehet i habitur nga deklaratat e tij. “Ky fakt nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin tonë të përbashkët e nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy Institucioneve”, shkruan zoti Xhafaj, duke shtuar se dhe në dy raportet e Prokurorisë të paraqitura në parlament në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti, “në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht nga Ju disa ditë pasi keni paraqitur raportin tuaj në Parlament”. Duke njohur rolin e Prokurorit dhe domodoshmërinë e pranisë së tij gjatë administrimit të provave, ministri i Brendshëm nënvizon se “shkeljet e pretenduara prej Jush publikisht, për më tepër si tërësi praktike, kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative” dhe për këtë arsye zoti Xhafaj thekson se “mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në rradhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj cdo shkelje të ligjit në rradhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie. Duke Ju siguruar për veprimin tim të menjëhershëm deri në kufijtë që më lejon ligji, në ndëshkim të çdo rasti në mënyrë të shëmbullt, pres prej Jush krahas informacionit zyrtar që dispononi, edhe përmbushjen e detyrës Suaj proceduese penale, ndaj secilit individ që i provohet shkelja”, nënvizon ministri I Brendshëm duke shprehur besimin se “prokurorët e ndershëm në rradhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Familja Veseli nderohet për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 17:35
Familja Veseli me origjinë nga Kruja iu shtua listës së shpëtimtarëve të hebrejve në prani të shumë pjestarëve të komunitetit hebraik.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Thaçi: Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 17:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar sot ndaj deklaratës së komisionarit për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, duke thënë se ai “i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Mëtutje, në një postim në rrjetin Facebook, zoti Thaçi ka theksuar se fjalët e zotit Hahn se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla, “fatkeqësisht e dëshmojnë atë që e kam thënë shumë herë deri tash se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizim të perspektivës evropiane për Kosovën”. Zoti Thaçi konsideron se kjo qasje dëshmon se BE-së, “në rastin më të mirë, nuk i bëhet kurrë vonë për Kosovën”. “Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së, që përsëriten që nga viti 2000”, ka shkruar Thaçi. Mëtutje, presidenti i Kosovës ka vlerësuar se “projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagadnës së Serbisë për ta realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë funksionon nën hundën e BE-së” dhe ka konstatuar se “nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë”. Në fund të shkrimit të tij në Facebook, zoti Thaçi thotë se “do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të filloj ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Opozita ne Shqiperi bllokon rruget

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 16:44
Në Shqipëri opozita bllokoi sot për 60 minuta pesë akse rrugore kombëtare, nga ora 11.00 deri në mesditë, si pjesë e protestës së saj e cila vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike. Policia nuk kishte dhënë leje për zhvillimin e protestave, megjithatë ajo nuk ndërhyri.
Kategoritë: Lajmet e ditës

SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 16:15
Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte i “shokuar” me vrasjen e një shtetasi amerikan, që ka shërbyer në misionin monitorues të OSBE-së në zonën e konfliktit në Ukrainë dhe i ka bërë thirrje Rusisë, që ta shfrytëzoj ndikimin e saj për të lejuar hetime të plota. Në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë, Departamenti i shtetit ka theksuar se ishte “i shokuar dhe thellë i pikëlluar” për vdekjen e shtetasit amerikan, “kur makina e tij është qëlluar nga eksplodimi në territorin e kontrolluar nga separatistët”. Misioni monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mbrëmë ka njoftuar se makina e anëtarëve të misionit të saj vëzhgues në pjesën lindore të Ukrainës, ka hasur në minë dhe pos vrasjes së njërit pjesëtar, dy të tjerë janë plagosur. Emri i amerikanit të vrarë është Joseph Stone, ka njoftuar sot OSBE-ja. Dy vëzhgueesit e tjerë që janë plagosur – një femër gjermane dhe një mashkull nga Çekia, janë liruar nga një spital në Luhansk dhe janë transferuar në Kiev. Nga konflikti i armatosur në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,900 vetë.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Danimarkë: Rusia ka kryer sulme kibernetike

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 15:47
Ministria e mbrojtjes e Danimarkës e ka kritikuar Moskën për sjellje “agresive”, pas raportit në të cilin janë akuzuar hakerët rusë për depërtim në emailat e Ministrisë së mbrojtjes së Danimarkës.   “Kjo është pjesë e luftës së vazhdueshme nga pala ruse në këtë fushë, ku ne po shohim një Rusi shumë agresive”, tha ministri i mbrojtjes, Claus Hjort Fredriksen, për mediat daneze. Në një raport të publikuar dje nga Qendra daneze për siguri kibernetike, një grup i hakerëve pro-Kremlinit është akuzuar për depërtim në emailat e punonjësve të Ministrisë së mbrojtjes në vitet 2015 dhe 2016. Në raport grupi i hakerëve identifikohet me emrin APT28, po ashtu i njohur edhe si Pawn Storm, Sofacy dhe Fancy Bear. Ky grup ka lidhje me qeverinë e Rusisë dhe shërbimet e sigurisë dhe më parë ishte përmendur edhe nga agjencia amerikane, FBI, dhe Departamenti i sigurisë së brendshme amerikane, se ka dorë në “aktivitetin e dëmshëm kibernetik” kundër institucioneve qeveritare të Shteteve të Bashkuara. Ky raport në Danimarkë u publikua në kohën kur disa qeveri perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, e kanë akuzuar Rusinë se ka përdorë hakerizëm për të ndikuar në zgjedhje. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Të përbashkëtat dhe dallimet mes fushatave Trump dhe Macron

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 15:39
Ngritja e Emmanuel Macronit, nga qendra, ka disa ngjashmëri me mënyrën sesi zoti Trump siguroi Shtëpinë e Bardhë - të paktën kur bëhet fjalë për aftësinë për të entuziazmuar një ushtri vullnetarësh, shumë prej të cilëve nuk kishin qenë më parë aktivë në politikë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kosovë, zgjedhjet si një zgjidhje përballë detyrimeve ndërkombëtare

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 15:23
Pamundësia për të gjetur një zgjidhje për miratimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, ka nxitur debate edhe për mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare
Kategoritë: Lajmet e ditës

Taxhikistan: Gazetarët ta përdorin titullin e plotë të presidentit

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 15:21
Gazetarët e mediave shtetërore në Taxhikistan thonë se nga ta është kërkuar që ta përdorin titullin e plotë, të gjatë, të presidentit, Emomali Rahmon, gjatë raportimeve për të. Gazetarët që punojnë për mediat shtetërore i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se duhet ta paraqesin presidentin Rahmon si “themelues i paqes dhe unitetit kombëtar të Taxhikistanit, lideri i kombit, presidenti Emomali Rahmon”. Drejtori i Radios shtetërore të Taxhikistanit, Farruh Ziyoyev, i tha Radios Evropa e Lirë se përdorimi i obligueshëm i titullit të plotë të presidentit është i paraparë me ligj dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Zoti Rahmon, 64 vjeçar, e ka titullin dhe imunitetin e përjetshëm nga ndjekja penale, në harmoni me një legjislacion, të cilin e ka miratuar në vitin 2015. Ky legjislacion, po ashtu, i mbronë edhe të afërmit e tij nga ndjekja ligjore. Ish-shef i një ferme kolektive në Taxhikistan, ai sundon prej vitit 1992, një vit pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991. Avokati i pavarur, Shokirjon Hakimov, tha se legjislacioni nuk parasheh kurrfarë dënimesh për mospërdorimin e titullit të presidentit në raportet për të.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ramush Haradinajt i jepet nënshtetësia shqiptare

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 15:21
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nënshkruar të hënën dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare ish kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij, Anita, përcjellin mediat shqiptare.  Në dekretin e nënshkruar nga presidenti, thuhet se “kërkesa është bërë prej tyre” dhe se presidenti e ka bazuar atë në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Dekreti i Presidentit Nishani për nënshtetësinë shqiptare për Ramush Haradinajn vie në kohën kur ish-kryeministri i Kosovës ndodhet në Francë në pritje të një vendimi të gjykatës franceze në Colmar ndaj një kërkesë të Beogradit zyrtar për ekstradim në Serbi, me qëllim të përballjes me akuzat për, sic thuhet, krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjykata në Colmar pritet që më 27 Prill të marrë vendimin për Haradinajn, pas disa seancave që kur u ndalua zoti Haradinaj. Ramush Haradinaj u ndalua në janar të këtij viti në aeroportin e Baselit nga policia franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë dhe u la të mbrohej në liri. Autoritetet serbe kanë paraqitur në gjykatën e Colmarit prova, sic thonë, të reja për krimet e kryera gjatë luftës që nuk janë dorëzuar gjatë gjykimit të zotit Haradinaj në vitin 2008 e 2012 në Gjykatën për krime lufte në Hagë, e cila edhe e liroi nga të gjitha akuzat. Ish-kryeministri I Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërkaq ka ripërsëritur se ‘ndalimi i tij është krejtësisht politik dhe se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës për krime lufte ne ish-Jugosllavi’. "… procesi është gjyqësor, por baza e këtij procesi është krejtësisht politik", i tha pak javë më parë Radios Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj, përmes telefonit. Ndalimi i Haradinajt në Francë ka ngjallur reagime të forta në Kosovë dhe Kuvendi miratoi një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij, kurse autoritetet në vend thanë se po respektojnë vendimet e ligjvënësve.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Hahn: Nuk mund t'i bëhet trysni BE-së me deklarata nxitëse

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 15:02
Komisionari evropian, Johannes Hahn, i cilësoi "të papranueshme", deklaratat e udhëheqësve politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që përfshijnë idetë për ndryshimet e kufijve.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Opozita synon rrëzimin e Qeverisë me votat e PDK-së dhe LDK-së

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 15:00
Opozita në Kosovë po tregohet e vendosur që ta procedojë tutje mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend, duke synuar që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Mocioni është iniciuar nga Partia Nisma për Kosovën. Ky mocion, është nënshkruar tash për tash nga deputetët e tri partive opozitare dhe disa deputetë të tjerë, përfshirë edhe disa nga radhët e partive në pushtet, thotë shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami. Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, së bashku numërojnë 30 deputetë në Kuvend. Kështu që qëllimi kryesor është që të sigurohen votat e deputetëve nga partitë e koalicionit. “Ne jemi duke punuar në atë drejtim që të arrijmë edhe votën kundër në Kuvend sepse për nënshkrime besoj që jemi kah fundi dhe mendoj që shumë shpejt do të arrijmë ta procedojmë, në rast se nuk e ndërrojnë mendjen deputetët”. “Shpresojmë që të gjithë ata që janë deklaruar kundër kësaj Qeverie do ta përkrahin edhe me nënshkrim, por edhe me votim kundër Qeverisë Mustafa”, ka thënë Bajrami. Arsyet kryesore për ndërmarrjen e këtij mocioni, deputetja Bajrami i ndërlidhë me mosfunksionimin, siç thotë ajo, të Qeverisë dhe bllokimin e shumë proceseve të rëndësishme në vend.  “Ta zhbllokojmë këtë situatë. Kryeministri Mustafa po e mbanë vendin në bllokadë prej 1 shtatori të vitit 2016, sepse që nga 1 shtatori i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, thua se nuk është duke funksionuar dhe nuk po mund të marr vendime”, ka thënë Bajrami. Ndërkohë, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi thotë se me Kushtetutën e Kosovës parashihen edhe procedurat e dy llojeve të mocionit. Atij të mosbesimit dhe atij të votëbesimit. Mocioni i mosbesimit iniciohet për të parë nëse Qeveria e ka përkrahjen në Kuvend. Kurse ai i votëbesimi, kërkohet nga Kryeministri, për të parë nëse ai ende e gëzon përkrahjen e deputetëve, thotë Krasniqi. Sa i përket mocionit aktual të partisë Nisma, Albert Krasniqi thotë se kushti i parë që ai të shqyrtohet në Kuvend është që t’i përmbajë 40 nënshkrime të deputetëve. Me mbledhjen e 40 nënshkrimeve, vijon ai, çështja i procedohet Kryesisë së Kuvendit, e cila e procedon atë në seancë të Kuvendit, jo më vonë se pesë ditë nga parashtrimi i kërkesës.  Kurse shkarkimi i Qeverisë, mund të bëhet vetëm me 61 vota të deputetëve në Kuvend dhe më pas, çështja i kalohet Presidentit, thotë Albert Krasniqi. “Nëse mocioni i mosbesimit është i suksesshëm, atëherë është në dorën e Presidentit që të vendos të shpërndajë Kuvendin me një dekret të veçantë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ose, Presidenti e ka në dorë edhe mundësinë që t’ia jap një mandatari të dytë, për të propozuar Kryeministrin, në mënyrë qët ë provohet të zgjedhet një kryeministër i ri nga radhët e partive të cilat e propozojnë madatarin për formimin e Qeverisë”, thotë Krasniqi. Por, në rast se opozita dështon t’i sigurojë 61 vota për rrëzimin e Qeverisë, atëherë nuk mund të ketë mocion të ri brenda 90 ditëve vijuese. Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për të nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet. Koalicioni aktual po përballet me probleme serioze në vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave. Sidoqoftë, rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin aktual të opozitës, është i mundshëm vetëm nëse sigurohen edhe 31 vota të deputetëve nga partitë e koalicionit. (REL)
Kategoritë: Lajmet e ditës

Mes tensioneve me Uashingtonin, Pheniani arreston amerikanin e tretë

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 14:53
Autoritetet në Korenë e Veriut ndalojnë një profesor 50 vjeçar ndërsa priste avionin të largohej nga ai vend
Kategoritë: Lajmet e ditës

New Orleans, fillon heqja e statujave me simbolikë raciste

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 14:43
Procesi i heqjes filloi natën për të shmangur konfliktet; punonjësit të veshur me jelekë antiplumb dhe helmeta mbrojtëse
Kategoritë: Lajmet e ditës

Putin kritikon liderin opozitar Navalny

Radio Evropaelire-Lajme - Hën, 04/24/2017 - 14:42
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar liderin opozitar, Aleksei Navalny, dhe tërthorazi e ka akuzuar atë se po përdor fushatat e tij kundërkorrupsionit për t5 përfituar politikisht. Pa e përmendur emrin e Navalny, Putin ka kritikuar njerëzit, që siç tha ai, përdorin slogane anti-korrupsion “si instrument për luftën e tyre politike dhe për të promovuar veten”. Lideri opozitar, Navalny ka organizuar tubimet anti-korrupsion të 26 marsit, ku dhjetëra mijëra njerëz morrën pjesë. Tubimet u organizuar në mbarë Rusinë dhe vetëm në Moskë, autoritetet arrestuan mbi një mijë persona, përfshirë edhe Navalnyn. Navalny u dënua me 15 ditë burgim. Ai ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 12 qershor. Navalny dëshiron që të garojë për president, në zgjedhjet që do të mbahen më 2018, ku Putin pritet që të kërkojë edhe një mandat 6 vjeçar.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Venezuelë

Zeri Amerikes - Hën, 04/24/2017 - 14:32
Pavarësisht pranisë së madhe të policisë dhe ushtrisë, mijëra protestues vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e presidentit të vendit
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar